Shkrim i veēuar
I vjetėr 13.2.2008, 19:17   #11
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kush i gjykoi - denoi nė „emėr tė popullit“ organizatorėt e demonstratave?

Kėto vlerėsime pashmangshėm, i hapėn rrugė burgosjes sė organizatorėve tė demonstratave. Mė 28 nėntor 1968 arrestohen: Osman Dumoshi. Afrim Loxha dhe Skėnder Muēolli; mė 1 dhjetor arrestohen: Hasan Dėrmaku, dhe Skėnder Kastrati; mė 3 dhjetor arrestohet Xheladin Rekaliu; mė 11 dhjetor arrestohet Adil Pireva; mė 25 dhjetor Ilaz Pireva, ndėrsa mė 27 janar 1969 arrestohet Selatin Novosella.

Gjatė kėsaj periudhe arrestohen edhe dhjetra studentė, nxėnės, mėsues e punėtorė, qė morėn pjesė nė demonstrata, mirėpo shumica prej tyre do tė lirohen, ndėrsa njė pjesė e tyre denohen pėr kundėrvajtje. Pas katėr muaj hetimesh, mė 2, 3, 4 e 7 prill 1969, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajtė njė proces gjyqėsorė kundėr organizatorėve tė demonstratave. Nė kėtė proces u pėrfshi, trupi gjykues i pėrbėrė nga Nazmi Juniku – kryetar, me anėtarėt tjerė – porotė: Beēir Shehi dhe Hysamedin Oruēi si dhe Prokurori i deleguar nga Peja Sahit Meraku. Kjo trupė gjyqtarėsh – porotėsh mė 7 prill 1969 ”nė emėr tė popullit” pėr shkak tė “krimit - propaganda armiqėsore nga neni 118 al. 1 e KP” kėta studentė i shpalli fajtorė dhe ua shqiptoi dėnimin prej 37 vjetėsh burg tė rėndė.

Me kėtė rast studentėt: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dėnuan me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndėrsa Ilaz Pireva, Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga 3 vjet burg. Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn e Prishtinės, u denuan edhe studentėt: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skėnder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndėrsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (qė tė dy rrobaqepės) u dėnuan me nga 2 muaj burg.

Pėr demonstratėn e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (qė tė dy studentė) me nga 10 muaj; ndėrkaq me nga 1 muaj u denuan; Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.
Pėr demonstratėn e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj

Ndėrkaq pėr demonstratėn e Podujevės u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, qė tė dy studentė. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mėsuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skėnder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, qė tė dy me profesion rrobaqepės.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar