Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 29.1.2010, 18:50   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Vė re! Shtetet shqiptare me qeveri vasalėsh


Citim:
Shtetet shqiptare me qeveri vasalėsh
Teki Dervishi

Ithtarėt e “demokratizimit tė Serbisė”, qė ndonjė fitore tė mundshme tė “demokracisė” terroriste serbe e shihnin si shanse pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nuk e kanė pasur parasysh ēėshtjen e kufijve “tė relativizuar” administrativisht tė Kosovės, tė cilėt janė rivendosur me vendime a priori nė “marrėveshjet politike” tė Evropės me Rusinė, qė nga 12-shi, 18-shi dhe 53-shi nė shek e kaluar, si edhe sot qė po kontestohen nga BE-ja (vendosja e KFOR-it mė 1999 mbi lumin Ibėr midis Mitrovicės).

Sot kur tė gjithė janė bindur se Serbia nuk heq dorė nga karakteri i saj shtetėror hegjemonist dhe nuk demokratizohet nė ēfarėdo aspekti, parullėn e dikurshme mbi “demokratizimin e Serbisė” sot e kanė zėvendėsuar me parullėn pėr gatishmėrinė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės pėr “marrėdhėnie tė mira me Serbinė”.

Si mund tė arrihen “marrėdhėniet e mira” para se tė revidohen padrejtėsitė e vendimeve tė marrėveshjeve politike nėpėr kancelaritė e Fuqive tė Mėdha dhe asnjėherė me miratimin e verdiktit tė shqiptarėve?

“Strategjia pėr Kosovėn e Veriut ” qė del nga zyra evropiane e Piter Fejtit, dhe nė mėnyrė vasale e kuotizon edhe Qeverinė e Kosovės nė “pėrpilatėn” e saj, ėshtė njė pėrpjekje pėr t’i mbajtur kontinuitetet e BE-sė nė copėzimin e mėtutjeshėm tė Kosovės, faktikisht pėr legalizimin “ligjor” tė sovranitetit tė Serbisė nė atė pjesė tė vendit.

Nė fillim tė viteve ’90-tė tė shek. tė kaluar u standardizua njė “pikėpamje” jo shkencore, por mediale (propagandistike partikulare e jo platformizuese shtetformuese) pėr “strategjinė” pėr krijimin e shtetit tė Kosovės sė pavarur. (Njėherė sė pari u “parapa” Kosova si republikė e federatės jugosllave, pastaj si shtet i pavarur).

Shteformimin e Kosovės sė pavarur, sipas kėtyre koncepteve, do ta pengonte ndonjė ide jokonspirative pėr “bashkimin e trojeve shqiptare”. Kjo u konsiderua nga ideologėt kozmopolitė si ide folklorike, nacionaliste, jomoderne dhe e tejkaluar nga koha. Atėherė thoshin se nėse Evropa “kupton” se e kemi qėllim tė bashkohemi me Shqipėrinė, menjėherė do ta pengojė Kosovėn tė bėhet shtet i pavarur.

Ēdo intelektual qė dilte jashtė kėtij koncepti tė strategjisė sė “konfidencialitetit politik” tė ish-autonomistėve do tė etiketohej si njeri qė dekonspiron “programin kombėtar” dhe kėshtu i jep argument Serbisė qė kjo t’i ankohet Evropės duke treguar: “Ja, shqiptarėt nuk duan Kosovė tė pavarur, por duan Shqipėri Etnike”.

Nga kjo frikė ndaj Serbisė, le qė hoqėm dorė tė zgjidhet nė tėrėsi ēėshtja shqiptare, por hoqėm dorė edhe nga simbolet, qė do tė thotė edhe nga identiteti kombėtar. Tash identitetin kombėtar e marrim me mend, por nuk e kemi zyrtar.


Sidoqoftė, kjo qė ka ndodhur deri sot, le tė ishte njė proces normal historik, dhe kritika ndaj kėtij procesi le tė mos jetė krejtėsisht shkencore, pa mbaruar procesi deri nė fund, deri nė zgjidhjen definitive tė ēėshtjes shqiptare, ashtu si e kanė zgjidhur tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit pos shqiptarėve. Por kėtu duhet lansuar njė tezė arketipe tė saktė – nuk mund tė zgjidhen “kontestet territoriale” ballkanike, pa u programuar dhe platformizuar shkencėrisht dhe politikisht ēėshtjet kombėtare, dhe kėtu nė kėtė pikė Ahtisari e ka gjetur “thembrėn e Akilit” pėr ta kontrabanduar “multietnicitetin”.

Kjo nuk do tė shitej para se bashkėsia ndėrkombėtare tė mos e dizajnonte njė klasė politike kozmopolite nė Kosovė, njė bashkėdyzim kimik midis ish-autonomistėve dhe ish-ushtarėve tė pacifizuar.

Pra si mund tė pyesin zyrtarisht Brukselin kėta aleatėt tanė, ta pyesin zyrtarisht, a ėshtė zgjidhur ēėshtja shqiptare, nėse kufijtė e shteteve tė Ballkanit tashmė janė ad acta “dosje e mbyllur” nga vetė shqiptarėt, tė cilėt kurrė nuk e hapin kėtė ēėshtje nė mėnyrė protokollare, zyrtare, me Fuqitė e Mėdha?

Presim qė pėr ēėshtjen tonė tė kujdesėn aleatėt “nė ēastin e duhur historik”!!! Edhe Prishtina aktuale, edhe Tirana, edhe Tetova kėsaj pune i shkojnė nė mėnyrė anakronike, pėr sė mbrapshti: sė pari kėrkojnė shtet qytetar (nė Kosovė), kėrkojnė tė drejta nacionale e jo shtetėrore (nė Maqedoni) dhe kėrkojnė tė plotėsojnė standardet e integrimit evropian, pa u integruar sė pari kombi (nė Shqipėri).

Kėtu nė vendin tonė nuk mund tė integrohemi, po thonė, por do tė integrohemi nė Evropė, dhe atje kur tė shkojmė tė gjithė: preshevarėt, tetovarėt, ulqinakėt, kosovarėt, ēamėt dhe malokėt do tė bėhemi shqiptarė. Shqiptarė nuk lejohen vetėm nė Ballkan, nė Bruksel po!


Por nė cilin territor shtetesh do tė mund tė unifikoheshin “tė drejtat historike” shqiptare, kur shqiptarėt nė tė gjitha shtetet ku jetojnė pranojnė standarde tė ndryshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre, nė Kosovė tė OKB-sė, nė Tetovė tė shtetit qė quhet maqedonas, nė Tiranė tė BE-sė?

Pra ėshtė njė fakt qė nuk mund tė mohohet. Edhe nėse shqiptarėt e paskan zgjidhur ēėshtjen e tyre brenda shumė shteteve tė Ballkanit, siē konstatojnė qeveritė e ndryshme aktuale shqiptare, kjo ėshtė zgjidhje parciale.

Shqiptarėt si komb janė i vetmi popull nė Ballkan qė edhe pas 100 vjet nga rėnia e Perandorisė Osmane dhe Konferenca e Londrės, ende nuk kanė filluar ta platformizojnė politikisht konceptin e zgjidhjes definitive tė ēėshtjes sė tyre. Sė paku jo nė mėnyrė zyrtare transparente dhe shkencore.

Prandaj ICO-ja (Brukseli), nė bashkėpunim me Serbinė, vazhdojnė “rikonfigurime” kufijsh tė “decentralizuar” legalisht me dhunėn ushtarake administrative (tė kinse OKB-sė). Serbia, pra, qe 100 vjet, e deri sot, nuk pushon t’i okupojė tokat shqiptare herė me luftė, e mė shumė me ndihmėn e Evropės, dhe kėtė gjė po e bėn edhe sot, sepse askush nga shqiptarėt nuk e ngre zėrin, pėrkundrazi shqiptarėt zyrtarė pranojnė se janė bashkėpjesėmarrės tė kėsaj “strategjie” pėr “Kosovėn e Veriut”.

A gjendet kund ndonjė qeveri shqiptare, nė kėto kaq shumė shtete ku jetojmė, qė tė kėrkojė njė konferencė ballanike pėr kufijtė, meqė Serbia nuk bėn tjetėr punė pos qė vizaton harta bashkė me Fejtin dhe hartografėt e Moskės nė OKB.

Pse tė bėhet “strategji” vetėm pėr “Kosovėn e Veriut” (mjafton si e emėrtojnė, thuajse ekziston ndonjė Kosovė Jugore, ashtu si provojnė ta emėrtojnė Maqedoninė si Maqedoni Veriore), kur mund tė bėjmė strategji pėr tėrė territoret e relativizuara tė shqiptarėve, qoftė edhe tė serbėve?

Shqiptarėt sot kanė mbetur nė duart e njė klase politike kuislinge vasale klienteliste, si: nė Prishtinė, nė Shkup, nė Preshevė, nė Podgoricė dhe nė Tiranė. Por kjo nuk duhet ta gėzojė shumė as Beogradin as Brukselin as Athinėn, sepse procesi ėshtė nė lėvizje, dhe kjo klasė politike aktuale tashmė ėshtė korruptuar politikisht para syve tė popullit tė saj.

Askush mė nuk e do tė kėtė klasė politike skizofrene qė ka privatizuar parcela “shtetėrore” si pashallarė tė Sulltan Brukselit. Nė Ballkan nuk do tė ketė paqe kurrė, derisa nuk zgjidhet ēėshtja e kufijve shtetėrorė sipas argumenteve shkencore qoftė nė etablimin etnik, qoftė nė atė historik, si tė duan.


Ashtu si po planifikojnė pėr t’i dekulturuar shqiptarėt jashtė kufijve administrativė tė Shqipėrisė, dhe pėr t’i shndėrruar nė njė masė amorfe zombėsh socialė, ashtu nuk i ka dalė mirė llogaria as Perandorisė Osmane, as Perandorisė Sovjetike, as hegjemonizmit terrorist-racist serb, sepse shqiptarėt kurrė nuk do tė shkombėtarizohen. As nuk dorėzohen kurrė.

Mjafton tė kuptojnė, herėt a vonė, tė kuptojnė se janė tė tradhtuar, dhe se ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e tyre kombėtare. Pėrkundrazi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=45358
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2010, 16:24   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Nuk po integrohet veriu nė Kosovė por Serbia nė BE
Albin Kurti

Krerėt institucionalė tė Kosovės ndoshta as qė e kuptojnė se, kur deklarojnė pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore tė Kosovės me vendet rrotull, e posaēėrisht me Serbinė, janė duke kontribuar qė ato tė integrohen mė shpejt nė BE nė kurriz tė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

EULEX-i dhe Pieter Feithi (sidomos me kapelėn e tij tė Pėrfaqėsuesit Special tė BE-sė) ngadalė por sigurt po shndėrrohen nė lehtėsues tė integrimit tė Serbisė nė BE. Detyra kryesore e EULEX-it dhe Pieter Feithit po bėhet qė ta ndihmojnė Serbinė, qė nė rrugėtimin e saj pėr nė BE tė mos e ketė barrė Kosovėn.

Brukseli ka vendosur qė Serbia tė mos e presė Kosovėn pėr anėtarėsimin e saj. Sikurse pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave, edhe kur vjen puna tek anėtarėsimi nė BE, nuk duket qė rajoni i Ballkanit perėndimor do tė integrohet en bloc. Nėse nuk ndryshon diēka radikalisht, pas Kroacisė edhe Serbia do tė hyjė nė BE.

Mirėpo, pėr kėtė gjė ajo duhet t’i rregullojė marrėdhėniet me fqinjėt. Janė shumė marrėveshje e dakordime qė ajo duhet t’i bėjė me vendet fqinje nė mėnyrė qė tė ecė nė shtegun drejt BE-sė. Pasi qė Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės, fqinj jugor i Serbisė nuk ėshtė Kosova, por EULEX-i dhe PSBE-ja.

Pushteti ndėrkombėtar nė Kosovė nuk ėshtė vetėm pushtet por ėshtė edhe vetė shteti. Fundja, ata janė kushtetuta, ushtria, policia dhe instanca supreme politike e ligjore e Kosovės. Ata janė sovrani i vendit tonė dhe, pėr pasojė, fqinji i Serbisė.

Sėkėndejmi, Brukseli negocion dyfish me Beogradin: nė emėr tė BE-sė dhe nė emėr tė Kosovės. Njė situatė gjithsesi joshėse pėr Brukselin i cili e sheh Serbinė nga prizmi i politikės sė jashtme dhe tė sigurisė, kurse Kosovėn e sundon nė emėr tė po kėsaj politike.

Strategjia e re pėr veriun nuk ėshtė as strategji dhe as e re. Ajo ėshtė orvatje pėr ta shpėrqendruar vėmendjen nga dy protokollet qė EULEX-i do t’i nėnshkruajė sė shpejti me Serbinė. Pas atij pėr bashkėpunim policor nė radhė janė protokollet pėr gjyqėsi dhe dogana.

Punėn qė EULEX-i e bėn pa zhurmė me Serbinė, Pieter Feithi e balancon me zhurmė, por pa punė, kundėr Serbisė. Dhe jo vetėm kaq. Kjo ‘strategji’ nuk do ta integrojė veriun dhe as nuk do ta bashkojė Mitrovicėn. Nė rastin mė tė mirė do ta ndajė Mitrovicėn nė dy komuna tė veēanta.


Meqė nuk do tė ketė pėrdorim tė forcės, strategjia e proklamuar pėr integrim tė veriut do ta afirmojė gjithnjė e mė shumė Serbinė si palė nė kontest. Vazhdimisht na thuhet qė vetėm dialogu ėshtė mėnyra pėrpara sa i pėrket ēėshtjes sė veriut, dhe se ky dialog duhet tė bėhet me dikė, apo jo?

Serbia edhe njėherė do tė rikthehet si faktor nė bisedime tė reja nėpėrmjet kėsaj ‘strategjie’. Nė vend tė pėrdorimit tė forcės nė emėr tė ligjit do tė ketė dialog pėr hir tė paqes me ata qė e pėrdorėn forcėn.

Secili shtet a pushtet e ka problem se si ta legjitimojė sa mė mirė dhe sa mė efektshėm pėrdorimin e forcės, madje edhe atėherė kur ajo s’ėshtė gjithaq e nevojshme. Shteti dhe pushteti nė Kosovė e kanė problemin e kundėrt: si ta legjitimojnė mospėrdorimin e forcės, ndonėse kjo ėshtė e domosdoshme.

Nė qarqet diplomatike nė Prishtinė kanė nisur tė qarkullojnė fjalėt se si Kosova duhet sėrish tė bisedojė me Serbinė. Kėsaj radhe thonė qė duhet tė bisedohet pėr gjithēka pėrveēse pėr statusin e Kosovės. Nė fakt, kėshtu thoshin edhe para disa viteve. Tė mos diskutohet pėr status por pėr ēėshtje praktike e teknike, nė mėnyrė qė gradualisht tė arrihet te statusi, ndėrkohė qė maskohet fakti se ēdo gjė nė tė vėrtet ka tė bėjė me statusin.

Zaten, statusi ėshtė edhe statusi i palėve pėrkundrejt njėra-tjetrės, apo jo? Vetėm se kėsaj radhe faktorėve ndėrkombėtarė iu interesojnė bisedime tė reja ndėrmjet Kosovės e Serbisė pėrbrenda kornizės sė integrimit tė Serbisė nė BE. Dialogu apo bisedimet e ardhshme, mė parė se pėr integrimin e veriut nė Kosovė, janė pėr integrimin e Serbisė nė BE.

Pasi qė Serbia mban lidhje tė ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinė qė ėshtė nė ngritje, dhe pėr shkak tė madhėsisė sė saj si treg, integrimin e Serbisė BE-ja e sheh si njė ēėshtje pakrahasimisht mė urgjente sesa integrimin e Kosovės. Jo vetėm pse Kosovėn nuk e njohin pesė shtete anėtare tė BE-sė, por, para sė gjithash, pėr shkak se Kosovėn tashmė po e sundon.

Pėrderisa pėr Serbinė Brukseli konsideron qė do ta rrisė kontrollin mbi tė, duke e bėrė anėtare tė BE-sė, mbi Kosovėn tashmė ka kontroll tė lartė, madje pikėrisht duke e mbajtur atė jashtė BE-sė. Angazhimi aktual nuk konsiston te moslejimi i Serbisė qė ta pengojė Kosovėn nė integrime ndėrkombėtare, por te eliminimi i pengesave qė Kosova mund t’ia bėjė Serbisė pėr integrime evropiane. Protokolli pėr bashkėpunim policor ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė ka qenė parakusht pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt e Serbisė.

Qeveria dhe institucionet e Kosovės janė tėrėsisht pėrbrenda kėtij kuadri. Edhe kur e tolerojnė funksionimin e strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė, edhe kur e lejojnė vizitėn e Boris Tadiqit nė Deēan.

Krerėt institucionalė tė Kosovės ndoshta as qė e kuptojnė se, kur deklarojnė pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore tė Kosovės me vendet rrotull, e posaēėrisht me Serbinė, janė duke kontribuar qė ato tė integrohen mė shpejt nė BE nė kurriz tė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

Tė gjitha deklaratat e Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaēit pėr marrėdhėnie tė mira me Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė, Beogradi, Podgorica dhe Shkupi zyrtar i pėrdorin nė Bruksel pėr ta pėrshpejtuar integrimin e vendeve tė tyre nė BE. Duke mos e problematizuar gjendjen e shqiptarėve nė Maqedoni, Serbi e Mal tė Zi, dhe duke lėshuar pe nė demarkacionin e kufijve me ta, Sejdiu dhe Thaēi kontribuojnė nė riprodhimin e gjendjes sė rėndė pėr shqiptarėt nė kėto vende dhe njėkohėsisht u ndihmojnė atyre vendeve qė tė hyjnė nė BE para nesh.

Kosova (dhe Shqipėria) duhet ta studiojnė dhe analizojnė hollėsisht se si mund ta kushtėzojnė integrimin e Serbisė (dhe Maqedonisė e Malit tė Zi) nė BE para se Serbia (dhe Maqedonia e Mali i Zi) tė na kushtėzojnė neve nga pozita e shtetit anėtar nė BE.

Teza se shqiptarėt nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe Serbi do tė jetojnė shumė mė mirė porsa kėto vende tė hyjnė nė BE, ėshtė naive. Mjafton t’i pyesni baskėt se si po ia kalojnė nė Spanjė, hungarezėt nė Sllovaki apo jogrekėt nė Greqi.

http://www.noa.al/index.php/opinion/...r-serbia-ne-be
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2010, 10:52   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Shqiptarėt flenė, Gruevski disiplinon ndėrkombėtarėt
Fejzi Hajdari

Reagimi i komisarit tė lartė pėr pakica kombėtare tė OSBE Knut Volebek, lidhur me aplikimin e mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė nė shikim tė parė ndali hovin e entuziazmit tė Gruevskit dhe klanit tė tij qeverisė.

Mirėpo, me sa duket kjo ndalje ishte e pėrkohshme. Sepse, kancelaritė ndėrkombėtare nė Shkup njė ditė pas reagimit tė ashpėr tė Gruevskit dhe kreut tė arsimit nė Maqedoni, reteruan nga qėndrimi i ditėmėparshėm. Me fjalė tjera reagimi i krerėve maqedonas tė ekzekutivit, i detyroi ndėrkombėtarėt tė formulojnė dhe gjejnė forma e modalitete, realisht me pak tė favorshme pėr shqiptarėt dhe mė shumė tė favorshme pėr maqedonasit. s

Shqiptarėt duket se do tė pėrfitojnė nė afat tė shkurtėr nga sugjerimet e fundit tė ndėrkombėtarėve. Do tė blejnė pak kohė!. Mirėpo, vend pėr gėzim nuk ka, sepse porositė e tyre janė tė qarta se maqedonishtja duhet tė mėsohet nga nxėnėsit shqiptarė.

