Shkrim i veēuar
I vjetėr 11.1.2008, 05:22   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Kėrkesa e ēamėve pėr bashkimin me Shqipėrinė
Nga Hajredin Isufi

(Vijon nga numri i kaluar)

Nisur nga rrethanat gjeo-historike, pėrballja me asimilimin e dhunshėm deri nė masakra makabre, pėr popullsinė ēame, dashuria deri nė vetėmohim pėr vendlindjen ka qenė gjithmonė evidente. Kėtė e dėshmojnė qartė arkivat e kohės dhe dėshmi tė shumta. Ndėrsa pėr studiues e shkencėtarė tė huaj, mėnyra e ndėrlidhjes ēamė-vendlindje, ėshtė ndėr mė tė veēantat nė Ballkan dhe Europė.

Tė huajt pėr dashurinė e ēamėve pėr vendlindjen

Tė huajt, kanė vėrejtur te ēamėt njė veēori esenciale: dashurinė pėr vendin e tyre. Lidhur me kėtė, Pukėvili thotė: "Ēamėt, vendin e tyre e duan me entuziazėm. Kur flasin pėr tė, e vėnė mbi vendet e tjera. Vėshtrimi i tyre vete kurdoherė mbi malet e Epirit", (Pouqueville, "Voyage", Vėll.I, Kap.29, vep.e pėrm., Vėll.III).

Ndėrsa Bartholdy, qė ka qėndruar pranė ēamėve nė ditė tė vėshtira, tregon se "...ēamėt nuk ishin nėnshtruar kurrė nga Turqia e nė ēdo kohė nė Paramithi e rrethinat e saj mund tė dilnin 2000 luftėtarė", ( Bartholdy, "Voyage en Grece", (1803-1804), vėll.II, f.243).

Ka shumė shembuj e vlerėsime qė shprehin lidhjet e shqiptarėve ēamė me fatet e vendit tė tyre, pa marrė parasysh vėshtirėsitė dhe rreziqet, vendet ku ndodhen dhe funksionet qė kryejnė. Le tė kujtojmė se shqiptarėt e Ēamėrisė, tė emigruar pas pushtimit tė vendit tė tyre nga qeveria greke (1912-1913), nisen tė zhvillojnė njė veprimtari tė dendur patriotike e politike, pėr tė sensibilizuar diplomacinė e Fuqive tė Mėdha pėr ēėshtjen e Ēamėrisė. Kjo kėrkonte njė organizim tė ri dhe njė strategji tė qartė politike, madje dhe gjetje tė figurave mė tė spikatura e mė tė pėrkushtuara tė politikės e tė ēėshtjes ēame.

Viti 1918. Organizimi i parė i Ēamėrisė

Hapin e parė drejt njė organizimi tė ri, ēamėt e hodhėn nė Ėorēester Mass tė SHBA, nė fillim tė vitit 1918, duke formuar Shoqėrinė "Ēamėria" dhe u inkuadruan nė Partinė Politikeose siē quhej ndryshe, Partia Kombėtare Shqiptare. Nė krye tė Shoqėrisė "Ēamėria" u zgjodhėn patriotė me zė tė Ėorēesterit, si Haxhi Murat Ēami, nga Spatari i Filatit, Mesut Ēami, Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Jasin Isufi nga Filati, nipi i Haxhi Muratit, Mit`hat Margėlliēi, Malo Ēeēo nga Filati etj. Degė simotra tė saj u krijuan nga ēamėt, brenda njė kohe tė shkurtėr, edhe nė qytete tė tjera tė Amerikės, (gazeta "Albania", Ėorēester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Hapjen e Konferencės sė Paqes nė Paris (janar 1919) Partia Politike dhe Shoqėria e Ēamėrisė nė SHBA e shihte si njė moment tė favorshėm pėr tė sensibilizuar administratėn amerikane dhe pėr tė influencuar nė qėndrimet qė do tė merrte ajo nė Konferencėn e ardhshme tė Paqes, nė favor tė zhdukjes sė padrejtėsive tė bėra nė kurriz tė popujve qė ajo kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e tyre...

Ndėrkohė, drejtuesit e Shoqėrisė sė Ēamėrisė nė SHBA i drejtuan njė notė presidentit Uillson, ambasadorėve tė Anglisė, Francės e Italisė nė Uashington, nė tė cilėn u bėhej prezent situata e rėndė qė pėrjetonin ēamėt shqiptarė nga dhuna qė ushtronte qeveria greke dhe u kėrkonin tė ndėrhyhej pėr ēlirimin e tyre, (ASH, gazeta "Albania", Ėorēester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Kėrkesa ēame Uillsonit: "Ēamėria tė bashkohet me Shqipėrinė"

Nė vijim tė kėsaj letre, disa nga drejtuesit e Shoqėrisė "Ēamėria", Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Isuf Hyseni nga Gumenica, Omer Bako nga Paramithia, Refo Ēapari nga Luarati, Gazali Dino nga Preveza, nė emėr tė popullsisė ēame, me 24 janar 1919, i drejtuan njė letėr presidentit Uillson, kryetarit tė delegacionit japonez, Aojanit, Kryetarit tė Konferencės sė Paqes, Klemansonit dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxhit, me anėn e tė cilės shprehnin dėshirėn e popullsisė ēame qė "Ēamėria tė bashkohej me Shqipėrinė", (ASH, gazeta "Albania", Ėorēester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Tė njėjtėn pėrmbajtje kishte edhe njė parashtresė tjetėr, qė u hartua nga njė pėrfaqėsi ēame: Asaf Ēami, Ahmet Ēamėria, Qamil Preveza dhe A.Ajdonati, drejtuar Kryetarit tė Konferencės sė Paqes, (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42. Njė kopje e kėsaj letre iu dėrgua presidentit Uillson dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxh).

Shqiptarėt ēamė, tėrė shpresat e tyre nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame i kishin varur tek presidentit amerikan, Uillson. Nė kohėn kur kishte filluar Konferenca e Paqes nė Paris, Shoqėria Ēame, nėpėrmjet kryetarit tė saj, Beqo Kushi (Izeti) i dėrgoi njė letėr tė gjatė presidentit tė SHBA, Uillson, nė Paris, ku ndėr tė tjera i lutej qė tė pėrdorte tėrė autoritetin e Shkėlqesisė sė Tij mbi bazėn e parimeve tė shenjta tė kombėsisė dhe tė vetėvendosjes, qė tė korrigjoheshin vendimet e padrejta tė Konferencės sė Londrės. Nė vijim, Beqo Kushi i bėnte tė njohur Presidentit amerikan se krahina e Ēamėrisė banohej prej njė popullsie qė ishte me autoktoni shqiptare dhe sė fundi, i lutej z.Uillson qė kjo popullsi tė ēlirohej nga zgjedha greke dhe tė bashkohej me shtetin amė. Beqo Kushi e pėrfundonte letrėn, duke i vėnė nė dukje Presidentit amerikan domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė problemit tė Ēamėrisė, se "nėse pėr njė arsye apo njė tjetėr kėrkesat e drejta tė pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė. nuk do tė merren parasysh dhe Ēamėria do tė mbetej nėn zgjedhėn greke, nuk do tė kishte kurrė paqe nė Ballkan derisa tė rrojė edhe shqiptari i fundit", (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42)…

Gjithashtu, nė tė njėjtėn kohė, iu dėrgua edhe njė telegram tjetėr nga shqiptarėt e Amerikės pėrfaqėsuesve tė Treshes mė tė madhe nė Paris . Ndėrkohė edhe Haxhi Murat Ēami, duke shfrytėzuar lidhjet e tij miqėsore me njė mik tė presidentit Uillson, i cili ato ditė do tė nisej pėr nė Paris, i dėrgoi njė letėr nė emėr tė ēamėve tė emigruar nė SHBA, ku kėrkonte mbrojtjen e ēėshtjes ēame, (po aty…).

Gratė ēame, letėr bashkėshortes sė presidentit Uillson

Lejla Dino, e bija e Rasih Dinos, qė nė atė kohė ishte Kryetare e Grave Shqiptare Jashtė Vendit, duke shfrytėzuar njohjen personale me zonjėn e presidentit Uillson, i drejtoi njė letėr gjatė qėndrimit tė ēiftit presidencial nė Paris. Lejla Dino, e para grua ēame qė njohim deri sot u drejtohet figurave mė nė zė tė politikės botėrore, pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi e tė asaj tė Kosovės e tė Ēamėrisė nė veēanti. Bija e Ēamėrisė, nė atė letėr, ndėr tė tjera shkruante: "...Hidhėrimet e tmerrshme dhe mizoria qė nėnat shqiptare, gratė dhe bijat duruan duke parė gjakun e tė dhimshurve tė tyre tė rrekullohet nėn zgjedhėn e shtypėsve tė huaj, kanė natyrisht pėr tė tronditur ndjenjat tuaja tė larta njerėzore dhe do t'na ndihmoni pėr tė fituar lirinė tonė tė dashur. Nė kėto ēaste, shtetet fqinje tė Shqipėrisė duan t'i aneksojnė vende tė tokės sonė tė dashur ose qė tė marrin prej nesh indipendencėn tonė politike, por jemi tė sigurt se lavdia e ndjenjave tė larta dhe njerėzore tė shoqit tuaj, dhe me ndihmėn tuaj, kėto gjėra nuk do tė bėhen dot dhe se do tė kemi pėr sė afėrmi Indipendencėn tonė, me anėn e sė cilės do tė marrin fund vuajtjet tona". Dhe mė tej, vazhdonte: "Qindra-mijėra prej punėtorėve shqiptarė, tė cilėt u shtrėnguan tė lenė shtėpitė e tyre dhe tė refugohen nė Amerikėn tuaj tė lirė, shpresojmė nxehtėsisht se atdheu i parė i tyre, provinca e Kosovės dhe e Ēamėrisė, tė cilat u ndanė padrejtėsisht nga Shqipėria, mė 1913... do tė lirohen..., (ASH, Publikuar nė "Albania", 1 janar 1919).

Ide tė njėjta si ato tė letrės sė Lejla Dinos, pėrcillte edhe njė memorandum i hartuar nga figurat mė tė spikatura tė mbrojtjes sė ēėshtjes ēame, qė iu dėrgua Konferencės sė Paqes nė Paris, ministrave tė Punėve tė Jashtme tė tė katėr fuqive fituese: SHBA, Anglisė, Francės dhe Italisė.

E veēanta e kėtij memorandumi, ishte se ai bėnte edhe njė histori tė shkurtėr tė Ēamėrisė: shtrirjen, kufijtė, si dhe popullsinė autoktone tė asaj krahine shqiptare. Memorandumi nėnshkruhej nga Dr.Asaf Ēami, Mazar Dino nga Paramithia, Rexhep Plaku dhe Aqif Plaku nga Konispoli, Muharrem Rushiti nga Koska e Filatit, Mehmet Sejko dhe Hamid Braho nga Filati. Ky memorandum u pėrcoll mė 25 tetor 1919, (po aty).

Shpėrngulja e myslimanėve, forcon lidhjet e komunitetit ēam

Njė ndjenjė e fuqishme e lidhjeve tė ēamėve me fatet e Ēamėrisė dhe tė vėllezėrve tė tyre ēamė, u shpreh fuqishėm nė vitet '20-'30 tė shekullit tė kaluar. Qeveria greke, pas Traktatit tė Lozanės (janar 1923), pėrhapi lajme se do tė dėbonte nga krahina e Prevezės dhe e Janinės aq myslimanė, sa i nevojiteshin pėr tė sistemuar refugjatėt grekė qė vazhdonin tė vinin nga Azia e Vogėl. Nė kėtė kuadėr qeveria greke planifikoi me anėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shpėrnguljen, fillimisht tė dhjetėra-mijėra myslimanėve shqiptarė ēamė, dhe nė shtėpitė e tyre do tė vendoseshin po aq refugjatė grekė.

Ndėrkohė nga ana e autoriteteve lokale greke kishte filluar njė fushatė propagandistike, veēanėrisht nė kazatė e Paramithisė, Margėlliēit, Filatit e Gumenicės, pėr t'i detyruar myslimanėt shqiptarė tė linin trojet e tyre dhe tė shkonin nė stepat e thata tė Anadollit...

(Vijon nesėr)

http://www.shekulli.com.al/news/51/A...008-01-11.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar