Shkrim i veēuar
I vjetėr 1.2.2008, 08:33   #8
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Kush ėshtė Mohameed Al Zavahiri "inxhinieri" i kėrkuar nga CIA
Gsh / 2004

Egjiptiani Mohammed Al Zavahiri, i njohur me nofkėn "inxhinieri", ėshtė vėllai i udhėheqėsit shpirtėror tė Xhihadit Islamik Egjiptian, Ayman Al Zavahirit, i njohur me nofkėn "doktori" dhe njėkohėsisht krahu i djathtė i Bin Ladenit. Mohammed rezulton se ka hyrė nė Shqipėri nga viti 1994 deri nė vitin 2000, pavarėsisht se emri i tij ka qenė ndėr mė tė kėrkuarit gjatė aksionit tė pėrbashkėt antiterror tė shėrbimit inteligjent amerikan (CIA) dhe SHIK-ut, nė pranverėn e vitit 1998. Mohammed dhe vėllai i tij Ayman i shpėtuan arrestimit gjatė atij aksioni dhe u larguan nga Shqipėria. Nė prill tė vitit 1999 gjykata ushtarake e Kajros, gjatė vendimit pėr katėr anėtarėt e celulės sė Xhihadit Islamik Egjiptian tė arrestuar Tiranė, i dėnoi dy vėllezėrit Zavahiri me vdekje nė mungesė, si organizatorė tė vrasjes sė presidentit egjiptian Al Saddat. Mohammed ėshtė treguar mjaft i guximshėm, duke hyrė nė Shqipėri edhe pas vitit 1998.

Shėrbimet inteligjente amerikane dhe tė disa vendeve Perėndimore i kanė ndjekur gjurmėt e tij edhe gjatė luftės sė Kosovės. Pėr herė tė fundit silueta e Mohammed ėshtė parė nė Shqipėri gjatė vitit 2000. Nuk egziston foto e Mohameed por personat qė kanė kontaktuar me tė kanė deklaruar se ėshtė rreth 180 centimetra i gjatė dhe ka njė moshė rreth 42-vjeē.

Incidenti me policinė italiane e shpėtoi rastėsisht nga arrestimi jemenasin e dyshuar

Pesė kampingje tė hapura gjatė muajve tė nxehtė tė verės, pėr fėmijėt nė nevojė ekonomike, kanė shėrbyer si mbulesė pėr donacionet, nė shuma tė mėdha tė futura ilegalisht nė Shqipėri. Pėr tė kamufluar donacionet e mėdha tė sjella ilegalisht nė Shqipėri, pėrveē ndėrtimit tė objekteve tė kultit, janė shfrytėzuar dhe hapja e disa kampingjeve verore pėr fėmijėt nė nevojė.

Gjatė hetimit pėr tė zbuluar veprimtarinė e jemenasit Pateel dhe destinaconin e parave qė ai ka sjellė ilegalisht nga jashtė, agjentėt e Antiterrorit kanė zbuluar njė tjetėr aktivitet qė pėrdoret si kamuflim pėr tė humbur gjurmėt. Konkretisht, gjatė muajėve tė verės, nė kohėn e pushimeve pėr fėmijėt e shkollės 8-vjeēare, janė hapur kampingje nė natyrė, me donatorė shoqata apo fondacione tė huaja islamike. Duke ndjekur gjurmėt e Pateel-it agjentėt e Antiterrorit zbuluan se ai ishte njeriu qė do tė sillte paratė pėr shpenzimet e kėtyre kampingjeve.

Kampingjet

Gjatė sezonit tė pushimeve verore nė pesė zona tė vendit, kryesisht nė periferi tė disa qyteteve, u hapėn kampingje nė natyrė, qė kishin si synim trajtimin dhe argėtimin e fėmijėve qė rridhnin nga familje nė nevojė ekonomike.

Nė kėto kampingje fėmijėt trajtoheshin me ushqim nė dy vakte, mėngjes dhe drekė. Tė gjitha shpenzimet pėr instruktorėt dhe kujdestarėt e fėmijėve, pėr ushqimin e tyre dhe aktivitete tė tjera, ishin tė financuara nga donacione tė ardhura nga jashtė vendit.

Nga informacioni qė kanė siguruar agjentėt e antiterrorit rezulton se jemenasi njihej ose paraqitej si financues i pesė kampingjeve tė hapura pranė Yzberishtit, Divjakės, Kavajės, Lushnjės dhe Elbasanit. Kėto kampingje kanė funksionuar gjatė gjithė verės dhe janė mbyllur nė fund tė gushtit, para se tė fillonte viti i ri shkollor.

