Kthehu   Kreu > Dega e aktualitetit > ZONA 1 > Verior
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 4.11.2009, 19:27   #81
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Feith: Serbėt mund tė votojnė edhe me pasaporta tė Serbisė

Pėrfaqėsuesi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, Piter Feith, ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės qė tė dalin nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, ndėrkohė qė ka theksuar se serbėt e Kosovės mund tė votojnė edhe me pasaporta valide tė Serbisė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=36463
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 09:35   #82
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Sejdiu: Beogradi t'i japė fund mbėshtetjes sė strukturave paralele

Uashington, 6 nėntor - Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i ka bėrė thirrje komunitetit ndėrkombėtarė qė tė ushtrojė trysni mbi Beogradin, pėr t'i dhėnė fund mbėshtetjes sė strukturave paralele nė Kosovė, tė cilat sipas tij, nuk janė as nė interesin e vetė qytetarėve serbė.

Nė njė bisedė pėr "Zėrin e Amerikės", Sejdiu tha se forcave politike nė Serbi, tė cilat janė mbėshtetur nga komuniteti ndėrkombėtarė, duhet t'u thuhet se veprimet e tyre nuk janė nė pajtim me kėtė mbėshtetje.

Presidenti Sejdiu tha se "Beogradi nuk e ka dėshmuar pro evropianizmin e vet", por pėrkundrazi ka disa qasje tė tjera pėr tė krijuar paralele sepse kanė mbėshtetje tė fortė nga Rusia.

Duke iu referuar vizitės sė para disa ditėve tė Presidentit tė Federatės Ruse, Medvedev nė Beograd dhe deklaratave tė tij pėr Kosovėn, Presidenti Sejdiu mesazhet e Medvedevit i quajti "joracionale", tė cilat siē thae pengojnė njė "lėvizje pozitive", nė politikat properėndimore qė disa vendet duhet tė kenė.

Ndėrkaq, duke folur pėr situatėn nė veri tė vendit, Presidenti Sejdiu, kritikoi mungesėn e njė qasjeje mė tė vendosur tė pranisė civile ndėrkombėtare ndaj gjendjes nė veriun e Kosovės, siē tha, jo nėpėrmjet forcės, por veprimeve qė tash po bėhen hap pas hapi nga Misioni i Bashkimit Evropian pėr policinė dhe drejtėsinė.

Presidenti Sejdiu beson se njohje tė reja tė Kosovės do tė ndodhin sė shpejti dhe posaēėrisht pas mendimit tė Gjykatės qė sipas tij do tė jetė nė favor tė Kosovės.

"Atė qė unė e pres, do tė jetė mbėshtetje e vullnetit politik. S'mund tė jetė vendim tjetėr, s'mund tė jetė qėndrim tjetėr i shprehur. Nuk ka fuqi argumentesh qė mund ta rrėzojnė njė lėvizje tė karakterit 'sui generis' nė tė gjitha zhvillimet qė ka pasur Kosova", ėshtė shprehur i bidnur Presidenti Sejdiu.

Ndėrkaq, duke folur pėr zgjedhjet e 15 nėntorit, Presidenti Sejdiu u bėri thirrje tė gjithė qytetarėve e posaēėrisht atyre tė komunitetit serb pėr pjesėmarrje nė votime, duke shtuar se mė e rėndėsishmja ėshtė qė edhe pas zgjedhjeve tė vazhdojė qėndrueshmėria politike nė vend.

http://www.kosova.com/artikulli/57291
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 10:46   #83
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zgjerimi i Novobėrdės ngre shqetėsime

Novodėrda apo siē e quajnė shqiptarėt Artana, ėshtė njė komunė e vogėl rurale nė juglindje tė Prishtinės, territori i sė cilės do tė zgjerohet pas zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit.

Aktualisht kjo komunė pėrfshinė njė sipėrfaqe prej rreth 90 kilometrash katrorė, me njė popullsi prej rreth 5 mijė banorėsh, prej tė cilėve gjysma janė shqiptarė dhe po aq serbė.

Plani i Ahtisarit parasheh qė nė kuadėr tė procesit tė decentralizimit tė pushtetit, Novobėrdės t'i bashkohen edhe disa fshtatra serbe tė Gjilanit dhe Kamenicės, me qėllim qė kjo tė jetė njė nga komunat qė do tė udhėhiqet nga komuniteti serb.

Territori i saj do tė zgjerohet pėr afro 120 pėrqind mė shumė.

Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit pritet tė pėrcaktojnė nėse nė krye tė komunės sė zgjeruar tė Novobėrdės do tė vazhdojnė tė jenė shqiptarėt apo do tė vendoset njė kryetar i ri serb.

Pėr tė marrė kėtė post konkurron Sėrgjan Jovanoviq nga Partia e Pavarur Liberale Serbe.

"Sinqerisht shpresoj qė unė do tė bėhem kryetar i komunės, sepse do ta pėrfaqėsoj shumicėn. Nuk do tė dėshiroja qė tė vijmė nė situatėn e viteve 90, kur pakica e ka udhėhequr njė komunė, kurse shumica ka qenė pasive", thotė ai.

Sipas zotit Jovanoviq, me zgjerimin e komunės sė Novobėrdės, besohet qė serbėt do tė pėrbėjnė rreth 60 pėrqind tė popullsisė, por ai e pranon se decentralizimi i pushtetit lokal nė kėtė komunė ėshtė bėrė mė shumė pėr motive politike, sesa pėr tė ofruar qytetarin me komunėn.

"Unė vij nga njė mjedis qė do t'i bashkohet komunės sė zgjeruar tė Novobėrdės, nga njė vendbanim qė deri tani i ka takuar komunės sė Gjilanit dhe ka qenė mė afėr Gjilanit, vetėm 3 kilometra larg, ndėrsa tani jam larg komunės sė Novobėrdės pėr rreth 20 kilometra. Ky ėshtė fshati Stanishor", tha pėr BBC-nė, Sėrgjan Jovanoviq.


Kundėr zgjerimit

Shumica e shqiptarėve tė Novobėrdės e kanė kundėrshtuar zgjerimin e komunės sė tyre nė fshatrat serbe.

Kjo, thonė ata, jo pėr shkak se komuna e ardhshme do tė udhėhiqet nga serbėt, por mė shumė pėr shkaqe ekonomike.

Kryetari aktual i komunės dhe kandidat pėr njė mandat tė ri nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Bajrush Ymeri thotė se komunės sė varfėr tė Novobėrdės, tani do t'i bashkohen edhe disa vendbanime tė pazhvilluara ekonomikisht.

"Nė fillim kur ėshtė biseduar pėr procesin e decentralizimit, ka pasur kundėrshtime tė tilla duke e pasur parasysh se edhe kėto territore qė i bashkohen komunės, ekonomikisht qėndrojnė dobėt, domethėnė nuk janė mirė, ashtu siē nuk jemi edhe ne mirėpo pastaj ėshtė punuar nė kėtė drejtim dhe duket qė komuna tani ėshtė ēėshtje pėrfundimtare dhe e kemi territorin e zgjeruar", thekson zoti Ymeri.

Sipas kandidatit tė Partisė Demokratike tė Kosovės pėr kryetar tė komunės, Gafur Mustafa, zgjerimi i komunės sė Novorbėrdės do tė sjellė me vete edhe varfėrimin e mėtejmė tė kėsaj zone.

"Komuna do tė zgjerohet pėr 120 pėrqind. Mendoj se me zgjerimin e komunės do tė paraqitet njė varfėri nė komunė, meqenėse nuk ka ndonjė industri, ekonomi tė zhvilluar, bujqėsi tė zhvilluar etj. Kėto pjesė tė komunės sė Gjilanit dhe Kamenicės qė i bashkohen Novobėrdės janė pjesė tė varfėra, nė tė cilat ėshtė investuar shumė pak dhe faktikisht pushteti i ardhshėm duhet tė ketė kujdes qė t'i zhvillojė edhe kėto pjesė", tha z.Mustafa.

I pakėnaqur me ristrukturimin e komunės sė Novobėrdės sipas planit tė decentralizimit shprehet edhe kandidati i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės pėr kryetar komune, Avdulla Gashi.

Ai vlerėson se mė kėtė projekt, Novobėrda apo Artana mė shumė do tė humbasė se sa do tė fitojė.

"Me zgjerimin e Novobėrdės pėrmes decentralizimit, komuna mė shumė ka tė meta se sa pėrparėsi. Edhe shqiptarėt e kanė kundėrshtuar njė gjė tė tillė duke e ditur se komuna e Novobėrdės nuk ka bizneset e veta tė cilat mund ta financojnė", deklaroi z.Gashi.

Zhvillimi i Novobėrdės do tė varet shumė nga mbėshtetja qė do t'i japė qeveria dhe donatorėt e jashtėm.

Sėrgjan Jovanoviq nga Partia e Pavarur Liberale qė garon pėr tė marrė udhėheqjen e kėsaj komune, pret rritje tė investimeve.

"Gjithsesi qė komuna e Novobėrdės nuk mund tė jetė e qėndrueshme nėse nuk e ka mbėshtetjen e qeverisė qėndrore dhe donatorėve. Ky ėshtė njė mjedis nė tė cilin banorėt mund tė merren me bujqėsi".

"Domethėnė ēdo investim nė fushėn e bujqėsisė do tė ishte i mirėseardhur pėr banorėt e Novobėrdės, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike. Ekzistojnė donatorė tė ndryshėm dhe unė shpresoj se ata nuk do tė jenė dorėshtrėnguar dhe do tė jenė tė gatshėm tė ndihmojnė njė shoqėri tė re", thotė z.Jovanoviq.

Kryetari aktual i komunės, Bajrush Ymeri tėrheq vėrejtjen se mungesa eventuale e investimeve nga qeveria dhe donatorėt do tė bėnte qė decentralizimi nė Novobėrdė tė dėshtojė.

Ai shprehet i bindur se autoritetet nuk do tė lejojnė qė kjo tė ndodhė.

"Unė e di qė ata do ta kenė parasysh qė procesi i decentralizimit nuk ėshtė i lehtė. Ka qenė e vėshtirė qė ta pranojnė qytetarėt kėtė proces, sepse me vet faktin qė komuna po zgjerohet dhe te ne decentralizimi nuk e ka kuptimin si kur tė formohen komunat e reja."

"Pikėrisht pėr t'i joshur qytetarėt qė ta pranojnė kėtė proces, donatorėt, qeveria duhet domosdo tė investojnė nė mėnyrė qė ky proces tė jetė i suksesshėm. Nė tė kundėrtėn unė kam dyshime dhe jam i bindur se nėse nuk ka investime, do tė dėshtojė", tha kryetari aktual i komunės sė Novobėrdės, Bajrush Ymeri.


Serbėt nė votime

Nė prag tė zgjedhjeve tė 15 nėntorit, serbėt e Novobėrdės duken mė tė gatshėm se asnjėherė mė parė qė tė dalin nė votime dhe ta marrin udhėheqjen e komunės. Njė i moshuar i kėsaj zone, Zhilivod Trajkoviq thotė se tani ėshtė koha qė tė gjithė tė dalin nė zgjedhje.

"Tani po i presim kėto zgjedhje, deri tani serbėt nuk kanė dalė, ndėrsa tani duhet tė dalim tė gjithė, ne serbėt, shqiptarėt, boshnjakėt, turqit e romėt, tė gjithė pra qė jetojnė nė Kosovė dhe tė shohim kush do tė fitojė. Kushdo qė do tė vie nė pushtet, ne duhet ta respektojmė", shprehet ai.

Bashkėshortja e tij ndėrkaq flet pėr njė bashkėjetesė tė mirė ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Novobėrdė.

"Ne deri tani kemi jetuar mirė me shqiptarėt, gjithnjė kemi pasur raporte tė mira, probleme nuk kemi pasur kurrė dhe ne ju jemi juve mirėnjohės", deklaroi zonja Trajkoviq.

Novobėrda qė shtrihet nė njė zonė rurale ka qenė e njohur dikur pėr minierėn dhe furrat e shkrirjes sė xeheve si hekuri, plumbi, ari dhe argjendi. Ndėrsa kalaja qė daton qė nga shekulli XIV, nė mungesė tė investimeve, ka filluar tė shndėrrohet nė njė gėrmadhė tė madhe gurėsh.

Nė kohėn kur shumica e popullsisė ėshtė e papunė, njė grup tė rinjėsh ka filluar tė realizojė njė projekt pėr turizmin rural nė kėtė zonė. Udhėheqėsi i kėtij projekti ėshtė Fadil Llapashtica nga Rrjeti Rinor ėshtė optimist se pas zgjedhjeve komuna do tė ketė mė shumė mundėsi tė ndihmojė zhvillimin e turizmit rural.

"Presim pas zgjedhjeve qė tė kemi njė pėrkrahje edhe mė tė madhe. Ne edhe tė kaluarėn kemi pasur pėrkrahje nga komuna, por jo financiarisht, sepse komuna nuk ka pasur aq buxhet pėr tė na ndihmuar", deklaroi ai.

Ndryshe pėrveē Novobėrdės, me zgjedhjet e 15 nėntorit serbėt pritet tė fitojnė edhe tre komuna tė reja, Gracanicėn, Ranillugun dhe Kllokotin, ndėrsa dy tjera, ajo e Parteshit dhe e Mitrovicės Veriore pritet tė formohen vitin e ardhshėm.

Zbatimi i procesit tė decentralizimit, me te cilin serbėve u jepet njė lloj autonomie nė disa zona, vlerėsohet si ēelės pėr integrimin e kėtij komuniteti nė institucionet e Kosovės.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...eportazh.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 11:22   #84
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Dojn mi ja nis prap me pobre e kume. Stėrrvinat.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2009, 09:36   #85
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Vetėvendosje: Dalja nė zgjedhje zyrtarizon ndarjen

Prishtinė - Aktivistėt e Lėvizjes “Vetėvendosje” kanė ritheksuar se dalja e qytetarėve nė zgjedhjet e sė dielės do tė zyrtarizonte ndarjen e Kosovės nė vija etnike, ndėrsa i kanė ftuar edhe njė herė tė gjithė qytetarėt qė tė mos jenė pjesė e procesit zgjedhor, i cili do tė sjell edhe pasoja nė fushėn ekonomike dhe sociale.

Aktivisti Glauk Konjufca nė njė konferencė pėr media ka thėnė tė premten qytetarėt tė cilėt e kanė ndarė mendjen tė votojnė, pavarėsisht se pėr cilin kandidat e hedhin votėn, ata sė pari do tė votojnė pėr decentralizimin dhe legjitimojnė ndarjen e Kosovės.

“Vet zgjedhjet lokale do ta kenė njė agjendė qendrore, plani kryesor i sė cilave do tė jetė plani i decentralizimit, plan ky nėpėrmjet sė cilit Kosova do tė ndahet etnikisht. Siē e dini Serbia ka mbajtur zgjedhje nė vitin 2008 nė 23 komuna tė Kosovės, nė 23 komuna tė Kosovės aktualisht ekzistojnė strukturat paralele tė Serbisė dhe nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve ato nuk do tė shpėrbėhen”, tha Konjufca.

Sipas tij edhe secili kandidat qė ėshtė duke konkurruar pėr kryetar komune kontrollohet nga niveli qendror dhe kjo tregon se edhe problemi i Kosovės nuk ėshtė problem lokal, por ėshtė problem qendror.

Aktivisti Konjufca theksoi se mbajtja e kėtyre zgjedhjeve do tė jetė e dėmshme edhe nė aspektin ekonomik, meqė sipas tij edhe investitorėt nuk shkonin aty ku ekziston paralelizėm pushtetesh.

“Ky ėshtė edhe njė aspekt shumė i dėmshėm nga aspekti ekonomik i investimit nėpėr kėto komuna, sepse dihet shumė mirė se njė investitor nuk shkon aty ku ekzistojnė edhe struktura paralele edhe njė sistem zyrtar politik, pra ku ka njė paralelizėm pushtetesh”, ka shtuar ai. (rtv21/start)

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=7692
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2009, 15:27   #86
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Dell: Ndėrkombėtarėt edhe 10 vite nė Kosovė

Uashington - "Kosova ėshtė sovrane dhe e pavarur, tė paktėn sa ėshtė edhe Serbia", ėshtė shprehur ambasadori amerikan nė Prishtinė, Cristopher Dell, nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės" (serbisht).

Por, sipas tij, shoqėria kosovare aktualisht nuk ėshtė nė situatėn qė tė funksionojė nė mėnyrė tė pavarur dhe se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė mbetet nė Kosovė, tė paktėn edhe dhjetė vjet.

Nė konstatimin e gazetarit se si institucionet e Kosovės nuk kontrollojnė tėrė territorin e Kosovės dhe se siguria ruhet nga NATO, Dell tha se "as Serbia nuk ka kontroll mbi tėrė territorin e saj", sepse dispozitat e marrėveshjes sė Kumanovės e detyrojnė atė qė forcat e saj ushtarake dhe policore nuk guxojnė pesė km nga kufiri me Kosovėn.

"Natyrisht se Serbia ėshtė vend sovran dhe i pavarur pavarėsisht kufizimeve tė cilat i janė imponuar me kėtė marrėveshje dhe natyrisht Kosova ėshtė e pavarur dhe sovrane pavarėsisht kufizimeve qė lindėn pas konfliktit kėtu", tha Dell.

I pyetur nėse SHBA-tė do tė tėrheqin njohjen e Kosovės po qe se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė vlerėson se kjo nuk ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, Dell nė mėnyrė kategorike hedh poshtė njė mundėsi tė tillė duke thėnė: "Jo, nėn ēfarėdo rrethanash".

Ai sqaron se bėhet fjalė pėr njė ēėshtje ngushtėsisht tė pėrkufizuar juridike. Por, sipas tij, "ėshtė ēėshtje nėse vetė akti i shpalljes sė pavarėsisė ka qenė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare apo jo", ėshtė shprehur Dell.

Ambasadori amerikan ėshtė i mendimit se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė marrė parasysh tė gjitha faktet e dokumentuara nga SHBA-tė. (qik/start)

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=7745
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 20:20   #87
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Beogradi kėrcėnon kryekomunarėt serbė

Ndasitė dhe pėrēarjet mes serbėve tė Kosovės janė bėrė pėrsėri aktuale edhe mbas zgjedhjeve lokale tė sė dielės (15 nėntor), saqė shprehet frika e pėrplasjeve dhe e konfrontimeve eventuale mes tyre.

Oliver Ivanoviē, sekretar Shteti nė tė ashtuquajturėn Ministri pėr Kosovėn dhe Metohinė tė qeverisė serbe, nė njė deklaratė qė i dha gazetės sė pėrditshme serbe "Blic", vuri nė dukje se situata brenda bashkėsisė serbe nė Kosovė, tani mbas zgjedhjeve lokale, mund tė precipitojė deri nė konflikte tė ndėrsjella, sepse nė tri komuna (Graēanicė, Ranilugė dhe Kllokot), me popullsi kryesisht serbe, tė Kosovės do tė funksionojnė institucione paralele serbe.

Ivanoviēi paralajmėroi se qeveria e Serbisė do tė ndėrpresė ēdo lloj komunikimi me ata serbė, tė cilėt, nė zgjedhjet lokale nė Kosovė, fituan dhe u zgjodhėn nė organet e reja lokale tė pushtetit tė tri komunave tė lartpėrmendura.

Kandidatėt e listės serbe fituan nė zgjedhjet lokale tė sė dielės nė tri komuna, Graēanicė, Ranilugė dhe Kllokot, por, sikurse paralajmėrohet, organet e tyre lokale tė pushtetit nuk do tė njihen nga qeveria e Serbisė.

Nė kėto tri komuna, qysh nga "zgjedhjet lokale" qė zhvilloi Serbia, mė 11 maj tė vitit tė kaluar, ekzistojnė tashmė organet lokale tė pushtetit, kėshtu qė nė kėto komuna pritet tė funksionojnė dy administrata lokale serbe dhe serbėt qė jetojnė atje duhet tė pėrcaktojnė se cilėn prej tyre do tė mbėshtesin, gjė qė, ka shumė tė ngjarė, tė shkaktojė pėrplasje dhe ballafaqime mes tyre.

"Nė secilėn prej kėtyre tri komunave do tė ketė dy administrata lokale tė pushtetit. Njėrėn prej tyre do ta mbėshtesin autoritetet e Beogradit, kurse tjetrėn ato tė Prishtinės. Secila prej tyre do tė konsiderojė se ka tė drejtė tė drejtojė dhe tė pyetet pėr ēėshtje tė ndryshme. Duke pasur parasysh temperamentin serb dhe pėrvojat e sė kaluarės, kam mendimin se, pėr kėtė shkak, puna mund tė shkojė deri nė konfrontime mes serbėve qė jetojnė atje", theksoi Oliver Ivanoviē.

Nė deklaratėn e tij, ky i fundit gjithashtu vuri nė dukje se liderėt e listės serbe, qė si kryetarė tė administratave lokale tė reja do tė mbėshtesin institucionet kosovare, kanė bėrė tė qartė se do tė ndjekin njė politikė tė tyre, pavarėsisht nga mesazhet dhe porositė e Beogradit, ndėrsa kujtoi se 90 pėr qind e serbėve qė jetojnė nė Kosovė, financohen nga buxheti i Serbisė dhe se ata qė do tė bėhen pjesė e organeve kosovare tė pushtetit, do ta humbasin kėtė tė drejtė.

Kryetari i ri i Komunės sė Graēanicės, Bojan Stojanoviē, i dalė nga zgjedhjet lokale tė fundit nė Kosovė, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj politikės zyrtare tė Beogradit sa i pėrket Kosovės, i tha gazetės serbe tė lartpėrmendur se "tė dėrguarit e Beogradit, qofshin sekretarėt pėrkatės tė Shtetit, qofshin qindra funksionarė dhe mijėra tė tjerė qė punojnė nė kėto komuna tashmė tė vdekura, janė pasuruar nė kurriz tė njerėzve tė thjeshtė".

Sipas Stojanoviēit, "fitorja e tij ėshtė rezultat i revoltės dhe i ndėrgjegjėsimit tė atyre serbėve qė gjatė dhjetė viteve tė fundit kanė duruar pasojat e ‘mbrojtjes institucionale turistike‘ tė Serbisė".

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=75999
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 20:21   #88
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Ferati kundėr strukturave paralele

Ministri i Pushtetit Lokal nė qeverinė e Kosovės, Sadri Ferati, nė njė intervistė pėr BBC-nė ka thėnė se Qeveria nuk ka vendosur ende si do tė veprojė nė tri komunat nė veri tė Kosovės ku serbėt bojkotuan zgjedhjet, por pėrjashtoi mundėsinė e legalizimit tė strukturave paralele.

Rezultatet paraprake tė zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit kanė nxjerrė fituese Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė Zveēan dhe Leposaviq, ndėrsa Partinė Demokratike nė Zubin Potok, ndėrkohė qė nė kėto komuna, pushtetin vazhdojnė ta mbajnė strukturat paralele tė dala nga zgjedhjet serbe tė vitit tė kaluar.

Ministri Ferati la tė kuptohet se rezultatet e zgjedhjeve nė kėto komuna nuk do tė jenė tė vlefshme, pėr shkak tė bojkotit tė shumicės serbe, ndėrsa votat e shqiptarėve qė janė pakicė atje, konsiderohen tė pamjaftueshme pėr legjitimitetin e kryetarit tė komunės.

http://www.bbc.co.uk/albanian/region...i_ferati.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 20:29   #89
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
U pėrurua tregu multietnik nė Mitrovicė

Kryetari i Mitrovicės Bajram Rexhepi me bashkėpunėtorė dhe pėrfaqėsues tė kompanisė “Kastrioti”, kanė pėruruar sot (e hėnė) tregun multietnik nė kėtė komunė, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian, me qėllim tė krijimit tė mundėsive pėr tregtarėt, pa dallim tė pėrkatėsisė sė tyre etnike, qė do tė ndikonte edhe nė relaksimin e raporteve ndėretnike

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=33931
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2009, 20:31   #90
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Pasi mori pjesė nė zgjedhje Serbia ndėshkon Rada Trajkoviēin

"Kėshilli Kombėtar Serb (KKS) i Kosovės dhe i Metohisė" bėri tė ditur sot se kishte pėrjashtuar nga radhėt e veta znj. Rada Trajkoviē, kryetare e Kėshillit Ekzekutiv tė KKS-sė, si dhe anėtarėt e tij, Goran Marinkoviē dhe Boban Petroviē, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė tyre nė zgjedhjet lokale qė u zhvilluan nė Kosovė mė 15 nėntor tė kėtij viti, njofton gazeta e pėrditshme serbe "Blic", e cila shton se KKS, me kėtė rast, nė vendimin pėrkatės pėr pėrjashtimin e tre anėtarėve tė lartpėrmendur tė tij, vinte nė dukje se, duke marrė pjesė nė zgjedhjet lokale nė Kosovė, tė organizuara nga institucionet kosovare, "Trajkoviē, Marinkoviē dhe Petroviē kanė shkelur konkluzionet, orientimet dhe statutin e KKS-sė tė Kosovės dhe tė Metohisė".

Znj. Rada Trajkoviē, njė nga politikanet mė tė njohura serbe nė Kosovė, i deklaroi gazetės sė lartpėrmendur tė Beogradit, se "ajo, edhe pse nuk ishte informuar ende zyrtarisht pėr kėtė pėrjashtim tė saj, e konsideron atė jolegjitim, pasi KKS nuk kishte kuorumin e domosdoshėm pėr tė marrė njė vendim tė tillė. Pres qė nė mbledhjen e radhės, KKS tė shprehet qartė, duke pasur edhe kuorumin e domosdoshėm, lidhur me vendimin e marrė pėr pėrjashtimin tim", theksoi ajo.

Sidoqoftė, kryetari i KKS-sė, Dragan Veliē, deklaroi se, nė mbledhjen e tij, Kėshilli Kombėtar Serb e kishte kuorumin e duhur pėr pėrjashtimin nga ai (KKS) tė Rada Trajkoviēit, Marinkoviēit dhe tė Petroviēit.

Gazeta serbe e mėsipėrme gjithashtu bėn tė ditur se nė mbledhjen e KKS-sė, gjatė sė cilės u pėrjashtuan tre zyrtarėt e lartė tė kėtij kėshilli, mori pjesė edhe kryepeshkopi i Rashkės dhe i Prizrenit, Artemije, qė, sikurse dihet, ėshtė njė nacionalist ekstremist serb.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76785
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2009, 14:15   #91
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Policia nxjerr nga banesat e uzurpuara disa familje serbe

Mitrovicė, 7 dhjetor - Policia e Kosovės ka nxjerrė dje nga banesat e uzurpuara nja dhjetė familje serbe nė Lagjen e Boshnjakėve, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

Sipas medivae serbe, Policia e Kosovės ka arrestuar katėr persona, qė kishin penguar aksionin e pėr nxjerrjen e uzurpatorėve nga banesat e huaja, tė cilėt janė ndalur nė polici nė pjesėn veriore tė qytetit.

Aksionin e dhjetė policėve tė Kosovės e kanė vėzhguar pjesėtarėt e Policisė sė EULEX it.

http://www.kosova.com/artikulli/58048
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 12:19   #92
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Istog: Dorėzohen ēelėsat e 35 shtėpive pėr tė kthyerit

Kjartan Björnsson, shef i operacioneve tė Zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian sė bashku me zėvendės ministrin pėr Komunitete dhe Kthim, Ismet Hasani, Parviz Fartash-in (UNDP) dhe zėvendės kryetarin e Istogut, Haki Rugova, dorėzuan sot 9e mėrkurė) ēelėsat e 35 shtėpive pėr familjet e kthyera tė minoriteteve nė komunėn e Istogut.

Gur-themelet pėr shtėpitė qė janė rindėrtuar apo ndėrtuar nė rajonin e Istogut janė vėnė nė korrik tė kėtij viti, si pjesė e projektit Kthimi dhe Reintegrimi nė Kosovė.

Projekti ėshtė njė iniciativė e pėrbashkėt e Qeverisė sė Kosovės, Zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian dhe UNDP-sė.

Po ashtu edhe 25 shtėpi tė tjera janė nė ndėrtim e sipėr pėr tė pėrkrahur familjet e tė kthyerve qė dėshirojnė tė rifillojnė jetėn e tyre nė Istog. Punėt ndėrtuese janė nė zhvillim e sipėr edhe nė Gjilan, Fushė Kosovė dhe Pejė ku 72 shtėpi janė pothuajse tė pėrfunduara.

Projekti Kthimi dhe Reintegrimi po realizohet nė katėr komuna: Gjilan, Istog, Fushė Kosovė dhe Pejė. Qėllimi i tij ėshtė pėr tė pėrkrahur kthimin e qėndrueshėm tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur, me angazhim tė konsiderueshėm tė Ministrisė pėr Komunitete dhe Kthim dhe autoriteteve lokale komunale.

Gjithsej rreth 180 familje tė zhvendosura dhe familje refugjatėsh pritet tė kthehen nė katėr komunat e pėrzgjedhura. Deri mė sot janė pėrfunduar 83 shtėpi nė kėtė projekt dhe pritet qė para fundit tė vitit tė kthehen mė shumė njerėz.

Projekti qė arrin vlerėn prej €4.8 milion ėshtė iniciuar nga Zyra ndėrlidhėse e Komisionit Evropian (kontributi i KE-sė: €3.3 milion) dhe Ministria pėr Komunitete dhe Kthim (kontributi i MKK-sė: €1.1 milion), nė tetor 2008.

Projekti realizohet nga UNDP-ja, e cila po ashtu ofron bashkėfinancim prej €0.4 milion, thuhet nė njoftimin e Zyrės pėr informim pranė Komisionit Evropian – Zyra nė prishtinė.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34607

Citim:
Mitrovicė: Problem mbeten strukturat paralele serbe

Kryetari i komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, i shoqėruar nga nėnkryetari Ismajl Smakiqi, ka pritur nė takim zėvendėsministren e Jashtme tė Norvegjisė, Elizabeth Ualls dhe ambasadorin norvegjez nė vendin tonė, Johan Svere Kvale, me tė cilėt ka biseduar pėr gjendjen e pėrgjithshme nė kėtė komunė.

Kryetari Rexhepi duke iu pėrgjigjur interesimit tė diplomatėve norvegjezė pėr situatėn nė Mitrovicė, tha se nė pėrgjithėsi mbretėron njė situatė e qetė dhe dita ditės edhe incidentet janė mė tė rralla.

Ai tha se problem mbeten strukturat paralele serbe, tė cilat tentojnė tė destabilizojnė veriun e vendit nė mėnyrė qė tė krijohet njė ambient sa mė i tensionuar qė do tė reflektonte njė imazh jo tė mirė pėr shtetin mė tė ri nė botė.

Kryetari Rexhepi, tha se EULEX-i duhet tė jetė mė i vendosur qė nė atė pjesė tė vendit tė vendoset rendi dhe ligji, nė mėnyrė qė tė krijohet njė ambient i qetė dhe i sigurt pėr tė gjithė.

Megjithatė ai, theksoi se kohėve tė fundit vėrehen pėrmirėsime sa i pėrket punės sė strukturave tė sigurisė dhe kjo vėrehet mė se miri nė bazė tė incidenteve qė pėrditė janė duke shėnuar rėnie. Kryetari Rexhepi vlerėsoi se edhe banorėt serbė qė jetojnė nė veri janė tė interesuar pėr qetėsi dhe jetė normale, mirėpo ata janė duke u mbajtur peng dhe duke u manipuluar nga strukturat paralele serbe dhe nga politika destruktive e Beogradit.

Diplomatėt e lartė norvegjez u interesuan edhe pėr aspektin ekonomik nė Mitrovicė, pėr mundėsinė e investimeve, tė ardhmen e “Trepēės” etj.

Nė lidhje me kėtė, kryetari Rexhepi, tha se gjendja ekonomike ėshtė e rėndė pėr shkak se rrethanat politike deri tani e kanė bėrė tė veten.

Si sinjal pozitiv ai pėrmendi investimet e mėdha qė janė bėrė gjatė dy viteve tė fundit nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe komuna e Mitrovicės nė infrastrukturė, duke lehtėsuar kėshtu edhe jetėn e qytetarėve, por edhe duke krijuar kushte mė tė mira pėr ata qė duan tė investojnė.

Ndėrsa sa i pėrket “Trepēės”, kryetari Rexhepi, tha se ka qenė njė gjigant qė ka punėsuar shumicėn e mitrovicasve, ndėrsa tani paraprakisht duhet qartėsuar statusin e kėsaj ndėrmarrje, nė mėnyrė qė tė hapet rruga pėr progres. Nė takim u bisedua edhe pėr gjendjen e ambientit nė Mitrovicė si dhe pėr shėrbimet shėndetėsore.

Zėvendėsministrja norvegjeze e Punėve tė Jashtme, Elizabeth Ualls , shteti i sė cilės ėshtė duke ndihmuar ngritjen e spitalit nė jug tė qytetit, ka premtuar mbėshtetje edhe nė tė ardhmen.

Ajo ka thėnė se sistemi shėndetėsor ėshtė bazė e njė shteti tė qėndrueshėm, andaj Qeveria norvegjeze ėshtė fokusuar qė disa vite nė kėtė drejtim sa i pėrket ndihmave qė ka dhėnė nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, kryetari Rexhepi, ka falėnderuar diplomatėt norvegjezė dhe i ka njohur ata me problemet me tė cilat ėshtė ballafaquar shėndetėsia nė Mitrovicė, prej pėrfundimit tė luftės, pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė shfrytėzuar spitalin qė gjendet nė veri tė qytetit, njofton Zyra pėr informim pranė KK Mitrovicė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=40617
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 10:47   #93
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Bogdanoviq: Beogradi nuk kundėrshton procesin e decentralizimit nė Kosovė

I ashtuquajturi ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, ka theksuar se Beogradi ndonėse kundėrshton planin e Ahtisarit, nuk kundėrshton procesin e decentralizimit tė vendbanimeve me serbė nė Kosovė.

Decentralizmi ka thėnė ai ėshtė diēka e domosdoshme pėr serbėt, por njėkohėsisht ka kundėrshtuar mėnyrėn se si po kryhet ky proces.

Bogdanoviq ka vizituar dje fshatin Ranillug ku ka pėruruar njė objekt shoqėror i financuar me mjetet e Qeverisė sė Serbisė.

Bogdanoviq ka thėnė mes tjerash se dalja e serbėve nė zgjedhjet lokale tė Kosovės nuk do tė thotė se ata kanė humbur besimin tek Beogradi, ndėrsa ka paralajmėruar edhe investime tjera tė qeverisė sė Serbisė ne mjediset serbe nė Kosovė.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34628
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2009, 11:40   #94
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Novobėrda qė do tė qeveriset nga serbėt dhe shqiptarėt

Novobėrda – Komuna e Novobėrdės nė Kosovė, e cila ėshtė zgjeruar sipas Paketės Ahtisaari, pas zgjedhjeve lokale tė kėtij viti do tė qeveriset nga shqiptarėt dhe serbėt, deklaroi fituesi shqiptar i balotazhit tė 13 dhjetorit pėr kryetar komune, Bajrush Ymeri, i cili vjen nė kėtė post nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK).

Ymeri u pėrshėndet edhe nga kandidati serb, Radovan Deniē i Lidhjes sė Social-demokratėve tė Pavarur (SNSD), i cili u rendit i dyti nė balotazh.

“Do tė pėrfaqėsoj nė mėnyrė tė plotė dhe tė paanshme interesin qytetar, pasi edhe jam mbėshtetur nė tė dyja rrethet zgjedhore nga votues tė partive tė ndryshme dhe nga tė dyja komunitetet”, deklaron Ymeri sot pėr median e Prishtinės.“E uroj Ymerin pėr fitore dhe e siguroj atė se do tė punojmė sė bashku nė tė mirė tė interesit qytetar tė tė dyja komuniteteve”, tha Deniē.

Sipas kryetarit tė komunės, nėnkryetari do tė jetė serb dhe disa drejtori tė komunės sė Novobėrdės do tė udhėheqen nga komuniteti serb.

Asambleja Komunale e Novobėrdės do tė ketė 15 vende, nga tė cilat LDK si parti fituese me pesė mandate dhe bashkė me subjektet politike dhe iniciativat qytetare serbe do tė ketė shumicėn me 10 mandate.

Nė opozitė do tė jenė tri subjekte shqiptare, Partia Demokratike e Kosovės e Aleanca ''Kosova e Re'', qė do tė kenė nga dy vende dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės me njė vend.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=9067
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2009, 21:18   #95
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Decentralizimi i (pa)zbatueshėm nė Mitrovicė

Qeveria dhe ICO-ja kėmbėngulin nė krijimin e komunės sė Mitrovicės veriore, megjithėse disponimi i qytetarėve tė kėsaj pjese pėr tė zbatuar Planin e Ahtisarit ėshtė i zbehtė. Tė dy kėto institucione besojnė se Mitrovica Veriore do tė krijohet dhe zgjedhjet do tė mbahen nė muajin maj, ndėrsa politikanėt serbė tė kėsaj pjese pėrjashtojnė kėtė mundėsi.

Njė rritje e interesimit tė qytetarėve serbė tė Mitrovicės pėr t’u bėrė pjesė e ekipeve pėrgatitore pėr krijimin e komunės veriore tė Mitrovicės, rrit shpresat nė Qeveri dhe nė ICO, se projekti i decentralizimit do tė zbatohet edhe nė kėtė pjesė.

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare kanė rishpallur konkurs pėr anėtarė tė ekipeve pėrgatitore komunale pėr veriun e Mitrovicės.

“Ne kemi shpallur konkursin nė fillim tė vitit, por qė nga zgjedhjet lokale tė nėntorit ka pasur njė interesim tė shtuar nga njerėzit qė jetojnė nė Mitrovicė, nė Mitrovicėn veriore, kėshtu qė vendosėm me Qeverinė, qė secilit qė ėshtė i interesuar, t’i jepet shansi pėr tė marrė pjesė”, shpjegon zėdhėnėsi i ICO-sė, Endi Mekgafi arsyen e rishpallje sė konkursit.

Por, kryetari i Kėshillit Nacional Serb pėr veriun e Kosovės, Millan Ivanoviq, nuk ėshtė i sigurt se Plani i Ahtisarit do tė zbatohet.

Ai thotė se pėr gjashtė muaj nuk do tė ketė gjasa qė situata tė ndryshohet, ndėrsa, sipas tij, serbėt, nė mėnyrė plebicitare kanė treguar se nuk i pranojnė institucionet e Kosovės, e as zgjedhjet qė organizohen nga to.

Ivanoviq jep njė arsye tjetėr pėr interesimin e serbėve pėr tė qenė pjesė e ekipeve pėrgatitore pėr krijimin e komunės sė Mitrovicės.

“Ekipet pėrgatitore nuk do tė kenė kurrfarė efekti. Ata marrin pjesė pėr shkak tė pagave tė larta pėr kushtet e Kosovės dhe pėr 550 euro mund tė ketė njerėz qė do tė paraqiten, por ata nuk do tė kenė kurrfarė efekti nė organizimin e zgjedhjeve dhe nė lobimin pėr pjesėmarrje tė serbėve nė to”, thotė Ivanoviq.

Plani i Ahtisarit, qė parasheh edhe decentralizimin, ėshtė pranuar nė mjediset serbe nė Kosovėn qendrore dhe kjo u dėshmua me pjesėmarrjen nė zgjedhjet e 15 nėntorit.

Por, bojkoti i tėrėsishėm i zgjedhjeve nė veri, sipas analistėve, lė tė kuptohet se serbėt e kėsaj ane nuk e duan integrimin nė shoqėrinė kosovare.

Pengesat mė tė mėdha thuhet se vijnė nga strukturat paralele serbe tė sigurisė, tė cilat kėrcėnojnė dhe frikėsojnė qytetarėt.

Zėdhėnėsja e Ministrisė sė Pushtetit Lokal, Lumnie Demi, pranon se depėrtimi i institucioneve nė veri ėshtė i vėshtirė.

“Aty ku ka pasur qasje Ministria dhe ICO-ja, procesi i decentralizimit ka ecur sipas planit tė paraparė. Njėra nga pikat qė do ta dėshmonte realizimin e kėtij procesi, ėshtė edhe pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet lokale, qė dallon dukshėm nga zgjedhjet e kaluara”, thekson Demi.

Nė njė analizė tė bėrė pėr procesin e decentralizimit, Instituti “KIPRED” ka vėnė nė pah sfidat nė veri, duke thėnė, madje, se Plani i Ahtisarit nė kėtė pjesė ėshtė i pazbatueshėm.

Endi Mekgafi jep njė pėrgjigje pėr tė. Ai sqaron se decentralizimi nuk do tė thotė qė domosdo tė bartė emrin Ahtisari.

“Nuk do tė duhej tė fokusohemi se cili plan do tė zbatohet. E rėndėsishme ėshtė qė decentralizimi ofron kushte mė tė mira pėr qytetarėt dhe nuk e kuptoj pse njerėzit do tė kishin probleme pėr ta pranuar kėtė”, thotė Mekgafi.

Ai shprehet optimist se komuna e Mitrovicės veriore do tė krijohet dhe se zgjedhjet do tė mbahen nė muajin maj, ashtu siē ėshtė paraparė tė mbahen edhe nė Partesh, vendbanim ky me shumicė serbe, qė pritet tė shndėrrohet nė komunė.

“Nė zgjedhjet e nėntorit ne u zhgėnjyem, sepse pėr shkak tė presionit, disa njerėz zgjodhėn qė tė mos votojnė. Megjithatė, ne ndjejmė se ka interesim nė veriun e Mitrovicės pėr tė krijuar komunė tė re”.

“Ne, po ashtu, e dimė, nga hulumtimet e bėra nga Iniciativa Kosovare pėr Stabilitet, se njerėzit nė Mitrovicėn veriore nuk janė tė kėnaqur me gjendjen e shėrbimeve komunale. Ėshtė e rėndėsishme qė ne tė punojmė me Qeverinė pėr t’i pėrmirėsuar ato”, shprehet Mekgafi.

Por, kėshtu nuk thotė se mendon Ivanoviq.

“Jam i sigurt se zgjedhje nė veri tė Mitrovicės nuk do tė ketė pasi qė edhe rezultatet e zgjedhjeve tė fundit, tė organizuara nga institucionet shqiptare tė Prishtinės, kanė treguar se serbėt nga veriu i Kosovės, kanė bojkotuar nė tėrėsi zgjedhjet komunale”, thotė Ivaniviq, duke paralajmėruar mundėsinė e mbajtjes sė zgjedhjeve nė Mitrovicė, por nga ana e Qeverisė sė Serbisė.

Nė anėn tjetėr, Qeveria pėrmes kontakteve qė synon t’i shtojė nė vitin e ardhshėm, thotė se mendon qė do t’i bindė qytetarėt pėr tė mirat qė sjell procesi i decentralizimit.

Lumnie Demi shpjegon:

“Duke i pasur parasysh tė gjitha bashkėpunimet, tė gjitha koordinimet, qoftė me nivelin qendror tė qeverisjes, por edhe me zyrat ndėrkombėtare nė Kosovė, pretendohet qė tė krijohet njė strategji e mirėfilltė, pėr tė filluar zbatimin e procesit tė decentralizimit”.

Tashmė Graēanica, Ranillugu e Kllokoti, janė shndėrruar nė komuna me shumicė serbe, ashtu siē kėrkon Plani i Ahtisarit.

Edhe Novobėrda ka pėrfituar duke zgjeruar territorin e saj. Por, kjo nuk ka ndodhur nė Mitrovicė dhe nė Partesh.

Pėrderisa nė Partesh thuhet se ka njė klimė mė solide dhe se zgjedhjet mund tė mbahen nė maj, Mitrovica ėshtė tregim tjetėr.

Presioni, sipas analistėve politikė, ėshtė shumė i madh ndaj qytetarėve tė veriut, pėr shkak se, siē thuhet, Beogradi zyrtar synon ndarjen e kėsaj pjese tė Kosovės. /rel/

http://www.ina-online.net/Default.as...02983ff3e&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.12.2009, 11:15   #96
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Themelohet komuna e Graēanicės

Nė Kosovė ėshtė themeluar komuna e parė e re me shumicė serbe, sipas planit tė Ahtisarit pėr statusin.

Komuna e Graēanicės ėshtė ngritur mbi bazėn e rezultateve tė zgjedhjeve komunale tė 15 nėntorit, nė tė cilat u shėnua njė pjesėmarrje mė e madhe nė votime e komunitetit Serb.

Kryetari i komunės sė re tė Graēanicės dhe kėshilltarėt komunalė tė dalė nga zgjedhjet lokale tė Nėntorit kanė dhėnė betimin, duke u zotuar pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės pėr komunitetin Serb.

Autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare kanė mirėpritur funksionalizimin e komunės sė Graēanicės sipas planit tė decentralizimit, qė ėshtė pjesė e marrėveshjes pėr statusin e Kosovės.

Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati e ka vlerėsuar themelimin e kėsaj komune si njė ngjarje historike pėr integrimin e serbėve, ndėrsa zėvendėsshefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Fletcher Burton tha se pėr qytetarėt e Graēanicės ky ishte njė fillim i ri.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...racanica.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.1.2010, 14:37   #97
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zyrtarėt e Kosovės heshtin ndaj provokimeve tė Beogradit

Prishtinė, 1 janar - Institucionet e Kosovės e kanė nisur mė herėt pushimin, duke mos reaguar aspak pėr emėrimin nė Beograd tė gjyqtarėve serbė pėr Kosovėn.

Qeveria i ka hedhur pėrgjegjėsinė Presidencės, ndėrsa zyrtarėt e saj kanė preferuar heshtjen.

Opozita dhe lėvizja “Vetėvendosje” e kanė cilėsuar dėshtim fatkeq tė institucioneve forcimin e strukturave paralele nė Kosovė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,7271
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2010, 19:39   #98
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gjykatat paralele nė veri 'tė paligjshme'

Autoritetet nė Kosovė e kanė cilėsuar si tė paligjshėm emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve serbė nė Gjykatėn nė veri tė Mitrovicės nga Kėshilli i Lartė Gjyqėsor nė Beograd.

Ministrja e Drejtėsisė, Nekibe Kelmendi e cilėsoi vendimin e Serbisė si ndėrhyrje tė rėndė nė punėt e brendshme tė Kosovės.

Ajo i tha BBC-sė se gjykatat paralele nė veri tė Mitrovicės janė tė paligjshme dhe nuk mund tė funksionalizohen me vendimet e autoriteteve nė Beograd.

Sipas saj, ēdo vendim i tyre nuk do tė zbatohet nė territorin e Kosovės.

Qėndrimi i autoriteteve nė Prishtinė pasoi njė vendim tė Kėshillit tė Lartė Gjyqėsor tė Serbisė nė ditėn e fundit tė vitit tė kaluar pėr betimin e gjykatėsve dhe prokurorėve serbė pėr Gjykatėn nė veri tė Mitrovicės, e cila do tė ketė degėt e saj edhe nė enklavat tjera serbe.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...b_judges.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2010, 19:44   #99
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Pajaziti: Veriu i Kosovės nuk ėshtė nėn kontroll tė plotė

Veriu i Kosovės, qe vlerėsohet tė jetė problem i pėrhershėm pėr institucionet kosovare tė sigurisė me vite tė tėra, duket se vazhdon tė jetė ende njė terren ku strukturat paralele serbe zhvillojnė lirshėm veprimtaritė e tyre.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, ndonėse pranon qė veriu i Kosovės nuk ėshtė nėn kontroll tė plotė tė institucioneve vendore tė sigurisė, thotė se Policia e Kosovės gjatė vitit 2009, ka arritur qė tė jetė prezentė nė njė masė tė madhe nė atė zonė.

“Ėshtė e vėrtetė qė nė veri kemi ende telashe tė natyrave tė ndryshme. Pėr sa i pėrket sigurisė ėshtė arritur pėrparim, kemi njė prani tani mė normale tė policisė atje. Gjatė kėtij viti kemi pasur kthimin e policėve serb nė vendet e tyre tė punės qė ka ndikuar jashtėzakonisht shumė pozitivisht nė atė pjesė. Po ashtu kemi njė instalim normal tė trupave tė EULEX-it atje...Ajo qė paraqitet problem nė kufirin me Serbinė e qė ėshtė problem edhe pėr kėtė shtet dhe pėr procesin e integrimeve evropiane ėshtė menaxhimi i integruar i kufirit. Pėrderisa nuk do tė paraqet gatishmėri edhe shteti serb pėr ta menaxhuar kufirin dhe pėr ti njohur institucionet tona nė kėto pika kufitare, do tė kemi telashe nė parandalimin e krimit dhe trafiqeve tė ndryshme”, u shpreh Zenun Pajaziti, ministėr i Punėve tė Brendshme.

Pajaziti, e ka cilėsuar se, edhe pėr kundėr sfidave tė mėdha, viti 2009 ka shėnuar njė rritje tė konsiderueshme tė sigurisė nė vend.

“Viti qė po e lėmė pas, pa dyshim ėshtė njė vit qė ka pasur edhe sfida nė aspektin e sigurisė nė vendin tonė. Megjithatė mund tė thuhet qė ėshtė pėrmbyll si njė vit i suksesshėm pėr sa i pėrket menaxhimit tė sigurisė sė vendit tonė, kjo nuk ėshtė vetėm njė vlerėsim im. Gjendja e sigurisė nė Kosovė ėshtė vlerėsuar edhe nga institucionet e ndryshme relevante qė operojnė dhe qė janė tė dedikuara tė mbėshtesin rrjedhat nė Kosovė”, tha Pajaziti.

Operacionalizimi i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe instalimi i Agjencisė sė Sigurisė, ka bėrė qė viti 2009 tė jetė njė periudhė e pėrmbylljes sė kapitullit tė krijimit tė institucioneve shtetėrore tė sigurisė nė vend, ndonėse vlerėsohet se duhet bėrė ende pėrpjekje tė mėdha nė funksionimin plotė tė tyre.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/21908.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2010, 19:46   #100
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Qeveria e Serbisė paguan 725 zyrtarė tė sigurimit serb nė Kosovė

Qeveria e Serbisė do tė mbėshtesė me 42 milionė euro strukturat paralele serbe nė Kosovė, shkruan gazeta austriake Money. Gazeta austriake shkruan se 725 zyrtarė, qė paguhen nga Qeveria e Serbisė pėr veprimtarinė e tyre nė komunat e Kosovės ku nuk ka mė serbe, nuk ka dyshim se janė pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb. Ata duket haptas, se paguhen pėr shėrbimet e tyre qė kryejnė nė Kosovė.

Gazeta shkruan se strukturat paralele serbe nuk veprojnė vetėm nė veri, por edhe nė Kosovėn qendrore dhe jugore. Gazeta austriake Money shkruan se nacionalistėt serbė kanė mbledhur qėllimisht qytetarėt serbė tė Kosovės nėpėr enklave, i kanė izoluar ata nga bota me tė vetmin qėllim pėr t’i mbajtur tė lidhur me Beogradin dhe pėr t’i pėrdorur pėr interesa tė Beogradit kur iu duhen atyre.

Beogradi po ndjek njė politikė tė qėllimshme edhe me rastin e kthimit tė serbėve nė Kosovė. Kur flet pėr procesin e kthimit, Qeveri serbe nė Beograd mendon gjithnjė, jo mė pėr kthimin e qytetarėve serbė nė vendbanimet e mėparshme tė pėrziera me shqiptarė, por pėr koncentrimin e tyre nė enklave ku veprojnė strukturat paralele serbe.

Ndarje etnike e Kosovės, thotė gazeta austriake Money ėshtė sanksionuar edhe me planin e Ahtiasrit, plan ky, i cili 25 pėr qind tė territorit tė Kosovės e lė nėn administrimin e serbėve tė cilėt kanė tė drejtėn e lidhjeve speciale me Serbinė.

Qeveria serbe po financon edhe strukturat paralele serbe edhe pėr ato komuna tė Kosovės ku nuk ka mė fare serbė, struktura kėto qė zyrat i kanė jo nė Kosovė por nė Beograd. Kėshtu ka ndodhur me strukturat paralele pėr qytetin e Pejės, tė cilat, zyrat i kanė nė njė banesė nė Beograd.

Pėr veprimtarinė e strukturave paralele nė Pejė qeveria e Beogradit ka ndarė 13 milionė euro. Nė listat e pagave tė Qeverisė sė Beogradit ndodhen 725 zyrtarė serbė nga nėntė komuna tė Kosovės tė banuar vetėm me shqiptarė. Nė kėto nėntė komuna tė Kosovės, tani jetojnė vetėm 46 serbė.

Gazeta austriake shkruan se kėta 725 zyrtarė, qė paguhen nga Qeveri e Serbisė pėr veprimtarinė e tyre nė komunat e Kosovės ku nuk ka mė serbe, nuk ka dyshim se janė pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb. Ata duket haptas se paguhen pėr shėrbimet e tyre qė kryejnė nė Kosovė.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=35044
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Verior: Digjen vetura tė EULEX-it nga VNf nė danėn "Verior"

Komunizmi v3.0 - EULEX-UNMIK-ICO-KFOR nga mesdimr nė danėn "Fletėshtypje"

Prishtinė: EULEX-i pritet me protesta ndėrsa kėrkohet largimi i UNMIK-ut nga VNf nė danėn "Viruset"



Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 09:07.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.