Shkrim i veēuar
I vjetėr 13.2.2008, 19:08   #4
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Demonstratat studentore tė vitit 1968 nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare

Ndonėse viti 1968 njihet si vit i lėvizjeve studentore nė Evropė, ku universitetet mė tė njohura tė Francės, tė Gjermanisė dhe tė Anglisė u pėrfshinė nė valėn e trazirave studentore tė sė”majtės sė re”,megjithatė ato nuk reflektuan aspak tek lėvizja studentore shqiptare e Kosovės,pėr faktin se lėvizja studentore evropiane kishte karakter social,ishte lėvizje shoqėrore dhe synonte njė rend mė tė mirė shoqėror, ndėrkohė qė lėvizja studentore e Kosovės kishte karakter kombėtar,karakter tė rezistencės kundėr njė robėrie tė egėr shekullore. Nė qershor 1968 shpėrthyen demonstratat studentore edhe nė Beograd,tė cilat ndonėse u pėrpoqėn tė manifestonin jehonėn e demonstratave studentore tė Evropės,ato u pėrshkuan me kėrkesa ultranacionaliste e shoviniste. Nė kėto rrethana u planifikuan demonstratat studentore nė Kosovė.


Kush i organizoi Demonstratat e tetorit 1968 nė Prizren, nė Therandė (ish – Suharekė) dhe nė Pejė?

Nė Kosovė demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore, fillimisht shpėrthyen nė tetor, vazhduan nė nėntor dhe pėrfunduan nė dhjetor 1968. Demonstrata e parė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, u organizua mė 6 tetor 1968, nė qytetin e Besėlidhjes shqiptare nė Prizren. Vatėr kryesore e saj ishte Shkolla e Lartė Pedagogjike ”Xhevdet Doda” nė kėtė qytet. Nė organizimin e demonstratės u shquan studentė, nxėnės e arsimtarė tė Gjimnazit: Meriman Braha, Isa Demaj, Pashk Laēi, Haxhi Maloku, Zymer Neziri, Gjergj Camaj, Shpresė Elshani, Simon Kuzhnini, Rafet Rama, Lemane Braha, Pjetėr Dreshaj, Isė Morina etj, ndėrsa u pėrkrahėn edhe nga intelektualė, zejtarė tė qytetit dhe fshatarė tė fshatrave pėrreth.

Demonstruesit e grumbulluar nė afėrsi tė SHLP - ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishės), tė prirė nga flamuri kombėtarė, qė mbanin lartė vajzat Shpresė Elshani dhe Lemane Braha, marshuan nė drejtim tė sheshit ”Shadėrvan” dhe kaluan rrugės kryesore duke brohoritur parullat: ”Rroftė flamuri kuq i e zi!”, ”Rroftė populli shqiptar!”, ”Duajm Universitet!”, ”Duam barazi!” dhe Kosova Republikė!”. Masa e demonstruesve qė tashmė kishte arritur nė rreth 3 mijė vetė, pas paraklalimit rrugėve tė qytetit u grumbulluan nė sheshin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Para demonstruesve nė shesh, organizatorėt: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosėn Flamurin Kombėtar, ndėrsa Haxhi Maloku e mbante nė duar me krenari. Pasi iu bėnė nderime drejtuesve tė LSHP-sė, Abdyl Frashėrit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve tė tyre, u lexua edhe njė letėr ku u paraqitėn synimet e popullit shqiptar, qė tė jetojė i lirė si popujt e tjerė; t“i gėzojė tė gjitha tė drejtat ashtu si popujt tjerė nė Federatė; tė flasė lirisht kudo gjuhėn e vet shqipe dhe t“i pėrdorė lirisht simbolet e veta kombėtare; tė shkollohet nė gjuhėn amtare nga fillorja e deri nė universitet; tė ketė punė edhe pėr shqiptarėt, nė administratė tė pėrdoret gjuha shqipe etj. Masa e tubuar pėr tė manifestuar kėrkesat pėr barazi kombėtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugėve tė qytetit pėr t“u kthyer mėpastaj sėrish nė sheshin e selisė sė LSHP-sė dhe nga aty u shpėrndanė tė qet. Gjatė tėrė kohės, demonstruesit ishin nėn vėzhgim tė forcave tė mėdha policore, tė cilat pėr tė mos eskaluar situata nė pėrmasa tė paparashikueshme, nuk intervenduan pėr shpėrndarjen e tyre. Pas kėsaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorėt e saj, tė cilėt pasi u mbajtėn 2-3 javė nė izolim u liruan, me qėllim qė tė mos i jepet publicitet kėsaj ngjarje tė madhe historike.

Njė demonstratė e ngjashme me kėto kėrkesa, dy ditė mė vonė (8 tetor) u organizua edhe nė Suharekė, nga veprimtarėt: Hamėz Morina, Haxhi e Ajshe Bajraktari etj. Ndėrkaq demonstrata e tretė u mbajtė mė 27 tetor 1968 nė Pejė. Organizatorė tė demonstratės ishin: Skėnder Kuēi, Isa Demaj, Zyber Neziri, Ramadan Blakaj, Xhemail Gashi etj, tė cilėt pėr tė qenė pjesmarrja sa mė masovike nė demonstratė shkruan dhe shpėrndanė njė thirrje drejtuar popullit. Ditėn e caktuar, nė orėn 14 nxėnėsit dhe studentėt e Shkollės sė Lartė ekonomike-Komerciale nė Pejė, u brumbulluan nė oborrin e shkollės Normale ”Ali Kelmendi”. Aty iu bashkuan edhe nxėnėsit e shkollės bujqėsore ”Boris Vukmiroviq”. Nga kjo qendėr shkollore qė gjindet nė Vitomiricė, demonstruesit, duke ju prirė i riu Skėnder Kuēi me flamurin kombėtar nė dorė, marshuan rrugės qė vjen prej Mitrovicės nė drejtim tė Pejės, e cila tė shpien nė qendėr tė qytetit.

Gjatė rrugėtimit, demonstruesit u pėrpoq t“i ndalonte Kryetari i Komitetit tė Lidhjes sė Rinisė sė Pejės Lekė Vuksani, por nuk pati sukses. Njė pjesė e demonstruesve, ndėrkohė shkuan nė tregun e qytetit dhe ju bėnė thirrje tregėtarėve qė t“i bashkohen demonstratės. Me kėtė rast tregu u boshatis dhe tė gjithė u solidarizuan me studentėt dhe nxėnėsit. Nė ato momente numri i demonstruesve arriti nė rreth 7 mijė veta. Kjo masė demonstruesish nė orėn 15 u grumbulluan nė sheshin e qytetit, pėrpara Kuvendit tė Komunės dhe aty mbi ēoshkun e “Rilindjes” (qė ishte pėrskaj ndėrtesės sė Komunės) pėrreth 20 minuta e mbajti njė fjalim S.Kuēi. Mė pastaj edhe 2-3 tė rinjė tjerė hipėn pėrmbi ēoshk dhe brohoritėn parulla pėr: flamurin, pėr Kushtetutėn, pėr Republikėn, pėr universitetin etj dhe masa e tubuar me ovacione tė vazhdueshme i pėrsėriste kėto parulla. Meqenėse demonstrata ishte paqėsore dhe s“pati dėme materiale, formacionet e policisė edhe pse tė pėrgatitur me tė gjitha paisjet pėr intervenim, nuk patėn urdhėr pėr shpėrndarjen e demonstruesve, nga frika e eskalimit tė situatės nė pėrmasa tė paparashikueshme. Me demonstratėn e Pejės u pėrmbyllė cikli i parė i demonstratave shqiptare, tė cilat pushteti, duke dashur t“i minimizojė ato, organizatorėt e saj nuk i dėnoi shumė, pėrveēse me disa ditė burg pėr kundėrvajtje.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar