| Bisha
Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Konfliktet politike nė mes tė forcave byrokratike dhe atye unitariste (pėr ēėllime sunduese), qė rezultuan me shkarkimin e Rankoviqit - nė plenumin e Brioneve
Shqiptarėt gjatė periudhės 1948-1966 (qė nė popull quhej si koha e Rankoviqit), u pėrballėn me njė fushatė tė egėr shkombėtarizimi e shpėrnguljeje masive nga trojet e tyre stėrgjyshore. Krahu shovinist serb, i drejtuar nga Aleksandėr Rankoviqi, sekretar i Komitetit Qėndror tė LKJ-sė, ministėr i Punėve tė Brendshme dhe nėnkryetar i Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, gjatė kėsaj periudhe pushtetin e vet tė dhunės mbi shqiptarėt e ushtroj nėn ombrellėn e kryetarit J.B.Tito. Asokohe A.Rankoviqi, bėnte politikėn e kuadrove partiake e shtetėrore nė tė gjitha republikat e posaqėrisht nė Serbi dhe mbikėqyrte tė gjitha institucionet partiake, shtetėrore dhe ushtarake, madje ai mbikėqyrte edhe punėn e jetėn private tė kryetarit tė shtetit e tė Partisė -Titos.
Sė kėndejmi, nė fillim tė viteve tė 60-ta kur kreu shtetėror jugosllavė nisi njė reform ekonomike nė shkallė vendi, pėr shkak tė pabarazisė ekonomike lindėn kundėrshtimet e para ndėrmjet republikave, tė cilat shumė shpejt u shndėrruan edhe nė konflikte tė hapura politike. Kjo situatė e rėndė u shpėrfaq nė disa mbledhje tė Komitetit Ekzekutiv tė LKJ-sė, tė zhvilluara nė nėntor tė vitit 1965 e shkurt tė vitit 1966. Pushtetarėt serb, qė me kohė kishin zėnė pozita sunduese politike nė federatė (UDB, ushtri, polici e nė aparatin burokratik), meqė kėtė reformė ekonomike me kėrkesat e saj decentralizuese, e shihnin si formė tė avancimit tė Sllovenisė e Kroacisė dhe si njė rrezik pėr dobėsimin hegjemonist tė tyre, atėherė u vunė nė lėvizje pėr t“iu kundėrvėnė reformave tė tilla.
Nė kėto zhvillime politike u krijuan dy forca rivale: forcat burokratike decentralizuese nė krye me Titon dhe ato unitarise serbe nė krye me Rankoviēin. Pėr t“i sfiduar forcat unitariste serbe nė radhėt e pushtetit, Titoja nė qershor 1966 nė mbledhjen e KE tė KQ tė LKJ-sė formoj njė komision tė posaqėm, pėr tė shqyrtuar veprimtarinė e aparatit tė Sigurimit tė Shtetit (UDB-sė), qė drejtohej nga Aleksandėr Rankoviē. Dhe, nė Plenumin e IV tė KQ tė LKJ-sė tė mbajtur mė 1 korrik 1966 nė Brione, fuknsionarėt mė tė lartė tė UDB-sė si A.Rankoviē, Svetisllav Dolasheviē... akuzoheshin se kishin keqpėrdorur pozitėn, se nėpėrmjet tė rrjetit tė gjerė tė bashkėpunėtorėve tė tyre nė organizatat punuese e madje edhe nė parti kishin synuar tė vendosnin kontrollin mbi njerėzit e thjeshtė deri tek udhėheqėsit mė tė lartė politik nė vend, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Titon. Ky Plenum rezultoi me dorėheqjen e Rankoviqit prej detyrave tė partisė dhe tė UDB-sė, ndėrsa nė mbledhjen e dhomave tė Kuvendit federativ, mė 14 korrik 1966 ai dha dorėheqje si deputet dhe nėnkryetar i RSFJ-sė.
Nė tetor tė atij viti KQ i LKJ-sė e pėrjashtoi A.Rankoviēin nga LKJ-ja, dhe pasi ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr tij dhe bashkėpunėtorėve tjerė ėshtė ndėrpre, pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve, ndėr ta shumė personalitete tė larta politike, qė ishin pėrfshirė nė veprimtarinė kriminale tė organeve tė UDB-sė. Denimi verbal i Rankoviēit, duke u ngarkuar me pėrgjegjėsi pėr ērregullime serioze nė shėrbimin e Sigurimit tė Shtetit, mė shumė ishte njė taktikė dinake e J.B.Titos, sepse ai me kohė i dinte tė gjitha deformimet qė ndodhnin nė organėt e UDB-sė. Nė Plenumin e Brionit nuk u tha asnjė fjalė pėr arsyet e vėrteta tė shkarkimi tė Rankoviēit, pra pėr kundėrshtimin e tij ndaj Reformave ekonomike e ndaj sistemit tė vetadministrimit ,sepse fajėsimi pėr shkeljet e shpėrdorimet e rėnda tė pėrditshme tė organeve tė UDB-sė, ishte njė akuzė, e cila nga tė gjitha shtresat e popullsisė pranohej mė lehtė dhe ngjallte kundėr tij njė revoltė shumė mė masive se sa tė denoncojė kundėrshtimet e tij ndaj Reformės ekonomike apo vijimsinė e kursit tė vetadministrimit, ku iniciatorė ishte vetė Tito dhe grupi i tij.
Nė kuadėr tė fushatės qė ndėrmori J.B.Tito pėr tė goditur Rankoviēin, njė vend tė posaqėm kishin edhe shqiptarėt. Shkarkimi i Rankoviēit dhe ithtarėve tė tij nga postet e rėndėsishme shtetėrore e partiake, ndonėse ishte goditje serioze pėr regjimin e egėr policor nė Jugosllavi, njėherėsh vinte nė dukje edhe kontradiktat ndėrnacionale dhe luftėn e ashpėr qė po zhvillohej pėr pushtet nė gjirin e udhėheqjes sė saj. Brenda politikės koniunkturale, pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė ri midis klaneve... kreu i PKJ (mė pas LKJ-sė) J.B.Tito filloi t“u buzėqesh edhe shqiptarėve. Si fillim, pati kujdes tė fshinte nga kujtesa popullore krimet e bėra prej vetė atij dhe Rankoviēit, dhe nė diskutimet publike pėr denoncimin e veprimtarisė sė klanit rankoviēian, u pėrpoq qė ta thejė kompleksin e inferioritetit qė u ishte imponuar shqiptarėve. |