Shkrim i veēuar
I vjetėr 13.2.2008, 19:04   #1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

1968: Demonstratat shqiptare nė Shqipėri tė Veriut


Sheradin Berisha

Pozita kushtetuese e Kosovės dhe e viseve tjera shqiptare nė ish - Jugosllavi, nė periudhėn 1946-1968

Dihet mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova me Kushtetutėn e parė tė Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė, miratuar mė 31 janar 1946, u definua si njėsi autonome territoriale - administrative brenda Serbisė e quajtur: ”Qarku Autonom i Kosovės dhe Metohisė (QAKM)”. Dhe, ky bashkim i dhunshėm i Kosovės me Serbinė qe vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej shqiptarėve tė ndarė nga Shqipėria londineze, pėr faktin se kompaktėsisė gjeografike tė Kosovės iu shkėputėn trevat etnike shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore, nė Mal tė Zi por edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku shqiptarėt ishin shumicė.

Akti mė i lartė juridik-kushtetues i QAKM-s ishte statuti, i cili duhej tė ishte nė pajtim me Kushtetutėn e RFPJ dhe atė tė Sėrbisė. Pas aneksimit tė Kosovės (Republikės sė Sėrbisė) dhe pas sanksionimit tė statutit tė QAKM-s, shteti jugosllav e vazhdoi politikėn diskriminuese ndaj shqiptarėve nė ēdo sferė tė jetės. Nė tė gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe republikane, nga viti 1946 deri nė vitin 1963, statusi i gjuhės shqipe, ashtu si statusi i autonomisė sė Kosovės, erdhi duke u rrudhur dhe nė kėtė kontekst e gjithė jeta private, shoqėrore e politike e shqiptarėve ishte vėnė nėn kontrollė tė plotė tė UDB-sė, e cila kishte hapur rreth 120 mijė dosje pėr shqiptarėt. Me Kushtetutėn e 7 prillit 1963, RFPJ shndėrrohet nė Republikė Socialiste Federative tė Jugosllavisė (neni 1), ndėrkaq Kosova shpallet Krahinė Autonome (neni 111), ndėrsa shqiptarėt nga nocioni “pakicė kombėtare” me kėtė Kushtetutė u definuan si ”kombėsi”. Kjo Kushtetutė nuk kishte sjellur ndonjė ndryshim esencial nė trajtimin e shqiptarėve, por megjithatė sinjalizonte ndryshime qė mund tė bėheshin nė tė ardhmen.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar