Ndarja e merkatove botėrore sa vjen e po bėhet mė e qartė, nga njėra anė kemi shtetet nė rritje e sipėr, si Kina (qė po zhvillohet ushtarakisht), Rusia dhe India qė po fuqizohen ekonomikisht ēdo ditė e mė shumė, dhe nga ana tjetėr kemi fuqitė perėndimore qė po dobėsohen dhe qė vuajnė nga ēmimi i lartė i naftės dhe krizat e brendshme politiko-ekonomike!
OPEC mund tė braktisė Dollarin USA pėr tė zgjedhur Euro si monedhė zyrtare tė shkėmbimit duke nisur nga dorėzimi i ardhshėm i Middle East Economic Digest (MEED). Madje njoftimi ėshtė dhėnė nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OPEC, Abdallah al Badri publikuar nga Agjencia Britanike Reuters gjė qė ka bėrė rritjen e vlerės sė Euros nė 1,48 dollar duke e shtyrė tė kapi maksimumin e historikut tė vet!
Ky pėrqėndrim i kapitaleve nė zonėn Euro ka pėr tė ngritur jashtė mase pėrqindjen e inflacionit duke e ēuar Europėn nė tė ardhmen me siguri nė njė flluckė sapuni monetar, pasi kėto luhatje (tė ēmimit tė vlerės euro) janė tė diktuara dhe varen nga manovra spekulative qė shkaktojnė njė shkėmbim tė tepruar tė monedhės virtuale duke e ēuar drejt njė shoku (ashtu siē ndodhi me riuljen e bursave aziatike) e duke djegur njė sasi shumė tė madhe monetare!
Euro ėshtė thjesht njė pasqyrė e dobėsimit tė dollarit, pasi euro fuqizohet dhe rritet vetem nė funksion tė dobesimit tė njė monedhe tjeter, dhe gjithashtu ekonomia nė Europė nuk ėshtė njė ekonomi qė rritet dhe zhvillohet edhe nė vende tė tjera! Nė anėn tjetėr Bashkimi Europian po zgjerohet nė Europėn Lindore me qellim shfrytėzimin e ekonomive tė dobta dhe nė zhvillim e sipėr me anė tė legjislacionit tė tyre ende tė paformuar!
Pra ajo qė po ndodh sot nė Ballkan dhe nė Europėn Lindore nuk ėshtė njė luftė politike por njė luftė pėr supremacinė ekonomike, dhe Rusia po i leviz shumė djallėzisht gurėt e saj diplomatike nė kėtė drejtim: Gazprom kontrollon 70% tė furnizimeve me gaz qė arrijnė nė Europė me anė tė gazsjellėsve tė saj qė kalojnė pikėrisht nė Ballkan (Serbi) dhe Europėn Lindore!
Kosova edhe pse ska burime nafte ėshtė njė element i rėndėsishėm nė kėtė luftė gjeo-politike. ShBA ka ndėrtuar bazėn ushtarake Bondsteel prej 1,000 hektarėsh nė jug-lindje tė Kosovės pranė Urosevic (afėr kufirit maqedonas) e cila do shėrbeje pėr tė mbrojtur korridoret mė tė rėndėsishme midis Europės dhe Azisė ku gazsjellėsi transballkanik AMBO (Albanian Macedonian Bulgarian Oil Corporation ) pėrfaqėsues i interesave amerikane, do tė jete epiqendra.
AMBO qė do tė jetė operativ mė 2011, do tė sjellė naftėn e detit Kaspik nga Porti Burgas duke kaluar nėpėr Maqedoni deri nė portin e Vlorės nga ku do futet nė tregun europian dhe amerikan!
Gazsjellėsi AMBO bie e ndesh dhe ėshtė nė kontrast me njė gazsjellės tjetėr qė pėrfaqėson interesat Ruse, ate tė South Stream, i cili kalon 400 km nėpėr territorin serb dhe do tė ketė njė kapacitet prej 10 miliardė metra kub gaz nė vit! Memorandumi parashikon edhe ndėrtimin e njė depozite tė nėndheshme tė gazit pranė Banatski Dvor nė Vojvodinė.
Serbia bėn pjesė nė projektin e ndėrtimit tė gazsjellėsit South Stream ndėrsa Shoqėria e Naftės Serbe NIS ėshtė blerė pėr 51% nga Gazprom ruse. Akordi i bashkėpunimit energjitik midis Gazpromit dhe qeverisė sė Beogradit ėshtė firmosur me 11 dhjetor 2007.
Kjo marrėveshje parashikon pjesėmarrjen e Serbisė nė gazsjellėsin South Stream, ku blerja nga ana e ruseve tė paketės aksionere tė kontrollit tė monopolit serb tė naftės Naftna Industrija Srbije (NIS), parashikon ndėrtimin e infrastrukturės pėr magazinimin e gazit. Gazprom me anė tė kėtij akordi ka shtėnė nė dorė njė biznes qė vlen mė shumė se 4 miliard dollare.
Ky lajm ishte deklaruar edhe nė takimin e krye ekzekutivit tė Gazpromit Alexei Miller me pėrfaqėsuesit e qeverisė serbe, ku u propozua shitja paraprake e njė pakete aksionare prej 25% tė kapitalit social tė NIS me impenjimin e Gazpromit pėr tė kryer investime prej mbi 250 milionė dollarė pėr zhvillimin e tij. Alexandre Chtok drejtor i skuadrės drejtuese tė grupit 2K Auditing-Delovy ka deklaruar: Shitja e NIS bėn pjesė nė kuadrin e pjėsmarrjes sė Serbisė nė projektin South Stream, dhe kjo do tė thote rritje tė investimeve tė metejshme nė Serbi.....