Vargmali ėshtė njė log dijendėrtimi bashkėfjalues.
Vargmali nuk ka qėndrim botėkuptimor zyrtar, por ka tematikė zyrtare, ndaj dhe mundėson rrethana tė caktuara pėr zhvillimin e bashkėfjalimeve tė drejtkuptueshme pėrjashtimisht nė lidhje me arsyen, natyrėn, kombin, kulturėn dhe artin. Qėndrimet botėkuptimore janė mirėfilli qėndrime tė gjallarėve tė logut, prej tė cilave ndodh qė nė varėsi tė zhvillimit tė tematikės dhe vlerės sė qėndrueshme disa tė arrijnė tė pasqyrohen me kohė dhe nė strukturė.
Ti ndodhesh kėtu sepse tėrhiqesh nga, apo pjesėrisht pajtohesh me ēėshtjet dhe mendimet qė trajtohen nė Vargmal.
Rrethanat nxisin e zbatojnė pėrshtatjen e pėrzgjedhjen e mendimeve drejt kthjelltėsimit dhe drejt zėvendėsimit tė tė dhėnave mė pak tė sakta me tė tjera tė njė organizimi mė tė lartė. Synimi ėshtė pėrftimi i njė diturie sa mė cilėsore ndaj dhe prieret jo vetėm drejt lėvrimit tė tė dhėnave dijendėrtuese, por dhe drejt harrjes sė zhurmės. Ky barazpeshim mundėson njė log qė mund tė lexohet kėndshėm nė trajtė lėndburimi sipas brendisė sė prekur, gjithnjė nė pikėpamje bashkėfjalimesh tė mirėfillta apo paraqitjeje artikujsh tė gjallarėve.
Rrethanat dhe tėrėsia strukturore e Vargmalit mbarėshtohen nga organi i brendshėm jokonvencional i Mbarėvajtjes (MbV).
Ēėshtjet hapen nė lidhje me tematikėn e danave pėrkatėse. Shkrimet qė nuk i pėrmbahen marrėveshjeve drejtshkrimore e faqosėse tė logut, redaktohen nga MbV, pa prekur nė vetvete pėrmbajtjen, stilin, apo tė folmen e shkrimit. Shkrimet e pafrytshme dėrgohen nė karantinė. Shkrimet e paarsyeshme shlyhen, pėrveē rastesh kur gjykohet ndryshe nga pretarėt.
Marrėdhėniet shoqėrore, ndonėse tė lejueshme deri nė njė farė shkalle, kėshillohen pėr jetėn reale. Rrahja e mendimeve dhe e pikėpamjeve tė ndryshme rreth njė ēėshtjeje ėshtė kryesore pėr komunikimin dhe ecurinė dijendėrtuese. Po aq kryesore janė dhe nderi e maturia pėr tė pranuar mendimin mė tė mirė.
Pavarėsisht ndjesive qė mund tė pėrēojė fryma e mėsipėrme, rrethanat veprojnė krahasimisht lirshėm pėr sa kohė qė nuk cenohet tėrėsia natyrore e logut. Sqarime: Dijendėrtimi kuptohet si pėrmirėsim strukturor dhe pėrmbajtės i tė dhėnave pėr njė ēėshtje tė caktuar dhe si ky ndėrlidhet me organizimin e pėrgjithshėm tė diturisė nė log duke qartėsuar, vlerėsuar e saktėsuar ndėrtesėn diturore nė funksion tė tematikave tė pėrzgjedhura. Shkrime tė pafrytshme quhen shkrimet qė nuk sjellin asnjė dijeni tė re, a qė nuk pėrkushtojnė asgjė nė ndėrtim-pėrpunimin e dijes rreth ēėshtjes sė hapur; shkrime tė tilla: "Turp, turp, turp!", "Dhe unė jam dakord!", etj. Shkrime tė paarsyeshme quhen shkrimet qė nuk pėrdorin arsyetim tė mjaftueshėm gjatė ndėrtimit tė argumentit; shkrime tė tilla: "Besoj se ėshtė e vėrtetė, pra ėshtė e vėrtetė!", "E tha filani, pra ėshtė e vėrtetė", "2 + 2 = 5!", etj. |