| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Pas betejave tė Mokrės, hapet papritmas fronti me Venedikun. Lekė Zaharia vritet nga dorė e Lekė Dukagjinit dhe nėna e tė parit duke e parė pėrfundimisht tė pamundur tė mbajė pushtetin ia dorėzon atė pa tė drejtė venedikasve. Ushtria e Venedikut shkel kėmbė nė trojet veriore. Besėlidhja e fisnikėve shqiptarė gatiste pėrgjigjen... |
| | #2 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | LuftėVenedikasit, gjithashtu, pėrpara flamujve vunė heshtarė dhe i rregulluan krahėt sipas shembullit tė kundėrshtarit. Danieli e zgjodhi vendin e qėndrimit tė vet nė tė djathtė dhe aty rreshtoi njė rojė shumė tė fuqishme ilirikėsh; disa italianė kalorės me armatim tė rėndė i vendosi nė ballė dhe pas vetė krahut. Kolė Humoi, shkodrani, qė zinte vendin e dytė nė drejtimin e kėsaj lufte, u vendos nga e majta bashkė me qytetarėt e vet pėrballė Moisiut dhe ushtrisė dibrane. I vėllai, Andrea, bashkė me Simeon Vulkathanin mbajti qendrėn. Kėtu radhėt e ushtrisė formonin njė ujem prej gjithfarė ushtarėsh e pengoheshin mė fort sesa mbroheshin nga njė rojė e padobishme. Venedikasit ishin mė pak se 13000. Me kėto forca u bė sulmi. Beteja u fillua prej heshtarėve, qė shigjetarėt i shtynė me sulmin e parė, por, kur u afruan dhe shigjetat s'pinin mė ujė, atėherė ata qė ishin tė armatosur me mburojė tė fuqishme, bashkė me tė tjerėt tė armatimit tė lehtė, zhveshėn shpatat e iu lėshuan armikut pėr t'u kacafytur. Tė tjerėt i rrethoi menjėherė Kastrioti me kalorėsit dhe, pasi i tėrhoqi pakėz pėr nga prapa, ua bėri atyre pėrsėri mė tė dobishėm pėrdorimin e shigjetave. Heshtarėt, tė cilėt i kundėrshtonin mė me guxim armikut, pėr shkak se gjokset i kishin tė siguruara me hekur dhe ishin tė mbuluar me pėrgjoksore (parzmore), u lėshuan e u dhanė shpresė tė tjerėve se puna do tė mbaronte me sukses. Atėherė u derdh pėrreth gjithė ushtria me njė britmė shumė tė madhe, qė u lėshua nga tė dyja anėt. Epiroti qėndronte mė lart edhe nga numri, edhe nga trimėria e kalorėsve. Vendi nuk ishte njėsoj i pėrshtatshėm si pėr njėrin, si pėr tjetrin, sepse lufta bėhej nė njė fushė tė gjerė dhe tė hapėt, pranė brigjeve tė Drinit. Venedikasi qėndroi pakėz po aq i paepur, mė fort pėr shkak tė forcave, sesa tė guximit. Dhe rreth vendit, ku qėndronte komandanti ilirik, u luftua pėr njė kohė tė gjatė me njė fat qė i qeshte herė njėrit, herė tjetrit, gjersa Skėnderbeu, duke ngarė kalin pėr atje, bashkė me disa kalorės tė paktė, u hodh nė mes tė ushtrisė armike dhe ia hoqi Venedikasit shpresėn e fitores nga duart, pasi shumė i la tė plagosur e shumė i bėri t'ua mbathnin nga frika. Por ilirikėt u grumbulluan menjėherė nė njė vend nga qenė e s'qenė, se shpejtėsia e kėtij mileti s'ka shoqe dhe, pasi e forcuan vendin e qėndrimit tė kapedanit me njė rojė mė tė dendur, ia mbyllėn rrugėn armikut; megjithėkėtė, ata mė tepėr mbroheshin sesa luftonin. Gjersa krahėt po bėnin njė luftė ende pa njė pėrfundim tė prerė, qendra e ushtrisė sė tė dyja anėve bėnte mė fort sehir sesa luftė. Por, kur Topia e pa se krahu i djathtė i kundėrshtarėve ishte mjaft i rėnduar, u lėshua me tė shpejtė, i nxitur edhe nga shembulli i Kastriotit, mu nė mes tė tyre dhe doli matanė me kalorėsit e zgjedhur e me njė pjesė tė kėmbėsorisė, duke u kallur njė tmerr tė ri. Atėherė ilirikėt, tė cilėt ishin vendosur nė ballė kundėr armikut, nuk mundėn t'i duronin sulmet, por kaluan nė krahun e djathtė, duke mbrojtur veten. Kėshtu ata, nga njėra anė tradhtuan shokėt, nga ana tjetėr ia bėnė mė tė madhe vėshtirėsinė Skėnderbeut, qė do tė sulmonte vendin e qėndrimit. Po kėtė gjė bėri edhe pjesa tjetėr e kėmbėsorisė, e cila u shpėrnda e mori arratinė pėr tė shpėtuar kokėn, duke qenė inferiorė kundrejt kalorėsisė epirote. Kjo bėri qė kalorėsia shkodrane, e mbetur pa mbrojtje dhe e ndrydhur nga armiku, tė rrethohej. Tė dy komandantėt u zunė robėr, bashkė me ta edhe shumė tė tjerė, qė kishin mbetur nga forcat kėmbėsore dhe qė e kishin humbur shpresėn pėr tė shpėtuar me anė tė armėve, prandaj edhe iu dorėzuan kundėrshtarit. Por kėta u bėnė shkak qė t'i zinte tmerri edhe turmat e tjera, tė cilat kishin frikė se mos Epiroti ēante radhėt e sulmonte nga prapa krahėve, duke i mbyllur nė mes e duke i shtypur egėrsisht. Por kjo gjė, qė i shtinte tmerrin tė mundurit, nuk i shkoi ndėr mend fitimtarit, se sukseset ua marrin mendtė njerėzve, ai s'pyeste mė aspak pėr mė tutje, por mjaftohej vetėm me armiqtė e lidhur qė kishte pėrpara dhe qė ua tregonte me kėnaqėsi tė tjerėve pėr t'i bėrė sehir. Edhe Kastrioti ua kishte hequr fillin gjithė gjėrave tė tjera dhe e kishte harruar gjithė turmėn e ushtarėve tė zakonshėm, sikur tė mos e quante tė denjė gjakun e tyre, duke e pėrqendruar tėrė vėmendjen te kapedani, por radhėt e ushtarėve aq trima bėnin qė ta kishte tė vėshtirė t'u afrohej ky burrė dhe t'i shkonte kot trimėria. Vėmendjen e tė gjithėve nė atė luftim e tėrhoqėn Moisiu dhe Shkodrani nga krahu i majtė. Atje derdhej shumė djersė dhe rreziku ishte shumė i madh, sepse kėta, sikur tė jepnin ndeshjen vendimtare pėr gjithė luftėn, po sulmonin, duke marrė e dhėnė goditje, tė ndezur nga njė urrejtje e madhe e pa marrė frymė. Me fuqi tė barabarta luftuan pėr disa kohė. Por kuajt dhe burrat dibranė, tė kėputur nga lodhja, qė po ua shkundte fuqitė pėr goditje dhe gati tė thyer, do tė ishin tėrhequr dalngadalė para armikut, sikur Moisiu tė mos i kishte bėrė ta ndienin turpin pėr frikėn e lodhjen, ndėrsa po tėrhiqeshin, dhe sikur tė mos i kishte kthyer nė mjeshtėr tė fitores, kur ishin gati tė thyheshin, duke u bėrtitur: Ē'ėshtė kjo plogėshti, he burra? Ē'ėshtė kjo sjellje dėshpėrimi nga njė frikė e pazakontė? A ka ndodhur ndonjėherė qė dibrani ta lėrė i gjallė vendin qė i kanė caktuar? A ka ndodhur qė t'ia lėrė lavdinė e luftės armikut? Ku ėshtė ajo ushtri, qė shkatėrroi fuqitė e Ali pashės, qė i vuri frenė kryelartėsisė sė Ferizit, qė dėrrmoi forcat e Mustafait dhe i mbushi shtėpitė epirote me plaēkė tė barbarėve? Ku u zhduk gjithė ai vrull i shpirtit tuaj? Ku shkuan ato fytyra kėrcėnuese atje nė kamp e ato zotime trimash? Kėshtu po ia ktheni Dejėn Skėnderbeut? Kėshtu po gatiti tė hyni nė qytetin e rrethuar tė kundėrshtarėve? Mos vallė kėtu e asgjėkundi gjetkė u duk trimėria e armikut, e djathta e tij trime, shpata e tij e shkėlqyer? Por kudo tanimė shokėt tuaj fitimtarė po ēmojnė frytet e fitores plot nder qė kanė arritur. Tanusihi, pasi i kapi komandantėt dhe i solli me duar lidhur pas shpine nė kamp, e shoi tė gjithė ose e shpartalloi krejt qendrėn e ushtrisė kundėrshtare. Skėnderbeu, pasi theu fuqitė e ilirikėve, po u hedh tani tė gjithėve me radhė e me qetėsi prangat. Kėtu paska mbetur vetėm frika dhe mendimi pėr tė marrė arratinė Ky qortim ua futi ushtarėve aq keq zekthat pėr tė fituar, saqė tė pandehje se burrat dhe kuajt u bėnė menjėherė si tė tjerė. Atėherė beteja u pėrsėrit, fati ndryshoi dhe shkodranėt po shtyheshin pak nga pak; megjithėkėtė ata po qėndronin dhe mė fort pėr shkak tė numrit sesa tė guximit, gjersa mė nė fund Humoi, duke e marrė me mend fatin e tė vėllait nga fjala e kundėrshtarit dhe duke mos qenė nė gjendje ti mbante armėt nė dorė nga dhembja qė s'e duronte dot, i harroi shokėt dhe u lėshua pėrpara pėr t'i vajtur tė vėllait nė ndihmė, ndonėse ishte vonė. Dhe, duke u hedhur nė mes tė armiqve, ia dha Moisiut tė sigurt fitoren nė dorė dhe tregoi se sa rėndėsi ka pėr radhėt e ushtrisė kapedani. Dhe me tė vėrtetė, ato u shpėrndanė menjėherė nga tė gjitha anėt e i kthyen shpinėn armikut. Gjithashtu edhe Danieli nė krahun tjetėr, qė kishte mbetur qysh mė pėrpara pa asnjė ndihmė tė pararojės, po e mbante rregullin e po i qėndronte kundėrshtarit mė tepėr nga turpi sesa me anė tė forcave. Por, kur e pa se ikja e tė vetve ishte e padyshimtė dhe se po ky fat i priste tė gjithė, i dha kalit e mori arratinė pėr tė shpėtuar veten. Epiroti i ndoqi ashtu tė shpėrndarė kudo nėpėr fushė, por me njėfarė plogėshtie, sepse burrat, qė luftuan sa u rraskapitėn e s'mbanin mė, i pengonte lodhja. Megjithėkėtė, edhe pse ishin tė lodhur, ata nuk e lanė armikun qė tė ikte i shpenguar, sepse Skėnderbeu lėshoi urdhėr qė ta ndiqnin kėmba-kėmbės, me tė gjitha fuqitė, turmėn e kundėrshtarėve, qė po ua mbathnin, gjer nė qytetin e Shkodrės. Ndoshta kapedanit, tėrė mėri e lavdi njėkohėsisht, iu duk e udhės se do tė ishte njė gjė e bukur ta shikonin fitimtar nga muret armike, qė ishin mbushur plot e pėrplot nga njė mizėri fort e madhe njerėzish. 23 korrik 1448 Nė shumė vende po korreshin radhėt e fundit dhe njė pjesė e madhe e atyre qė mbetėn pas u kapėn gjallė, sepse ai e kishte ndaluar tė vritej kush. Me tė arritur pranė dhe pėrballė qytetit, u ndalėn flamujt e ushtria qėndroi. Atėherė fitimtarėt u grumbulluan rreth radhėve e me njė klithmė e gėzim shumė tė madh po i tregonin qytetit tė pikėlluar nga hidhėrimi, qė i kishte helmuar tė gjithė robėrit e tij. Me njė anė pamja dhe fati aq i mjeruar i tė vetve u ngjallnin qytetarėve mėri tė re nė zemėr, mė anė tjetėr, kėrdia qė sapo pėsuan, ua priste gjithė vrullin; halli pastaj edhe mė i madh, qė u hyri pėr robėrit, ua lidhi duart fare dhe s'i linte tė provonin ndonjėfarė mėnyre pėr tė ngacmuar armikun. Kastrioti, pasi i la ushtarėt gjersa tė ngopeshin me lavdinė e fitores dhe kur e pa se dita po mbaronte, dha shenjėn tė mblidhnin stremat nga i kishin e nga s'i kishin dhe u nis pėr nė rrethimin e Dejės. M. Barleti, "Historia e Skėnderbeut" |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Lufta e Drenicės kundėr Jashar pashės nga Shqipe nė danėn "Shqipėri" Lufta ndėrmjet krushqve nga Shqipe nė danėn "Gurra" Lufta e Hogoshit tė Gjilanit nga vlug nė danėn "Lidhja II e Prizrenit" Oronik 1448 nga mesdimr nė danėn "Kastrioti" |