| | Citim: Asetet e Kosovės nė Serbi e Mal tė Zi - ēėshtje ekonomike apo politike?
Kosova ka mbi 155 prona tė ndėrmarrjeve publike jashtė territorit tė saj, pjesa mė e madhe e tyre janė nė Serbi dhe Mal tė Zi. Prishtina dhe Beogradi gjatė bisedimeve pėr statusin kanė diskutuar shumė pak pėr kėtė temė.
Ekspertėt e ekonomisė, thonė se zgjidhja e kontesteve pėr asetet e Kosovės nė Serbi, duhet kėrkuar edhe nė rrugė diplomatike. Por kėtė rrugė sipas tyre e vėshtirėson fakti se Kosova dhe Serbia nuk komunikojnė me njėra - tjetrėn.
Ndėrmarrjet publike kosovare, nuk po mund t'i kthejnė nėn administrimin e tyre asetet qė i kanė jashtė territorit tė Kosovės kryesisht nė Serbi dhe Mal tė Zi, asete kėto tė trashėguara nga ish-Jugosllavia.
Ndėr ndėrmarrjet mė tė mėdha janė kompleksi metalurgjik “Trepēa”, Korporata Energjetike e Kosovės, “Agro-Kosova”, Eximkos”-i por edhe njė numėr i madh i subjekteve tė atėhershme ekonomike, qė kanė qenė tė shtrira me prona jashtė territorit tė Kosovės.
Zėdhėnėsi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit Ylli Kaloshi, shpjegon pėr Deutsche Welle-n: “Sipas tė dhėnave qė ka deri mė tash Agjencia Kosovare e Privatizimit, janė 55 ndėrmarrje shoqėrore qė kanė mė shumė se 155 asete nė ish-republikat jugosllave, kryesisht nė Serbi dhe Mal tė Zi”.
Gjiganti industrial “Trepēa” ka pasur njė fabrikė nė Vojvodinė, Banka e Kosovės, e njohur me emrin Bankos, po ashtu ka pasur filialet e saj nė Beograd dhe nė Ulqin. Nė Mal tė Zi, Kosova ka pasur edhe pushimoren pėr punėtorė e fėmijė.
Shumė prej kėtyre ndėrmarrjeve, besohet se tash nuk ekzistojnė fare apo janė pronė e dikujt tjetėr., Ylli Kaloshi, thotė, se kjo agjenci ka probleme nė komunikimin me vendet fqinje, pėr tė zgjidhur ēėshtjen e aseteve.
Kėtė sipas tij duhet ta bėjnė me njė angazhim mė tė lartė institucionet e Kosovės: “AKP mendon se duhet tė ndėrmerren hapa konkretė pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e institucioneve tė Kosovės, qė ato tė kėrkojnė komunikim ndėrshtetėror nė sferėn diplomatike, duke trajtuar ēėshtjen e aseteve tė Kosovės jashtė territorit tė saj".
Ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike, thonė se procesi i identifikimit tė pronave tė ndėrmarrjeve kosovare jashtė vendit, ėshtė i vonuar. Gjatė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė Vjenė, kjo ēėshtje ėshtė diskutuar shumė pak dhe meqenėse Prishtina dhe Beogradi nuk arritėn ndonjė marrėveshje, atėherė bisedimet pėr asetet e Kosovės jashtė territorit tė saj kanė mbetur pa ndonjė zgjidhje.
Shpend Ahmeti, nga Institutit pėr Studime tė Avancuara, thotė se ky problem ėshtė mė shumė i natyrės politike: “Ai ėshtė problemi kryesor qė kemi pasur. Ato nuk mund tė privatizohen, pa u zgjidhur problemet politike. Kjo ėshtė diskutuar shkurtazi nė negociatat e Vjenės; nuk ka pasur zgjidhje. Ne kemi diskutuar vetėm pėr ndarjen e borxhit tė Kosovės dhe nuk kemi diskutuar pėr asetet, siē kanė diskutuar republikat tjera tė ish-Jugosllavisė”.
Njėri nga pjesmarrėsit nė bisedat e Vjenės ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, ishte edhe profesori Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest. Nė njė intervistė tė mėhershme dhėnė Deutsche Welle-s, profesor Mustafa pati thėnė, se nė kėto bisedime mė shumė ėshtė theksuar ēėshtja e borxheve tė Kosovės nė mekanizmat financiarė ndėrkombėtarė.
Sipas tij, ēėshtja e borxheve nuk ėshtė e vetmja qė duhet tė adresohet: “Nuk ėshtė vetėm ēėshtja e borxheve qė ka mbetur pa u rregulluar nė marrėdhėniet reciproke ekonomike Kosovė-Serbi. Nė bisedimet e Vjenės, krahas borxheve ėshtė paraqitur e ēėshtja e obligimeve tė Serbisė pėr dėmet e shkaktuara nė vitet '80, pėr mosinvestimin nė Kosovė, pėr shkatėrrimin e industrisė, dėmet e luftės, pagat e humbura, fondet pensionale dhe ēėshtje tė tjera. Pra janė njė mori ēėshtjesh qė duhet tė diskutohet dhe tė zgjidhen. Kosova ka shprehur gatishmėri qė tė hapė kėtė debat, por Serbia deri tash ka konsideruar, se ajo ėshtė pronare e borxheve dhe aseteve edhe tė Kosovės, dhe nė njė situatė tė re shpresohet qė Serbia do tė jetė mė konstruktive pėr tė gjetur njė zgjidhje".
Ekspertėt e ēėshtjeve ekonomike thonė, se pėr kthimin e aseteve tė Kosovės qė janė jashtė territorit tė saj, tė trashėguara nga ish- Jugosllavia duhet vepruar siē kanė vepruar ish-republikat e tjera tė Jugosllavsiė, siē janė Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kėtė sipas tyre duhet ta bėjnė juristėt kosovarė duke shfletuar ligjet ndėrkombėtare dhe ligjet e vetė Serbisė. Nė rastin e Kosovės ata thonė, se duhet edhe njė angazhim diplomatik, nė mėnyrė qė mekanizmat ndėrkombėtarė tė bėjnė presion mbi Serbinė qė tė hapen bisedat dhe tė sqarohet se cilat janė asetet e Kosovės nė Serbi.
Njė gjė e tillė duhet tė bėhet edhe me Malin e Zi, i cili e ka njohur Kosovėn si shtet tė pavarur./dw/ http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=48351 | |