Pėrfundim
Demonstratat e vitit 1968 patėn njė rol tė madh nė zhvillimet e mėvonshme politike. Ato e detyruan udhėheqjen jugosllave tė rishqyrtojė statusin juridik tė Kosovės dhe me kėtė rast u ndėrmorėn disa veprime konkrete. Nė shkurt 1969 u miratue ligji kushtetues pėr Kosovėn, i cili hapi rrugė qė ajo ta ketė Kushtetutėn e vet. Me anė tė ligjeve emėrtimi Kosovė e Metohi si krahinė e Sėrbisė, ndėrron emrin nė Krahina Socialiste Autonome e Kosovės (KSAK); Po atė vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhė e dytė zyrtare, krahas gjuhės serbo-kroate; u legalizua pėrdorimi i flamurit kombėtar; ndėrsa nė nėntor 1969 Kuvendi i Kosovės shpalli ligjin pėr themelimin e Universitetit tė Kosovės, i cili do tė jetėsohet mė 15 shkurt 1970. Sė kėndejmi, pas debateve maratonike pėr ndryshimet kushtetuese (1967-1971), Kuvendi federativ i Jugosllavisė mė 21 shkurt 1974 miraton Kushtetutėn e re tė RSFJ-sė, ndėrsa njė javė mė vonė (28 shkurt) edhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovės e miraton Kushtetutėn e parė tė saj, e cila Kosovėn e definon njėkohėsisht, si: pjesė integrale tė Sėrbisė dhe element konstituiv tė federatės jugosllave. Megjithatė kjo Kushtetutė nuk do tė kėnaqė asnjėherė vullnetin e popullit shqiptarė, prandaj dhe organizatat politike ilegale nuk do ta ndalin dot veprimtarinė e tyre atdhetare pėr asnjė moment, pėr tė realizuar synimin dhe aspiratėn madhore - vetėvendosjen dhe bashkim kombėtar.
http://www.radiokosovaelire.com/temat.php?id=30