|
|
Citim:
Ekskluzive/ Nė vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi jepen dėshmi e dokumente arkivore lidhur me besėlidhjen ēame, pėr tė mos lėnė trojet nga dhuna shtetėrore greke, si dhe masakra e bandės sė Napolon Zervės nė qytetin e Parathimisė. Bandat e Napolon Zervės kthejnė nė thertore Paramithinė ēame
Nga Hajredin Isufi
Pas kasaphanės qė kryen bandat e Napolon Zervės nė Paramithi, Napolon Zerva me shtabin e EDES-it e nė konsensus tė plotė me oficerėt britanikė, do tė fillonte kundėr popullsisė myslimane spastrimin etnik brutal. Kėtė fakt, siē vė nė dukje historiania, G.Kretsi: Pas pushtimit tė Paramithisė sinjali pėr dėbimin e ēamėve ishte dhėnė. Nė konsensus tė plotė tė EDES-it me oficerėt britanikė, filloi spastrimin brutal etnik, (G.Kretsi, The Secret Post of the Greek-Albanian..., f.182-183).
Arkivat qė zbulohen tani vonė dhe botimet bashkėkohore, tregojnė pėr prapaskenat e kurdisura pėr shfarosjen e shqiptarėve myslimanė tė Ēamėrisė. Nė kėtė kuadėr, del gjithashtu se sa djallėzore dhe keqdashėse ishin garancitė qė jepte Kryetari i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar.
...Pėrpjekja e shumė tė krishterėve pėr tiu gjendur pranė myslimanėve nė momente tė vėshtira, ėshtė shprehje e lartė solidariteti, qė shpreh dashuri dhe respektin e krishterėve ndaj myslimanėve. Burimin e vėrtetė tė saj e gjejmė tek marrėdhėniet e tyre, qė tradicionalisht kanė qenė shumė tė mira, pavarėsisht nga presionet politike tė qarqeve tė caktuara, qė synonin pėrēarjen e kėtyre dy komuniteteve.
Dhimbja e tė krishterėve pėr bashkėkombėsit myslimanė
Nga mesi i muajit maj tė vitit 1944 tensionet politike nė Ēamėri u rritėn. Forcat e EDES-it ishin afruar nė rrethinat e Paramithisė dhe pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr popullsinė myslimane shqiptare tė Ēamėrisė. Nė kėto rrethana, shumė familje shqiptare tė fshatrave nė rrethinat e Paramithisė, Gardhiqit, Dhragomisė, Skupicės, Karbunarit, Nihorit, Mininės, Vratilės etj., u detyruan tė lenė fshatrat e tyre dhe tė shkonin pėr tu strehuar nė zonat ēame, qė ishin pranė kufirit shqiptaro-grek. Komanda e lartė e EDES-it, mė 24 dhe 25 qershor 1944, i bėri thirrje popullsisė myslimane tė qytetit, qė tė mos lėvizte nga qyteti se pas largimit tė pushtuesve, popullsia, pa dallim feje e kombėsie do tė jetonte nė paqe e nė qetėsi . Nė atė deklaratė Napolon Zerva u premtonte shqiptarėve, se nuk do tu prekej as jeta, as nderi dhe as pasuria, ( Krapsites, Oi moussulmanci tsamides tes Thesprotias, Athinė, 1986, f.128 e tutje).
Kjo thirrje mbushi me shpresa zemrat e zhuritura tė popullsisė ēame e pėr pasojė, njė pjesė e mirė e tyre nuk u largua nga shtėpitė e tyre. Madje shumė banorė myslimanė, bashkė me tė krishterėt, bashkėqytetarė tė tyre, tė prirė nga dhespoti i Paramithisė dhe myftiu i qytetit, Sali Afuzi, i pritėn nė hyrje tė qytetit forcat e EDES-it me kėngė e vallė, mė 27 qershor 1944.(J.Sarras, vep.e pėrm., f.661).
Aristidh Kranja, komandanti i Regjimentit XVI tė EDES-it, nė pasditen e 27 qershorit, ftoi nė njė mbledhje nė shkollėn e qytetit myftiun e Paramithisė dhe gjithė myslimanėt e qytetit, pėr tiu pėrcjellė njė mesazh paqėsor. Ftesa u prit me kėnaqėsi nga banorėt e komunitetit mysliman dhe pėrfaqėsuesit e saj. Shkolla ishte mbushur plot e pėrplot. Nė fytyrat e shqiptarėve lexohej gėzim dhe kėnaqėsi, se mė nė fund kishte ardhur dita e shumėpritur pėr tė jetuar nė paqe e harmoni me tė krishterėt dhe tė ēliruar nga pushtuesit e huaj. Ishte kjo arsyeja, qė kur hyri Aristidh Kranja nė sallėn e madhe tė mbledhjes, u prit ngrohtė dhe me duartrokitje tė gjata. Ai, nė kėtė tubim u deklaroi tė pranishmėve se pėr myslimanėt e tė krishterėt e Ēamėrisė do tė niste njė jetė e re, ku do tė mbretėronte paqja dhe harmonia dhe se ēamėt do tė gėzonin tė gjitha tė drejtat dhe liritė qytetare.
Reprezalja e Zervas nė Paramithi
Nė kohėn kur Kranja u premtonte myslimanėve paqe dhe barazi me tė krishterėt, forcat zerviste kishin filluar dhunėn dhe reprezaljet kundėr myslimanėve nė qytetin e Paramithisė. Dėshmitė e tė mbijetuar dhe arkivat e kohės, e veēojnė ndėr barbarizmat mė tė egra tė shekullit nė Ballkan e mė gjerė. Pamjet ishin tė tmerrshme: grabiteshin shtėpitė e myslimanėve, rrėmbeheshin gra e vajza qė pasi pėrdhunoheshin, masakroheshin nė mėnyrė ēnjerėzore. Ndėrkohė edhe ndaj burrave myslimanė, qė ishin mbledhur nė shkollėn e qytetit, para syve tė Kranjės, nisi njė valė e egėr terrori. Ndėr viktimat e para tė shqiptarėve nė Paramithi, ishte myftiu, Sali Afuzi, me tė dy djemtė e tij, Mit`hatin dhe Nuhun, ndėrsa tė shoqes sė myftiut, Nairesė, i prenė kokėn me hanxhar dhe bijės sė saj, Fatimesė, 11-vjeēare, e pėrdhunuan pėrpara nėnės dhe mė pas e masakruan duke e lėnė gjysmė tė vdekur, (V.Krapsites, Oi mussulmanoi, f.131) .
Grekja, Ringers mbron myslimanėt ēamė
Historiani Jani Sarras, duke trajtuar nė veprėn e tij pushtimin e Paramithisė nga forcat e EDES-it, shkruan se marrja e Paramithisė nga EDES-ėt ishte fatale dhe tragjike pėr minoritetin shqiptar ēam. Likuidimi e ērrėnjosja e kėtij minoriteti nga trojet e tė parėve tė tyre, nga vetė atdheu i tyre, ishte i pashmangshėm. Edeisti paramithjot, Vasil Krapsiti, duke pėrshkruar nė veprėn e tij dramėn e myslimanėve tė shkaktuar nga forcat e Napoleon Zervės, jep edhe njė detaj tepėr interesant. Ai tregon se, mė 27 qershor 1944, ngriti nė qytet njė Gjykatė Speciale Ushtarake, nė pėrbėrjen e sė cilės ishin: Kryetar, A.Kranja; anėtarė, Muskunaqis Kostandinis dhe juristi, Kristo Stravopullos, tė cilin ato ditė Komanda e Lartė e EDES-it e kishte graduar me gradėn e Kapitenit, pėr tė gjykuar 35 myslimanė nga paria e Paramithisė, me njė akuzė tepėr tė rėndė: Qytetarė grekė qė kishin ngritur armėt kundėr atdheut... . Gjykimi i fajtorėve pa faj bėhej nė njė vend publik, ku ishin grumbulluar jo vetėm tė krishterėt e qytetit, forcat zerviste e paramilitare, por edhe banorėt e fshatrave tė krishtera pėrreth. Komanda zerviste ishte treguar tepėr e kujdesshme nė thirrjen e grumbullimin e tė krishterėve, pėr tu treguar atyre dhe opinionit tė gjerė, se dėnimet do tė ishin tepėr tė rėnda ndaj kriminelėve qė i kishin shkaktuar aq dhembje e plagė popullsisė sė krishterė. Ēamėt qė ishin rreshtuar nė bankėn e tė akuzuarve, me duar tė shtrėnguara nga prangat e hekurave dhe tė rrethuar nga shumė civilė e ushtarakė tė armatosur, ndiqnin me qetėsi britmat qė lėshoheshin nga salla, nga njerėz tė panjohur, qė nuk dinin as emrat e tė akuzuarve. Pėr 35 ēamėt qė po gjykoheshin, ngriheshin njė det me akuza si pjesėmarrės nė masakrėn e 29 shtatorit 1943, ku forcat gjermane masakruan 49 tė krishterė tė pafajshėm, midis tė cilėve edhe priftin Teamatos Pan, si dhe Athanas G.Ringen, djegien e plaēkitjen e fshatrave greke, bashkėpunim me pushtuesin etj.
Trupi gjykues dhe tė pranishmit nė sallė u pėrballėn me njė tė papritur. Kur dukej se procesit po i vinte fundi dhe pritej vendimi i dėnimit, nga mesi i turmės tė pranishme nė sallė, u ngrit nė kėmbė njė grua, qė tė gjithė qytetarėt e Paramithisė, myslimanė e tė krishterė, e njihnin si zonjėn e nderuar tė familjes sė madhe tė Ringenjėve, njė familje me emėr nė tregti dhe nė politikė, e njohur nė tė gjithė Greqinė. Ajo ishte Maria, e shoqja e Themistokli Ringes, e cila iu drejtua trupit gjykues me njė ton disi tė fortė, qė shprehte protestėn e saj ndaj akuzave pa baza qė hidheshin ndaj atyre qė akuzoheshin si kriminelė e vrasės: Nuk jam as nė rolin e avokatit mbrojtės, as nė mbrojtje tė fajtorėve, as pėr ti akuzuar pėr ato qė nuk kam dijeni. Unė dua tė flas vetėm pėr njėrin qė keni nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve, tha ajo, duke e drejtuar gishtin drejt Fadil Bakos. Tė pranishmit dhe trupi gjykues pritnin se ēfarė do tė thoshte ajo dhe ēprova do tė sillte, qė do tė rėndonin again mysliman tė Paramithisė.
Zonja Maria, pasi mori frymė thellė, iu drejtua tė pranishmėve: E njihni ju cili ėshtė z.Fadil Bako? Ai ėshtė bashkėqytetari ynė, njė njeri i ndershėm, bamirės dhe fisnik, mik i tė krishterėve nė ditė tė vėshtira. Unė deklaroj para jush se Fadil Bako ka ndihmuar familjen e Ringenjve, si dhe shumė familje tė krishtera paramithjote, me bukė e ushqime, duke i marrė nė mbrojtje nė ditė tė vėshtira, kur jeta e tyre ishte nė rrezik, (V.Krapsites, Oi mussulmanoi, f.131).
Pushkatohen 24 ēamė. Parathimia nė flakė
Pas kėsaj deklarate tė Maria Ringers, qė ra si bombė pėrpara trupit gjykues dhe kriminelėve tė tjerė qė kishin mbushur sallėn e donin shfarosjen e shqiptarėve, zonja Maria doli nga salla.
Deklarata e guximshme e zonjės sė Ringenjve, bėri qė nė fundin e procesit gjyqėsor, Fadil Bako tė shpallet i pafajshėm e tė lirohet, ndėrsa 34 ēamėt e tjerė u ekzekutuan brenda asaj nate. Qyteti i Paramithisė, brenda disa orėve u kthye nė thertore tė grave, burrave dhe fėmijėve, djemve dhe vajzave, qė e donin jetėn dhe ėndėrronin pėr njė Ēamėri tė lirė dhe nė harmoni me tė krishterėt. Qyteti u mbyt nė gjak, u pėrfshi nga tymi e flakėt, ndėrsa banditėt e pashpirt tė kasapit tė Ēamėrisė, tė dehur nga aroma e gjakut tė pafajshėm ēam, hidhnin valle makabre mbi kufomat.
Tė krishterėt e fshatit Draganj, sapo mėsuan pėr tė vrarėt dhe krimet qė ishin kryer nė Paramithi, ashtu edhe pėr emrat e kriminelėve qė kishin kryer masakrat, informuan parinė e myslimanėve tė kazasė sė Margėlliēit qė tė merrnin masa mbrojtėse dhe tė mos u besonin premtimeve tė Napoleon Zervės dhe tė njerėzve tė tij. Ndėrkohė, opinioni i shėndoshė i tė krishterėve tė rajonit tė Ēamėrisė, ishte shumė i indinjuar pėr krimet qė kryenin bandat kriminale tė edeistėve dhe pėrpiqeshin me tė gjitha mėnyrat tu vinin nė ndihmė myslimanėve shqiptarė nė Ēamėri. Kėshtu p.sh., kur forcat edeiste po i afroheshin Pargės dhe Gumenicės dhe marshonin drejt Filatit, u aktivizuan mjaft tė krishterė pėr mbrojtjen e myslimanėve.
Pėrballė masakrės, ēamėt nė krah tė njėri-tjetrit
Por ēamėt e krishterė, (qė pėr momentin nuk u prekėn nga Zerva, por mė vonė do tė kishin tė njėjtin fat si bashkėkombėsit myslimanė), e pėrjetonin me dhimbje tragjedinė e vėllezėrve tė tyre myslimanė, duke bėrė tė pamundurėn pėr tu shpėtuar jetėn. Shembulli i mėposhtėm ėshtė shumė kuptimplotė.
Ilia, nga fshati Sidher, shkoi menjėherė te vėllami i tij nė fshatin Galbaq dhe me lot nė sy i thotė: Myslimanė e tė krishterė, jemi tė gjithė vėllezėr. Unė jetėn e kam nga ti, vėllai im. Atė qė ke bėrė ti vėlla Abaz, nuk mund ta bėj unė. Edhe vėllezėrit e tjerė tė krishterė tė Sidherit ju mbėshtesin dhe ju pėrkrahin juve myslimanėve tė njė gjaku tė Galbaqit. Mė besoni sa ngushtė e ndjej veten unė dhe sidherjotėt e tjerė, qė nuk mund ti bėjmė ballė egėrsisė sė kriminelėve tė Zervės. Ata janė betuar pėr tė mos lėnė kėmbė ēami mysliman nė Ēamėri. E them me dhembje, por pėr tė shpėtuar duhet tė largoheni pėr nė Shqipėri....
Lidhur me kėtė, njė nga tė mbijetuarit, i moshuari Abaz Mezani tregon: Vepruam ashtu siē na porositi vėllami im, Ilia. Morėm familjet dhe tėrė fshati mori rrugėn e emigrimit pėr tė shpėtuar nderin dhe jetėn e pjesėtarėve tė familjes, duke lėnė prapa gjithēka qė patėm vėnė me mund e djersė, ne dhe tė parėt tanė, (dėshmi gojore e A.M.)
(Vijon nesėr)
Ajo qė po ndodhte, veēohet si njė ndėr barbarizmat mė tė egra tė shekullit nė Ballkan e mė gjerė. Pamjet ishin tė tmerrshme: grabiteshin shtėpitė e myslimanėve, rrėmbeheshin gra e vajza qė pasi pėrdhunoheshin, masakroheshin nė mėnyrė ēnjerėzore. Ndėrkohė edhe ndaj burrave myslimanė, qė ishin mbledhur nė shkollėn e qytetit, para syve tė Kranjės, nisi njė valė e egėr terrori.
Tė krishterėt e Ēamėrisė, ishte shumė i indinjuar pėr krimet qė kryenin bandat kriminale tė edeistėve dhe pėrpiqeshin me tė gjitha mėnyrat tu vinin nė ndihmė myslimanėve shqiptarė nė Ēamėri. Kėshtu p.sh., kur forcat edeiste po i afroheshin Pargės dhe Gumenicės dhe marshonin drejt Filatit, u aktivizuan mjaft tė krishterė pėr mbrojtjen e myslimanėve.
http://www.shekulli.com.al/news/51/A...008-01-13.html
|
|