4.2.2008, 18:51
|
#1 |
| | Citim: Ismet Toto
Njerėzit qė pėrbėjnė njė shoqėri njerėzore, njė popull dhe mbasandaj njė shtet, ndahen nė shumė klasa e kategorira. Njė nga kėto ndarje ėshtė dhe kjo: njerėz qė ndiejnė pėrgjegjėsira dhe njerėz qė nuk ndiejnė pėrgjegjėsira. Tė parėt kanė njė kuptim tė thellė tė historisė, kanė njė shqetėsim pėr tė ardhmen dhe veprojnė tėrė jetėn e tyre si misionerė tė ndritur pėr respekt tė vlerave tė ndryshme qė u janė lėnė trashėgim nga tė parėt dhe pėr tė krijuar kondita mė tė bukura, mė fisnike dhe mė tė shėndetshme pėr brezat qė vijnė. Kėta e kuptojnė jetėn si njė vazhdimėsi tė pambaruar dhe jetėn e tyre personale si njė nyjė tė ndėrgjegjshme nė kėtė zinxhir tė gjatė. Veprojnė paprerėsisht duke pasur paprerėsisht nė mėndje tė shkuarėn dhe tė ardhmen nė njė pėrfitim tėrėsor. Shpeshherė ndjenja e pėrgjegjėsisė sė njeriut historik arrin lartėsirat e frikshme tė heroizmės, faza mė e shenjtė dhe mė e shkėlqyer, qė dallon qenien njerėzore nga qenie tė tjera.
Nė kundėrshtim tė madh me kėtė lloj njeriu, vjen ai qė s'ndien pėrgjegjėsira. Ai rron njė jetė tė thjeshtė biologjike, si ēdo qėnie. Si ēdo qėnie tjetėr e gjallė, ai kujdeset vetėm e vetėm pėr "krodhėn e bukės", pėr "strehėn", pėr "veshjen" tė shumtėn pėr njė shėndet abondant. Jashtė kėtyre gjėrave nuk i intereson gjė, pėrveē disa dėfrimeve, tė cilat i kėrkon ēdo gjė e gjallė, sipas natyrės sė saj. Ky lloj njeriu rron nė shoqėri, i adaptohet ēdo situate qė krijojnė tė tjerėt, paguan, mundohet tė pėrfitojė me mėnyra tė ndryshme dhe mjaft. Nuk nxier zė, nuk interesohet ē'do tė ngjasė nesėr dhe as e kupton rrezikun, ngjersa i ka dalė aktualisht pėrpara syve tė tij.
E kupton jetėn personale, tė shumtėn, brenda katėr mureve tė familjes sė tij. Shoqėria jashtė shtėpisė, ekziston vetėm pėr t'ia bėrė tė mundur qė ai tė punojė dhe tė fitojė ē'i duhet.
Gjithė kjo ėshtė fare natyrale pėr shumicėn dėrrmonjėse tė turmės sė pazhvilluar dhe primitive. Foshnjėria e mendjes sė saj, instinktet shtazarake tė papunuara fare, ngushtėsia tmerronjėse e pikėpamjeve tė saj egoiste, janė mjaft qė ta justifikojmė tėrė kėtė papėrgjegjėsi qė tregon kundrejt jetės shoqėrore.
Po kur hedhim njė vėshtrim nė mes tė klasės sė zhvilluar tė shoqėris sonė, nė mes tė atyre njerėzve, qė kanė mbaruar nga njė shkollė, qė dinė tė jetojnė, qė dinė se ē'ėshtė shoqėria dhe qytetėrimi dhe kur shohim se 90% e kėsaj klase ėshtė e pėrbėrė nga njerėz fare tė papėrgjegjshėm, nuk mund tė mos tmerrohet njeriu. Avokatė, mjekė, inxhinierė, etj., kemi plot tė tillė qė jashtė punėve tė zyrės sė tyre, as duan tė dinė se ē'bėhet, ose qė dhe nė tregojnė njė farė interesimi nėpėr bisedat e kafeneve, e bėjnė vetėm pėr tė mbuluar skandalozitetin e sjelljes sė tyre, ose pėr tė kritikuar ndonjė tjetėr qė vepron.
Kur u plak Shqipėria kaq shpejt? Kur u fyshkėn ndjenjat e atdhedashurisė? A kaq shpejt u tha dhe u zhduk dhe pika e fundit e gjakut tė dėshmorėve tanė? Apo u bė kaq e fortė Shqipėria, sa mund tė mos kujdesemi mė pėr tė?
Turp dhe turp i madh t'u vijė tė papėrgjegjshmėve intelektualė. Dikush do tė paguajė njė ditė dhe kurrkush mė fort se tė papėrgjegjshmit, qė fryhen e majmen nė kėto ēaste me rėndėsi tė jetės sonė kombėtare.
Illyria, 1934
| |
| | |
| |