| pretar | Citim: Policia bashkiake e Himarės shkul tabelat nga rruga kombėtare. Ministria e Kulturės: I duan edhe nė greqisht, ligji nuk e parashikon
Himara do tė jetė memece edhe sivjet. Vizitorėt nuk do tė mund tė informohen pėr plazhet, kishat e vjetra dhe monumentet e kulturės. Edhe kėtė verė, nė rrugėt qė tė ēojnė pėr nė Himarė do tė jenė vendosur vetėm pak tabela rrugore, qė tregojnė kthesat e rrezikshme dhe qendrat e banuara, si dhe parullat qė dėftejnė luftėn politike qė bėhet mes shqiptarėve dhe grekėve nė kėtė zonė.
Nė fakt, nė Himarė u instalua nė vjeshtėn e vitit tė shkuar gjithė sinjalistika kulturore-turistike. Nė afėrsi tė ēdo plazhi, tė ēdo kishe tė vjetėr, kėshtjelle apo siti arkeologjik, u vendosėn tabela udhėrrėfyese nė shqip dhe nė anglisht, me qėllim qė tu shėrbenin turistėve vendas dhe tė huaj.
Por, pa mbaruar mirė instalimi i sinjalistikės, Bashkia e Himarės vendosi ti shkulė gjithė tabelat e vendosura nga Llogaraja deri nė Borsh. Qė tė ishin tė denja pėr tė qėndruar nė rrugėt qė kalojnė nėpėr Himarė, kėto tabela na duhet tė ishin shkruar edhe nė greqisht, ndaj bashkia veproi shpejt, edhe pse vendimi pėr vendosjen e tabelave ishte marrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve (DPRRSH), qė ėshtė enti pronar i rrugėve kombėtare.
Vendosja e sinjalistikės kulturore-turistike nė bregdetin e jugut ishte njė projekt i Bankės Botėrore, qė u financua edhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve, si dhe nga qeveritė e Austrisė dhe Holandės.
Majlinda Hoxha, eksperte teknike nė njėsinė e koordinimit tė projektit "Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonės bregdetare", tregon se zbatimi i projektit pėr sinjalistikėn kulturore-turistike nė aksin Orikum-Butrint nisi nė muajin gusht tė vitit 2007 dhe pėrfundoi nė shtator tė po atij viti.
"Mė 2 shtator 2007 na erdhi njė shkresė e policisė bashkiake tė Himarės, qė urdhėronte njė person me emrin Gramoz pėr heqjen e tabelave tė vendosura nė territorin e Himarės. Pėrndryshe, policia bashkiake do ti hiqte vetė tabelat", tregon specialistja. Gazeta "Shqip" ka siguruar njė kopje tė shkresės sė policisė bashkiake tė Himarės, pa numėr protokolli dhe pa vulė, qė ėshtė nėnshkruar nga pėrgjegjėsi i kėsaj policie, Aleks Dedi. Duke iu referuar njė vendimi tė Kėshillit Bashkiak tė Himarės, tė 21 majit 2007, zoti Dedi urdhėron tė heqė tabelat zotin Gramoz, tė cilit meqė nuk ia di mbiemrin, ia ka zėvendėsuar me numrin e telefonit.
Nė fakt, Gramozi, i cili e ka mbiemrin Dalipaj, ėshtė njeriu qė ka importuar tabelat pėr llogari tė projektit tė Bankės Botėrore dhe nuk ka kurrfarė detyrimi pėr vendosjen apo pėr heqjen e tyre.
Megjithėse shkresa nuk drejtohej asgjėkund, koordinatori i projektit "Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonės bregdetare", Jamarbėr Malltezi, i dėrgoi Bashkisė Himarė njė shkresė me anė tė sė cilės kėrkonte zhbllokimin e situatės.
Zoti Malltezi sqaron nė kėtė shkresė qė mban datėn 4 shtator 2007, se projekti pėr sinjalistikėn kulturore-turistike ėshtė kėrkuar nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe ėshtė miratuar nga Kėshilli Teknik i DPRRSH. Ai sqaron gjithashtu, se edhe tabelat qė nuk janė nė rrugėn nacionale, por nė monumentet e kulturės, nuk kanė pėrse tė hiqen, pėrderisa administrimi i kėtyre monumenteve bėhet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės pranė MTKRS.
Korrespondenca pėrfundon kėtu. Bashkia e Himarės nuk kthen mė pėrgjigje, por shkul tė gjitha tabelat, qė nga Llogaraja deri nė Qeparo. Nga ana tjetėr, zoti Malltezi ka kėrkuar qė pėr kėtė ēėshtje tė shprehet Drejtoria e Kodifikimit nė Ministrinė e Drejtėsisė, nė mėnyrė qė tė sqarohet se kujt i jep tė drejtė kodi rrugor pėr vendosjen e sinjalistikės turistike-kulturore nė rrugėt kombėtare.
Kanė kaluar pesė muaj qė kur tabelat u shkulėn dhe asgjė nuk ka lėvizur mė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, as nė Tiranė e as nė Himarė, ku ka njė kėshill bashkiak qė fatmirėsisht nuk zotėrohet nga "Omonia" e Vasil Bollanos. http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=37773 | |