Kthehu   Kreu > Dega e historisė > Iliri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 24.2.2007, 21:34   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim Barbarė apo tė mohuar?


Pra u rikthyem tė flasim pėr pozitėn dhe rolin e ilirėve nė qytetėrimin antik. Janė quajtur barbarė qė banonin prapatokėn apo periferinė e “qytetėrimit” tė vėrtetė antik. Po ēfarė ishte ky qytetėrim antik? Nėse qytetėrim do tė thotė, qytete, tregti, organizim shtetėror, atėherė ilirėt nuk ngeleshin mbrapa nė asgjė.

Qytete. - Dhe qytete kishin! Tė ndėrtuara nė pozita tė sigurta, tė fortifikuara; Pra, tė zotėt nė artin e tė ndėrtuarit; dhe nėse vetė romakėt mos t'i kishin djegur njė pjesė tė mirė tė qyteteve (kėtė e bėnin zakonisht kur qytetet qė pushtonin ia kalonin nė bukuri Romės, si rasti i Kartagjenės) do zbulonim ashtu siē kemi zbuluar nė Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!

Punues druri e metali. - Tek druri arritėn nivelin mė tė lartė, ndėrtuan anijet mė tė shpejta nė Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetėm luftė, siē u pėlqente ilirėve, por dhe verė e grurė...

Minatorė tė zotėt, punues argjendi dhe ari. - Dhe kėta nuk paskan pasur nė pėrdorim monedhat?! Por ēdo gjė me vlerė mund tė shėrbente si mjet shkėmbimi nė kėto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmėria e vetme.

Tregtarė, prodhues vere, birre. - Artikujt mė tė shitur dhe ata mė tė pėrdorurit nga vetė ilirėt. Dhe tė prodhosh duhet teknikė, duhet lėnda e parė, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora pėr transportim, e megjithėse nė fillim kėtė artikull e importonin, mė vonė ilirėt e prodhonin vetė atė.

Bujq tė zotėt. - Ushqyen ushtarė pa pushim pėr shekuj me radhė; dhe nėse marrim nė konsideratė terrenin e vėshtirė tė Ballkanit, atėherė kanė qenė vėrtetė tė zotėt.

Ushtarė! Mė saktė, luftėtarė! - Karakteristika qė do ti shoqėrojė gjithmonė. Dhe kėtu pėrkulėn dhe vetė Romėn e lavdishme me legjionet e saj tė disiplinuara, por tė kalbur nė sistemin e saj politik. Mbrojtės tė flaktė tė lirisė sė tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrė (ai helen nuk u konsiderua kurrė rrezik pėr ekzistencėn ilire, ata tė vėrtetėt) deri nė momentin kur iu imponua me dhunė.

Ilirėt ripėrtėrinė shtyllėn ku mbėshtetej sistemi romak, ushtrinė. Njė ushtri skllevėrish e bujqish, qė u kthye me legjionet ilire nė njė ushtri tė vėrtetė qė i siguroi Romės edhe disa shekuj jetė.

Organizimin shtetėror! - Mbreti, princi, kryeluftėtari. Ja ilirėt! Tė cilėt nuk u joshėn nga senati apo bulé-ja. Njė ilir e jepte mendimin e votėn e tij me shpatė.


Po polet e “qytetėrimit” antik?

Roma me senatin e saj u kalb nė korrupsion deri nė momentin kur dhe vendosėn qė shpėtimi ishte njė Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falė demokracisė sė saj pėrēarėse dhe jetoi vetėm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjė doktrinė filozofike krejtėsisht e papėrshtatshme dhe pa dinamikė.

Kėshtu dhe i erdhi fundi lirisė ilire, nga njė Romė e ripėrtėrirė nė sistemin e saj, si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar, por dhe pėr tė shtypur ilirėt dhe popujt energjikė tė veriut.

Shoqėria ilire ėshtė lėnė mėnjanė sepse antikiteti dominohet nga “shoqėritė” helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta njė shoqėri pa identitet qė ripėrtėrihej sa herė pushtonte krahina, duke iu marrė elemente shoqėrore pėr tė plotėsuar tyrin.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 9.10.2007 nė 13:19.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2007, 16:45   #2
I Zgjedhuri
gjallar
 
Anėtarėsuar: 9.2007
Romakėt nuk i kanė quajtur kurrė ilirėt barbarė... Ilirėt e jugut tė organizuar prej shekujsh nė shtete me vijueshmėri ishin mė tė qytetėruar sesa vetė romakėt...

Ilirėt e veriut, sidomos panonėt kishin ngelur relativisht prapa, sepse malet e Bosnjės janė vėrtet tė vėshtira pėr t'u kapėrcyer dhe sidomos si pasojė e sulmeve kelte pikerisht nė ēastet e shtetėzimit.

Do doja tė pėrmendja se koncepti i mbretit 'kushtetues' (sa mund tė quhej atėherė) ka ardhur nga trojet shqiptare dhe u pėrhap me anė tė Aleksandrit tė Madh. Shumėkush harron qė organizimi i mbretėrisė maqedonase s'kishte kurrfarė lidhje me polet greke, por ishte identik me organizimin shtetėror tė shteteve tė tjera ilire e pėrderisa shembullin maqedon e ndoqi Ēezari e Augusti dhe e perfeksionoi Diokleciani pėr ta pėrcjelle deri nė Evropen e sotme, fare mirė mund tė themi se koncepti monarkik evropian ėshtė me origjinė tė padiskutueshme shqiptare.

Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 17.11.2007 nė 07:28. Arsyeja: KT-1 (alfabet i huaj)

I Zgjedhuri nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2007, 21:58   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punimet e mermerit


Punime mermeri dhe piktura tė rrėmbyera apo shkatėrruara.


Citim:
Nė kėtė kohė Skopa,nė krye tė gjithė forcave etole, pėrshkoi Thesalinė, hyri nė Maqedoni duke kaluar prishi tė korrat e Pierrisė, bėri shumė plaēkė dhe nė kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjėherė nė kėtė qytet qė e kishin zbrazur banorėt, shkatėrroi muret, banesat, gjimnazin, dogji portikėt qė rrethonin tempullin, shkatėroi gjithė kushtimet qė kishin sjellė pėr zbukurimin e faltoreve ose pėr nevojat e veta besimtarėt qė mblidheshin kėtu pėr panairet dhe, mė nė fund, pėrmbysi gjithė shtatoret e mbretėrve...

Polyb, Historiae, IV, 62, f. 55, Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė. Toena, Tiranė 2002.
Gjimnaz, tempull dhe faltore mbretėrish, ja ēfarė kishte njė qytet iliro/maqedon nė atė kohė. Dhe nė pėrgjithėsi faltoret e mbretėrve si rregull qėndronin nė kryeqytet tek mbreti, nė rastin tonė nė Pelė. Por kėta ilirė "barbarė tė pagdhendur, e pa kulturė" i lejonin vetes tė kishin shtatore nė qytete ēfardo!


Citim:
...Marku hyri nė Ambraki dhe i pėrzuri etolėt pa u bėrė gjė, por rrėmbeu shtatoret dhe pikturat qė ishin nė njė numėr tė madh mbasi Ambrakia kishte qenė selia e Pirros. Pėrveē asaj, i dhuruan njė kurorė ari prej njėqind e pesėdhjetė talentesh...

Polyb, Vep. pėrm. XXI, 30, f. 65.
Nė kėtė rast, komandanti romak duhet tė jetė mahnitur nga mermeri e arti ilir, ndryshe nuk do t'i rrėmbente. Duhet tė kenė qenė vėrtet "plaēkė e mirė", sepse ia vlente t'i ngrije deri nė Romė. Pra, ose nė Romė akoma nuk e njihnin punimin me mermer, ose ato qė ndodheshin atje nuk mund tė krahasoheshin pėr bukuri me ato tė oborrit tė Pirros, sepse ndryshe nuk do ia vlente barra tė kalonin detin!
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2007, 00:28   #4
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Dualizmi "i kulturuar vs barbar" ka njė analogji me "besimtar vs i pafe".
Sikur psh njė musliman qė e konsideron tė krishterin tė pafe edhepse pėr kah kuantiteti i drogimit qėndrojnė barabar, kėshtu heleni e konsideronte ilirin barbar jo pse nuk kishte kulturė, por pse nuk kishte kulturė helene.
Pėr helenin kulturė ishte vetėm kultura e tyre, ēdo gjė e huaja ishte diēka qė nuk ekziston, edhepse teatri, faltorja, kėshtjella e gjėra tjera shifeshin me sy ato pėr helenin nuk ekzistonin sepse truri ua kapte vetėm gjėrat e veta.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2007, 18:52   #5
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Komunikimi pėrmes letrave


Njėra nga mėnyrat e komunikimit tė ilrėve ishte edhe ai pėrmes letrave. Kėtė gjė e bėnte mbretėresha Teutė sidomos kur donte t'i dėrgonte urdhėra ushtrisė qė ndodhej larg1. Por duhet tė mendojmė qė nuk ėshtė ky i vetmi rast kur oborri ilir pėrdorte letrat pėr tė komunikuar. Kėto letra qė dėrgoheshin kilometra larg nga oborri duhej tė kenė mbajtur patjetėr shenjat e mbretėreshės apo mbretit.

Teuta nuk ka qenė e para qė ka pėrdorur letrat por qė me Agronin e babain e tij letra duhet tė jetė futur si rezultat i konsolidimit dhe rėndėsisė qė mori mbretėria Ilire nėn dinastinė ardiane. Shenjat duheshin pėr tė vėrtetuar origjinalitetin e letrave. Nė njė oborr, sidomos ai i Teutės, mund tė bėhej pre shumė lehtė e abuzimeve me kėto letra mbretėrish qė pėrmbanin urdhra.

Por dokumenti bėhej i pavlefshėm edhe kur mbante vulėn e mbretit, kjo nė rastin kur mbreti nuk dinte tė lexonte dhe dashakeqėsit mund tė manipulonin urdhrat e mbretit sipas dėshirės, falė injoracės sė tij. Nė rastin e Teutės ajo ja dėrgonte kėto letra njė nga komandantėve tė saj, Skerdilaidit. Nėse njė komandant2 dinte tė lexonte po ashtu edhe mbretėresha nuk mund ngelej mbrapa. Kjo sepse mund ta humbte shumė shpejt fronin sidomos kur nė oborr ambicia ishte e madhe, si nė rastin e Demetėr Farit.

_________________________
1. Polyb, Historiae, II. 6. Ilirėt dhe Iliria.....
2. Njė tjetėr komandant i Teutės dinte tė lexonte, Demetėr Fari. Demetri ndodhej nė prani tė Filipit V maqedonit kur kėtij tė fundit i vjen njė letėr qė e lajmėron pėr fitoret e Hanibalit nė Itali. Ky ia kalon letrėn Demetrit pėr ta lexuar dhe pėr ta mbajtur sekret.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2007, 20:44   #6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Ne barbarėt shkruanim dhe letra?! Me siguri jo nė shqip, po nė ndonjė gjuhė fqinje - se s'ėshtė e mundur qė ne tė dinim tė shkruanim, e le mė tė shkruanim nė gjuhė tonė! Ne ishim barbarė... Mirė qė kishim ndriēimin e kusarėve apeninas qė lėshonin dritėn e qytetėrimit...

Pėrfundimisht kėta ilirėt barbarė analfabetė poliglotė letėrshkrues, pėrveē ndėrtimit tė anijeve, nxjerrje-pėrpunimit tė metaleve, punim-ndėrtimeve tė mermerit, pikturave, skulpturave, mozaikėve, ngritjes e mirėmbajtjes sė regjimeve tė centralizuara (madje me mbretėresha nė krye), prodhim-eksportit tė verės, prodhimit tė birrės, lėshimit tė monedhave, etj. etj. dinin tė bėnin ndonjė gjė qė ia vlen apo vetėm kaq?
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.2.2008, 23:29   #7
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Ilirėt mėsojnė romakėt tė pėrdorin monedha


Pėr tė kujtuar fitoren mbi Pirro epirotin, romakėt vendosin tė shtypin monedha argjendi. Kėto tė fundit ishin tė panjohura nė "kryeqytetin" e botės antike derisa u futėn si mjet shkėmbimi nga ilirėt e pėrtej detit.


Citim:
Populli romak nuk e pėrdori monedhėn prej argjendi pėrpara se tė mundte mbretin Pirro. Ajo [monedhė] qė tani quhet Victoriat, qe prerė sipas ligjit Klodia. Mė pėrpara, kjo [monedhė] vinte nga Iliria, dhe pranohej nė vend tė mallit.1
Ilirėve tregtarė duhet tju jetė dashur shumė kohė tė mėsonin tė prapambeturit romakė pėr format e reja tė shkėmbimit nė tregti. Tregtia nė Romė, nė kohėn e futjes nė monedhave duhet tė ketė qenė nė njė fazė parake, ku malli shkėmbehej me mall.

Pėr tu zhvilluar mė poshtė duke u nisur nga ēėshtja nė fjalė, ėshtė: minierat e argjendit, shtypja e monedhave.

__________________
1. Akademia e Shkencave, C. Plini Secundi, Naturalis Historiae, Lib. XXXIII, fq. 199
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2008, 22:19   #8
Bylyni
gjallar
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Histori nuk do te thotė e vėrtetė por do tė thotė ēfarė do shkrimtari tė shkruajė. Edhe gjysma e sajė ėshtė tė mbeshesh tė vėrtetėn. Shumė e thjeshtė, po shkruajti greku historinė pa dyshim qe do dalin si bandilla ata.

Ndryshuar sė fundmi nga Aht : 10.5.2008 nė 08:27. Arsyeja: ė/ē

Bylyni nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2008, 16:32   #9
rrushius
gjallar
 
Anėtarėsuar: 6.2008
Citim:
Thėnė nga vlug

...Marku hyri nė Ambraki dhe i pėrzuri etolėt pa u bėrė gjė, por rrėmbeu shtatoret dhe pikturat qė ishin nė njė numėr tė madh mbasi Ambrakia kishte qenė selia e Pirros. Pėrveē asaj, i dhuruan njė kurorė ari prej njėqind e pesėdhjetė talentesh...

Polyb, Vep. pėrm. XXI, 30, f. 65.
150 talente duhet tė ketė qenė njė shumė goxha e madhe nė atė kohė. Nė "Luftėn e Peloponezit," Tukididi tregon se maksimumi i tė ardhurave vjetore tė Athinės (duke pėrfshirė kėtu bile edhe njė gjobė tė majme qė ishte vendosur mbi njėrin nga qytetet rebele qė sapo ishin thyer) arriti nė 600 talente. Normalisht shuma e tributeve po tė mos llogariteshin tė tilla gjoba (tė cilat nga njė anė pėrdoreshin edhe pėr tė hequr shpenzimet e luftės) arrinte nė rreth 400 talente nė vit nė pikun e Athinės.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 5.7.2008 nė 21:15.

rrushius nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Beogradi ia rinis ulėrimave: “Barbarė” , "secesionistė", “pakicė armiqėsore” nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 22:55.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.