Shkrim i veēuar
I vjetėr 15.3.2008, 20:29   #2
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė dhjetėvjetėshin e katėrt tė shekullit XIX, sundimtari i Sanxhakut tė Prishtinės, Jashar Pasha, ndėrmori njė ekspeditė ushtarake kundėr drenicakėve pėr t'i mbledhur taksat e detyrimet tjera, si dhe pėr ta nėnshtruar Drenicėn kryengritėse. Pasi i bėri pėrgatitjet e duhura, ia mėsyu Drenicės me ushtrinė e tij. Jashar Pasha mė parė u vendos nė disa fshatra tė pjesės jugore tė Drenicės, nė Shalė, Mirenė e fshatra tjera, nė tė cilat ndėrtoi edhe istikame tė shumta.

Pas pak kohe, pashai u stacionua nė rajonin nė mes tė fshatrave Gllogofc dhe Ēikatovė e Vjetėr.

Pasi ishte vendosur e rehatuar, Pashai kishte kėrkuar nga Paria e Drenicės qė, pėr ēdo natė t'i dėrgohet atij nga njė vashė qė t'i shėrbejė nė tendėn e tij. Kjo kėrkesė e pashės pėr drenicakėt ishte njė ofendim i rėndė, madje mė i rėndė se robėria shumėshekullore. Drenicakėt reagojnė shumė shpejt, duke iu pėrgjigjur me sulm tė armatosur.

Tahir Aga i Gradicės dhe paria e fshatrave tjera tė Drenicės lėshuan kushtrimin qė me armė e me mjete tjera tė sulmohet taborri i Jashar Pashės.

Ndėr tė parėt, kushtrimit iu pėrgjigjėn fshatarėt e Gradicės, Baicės, Krajkovės, e mė pastaj edhe fshatrat tjera. Fshatarėt, nga tė gjitha anėt, e rrethuan ushtrinė turke, me ē'rast u zhvillua njė pėrleshje e madhe e armatosur. Nė kėto pėrleshje kundėr ushtrisė turke tė Jashar Pashės, drenicakėt, pėrveē armėve tė rėndomta dhe mjeteve tjera tė kohės, e pėrdorėn edhe topin, tė cilin e kishte bėrė Zeqir Kiēina nga trungu i qershisė. Zeqir Kiēina pėrveē se trim i dalluar, kishte edhe prirje pėr mjeshtrinė e armėve.

Ky top ishte mjaft preciz, dhe ua shtinte frikėn nė bark turqve. Topin e vendosėn nė njė pozitė tė mirė, prej nga i kishte nė shėnjestėr ushtarėt e armikut. Vetė Zeqiri udhėhiqte gjuajtjen me top, ndėrsa bashkėfshatarėt tjerė e siguronin barotin dhe granatat pėrkatėse.

Pėrdorimi pėr herė tė parė i topit kundėr ushtrisė sė armikut, jo vetėm se pati efekt luftarak nė front, por e ngjalli mė shumė ndjenjėn dhe gatishmėrinė pėr ta mbrojtur me ēdo kusht atdheun, nderin dhe pragun e shtėpisė.

Kur Pasha vėrejti se drenicakėt po e sulmojnė edhe me top, pa pasur kohė t'i mblidhte gjėrat e veta, merr ikėn nė drejtim tė fshatrave rrėzė Goleshit, duke lėnė me dhjetėra ushtarė tė vrarė e tė plagosur. Mezi e shpėtoi vetė kokėn.

Nė shenjė hakmarrjeje, ushtarėt turq qė shpėtuan, i zunė ca meshkuj tė fshatrave tė pjesės jugore tė Drenicės, i dėrguan nė Prishtinė dhe i ekzekutuan atje.

***

Luftės sė drenicakėve kundėr Jashar Pashės dhe ushtrisė sė tij, rapsodi popullor i thuri kėtė kėngė:

Jashar Pasha nė Drenicė

Ka pas trima n'Drenicė gjithherė
Pėr atdhe luftuan me nderė
Sa herė qė i sulmoi anmiku
Kėtu gjet trima t'fortė si ēeliku
Kur n'Drenicė ra Jashar Pasha
S'dojke luftė po lypke vasha
Tahir Gradica n'kambė na u ēue
Gjogut n'shpinė ju ka gjue
Se te Pasha kānka shkue
Mirė te Pasha kānka dalė
Po m'ja thotė nja dy-tri fjalė
Siē e ka adet shqyptaria
Kur i vjen i huj te shpia
A po ngon Pashė ēka po t'tham
Krejt Drenicėn mbas e kam
Ja zullumin me ndalue
Ja prit luftėn me luftue
N'Drenicė nuk sunon i huj
Nuk i japim vasha kėrkuj
Priti foli Pashė Osmanlia
Ngo mirė Tahir Gradica
N'u ēoftė n'kamė krejt Drenica
Unė pėr ta hiq nuk nķ
Jam ni pashė osmanli
Kur mrrinė n'Lluga t'Kamaranit
U panė forcat e shqyptarit
Zeqir Kiēina t'madhe bėrtet:
Osmanlitė i baj tim vetė
Pasha nderėn e shqyptarisė
Sa ta kam ket top t'qershisė
Si lash vend kun osmanlisė
Kur ja mrrini Ramė Lutani
N'Korroticė nga nji gardhi
Mirė e rrėzoi pashėn prej kali
Po ban pasha kuku nanė
E la kalin e iku kamė
Njerėz t'pa tutė kėta tek janė
Turkut hatrin nuk ja kanė
Pėr liri e pėr vatan
Po luftojkan a bajkan nam
Kėta s'po nijkan pėr kral e mbret
Po luftojkan sa t'kanė fyshekė
Kthehet Pasha e kqyr me sy
Kah po jet ushtria e tij
He Drenicė tha ty t'daltė flaka
Si s'mun t'shkeli Jashar Pasha
N'ushtri teme bānė kėrdi
S'kānka vend pėr osmanli

Sulltani n'Stamboll kur ka ngue
Fort i shkreti ish kanė idhnue
Qė Drenicėn sėmujti me shtrue
Fort marak t'shkretit i mbet
Qė Drenicėn s'e bani fet
Me punueqysh t'don vet
Me i plaēkit, haraē t'ju qet

Jashar Pasha he budallė
Ēka ke lypė n'Drenicė me ardhė?
A ki ditė si s't lėshojmė pėr t'gjallė
S'nijmė pėr mbret as pashallarė
Der sa t'desim plak e i ri
Kambė e turkut n'Drenicė s'ka me hi.

Baica nė rrjedhat e kohės - Qerim Zariqi
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar