| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Pas luftės kundėr Venedikut mbi ushtrinė e Besėlidhjes rėndon kėshtjella e Dejės, e cila sipas besės sė dhėnė Venedikut nuk pranon tė rreshtohet krah arbėrve tė tjerė. Rrethimi i Dejės, njė gjendje e nderė e pazgjidhshme, ndėrpritet nga Mustafai, komandanti turk qė rikthehet pas betejės sė parė, tė dėshtuar, nė Dibrėn e Poshtme, por kėsaj here me 20000 ushtarė me uratėn e Muratit. Mesverė 1448. Trupat shqiptare fushojnė nė Oronik... |
| | #2 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | Dyluftimi i Pal ManeshitPor kėtė fyerje tė barbarit nuk e duroi dot mė gjatė Pal Maneshi, luftėtar i dėgjuar pėr lavdinė e tij prej kalorėsi, sidomos kur tė gjithė tani po prisnin tė dilte ai, sikur ky provokim i bėhej vetėm atij, si mė trimi qė ishte. Duke u ngritur, pra, me guxim e gėzim shumė tė madh, u drejtua, pėr tė marrė vesh vullnetin e tij, pėr te Skėnderbeu, i cili e lavdėroi si duhej dhe ia ndezi edhe mė keq flakėn e urrejtjes e tė shpresės: «Vazhdo, i tha, me ndihmėn e perėndive, drejt nderit tėnd e drejt fitores sė shokėve; filloja ti i pari me trimėrinė tėnde tė pashoqe, qė tė tjerėt pastaj tė bėjnė si ti dhe qė gjithė ushtria ta vazhdojė pas teje fillimin e bukur tė kėsaj lavdie.» Atėherė gjithė shokėt e tij iu derdhėn rreth e pėrqark nga tė katėr anėt dhe po e lavdėronin, sikur ta kishte qysh tani fitoren nė dorė. Ai, pasi bėri gati armėt dhe mjetet e tjera tė zakonshme pėr kėtė lloj ndeshjeje, i hipi menjėherė kalit e fluturoi poshtė nė fushė, duke e thirrur kundėrshtarin, qė po priste, me zė kėrcėnues, dhe duke e urdhėruar qė tė bėhej gati pėr t'u goditur. Por barbari i kėrkoi qė ta priste, sa tė mund tė shkėmbente me tė pak fjalė, dhe i tha: «Fitoren do ta vendosė dora e djathtė dhe fati, neve na mbetet tė caktojmė vetėm kushtet e fitores. Nė qoftė se mirat e kanė prerė qė ta fitosh ti sot lavdinė kundėr meje, unė, si i mundur, nuk kam asnjė kundėrshtim qė ti, nė bazė tė sė drejtės sė luftės, t'i marrėsh pėr vete e t'i kesh tė tuat edhe plaēkėn fort tė majme, edhe kufomėn e mbytur nė gjak. Nė qoftė se, pėrkundrazi, do tė shtrydhesh ti nėn duart e mia, atėherė kėrkoj qė kėtė tė drejtė ta kem unė kundrejt trupit tėnd tė robėruar. Kėtė ta vėrtetojnė e ta bėjnė tė pashkelshme edhe kapedanėt, me qėllim qė, qoftė kur ndeshja tė jetė nė kulm tė saj, qoftė kur dyluftimi tė ketė marrė fund, tė mos lėvizė kush nga vendi pėr t'i ardhur nė ndihmė fatit tė zi tė njėrit apo tė tjetrit.» Si pėrgjigje pėr kėto Pali tha se e pranonte rregullin e ndeshjes, qė ai ia kėrkonte me dėshirė e si me frikė nė zemėr qė tė ruhej, se gjithēka tjetėr, pasi tė fluturonte nga trupi shpirti krenar, do t'i mbetej nė dorė me tė drejtė tė plotė fitimtarit. Tė luftonte pa frikė, sepse, pėrveē tij, s'do tė kishte tjetėr kundėrshtar e, sapo t'ia rrėmbente jetėn, do ta kishte tė lirė pushtetin edhe mbi trupin e pashpaguar, sepse, edhe sikur t'ua falte atė kufomė tė pashpirt lotėve tė ushtarėve, Skėnderbeu nuk do tė lejonte t'ia shpinin pėrpara, gjersa s'vlente mė pėr asgjė. Kjo pėrgjigje plot guxim e trimit dhe pėrbuzja pa pikė druajtjeje e jetės e tronditi aq tepėr barbarin, saqė po pendohej qė e kishte provokuar. Pastaj, pasi kėto tė gjitha i sanksionuan dhe i vulosėn si tė pashkelura kapedanėt, dolėn pėrsėri qė tė dy nė shesh tė sherrit, ndėrsa sytė e tė gjithėve u mbėrthyen mbi ta. Tė pranishmit, tėrė shqetėsim. se si do tė pėrfundonte puna, mbetėn para asaj skene si tė ngrirė nga frika e shpresa sė bashku, sepse qė tė dy ishin njėsoj nga pamja e nga bukuria, me shtat mesatar, me moshė gati tė njėjtė, qė as s'mund tė dergjej nė plogėshti, as tė ishte pa zjarr djaloshar. Armėt tė dy i kishin njėsoj: heshtat e kalorėsit, mburojat tė zbukuruara nė kėrthizė me pafta prej ēeliku, shpatat tė pėrkulura si zakonisht dhe topuzėt prej hekuri, trupin tė mbuluar me parzmore dhe kokėn me pėrkrenare. Veē kėtyre, u jepnin njėfarė bukurie edhe petkat e shkėlqyera prej mėndafshi. Duke i ngarė, pra, me shpejti kuajt, u lėshuan si furtunė nė fushė kundėr njėri-tjetrit me sy e shpirt tė egėrsuar. Dhe, pasi iu vėrsulėn shoqi-shoqit me ato heshta mizore, Pali iu mat nga sipėr mburojės syrit tė djathtė tė barbarit dhe ia shpoi tejpėrtej me majėn e heshtės. Me ta pėrplasur me kėtė goditje pėrdhe, kėrceu menjėherė nga kali e ia zhveshi armėt nga trupi e ia preu kokėn dhe, i ngarkuar me plaēkėn e kundėrshtarit tė vrarė, i hipi kalit e po kthehej te tė vetėt, kur ushtarėt iu derdhėn nga qenė e nga s'qenė dhe po e shpinin, duke e pėrgėzuar me tė madhe, pėr te kapedani. Skėnderbeu e pėruroi dhe i dhuroi aty pėr aty, nė emėr tė shtetit, njė klamidė (mallotė lufte) tė qėndisur krejt flori dhe njė bashtinė fort tė pasur. Pastaj, duke qenė se ishte koha pėr tė hedhur zarin e luftės e tė pėrleshjes, ua ndezi, si zakonisht ushtarėve tė tjerė zemrat me fjalėt dhe duke qenė se kishin ngrėnė qė mė parė, dha menjėherė urdhėr t'u binin borive dhe nė orėn e pestė pothuaj tė ditės i nxori tė radhitur pėr luftė. |
| | |
| | #3 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | Beteja e OronikutGuximi dhe besimi i trimit tė pathyeshėm kanė qenė sigurisht tė denjė pėr t'u admiruar nga tė gjithė. Dhe me tė vėrtetė, ai mjeshtėr i pashoq i luftės guxoi, duke pėrbuzur kundėrshtarin, ta provonte me atė pakicė njerėzish fatin e njė beteje aq tė madhe dhe tė pėrleshej me ushtrinė e radhitur nė fushė tė hapur, pa menduar aspak pėr ndonjė dhelpėri ngathtėsie apo strategemė pusie. Ai guxoi i pari, duke lėnė forcomat, tė dilte nė fushė tė lirė dhe t'i vėrsulej atij kundėrshtari, duke e hequr si me pėrdhunė nė betejė. Dhe ja tani ai po vazhdonte, me njė britmė stentoriane tė ushtarėve, t'u drejtohej vetė shatorreve armike, kur Mustafai i doli pėrpara nė fillim me njė togicė tė mbledhur shpejt e shpejt e pastaj me tėrė forcat. Por ashtu siē bėnė pėrpara me frikė, ashtu edhe u zmbrapsėn kollaj para tij qė nė sulmin e parė dhe mezi e plotėsuan njė vijė tė vėrtetė, duke dalė tė gjithė jashtė kampit, sepse shumė ua mbathnin me tė shpejtė e ktheheshin prapė nė shatorre. Kur e vuri re kėtė barbari, se as flamujt e tij, as ushtarėt nuk po qėndronin kund, me qėllim qė t'u jepte burrave zemėr me njė provė guximtare dhe me vendim tė prerė qė ose tė kthehej fitimtar te Murati, ose tė mos binte pa u shpaguar, i dha menjėherė kalit e u hodh me sulm mbi frontin e parė tė kundėrshtarit, duke bėrtitur qė t'i shkonin flamujt pas e tė grumbulloheshin fluturimthi atje ku do t'ua zinte syri se ishte ai vetė. E ndoqėn shumica e kapedanėve tė togave dhe njė turmė jo e parėndėsishme kalorėsish. Edhe tė tjerėt qė mbetėn, nga turpi se po e braktisnin kapedanin, duke hedhur dalngadalė ēapin, po i dilnin armikut pėrpara pėr tė pėrballuar goditjet e tij dhe, duke u mbledhur nėpėr vende tė ndryshme, po i qėndronin sa mundnin mė me ngulm. Kėshtu u rivendos kudo fronti dhe u pėrtėri pėrleshja. Por shenja e ndryshimit tė fatit, si zakonisht, s'po dukej gjėkundi dhe shpresa e fitores ishte kudo e humbur, ndėrsa epirotėt po fitonin me rregull tė ngahershėm. Aq fort pėrfundimi i dy ushtarėve e kishte pėrcaktuar fatin e gjithė ushtrisė dhe i kishte shtėnė secilit nė zemėr guximin e frikėn. Moisiu nga krahu i vet po i hutonte keq barbarėt dhe po i ndrydhte rreptė, herė duke lėshuar mbi ta kalorėsinė, herė duke hedhur kėmbėsorinė dhe duke e nxjerrė para flamujve. Ata, si tė mposhtur mė tepėr nga njėfarė fati sesa nga kundėrshtari dhe tė zotė sa mezi u shmangeshin goditjeve, dukeshin se ishin mė fort tė aftė pėr t'u lidhur sesa pėr tė fituar. Pali, qė luftonte nė mes tė frontit, po mbillte kudo kėrdinė mė tė madhe mbi armiqtė. Dhe tanimė radhėt e ushtrisė ishin bėrė lesh e li nga tė dyja anėt, as kalorėsit, as kėmbėsorėt nuk mbanin vendin e tyre, tė gjithė ishin pėrzier e bėrė njė dhe numri mė i madh i turqve, meqė kuajt u ishin vrarė me shigjeta nga kėmbėsorėt epirotė, po luftonin si kėmbėsorė. Por, ngaqė nuk ishin mėsuar tė pėrlesheshin mė kėmbė dhe meqė armėt u rrinin rėndė e i mėrzitnin keq, ata burra pengoheshin pėr vdekje. Atyre u dukej se radhėt e kundėrshtarėve po shtoheshin gjithnjė, ndėrsa fuqitė e veta po rralloheshin. Megjithėkėtė ata po qėndronin tė verbuar nga turpi, duke pritur ardhjen e kapedanit nga krahu tjetėr, i cili ishte hedhur atje me tėrė mė bujarėt dhe me ajkėn e mbarė ushtrisė kundėr Skėnderbeut, dhe besonin se mund ta ndryshonte fatin e gjithė frontit. Kur shikonin Palin, ua mbathnin, sepse frika qė u kishte kallur nė zemėr me lavdinė e fituar nga burri qė posa kishte qėruar, i bėnte ta ēmonin si kundėrshtarin mė tė madh; mė anė tjetėr ata edhe ndizeshin e bėheshin flakė, sepse pamja e shėmtuar e ushtarit tė tyre dhe hija e pashpaguar e shokut u sillej para syve. Veē kėsaj, shpėrblimet e shumta, qė ishin njė nxitje fort e madhe dhe qė Mustafai ia pati premtuar fitimtarit pėr kokėn e urryer, i bėnin ushtarėt qė tė hidheshin edhe mė me zjarr nė rrezik. U grumbulluan kėshtu tok sa mė shumė dhe u lėshuan me gjithė fuqitė e veta vetėm kundėr njėrit (Palit) dhe, sikur t'i 'kishin harruar tė tjerėt, vetėm atij po i turreshin tė vendosur, pa ia hequr sytė. Cilido nga ata nuk do tė 'kishte kundėrshtim qė ta merrte shpėrblimin e kokės sė ēmuar me gjak e kėrdi tė shokėve tė vet. Por kėtė dėshirė tė ēmendur tė atyre njerėzve e kthente nė kėrdi pėr ta trimėria kėmbėngulėsė e burrit, i cili, i rrethuar nga tufa e mė trimave, ishte mjaft nė gjendje ta vinte pėrpara atė turmė e tė mos ia pėrfillte pėrpjekjet e kota. E, kur e pa se ushtria e barbarėve po i sulmonte ata mė egėr, veē nga tė tjerėt, u kthye pa u ndier kundėr tyre dhe vetėtimė ia rrėmbeu njė burri kokėn me shpatė e me goditje tė njėpasnjėshme e pėrplasi nga kali poshtė. Shokėt, sapo e panė tė shtrirė pėrdhe, ua mbathėn menjėherė kėmbėve e s'kishin hall qė tė merrnin hakun pėr tė dergjurin, as t'ia ruanin trupin nga tė zezat e tjera qė do tė kishte prej armikut. Atėherė epirotėt ia filluan edhe mė rreptė sulmit e po i shtynin pa marrė frymė, duke i shpartalluar, gjersa i bėnė qė u qėruan krejt, duke ua lėnė gjithė lavdinė e fitores fitimtarėve. Pali, me tėrė fuqinė qė kishte, i griu fare ata qė iknin tė fundit, duke i tallur me fjalė therėse: «Ku veni, frikacakė? Kėshtu fluturoi nga ju kujtimi i shokėve? S'u ndodhka kėtu asnjė vėlla i Karaguzit, qė po dergjet i shtrirė? Asnjė farefis? Asnjė mik i tij nė tėrė kėtė numėr kaq tė madh, qė t'ia nderonte trupin e deformuar sė paku me anė tė shpagės, e vetmja ndihmė mė e afėrt qė mbetet pėr tė? Shikoni, tani po ju thėrres e po ju ftoj unė, unė, qė ju tė parėt mė ftuat pak mė parė me njė shpresė tė kotė pėr fitore. Ndaleni ēapin, pranoni nga unė plaēkėn e pėrgjakur tė shokut, se po jua jap me gjithė qejf.» Ata, qė s'mendonin pėr asgjė tjetėr veēse tė iknin, po e gėlltitnin, sado qė me pahir, qortimin e kundėrshtarit, pa e hapur gojėn nga turpi dhe kėshtu, duke u larguar dalngadalė nga fusha, po zhdukeshin nga sytė dhe s'po e ndienin mė turfullimėn e kundėrshtarėve, qė po i ndiqnin. Vetėm shigjetarėt e shfrynė mė me ngulm tėrbimin e vet mbi ta; radhėt e tjera hoqėn dorė e s'u ranė nga prapa, sepse ishin tė rraskapitur nga lodhja e tė ngopura gjer nė fyt, kėshtu qė s'kishin mė as fuqi, as dėshirė. Mė nė fund ushtarėt, pasi mblodhėn bajrakėt me hėnėza, shenjė kjo e flamurit pėr popullsitė turke, bajrakė qė ishin hedhur e flakur sa andej-kėndej, po i shpinin tė gėzuar, kush e kush mė parė, me njė shamatė tė bukur e me kėngė qė ua hidhnin si t'u tekej, pėr te vendi ku qėndronte Skėnderbeu. Atje kishte kohė qė ēdo gjė ishte nė gaz, sepse armiqtė ose dergjeshin tė vrarė pėrdhe nė vargje pambarim, ose, ata qė kishin shpėtuar nė bazė tė sė drejtės sė luftės, po e rrėfenin me duar tė lidhura e qė tani s'u bėnin mė fajde edhe mefshtėsinė e vet, edhe shpirtbutėsinė e kundėrshtarit. Mustafanė po e shpinin mbi njė kalė plak, pėr t'u dukur mirė, bashkė me 12 purpuratė, e kėshtu ai i jepte mė tepėr lezet pamjes dhe sikur e lehtėsonte fatkeqėsinė e tė tjerėve. Ai kishte kaluar matanė e ishte lėshuar, nga lakmia rrėnimqare pėr lavdi, kundėr kohortės sė Kastriotit; por, kur e pa atje veten tė rrethuar dhe pa asnjė nga shokėt pas, pa asnjė mundėsi pėr tė ikur apo pėr tė vdekur siē i kishte hije, e gjeti mė tė udhės ai komandant fatzi qė t'i bėnte hallall tė gjitha, bile edhe lirinė, pėr hir tė jetės. Nuk e di a ka ndodhur, gjatė gjithė kohės sė luftės me Muratin, ndonjė betejė mė e bukur dhe mė e pėrkrahur nga perėnditė: aq fort e shkėlqyer qe pėrpjekja e tė gjithėve atė ditė; kurrė mė parė, as kapedan, as ushtar, as rresht ushtrie, nuk qe kthyer mė i mbuluar me lavdi vetjake dhe tė pėrbashkėt njėkohėsisht. Thonė se nga armiqtė u vranė 10000, u zunė 82 robėr e 15 flamuj ushtarakė. Skėnderbeut i kushtoi lirė ajo fitore, zor se bėheshin, me sa thonė, 300 veta. Ushtria e tij u pasurua edhe me plaēkėn jo sido qė gjeti nė kamp tė kundėrshtarėve, sepse barbarėt, ngaqė e zgjatėn atje pėr disa muaj, kishin grumbulluar, secili pėr vete, njėfarė pasurie. Kėshtu u gjetėn plaēka fort tė bukura tė tė vrarėve e njė numėr i shėnuar kuajsh. Megjithėkėtė, edhe pse e kishte ngarkuar ushtrinė me plaēkė, kapedani s'ishte ngopur sė shfryri mėrinė e tij, prandaj, pasi hėngrėn mirė e mirė dhe morėn veten, e lėshoi pėr tė shkretuar viset armike brenda kohės qė mbetej nga ajo ditė. Dhe kėshtu, duke vazhduar fitoren e porsakorrur, u vuri zjarrin dhe i shkatėrroi tė gjitha ato qė s'pati mundėsi t'i zhdukte me hekur. M.Barleti, "Historia e Skėnderbeut" |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Lufta kundėr Venedikut, 1447-1448 nga mesdimr nė danėn "Kastrioti" |