Edhe mė brengosės ėshtė fakti se kėmbėngulja e Gruevskit dhe “tajfės” sė tij, arriti t’u imponojė ndėrkombėtarėve njė term tė ri: gjuhė shtetėrore, kur flitet pėr gjuhėn maqedonase. Qė edhe formalisht e ngrit maqedonishten nė rang mė tė lartė, se shqipen. Fitore e padiskutueshme e Gruevskit. Ēka mund t’i themi, pėrveē hallall i qoftė!.

Me pėrpikėri po arrinė ta zbatojė strategjinė pėr tė degjeneruar tė drejtat e shqiptarėve, njėkohėsisht duke imponuar bindjen te maqedonasit se janė nė rrezik permanent prej tyre. Sepse, kur tek maqedonasit krijohet bindja se janė tė rrezikuar nga shqiptarėt, paralelisht krijohet edhe bindja se mbrojtjen mė tė fortė e kanė Serbinė.

Por, a mund tė na ketė faj Gruevski? Absolutisht jo. Faji ėshtė te tanėt!. Haram ju qoftė ministrave shqiptarė. Pėr paaftėsinė qė t’i mbrojnė edhe tė drejtat tė cilat shqiptarėve u garantohen edhe me Ligj dhe Kushtetutė, e lėre mė tė pėrfitojnė diēka tė re pėr shqiptarėt.

Politikanėt tanė kanė rėnė nė gjumė. Jo gjumė dimėrorė, por gjumė katėrstinorė. Dhe m’u ky gjumė i tė “zgjedhurve” tanė, ka ndikuar qė ndėrkombėtarėt tė paraqiten me reagim tė butė ndaj kėrcėnimit bukval tė Gruevskit, ndaj njė organizate prestigjioze ndėrkombėtare, si OSBE-ja, se do tė humbin kredibilitetin nė rast se kundėrshtojnė qėndrimet e politikės maqedonase.

Pėrderisa Gruevski dhe ministri Todorov, nuk kursyen tė zbrazin energji negative nėpėrmjet deklaratave tė tyre pėr OSBE-nė, pėrfaqėsuesit qeveritarė, nė veēanti nėnkryetari i qeverisė Abdilaqim Ademi, me paraqitjet e tija joserioze, pėr tė mos thėnė qesharake, “arsyetohej” se ai nuk e ka parė fare letrėn e komisarit tė OSBE-sė.

Nė fakt, Ademi edhe me kėtė rast nxori padashje nė shesh (mos)ndikimin dhe pozicionet tepėr formale dhe simbolike tė shqiptarėve nė vendimmarrje. Nxori nė pah tė vėrtetėn e hidhur se shqiptarėt e Qeverisė nuk kanė ndikim as te shėrbimi i cili i shpėrndanė letrat, e lėre mė nė nivel mė tė lartė. I gjori duke dashur tė heq fajin nga vetja, dėshmoi paaftėsinė e politikės shqiptare pėr tė sjellė vendime nė favor tė shqiptarėve nė momentet e duhura.

Pikėrisht qėndrimi i kėtillė, herė i ngrohtė e herė i ftohtė i Ademit dhe ademave tė tjerė qeverisės shqiptarė, ka bėrė qė zėvendėsministrja e arsimit tė krekoset vazhdimisht se nuk ndryshon qėndrimin e saj “parimor” pėr aplikimin e mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė.

Ja ky ėshtė rezultat i veprimeve tė shqiptarėve me funksione mė tė larta qeveri. Duke u bazuar nė rregullėn e pashkruar tė ndėrkombėtarėve pėr tė ushtruar presion te “pala mė e butė”, lirisht prej tani mund tė supozojmė se nė periudhėn qė vjen politika shqiptare do tė ballafaqohet me presion tė madh.

Por, ēfarė bėjnė kėta tė fundit pėr t’i rezistuar tė paktėn kėtij presion? Si pėrherė, asgjė! Mė pastaj justifikohen se nuk i kanė lexuar letrat qe ju postohen nė qeveri. Thuaja se ka budalla shqiptarė qė ju beson pordhave tė tilla! Shqiptarėt janė bėrė si puna e “aminxhinjve”. Pranojnė vendimit e “bossave maqedonas”, e pastaj e shfrytėzojnė justifikimin tashmė tė mėsuar pėrmendėsh: po na bėjnė presin ndėrkombėtarėt.


Ėshtė mirė qė shqiptarėt njėherė e pėrgjithmonė tė mėsohen tė bėjnė analizat e nevojshme edhe tė vendimeve qė sillen nga ndėrkombėtarėt, e jo tė veprojnė nė bazė tė avazit tė deritanishėm duke dhėnė vlerėsime dhe “pėrshėndetje” gjegjėsisht pėrkrahje mė shumė emotive tė nxituara, se sa racionale.

Subjektet tė cilat nxituan tė pėrshėndesin porositė e ndėrkombėtarėve lidhur me rastin “maqedonishtja prej klasės sė parė” herėve tjera patjetėr duhet tė bėjnė analizat e nevojshme. Po ashtu duhet t’i kenė tė qarta edhe parimet e ndėrkombėtarėve: me rėndėsi ėshtė tė ketė makrostabiliet, kurse modalitetet duhet t’i caktojnė vetė palėt. Kėtu qėndron problemi.

Shqiptarėt duhet tė mėsojnė tė jenė palė, gjegjėsisht subjekt, e jo vetėm objekt pėr dekor. Sepse, vetėm atėherė mund tė parashtrohet pyetja kyēe” nėse bėhet i domosdoshėm mėsimi i maqedonishtes, pse tė mos jetė i domosdoshėm mėsimi i gjuhės shqipe nė komunat ku shqiptarėt janė shumicė.

http://lajmpress.com/opinion/3167.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2010, 01:58   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Rexhep Hoxha refuzon Ēmimin Kombėtar “Azem Shkreli”

Prishtinė, 8 shkurt-Tė hėnen nėpėrmjet njė komunikate, shkrimtari Rexhep Hoxha ka bėrė me dije publikun se refuzon Ēmimin Kombėtar “Azem Shkreli”. Nė njoftimin e Hoxhės thuhet:

“Nga mjetet e informimit u njoftova se mė ėshtė ndarė Ēmimi Kombėtar pėr vepėr jetėsore "Azem Shkreli". Mirėpo, duke qenė se ēmimin e jep njė qeveri servile ndaj tė huajve dhe mashtruese ndaj te vetėve, me zyrtarė tė lartė tė pangopur pėr t'u pasuruar nė kurriz tė Kosovės sė varfėr, me deputetė rrogash shumėfish me tė mėdha se mjekėt, mėsuesit, policėt, gjyqtarėt, pa i pėrmendur kategoritė mė tė ulėta tė nėpunėsve me rroga tė mjerueshme, pensionistė lėmoshash, tė kėrkojnė edhe nga njė veturė pėr kokė, shofer pėr vete dhe beneficione tė tjera nė njė kohe varfėrie tė hatashme e papunėsie tė pėrvajshme, me vetėvrasje si kurrė mė parė nga humbja e besimit nė jetė, pėr t'u lėnduar ēdo zemėr njeriu, kėtė ēmim e refuzoj.

Sė dyti, duke e njohur mirė Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjė ēmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymekombi. Ai pėr asgjė as nuk shitet as nuk blihet”.


http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,11148
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Prishtinė: Shtetet shqiptare nėnshkruajnė 6 marrėveshje nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Shtetet shqiptare tė ndėrhyjnė pėr Luginėn nga VNf nė danėn "Komentar"

Prishtinė: Shtetet shqiptare marrėveshje pėr florėn & faunėn nga VNf nė danėn "Tė reja"

Dy shtetet shqiptare bashkojnė sistemin spitalor nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Dy shtetet shqiptare nėnshkruajnė bashkėpunimin nė shėndetėsi nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 17:48.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.