Jemenasi

Pasi kishin siguruar tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr lidhjet e jemenasit Pateel me pesė kampingjet e fėmijėve, agjentėt e Antiterrorit u bėnė gati qė t'i bėnin njė surprizė, sapo ai tė shkelte nė tokėn shqiptare. Kėtė radhė shpresohej qė ai tė mos shpėtonte pa u lagur dhe tė largohej pėrsėri nga Shqipėria, si gjithmonė pa i hyrė gjemb nė kėmbė. Agjentėt e Antiterrorit tė policisė dhe SHIK-ut kanė pritur gjatė gjysmės sė dytė tė muajit gusht tė kėtij viti qė jemenasi Shafeeque Ismael Pateel tė vizitonte Shqipėrinė pėr tė sjellė paratė me tė cilat do tė paguheshin shpenzimet e pesė kampingjeve. Por Pateel u ndalua nga policia italiane nė Bari, nė kohėn qė po pėrgatitej tė nisej pėr nė Shqipėri.

Sipas burimeve nga sektori i Antiterrorit nė Ministrinė e Rendit, thuhet se "njė shtetas me origjinė arabe pagoi njė shumė tė madhe si garanci pėr lirimin e Pateel-it, i cili nė tė vėrtetė, pas kėtij veprimi, u la i lirė". Jemenasi, pasi rifitoi lirinė, e ndryshoi drejtimin e tij, duke mos ardhur nė Shqipėri.

Qysh nga ky ēast agjentėt shqiptarė tė Antiterrorit i kanė humbur gjurmėt e tij, pavarėsisht se e kanė rritur vigjilencėn nė pikat e kalimit kufitar. Madje, pėr kėtė fakt u vendosėn nė Rinas ish-agjentė tė Antiterrorit nė kryeqytet, tė cilėt u trajnuan pėr disa muaj rresht gjatė verės sė kėtij viti nė Egjipt pėr antiterrorizėm, nga instruktorė tė shėrbimeve inteligente amerikane.

Xhamia e Leskovikut u pėrdor si mbulesė pėr donacionet ilegale

Ndėrtimi i xhamisė sė Leskovikut dyshohet se ėshtė pėrdorur si koperturė pėr tė fshehur destinacionin e vėrtetė tė donacioneve nė shuma tė mėdha tė nisura nga Anglia nė drejtim tė Ballkanit. U zgjodh pikėrisht qyteti i vogėl i Leskovikut, pėr faktin se ndodhet nė njė zonė pothuajse tė harruar nga pjesa tjetėr e vendit. Ndėrtimi i xhamisė ka zgjatur pėr mė shumė se dy vjet, ndėrkohė qė pėrmasat e objektit janė modeste.

Njė tjetėr detaj qė ngjall dyshime mbi destinacionin e shumės sė madhe, qė pretendohet se ėshtė investuar nė kėtė xhami, ėshtė edhe madhėsia e objektit, si dhe cilėsia e punimeve. Cilėsia e punimeve ka qenė e dobėt, madje pėr kėtė fakt burime nga Komuniteti Musliman pohuan se ka pasur ankesa dhe nga supervizorėt e objektit.

Pas pėrfundimit tė punimeve, xhamia qė u ėshtė vėnė nė dispozicion besimtarėve tė Leskovikut nuk e pėrligj shumėn qė pretendohet se ėshtė investuar aty.

Identikiti i korrierit

Agjentėt e Antiterrorit nuk disponojnė asnjė foto tė jemenasit Pateel, duke e vėshtirėsuar kėshtu sė tepėmi zbulimin e tij gjatė hyrjes dhe daljes nga Shqipėria. Por, nga informacioni qė agjentėt e Antiterrorit kanė siguruar nė rrugė operative, rezulton se jemenasi ka njė trup mesatar, rreth 165-168 centimetra. Ai preferon kapelet sportive dhe mban pak mjekėr. Pamja dhe veshja e jemenasit ėshtė krejt normale, aq sa nuk bie nė sy dhe nuk tėrheq vėmendjen e personave pėrreth. Nuk disponohen gjurmėt e gishtave tė tij, por dihet vetėm identiteti qė ėshtė: Shafeeque Ismael Pateel. Ndėrkohė, burime nga Komuniteti Musliman pohuan se gjatė dy-tre viteve tė fundit i ka vizituar njė person qė kishte emrin Shefik, por ai ėshtė paraqitur si musliman me origjinė nga Pakistani dhe me banim nė Britaninė e Madhe.

Paratė

Strukturat e specializuara antiterrorizėm kanė dokumentuar tetė vizita tė jemenasit Shafeeque Ismael Pateel nė Shqipėri. Nė tė gjitha kėto raste jemenasi ka sjellė me vetė nė mėnyrė ilegale shuma nga 800 mijė deri nė 1.3 milionė dollarė, tė cilat nuk janė deklaruar nė pikat e kalimit kufitar tė Shqipėrisė. Pateel i ka kaluar shumat e mėdha tė parave pa u zbuluar nga kontrollet rutinė tė autoriteteve shqiptare nė aeroport. Gjatė muajve tė nxehtė tė verės janė ngritur pesė kampingje nė zona tė ndryshme tė vendit, pėr fėmijėt nė vėshtirėsi ekonomike. Kampingjet u ngritėn nė periferi tė Tiranės, afėr Yzberishtit, nė Kavajė, nė Divjakė, nė Lushnjė dhe nė Elbasan.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar