| Bisha
Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 1.Demonstrata nė Prishtinė
Ndonėse masat e rinisė studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar pėr kohėn dhe vendin e fillimit tė demonstratave, qė nė orėt e para tė pasdites, pėrkundėr forcave tė mėdha policore tė pėrqėndruara nėpėr udhėkryqet kryesore tė Prishtinės, ato ishin tubuar nėpėr fushat sportive tė qytetit, nėpėr konviktet e studentėve, nėpė shkolla fillore dhe tė mesme si dhe nėpėr vende tjera publike, duke pritur ēastin e filllimit tė demonstratės. Ashtu siē ishte pėrcaktuar, demonstrata nisi nė orėn 16 e 55 minuta, para Fakultetit Filozofik tė Prishtinės. Deri nė orėn 17 masa e demonstruesve u rrit nė rreth 8 mijė veta. Duke qenė nė ballė tė masės sė grumbulluar, organizatorėt e demonstratės dhe disa tė rinjė me flamuj kombėtar, kolona fillloi marshimin nėpėr rrugėn: Marshali Tito nė drejtim tė qendrės sė qytetit.
Demonstruesit, mbanin nė duar shumė transparente me parulla tė shkruara si:
Duam vetvendosje deri nė shkėputje,
Poshtė politika kolonialiste ndaj Kosovės,
Duam bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn,
LNĒ-ja nuk na solli lirinė!,
Duam Kushtetutė!,
Duam Universitet!,
Duam bashkimin e Preshevės... me Kosovėn!,
Pėr tė drejtat tona edhe gjak do tė derdhim!,
Askush tė mos luaj me fatin tonė!,
Nė njė dorė kazmėn, nė njė dorė pushkėn!...
Para qendrės sė studentėve, tash rektorati i Universitetit tė Prishtinės, demonstruesit u pėrballėn me kordonin e policisė dhe gjatė pėrleshjeve masa e demonstruesve e shpėrtheu bllokimin. Pas kėsaj fitoreje, masa vazhdoi marshimin rrugės krysore duke brohoritur e kėnduar kėngėn: Bashkohuni, bashkohuni!... Ejani mblidhuni kėtu, kėtu, kėtu...! Masa e demonstruesve pas parakalimit nėpėr rrugėn kryesore, pėrgjatė ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor, u grumbullua nė platonė (sheshin) pėrpara Tetarit Popullor. Me kėtė rast Osman Dumoshi dhe Skėnder Kastrati qė tė dy ideatorė tė kėsaj demonstrate u ngjitėn mbi kioskėn Optika dhe lexuan njė fjalim para masės sė tubuar.
Masa e demonstruesve leximin e referatit e priti me ovacione duke brohoritur parollat:
Duam Republikė!,
Republikė, republikė!,
Duam-vetėvendosje!,
Vetėvendosje-vetėvendosje!,
Republikė-Kushtetut,
Kushtetut-kushtetut!,
Duam Universitetė!,
Universitet, universitet!etj.
Masa, me tė pėrfunduar referati, zuri tė lėvizte rrugės kryesore drejt Kuvendit Krahinor dhe me kėtė rast qyteti buēiste nga brohoritjet pėr vetvendosje deri nė shkėputje, pėr Republikėn e Kosovės, pėr Kushtetutėn, pėr Universitetin... dhe nga kėngėt atdhetare:
Frynė murlani me stuhi
Qielli ē“bubullonte,
Nėn flamurin kuq e zi
Skėnderbeu luftonte...,
Besa besė, besėn ta kam dhėnė
pėr Kosovėn jetėn ka me dhanė!....
Masa e demonstruesve qė kishte arritur nė disa mijėra vetė, u ndalė para ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor, e cila ishte e rrethuar nga kordonet e policisė tė paisur me automatik dhe me helmeta nė kokė. Me kėtė rast masa kėrkonte t“ju fliste Fadil Hoxha ose do tė hynin me dhunė nė objekt tė Kuvendit. Ndėrkohė masa e revoltuar brohoriti parulla kundėr burokracisė politike si:
Poshtė burokracia!,
Poshtė tradhėtarėt!,
Poshtė Veli Deva!,
Rroftė Klasa punėtore!,
Rrofshin minatorėt,
Rroftė fshatarėsia,
Rroftė rinia,
Poshtė Fadil Hoxha,
Rroftė vėllazėria shqiptare...
Para Kuvendit Krahinor, forca tė mėdha policore dhe njėsitė e zjarrėfikėsve, me qėllim tė shpėrndarjes i sulmuan demonstruesit me shkopinjė gome e vrushkuj uji, ndėrsa demonstruesit iu kundėrvunė me gurė tė kalldermit. Me kėtė rast policia e kishte izoluar njė numėr demonstruesish afėr ėmbėltores Pēella (Bleta), pėrballė ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor dhe i rrihte pamėshirė me shkopinjė gome e me shqelma. Nė ato momente njė grup tjetėr demonstruesish arritėn t“i marrin nė duar tė veta cisternat e zjarrfikėsve dhe me ujin e ftoftė sulmuan policinė dhe i nxorėn nga rrethimi demonstruesit tjerė. Policia nė kėto rrethana tėrhiqet dhe gjatė tėrheqjes kishte mundur t“i ndajė nga turma disa demonstrues, tė cilėt edhe i arrestuan. Pas kėtyre pėrleshjeve, ku pati edhe shumė tė lėnduar nga tė dya palėt, masa e demonstruesve me buēima kėngėsh e brohoritjesh, vazhdoi demonstrimin nėpėr rrugėn kryesore, nė drejtim tė Fakultetit Filozofik.
Mbi njė tarac pėrpara ndėrtesės sė Fakultetit Filozofik (ku u rikthyen sėrish demonstruesit) u zhvillua njė tribunė popullore. Aty shumė oratorė folėn pėr vuajtjet e popullit shqiptar nėn robėrinė serbo (jugo)sllave, pėr krimet qė kishin bėrė ata, qysh prej vitit 1912 mbi popullin tonė, pėr historinė e qėndresės shqiptare kundėr kėsaj robėrie mesjetare etj. Mė pastaj u nderuan edhe dėshmorėt: Shaban Shala e Fazli Gajēevci, si dhe u fol me pietet pėr simbolin e qėndresės shqiptare Adem Demaēi, i cili atėkohė vuante dėnimin prej 15 vjetėsh, nėpėr kazamatet serbe, sė bashku me shumė tė burgosur tjerė. Demonstruesit me tė dėgjuar emrin e Adem Demaēit filluan ta kėrkojnė lirimin e tij nga burgu, duke brohoritur:
Rroftė Adem Demaēi,
Rroftė Kadri Halimi,
Duam lirimin e tė burgosurve politikė...
Strukturat e burokracisė plitike pėr t“i bindur demonstruesit se duhej tė shpėrndahen,me qėllim tė qetėsimit tė situatės, kishin caktuar Ismail Bajrėn pėr tė biseduar me ta. Ai pėr t“i shqyrtuar kėrkesat e shtruara pėrmes bisedimeve, kėrkojė nga demonstruesit qė tė formohet njė Kryesi tė tyre, mirėpo masa e tubuar njėzėri ju pėrgjigjė se Tė gjithė jemi kryesi!....tė gjithė jemi kryesi! Kur pushoi sė foluri z.Bajra, filloi tė buēas zėri i demonstruesve pėr lirimin e shokėve tė burgosur, gjatė kėtij demonstrimi. Me brohoritjet Lironi shokėt, lironi shokėt, masa e tubuar nisi marshimin nė drejtim tė burgut famkeq tė Prishtinės. Nga udhėkryqi, pėrballė shtėpisė sė vjetėr tė mallrave, masa mori rrugėn nė drejtim tė shtėpisė sė armatės (APJ) dhe u grumbulluan para hotelitAvalla, nė afėrsi tė burgut. Forcat policore pėr ta shpėrndarė masėn e tubuar pėrdori gazin lotėsjellės, shkopinj gome dhe armė zjarri. Nė ndihmė tė policisė me kėtė rast kishin ardhur edhe ushtria. Gjatė kėsaj pėrleshjeje nga breshėritė e plumbave qė vinin nga banesat e ballkoneve shtetėrore,qė gjendeshin mbi hotelinAvalla, vritet i riu 17 vjeēar Murat Mehmeti, nxėnės i shkollės sė mesme teknike nė Prishtinė dhe u plagosėn shumė tė tjerė.
Pas kėtij sulmi barbarė nga ana e policisė dhe ushtrisė, masa tėrhiqet nė mėnyrė tė ērregullt (kaotike) nė drejtim tė Kuvendit Krahinor, shkojnė deri te shkolla teknike dhe prej andej marshojne rrugės pėr t“u kthyer sėrish rreth orss 22 tė mbrėmjes nė oborrin e Fakultetit Filozofik. Gjatė rrugėtimit, masa e revoltuar nga gjakderdhja e shkaktuar, duke brohoritur parullat:
Gjakatarėt-gjakatarėt,
Barbarėt,barbarėt,
Ja vdekje-ja liri! Mė mirė vdekje se robėri,
Hakmarrje, hakmarrje!... i rrotulluan disa automjete dhe me gurė thyen dhjetra vitrina tė shitoreve shtetėrore.
Nė sheshin e Fakultetit Filozofik, pasi u nderua me njė minut heshtje dėshmori i sapo rėnė i lirisė Murat Mehmeti, para masės folėn shumė oratorė nga radhėt e studentėve, nxėnėsve, punėtorėve, minatorėve, fshatarėve etj, tė cilėt shfryn mllefin e tyre kundėr pushtetit titist serbo(jugo)sllavė. Pėr tė qetėsuar studentėt, me kėrkesėn e strukturave pushtetore, para masės paraqitet edhe prof.Mark Krasniqi, i cili u bėri thirrje demonstruesve qė tė shpėrndahen, por masa nuk e pėrfilli kėrkesėn e tij. Duke brohoritur parulla tani mė tė njohura dhe duke kėnduar kėngė tė ndryshme patriotike, njė pjesė e demonstruesve qėndruan nė platonė e Fakulteti Filozofik, deri nė orėn 3 tė mėngjesit, tė datės 28 nėntor 1968. Atė mėngjes kur populli shqiptar ishte pėrgatitur ta festoj ditėn e Flamurit, Prishtina ishte vėnė nė njė shtetėrrethim tė plotė ushtarako-policor!! |