| 6.000 |
Bella omnium contra omnes
Citim:
Patmė shkrojtur nė N.o 28 tė Korēės se tre zotėrinj tė dėrguar nga ane amatorėve tė Besės vajtnė ne Sh. T dhespoti pėr ti kėrkuar lehjen tė pėrsėritet kjo dramė nė shkollėn e foshnjave (nipiagogion) pėr famili vetėm, edhe se dhespoti u pėrgjigj qė smut tė japė leje pėr njė gjė tė kėtillė, se shkolla ka frymė elinizme. Pėrveē kėtyrėve, u zotuam tė ēkoqitim kėtė ēėshtje sot, meqėnėse, kur vumė atė lajmen nė N.o qė shkoi, fleta ishte afro gati pėr tu shtypur.
Qė tė mos dalim, pra, nga fjala qė dhamė, zgjatemi sot mė tepėr pėrmi kėtė ēėshtje.
Kėta zotėrinj vajtnė ne dhespoti edhe me njė fisnikėri tė rradhė i propozuan. Sh. Tij kėrkimin e tyre, duke shtuar se tė hollat qė do tė mblidhen nga kjo dramė, do tė ndahen nėpėr tė varfėrit e Korēės prej njė komisioni, i cili do tė formoheshe prej dy shqiptarėsh edhe dy njerėzve nga Dhimogerondia. Nė kėtė propozim Shėnjtėrij e Tij i pėrgjiq shkurtazi se njė dramė shqipe asndonjėherė smunt tė lohet nė njė shkollė greke.
Kėsaj pėrgjigjeje komisioni theatral i u kundėrshtua, dyke thėnė se ajo shkollė ėshtė e Korēės dhe jo e Greqisė, se asnjė peshė skanė marrė shkollat e Korēės nga Greqia.
Yve dha Dhespoti ini shumė tė zgjuar tė mė bėni kėtė kėrkim, po edhe neve jemi mjaft tė ditur. Yve quani shqiptarė edhe myslimanėt, me tė cilėt neve sduam tė ngatėrrohemi, se shqiptari mysliman pėlqen vetėm pozisionet e larta dhe jo njė marrėveshje me Greqinė (??). Neve gjuhėn shqipe e nderojmė se ėshtė gjuha e vendit, po nėpėr shkollat tona smunt ta futim, se ėshtė shumė e lehtė pėr njė njeri qė di gėrqishten tė shkruaj shqip pa lajthim. Se mos ka rregulla gjuha shqipe, apo mos ka fillollogji. Pastaj stėgjyshėrit tanė na kanė lėnė qėrqishten nėpėr kishėrat dhe gjetkė; yve, pra, qysh mund tė kuxoni tu dilni pėrpara edhe tė vendosni gėrqishten me shqipen? Pastaj kush se merr vesh gėrqishten kėtu nė Korēė?
Tė gjitha kėto e tė tjera tha Sh. e Tij, po tė dėrguarit i dhanė ato pėrgjigje, qė lipseshin dhėnė. Po neve kėtu, dyke kritikuar pak kėtė ēėshtje, kėrkojmė lehjen nga Z-injtė kėndonjės tė shtrojnė edhe mendimin tonė.
Lipset tė dijė Sh. e Tij. dhespoti se shkollat e Korēės, ku msohet gėrqishtja, sjanė tė Greqisė as qė kanė kurė atė karakter, se kėto shkolla janė tė Korēės edhe mbahen me tė hollat e shqiptarėve. Po ēdomethėnė kanė karakter elenik, o shentėri? Apo mos janė sjellė muret dyert e dritaret nga Greqia? Po edhe sikur tė ishte skollė Greqije, prapė fisnikėrija, edhe shtytjet e fesė duheshe tė ju bindnin tė jipnit lehje tė lohet kjo dramė, se qėllim i saj ishte i shenjtė, pėr tė varfėrit e qytetit.
Shqiptari, pra, aq shum ju tremka, sa pėrpara ti haroni edhe fe edhe tė gjitha?
Apo qėnka aq i lik shqiptari, sa su ngjaska njė shkollė as pėr njė natė?
Jo, jo, o shentėri, su mentuat mirė ti mohoni shqiptarit atė qė ka tė dreqtė tė kėrkojė. Po thuani, se Shėnjtėria Tuaj si dhe grekomanėt e Korēės ini tė fanatisur kundėr shqipes edhe pandaj se vini as nė shkollėn as nė kishėn!
Po kuxoj tė thėm se as yve se nderoni gjuhėn shqip, megjithėse rroni ndė mest tė Shqipėrisė dhe ushqejeni prej asaj, se p ta nderonit kėtė gjuhė, e cila ėshtė gjuh e vėndit, do ta mėsonit edhe yve, sikundėr mson frėngjishten ay qė rron nė Francė, anglishten ay qė vete nė Amerikė, nė Angli ose nė Indi edhe turqishten ay qė vetė nė atdhenė Tuaj.
Po, kėshtu ėshtė, edhe neve shqiptarėt (korēarėt) munt tė themi se, meqėnėse su pėrkujdestė ta msoni shqipen me kaq vjet qė rroni kėtu, ini kundėr asaj edhe nesėr a pasnesėr , sikur tė ngjalleshe ndonjė sulltan Hamit dhe tė theshte arnautllara vurr, do tė gėzohėshit shumė se shpėtuat nga rreziku i shqiptarizmės...
Gjuha shqip as ndonjė gjuh' e lehtė ėshtė qė ta shkruaj kushdo, as dialekti greqishtės, se si gjuhė ka rėndėsirėn dhe madhėshtine saj, edhe neve si shqiptarė duhet ta dimė mirė, qė me anėn e saj msojmė ēdo gjuhė tjatėr. Nė doni tė msoni cila ėshtė gjuha shqipe, nisni ta msoni, edhe do tė shėkoni se regulla ka edhe sa gjuhe rėndė qė ėshtė, edhe nė ėshtė dialekt i gėrqishtes apo jo. Pastaj, po tė ishte edhe e tepėrt shqipja pėr shqiptarėt, atėherė e tepėrt do tė ishte edhe gėrqishtja pėr grekėrit, germanēja pėr gjermanėt, italishtja pėr italianėt edhe ēdo gjuhė tjatėr pėr vendin ku flitet. Po, sėshtė ashtu.
Andaj lipset gjuhėn shqipe ta kishit futur dėtyrimisht nė shkollat e kėtushme bashkė me gėrqishten.
Kjo ėshtė udha qė lipseshe tė ndiqnit si njeri i Patriarkanės dhe jo tė thoni se ēdo nxėnės ose nxėnėse e kėtyre shkollave dinė tė shkruajnė shqip, se kėt munt ta provoni vetė duke vėnė njė profesor tė ju shkruajė njė letėr shqip dhe jo njė nxėnėse vetėm. Po tė ishte gjuha jonė kaq e lehtė, o shenjtėri, neve shqiptarėt do tė mos ēanim kryet me vjete pėr tė mėsuar mirė.
Jo vetėm nėpėr shkollat, po edhe nė kishė duhet futur gjuha shqipe, se gėrqishten sta kupton njėri, o Shenjtėri. Kėtu tė gjithė jemi shqiptarė, pėrveē Shentėrisė Tuaj dhe nja 5-6 tė tjerėve. Qė ta kuptojė, pra, fenė shqiptari ortodhoks, lipset ta dėgjojė tė lėēitet nė gjuhėn e vet. Mos shėkoni stėrgjyshėrit tanė korēarė, ēkanė thėnė dhe ēkanė vendosur, se po tė thomi qė duhet edhe neve tė vemė pas gjyrmat e tyre, atėherė duhet tė jemi tė gjithė idollollatėr, se edhe kjo farė feje ėshtė njė nga vendimet e stėrgjyshėrve tanė. Pleqėt, o Shenjtėri, kanė thėnė shumė gjėrra, tė cilat sot neve tė rinjtė, stėrnipėrit e tyre i quajmė marrėsira dhe ėndra. Pleqtė mbesonin se djelli vėrtitet reth dheut, se e vetėmta mėnurė udhėtimi ishte kali dhe govata, se tjetėr dhe pėrveē Evropės ska dh. t. tj. dh. t. tj. Po sot tė gjitha ato idhete para i pėrgėnjeshtroi brezi i shekullit tė 20. Gjithė kėshtu na ngjet sot edhe me prindėrit tanė.
Ata aq e deshnin Greqinė, sa dhe gjaknė tyre derdhnė pėr lirine saj edhe me dorėn e tyre (Koleti) hipi ndė front tė Greqisė mbretnė ēthonė. Gjer kėtu mut tė themi se stėrgjyshėrit tanė bėnė nė atė qė bėri dhe Lord Byroni pėr Greqinė edhe tė tjerė, po stėrgjyshėrit tanė smendoheshin fare as pėr Shqipėrinė, si ēmėntoheshe edhe Byroni me tė tjerėt pėr Atdhen e vet. Byroni ishte engles, pėrpara se tė jetė fillogrek, po stėrgjyshrit tanė kur u mentuan pėr Shqipėrinė? Kur u mentuan tė shkruajnė shqip dhe tė mėsojn gjuhėn e tyre? Sdimė nė vinin ata me tė tjera mentime dhe duall tė gėnjyer, po askurrė smunt tė kini tė drejtė tė na thoni ta leme edhe neve shqipjen se e lanė ata, se ata ishin tė lajthitur e neve nuku bėn tė qėndrojmė nė herėsirėn e tyre, dyke lėruar nė gjuhė tė huaj dhe tonėn...Jo....Jo....
Mbėsonj se edhe yve, kur jini vetė, gjithė kėshtu mentoni.
Pra, pse svini gjuhėn shqipe nė shkollė dhe nė kishė? Pėrkthimet e librave fetarė tė orthodhoksėve, pse si bekoni sikundėr i bekoi Sinadhi rus? Apo sjanė orthodhoksė rusė? Po nė Progrė pėrse dhatė lehje edhe kėtu sipni? Jo, harrova, Shentėrija Tuaj na thot se kjo gjė sėshtė e vėrtetė.
Mbesojmė, Shenjti dhespot, se ėshtė koha tani tė shuhani ēdo fanatizmė edhe tė bėheni vegla e njė paqtimi. Sėshte udhės qė jenė shqiptarėt e Korēės tė ndarė nė shqiptarė edhe grekomanė. Sėshte udhės tė ngjasin shere pėr dita; slipset ti bėni shqiptarėt shizmatikė, se pėrfundimet e fanatizmės janė tė liga, janė tė dėmshmė. Jepni tė drejtat e tyre nė shqiptarėt.
Ne Qesari jipni tė Qesarit edhe pushoni ēdo zėnje edhe ngatrim pėr kohėn e pritme. Ska gjė mė tė mirė se paqja dhe qetėsija.
Kėto sjanė kėshilla, po janė lotė! Ndjekja e gjuhės shqipe po tė shtohet edhe mė tutje, padashur, nė vėnt tė mirėsisė do tė sjellė dėm dhe paqetėsi, edhe athere do tė vėrtetohet e thėna e pleqve, bella omnium contra omnes: luftė e pėrgjithshme kundėr tė gjithėve, luftė nė mest tė burrit e tė gruas, luftė midis vėllazėrisė dhe luftė midis atit dhe birit!... Po a ėshte udhės kėshtu? Thanas V. Floqi, Korēa, Korēė, Nr. 29, 12 janar 1910 | |