| Dyftyrėsia e Fadil Hoxhės
Kundėrshtimi i kreut jugosllav, i sinjalizoi qartė strukturat politike nė Kosovė, pėr luftimin e opcionit tė Republikės me tė gjitha mjetet. Burokracia politike shqiptare, e cila deri nė vitin 1966 qe zbatuese e verbėt e politikės shoviniste tė Rankoviqit, nė kėto rrethana pėr tė dėshmuar lojalitet dhe basnikri tė plotė ndaj politikės sė reklamuar tė Titos, pėr Socializmin Vetqeverisės, pėr vėllazėrim - bashkimin e plotė e tė slloganeve tė tjera, doli hapur kundėr kėrkesės pėr Republikė.
Dy qėndrime tė Fadil Hoxhės (Kryetar i Komisionit) duket se e vėrtetojnė kėtė pėrfundim. Mė 22 prill 1968 nė mbledhjen e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės F.Hoxha deklaron: Gjatė disa mbledhjeve tė zhvilluara nė Beograd, unė kam thėnė se mospranimi i kėtyre kėrkesave (Kerkesa republikė - vėrejtja ime) dhe propozimeve tė tjera, tė cilat sipas mendimit tonė janė shumė realiste dhe tė domosdoshme do tė na detyrojnė tė kėrkojmė mėnyra tjera pėr tė gjetur zgjidhje. Ndėrkaq, nė tetor tė atij viti, nė njė mbledhje tė Kuvendit tė Kosovės ai thekson: Ne nuk jemi tė orientuar pėr republikėn. As Komisioni, as faktorėt tjerė politikė tė Kosovės, tė cilėt mbi vete e kanė pėrgjegjėsinė e plotė, e as faktorėt tjerė jashtė Kosovės, nuk janė tė orientuar pėr krijimin e republikės!!
Me kėto veprime, Fadil Hoxha dhe pėrgjithėsisht politikanėt shqiptar kanė dėshmuar qėndrimet e tyre tė dyzuara, pavendosmėrinė pėr t“i tejkaluar kornizat e autonomisė, dhe pėr t“u pėrballuar me guxim karshi presionit serb e jugosllav, nė mėnyrė qė tė zgjidhet pėr momentin ēėshtja kombėtare nėpėrmjet satusit tė republikės. Fushata antirepublikė e zhvilluar nga strukturat autonomiste nuk u mirėprit nė popull, e veēanėrisht nga intelektualė e studentė, qė vepronin nė kuadėr tė organizatave politike ilegale tė kohės. Deri nė vitin 1968, ndonėse tė gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim tė vetin - ēlirimin e Kosovės me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė, pa hequr dorė nga nga ky qėllim, do tė angazhohen edhe pėr jetėsimin e opcionit tė Republikės, tė pėrfshirė kėtu Kosovėn dhe viset tjera shqiptare nėn Jugosllavi dhe kjo u konsiderua si shkalla e parė pėr realizimin e bashkimit kombėtar. |