|
|
#1 | |
|
Anėtarėsuar: 5.2008
|
|
|
Pėr njė princ patriark tė rapsodisė Mark Mesuli ėshtė studiues i zellshėm dhe ndriēues i disa figurave tė shquara tė krahinės sė Pukės dhe tė Mirditės. Libri “Princi i rapsodisė shqiptare” prej 440 faqesh ėshtė i katėrti nė serinė e botimeve tė tij qė synon t’i vazhdojė edhe disa tė tjera nė tė ardhmen. Frrok Haxhia ėshtė njėri prej rapsodėve mė tė njohur nė tė gjithė trojet e Shqipėrisė etnike e mė gjerė gjatė shekullit XX dhe vazhdon. Ėshtė vlerėsuar “njė princ, njė patriark i madhėrishėm i kėngės popullore...” Pa dyshim, ky studim monografik ka risi nė mėnyrėn e analizės e tė sintezės sė krijimtarisė artistike tė Frrok Haxhisė. Arkivi i tij pėrmban njė pasuri me vlerė tė veēantė ku ruan njė korrespondencė tė mė shumė se 100 personaliteteve tė kulturės kombėtare. Ky punim serioz bėn njė analizė dhe sintezė tė rapsodisė nė pėrgjithėsi tė shekullit tė njėzetė dhe tė asaj tė Frrok Haxhisė nė veēanti. Ai arrin nė pėrfundimin se kjo krijimtari ka kryer misionin e vet fisnik pėr trashėgiminė folklorike dhe pėr t’ia lėnė atė brezave. “Kėnga popullore si art bėhet nga njerėz me talent, tė pėrkushtuar, qė pėrbėjnė elitėn, fisnikėrinė e kėtij arti”, - thotė Akademiku, prof. dr. Mark Tirta dhe vijon: “Njė princ, njė patriark i madhėrishėm i kėngės popullore me ēifteli ėshtė pa dyshim artisti Frrok Haxhia, qė pėr rreth 60 vjet krijon e kėndon nė kėtė fushė tė artit... qė vijon njė traditė popullore qė udhėtoi nė shekuj, por atė e ngriti nė njė lartėsi tė re si art, si ide, si forcė ndikuese nė mendje e zemėr tė shqiptarėve, nė atdhetarizėm, nė pėrparim social e kulturor qė koha e sotme na e kėrkon...” Pikėrisht duke u nisur nga ky vlerėsim ėshtė vėnė edhe titulli i librit. Kritiku i artit, prof. dr. Josif Papagjoni, vė nė dukje: “... (Frrokut) vargu i buronte, sepse ėshtė pjesė e qenies sė tij, fibėr e shpirtit, patos emocional... kronikan... qė nė vargje e kėngė me ēiftelinė e tij, frynte e gjėmonte historia, shfaqeshin e pėrshfaqeshin portretet legjendare tė Skėnderbeut... tė Bajram Currit e Ded Gjo Lulit, tė Ismail Qemalit e Selam Musait... dhjetėra e dhjetėra njerėz tė pushkės e tė dijes vinin natyrshėm, shpreheshin, identifikoheshin... Kur dilnin nė skenė at e bir (Tonini i vogėl), shkaktonte te publiku njė kėnaqėsi tė veēantė, e shoqėruar me simpati, admirim, dashuri, gjer edhe me habi... Ishte mbrujtur si rapsod epik, veē zemra e tij preku po aq edhe nga dashuria e ēiltėr, e pastėr...” http://www.standard.al/index.php/kulture/9529.html |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
|
|
Tituj tė ngjashėm
|
| Ēėshtja |
|
Libėr: "Maqedonia shqiptare" nga VNf nė danėn "Tė reja" |