Stradiotėt ishin reparte mercenare arbėrore qė luftuan nė gadishullin Apenin, Spanjė e Francė e kudo ku kishte luftė e padron qė paguante. Treguan se ishin tė zotėt e shpatės, e shitėn zotėsinė e tyre dhe u shpėrblyen ndonjėherė si duhej e ndonjėherė mjerisht.
Shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe grekė mė pak. Tė nisur nga Moreja, por dhe mė nė veri. Komandantė tė zotė, por dhe ushtarė tė zakonshėm, tė pabindur e tė padisiplinuar, tė kequshqyer, por gjithmonė me shpatė nė njėrėn dorė dhe tjetrėn tek plaēka.
Paraqitja
Stradiotėt mbanin mjekėr tė gjatė me dy maja. Flokėt tė gjatė dhe ndonjėherė edhe gėrshetė. Si veshje ata mbanin setra tė gjatė tė mbushura me pambuk, qė i kishin nė vend tė mburojės: aq tė gjata saqė thika mbahej nė brez jo sipėr, po poshtė setrės, qė nė luftim trup me trup krijonte shqetėsim.
Armėt Helmeta, ishte e lehtė, por qė mbulonte e mbronte gjithė kokėn, materiali ishte prej cohe (copė) por ndryshe nga ēallma myslimane. Ajo vinte me majė pėrpara dhe ishte pėrforcuar me copa letre mbrėnda pėr tė pritur goditjet.
Mburoja, nė pėrgjithėsi ishte e rrumbullakėt e ndryshonte shumė nga ajo e kėmbėsorėve.
Panciri, (krahol i fortė) i lehtė metalik.
Shtiza, ishte armė e pėrdorur prej stradiotėve qė me Luigjin e XII nė fundin e shek. XV (d.m.th vitet 1499) dhe u pėrdor edhe njė shekull mė pas.
Jatagani, arma kryesore, ishte i pėrkulur i cili lejonte shkathtėsi.
Mėzdraku, i cili ishte efikas nė luftimet trup mė trup. Ky ishte njė shkop i gjatė tre metra me maja nė tė dy krahėt, shėrbente si armė hedhjeje dhe siguronte epėrsi pėr kalorėsinė.
Nuk pėrdornin:
harkun, balestrėn, armė zjarri.
Taktika
Kalėrime tė gjata, manovra tė shpejta, kalėrime natėn, tėrheqja e rreme, sulme natėn - taktikė e panjohur nė Evropė. Ishin kalėrues tė mirė nė terrenet malore dhe jo vetėm nė mal, por nė akull dhe kėneta, duke lėnė mbrapa kalorėsinė e rėndė evropiane.
Pėr zdėrvjelltėsinė e tyre, pėrveēse nė beteja u pėrdorėn dhe nė ruajtjen e bregdetit nga piratėt, ku nė shėrbim tė Venedikut ishin shumė tė suksesshėm, por dhe nė shėrbim tė Napolit e Spanjės. Sipas kėsaj taktike luftoi dhe Kastrioti kur u hodh nė Itali me shpejtėsi falė kėsaj kalorėsie tė lehtė si dhe tė egėr me kundėrshtarėt.
Nėpėr beteja repartet e stradiotėve ruanin rastet kur mund tė zinin rob, kapitenėt apo fisnikėt kundėrshtarė, pasi falė tyre mund tė fitonin diēka mė tepėr duke i shitur tek padroni i tyre.
Pėrshkrim i njė italiani qė luftoi pėrkrah tyre:
Citim:
|
"Asnjė rrugė nuk ėshtė e sigurtė prej tyre pa njė trupė tė madhe shoqėruese, sepse kanė energji shumė tė mėdha dhe durojnė jashtzakonisht urinė, etjen e pagjumėsinė, dhe kanė njė zgjuarsi tė hollė e tė admirueshme kur pretojnė vendet e kur zgjedhin rrugė tė papėrdorura... duke notuar nė ujėrat e kanaleve, arrijnė deri nė kazermat e sulmojnė armiqtė: ēka u kall tmerrin shumė vetave nė kamp"
|
Doket
Prerja e kokave tė kundėrshtarėve dhe vėnia e tyre nė njė hu (zakon tė marrė nga turqit). Kodi i tyre ishte "ligji i luftės" qė njihej nė atė kohė si "nė besėn e vet", qė do tė thotė njė drejtėsi relative. Nėse paguaje liroheshe, nėse jo, vdekje. Pra nėse ishe i zoti i shpatės ose pasanik mund ta fitoje lirinė e dinjitetin.
Njiheshin si tė pamėshirshėm, plaēkisnin kur nuk pagueshin, prisnin kokat jo vetėm tė robėrve, por edhe tė tė vdekurve, pasi pėr paguheshin pėr kokė. Por nė pėrgjithėsi egėrisia ishte karakteristikė e gjithė ushtarėve tė kohės.
Kuajt i kishin personalė dhe i sillnin prej gadishullit ballkanik. Me rrogėn qė kishin nuk mund ta paguanin njė kalė tė blerė aty ku shėrbenin.
Pėr dy gjėra bien dakord tė gjithė historianėt, se ata ishin tė palodhur dhe grabitqarė me armiq e miq.
Nuk ishin fetarė dhe e pėrdornin fenė nė mėnyrė pragmatiste, puthnin papėn kur e shikonin se paguante, por vrisnin kardinalė pa problem kur u bėheshin padrejtėsi.
Mjaft rezistentė ndaj kushteve tė vėshtira, mund tė flinin jashtė pa ndjerė vėshtirėsi
Organizimi
Kapedani (i kombėsisė shqiptare) kishte nėn vete deri nė 100 stradiotė. Tė gjithė kėta vareshin nga mbikėqyrėsit, qė ishin dhe tė huajt nė repartet stradiote qė caktoheshin nga qyteti apo mbreti qė i paguante kėta mercenarė. Ndonjė kapedan i fuqishėm e me influencė i shpėtonte kontrollit tė kėtyre mbikqyrėsave.
Kėta janė disa nga stradiotėt shqiptarė qė luftuan nė Evropė, pothuajse tė gjithė me famė:
Ferrante Kastrioti (Nip i Vrana Kontit, me nam. Vetė mbreti frank Franēesku I mburrej se e kishte vrarė, por qė nuk ishte e vėrtetė.)
Adriano Musacchi (me nam)
Teodor Bokali (me nam)
Mėrkur Bua (me nam, i pavarur nga mbikqyrėsit)
Manuel Bokali
Georgo Bokali
Nikolo Bokali (martuar me motrėn e gruas sė Skėnderbeut)
Manolo, Kostandin Bokali (djemtė e Nikolos sipėr)
Leonida
Franēesko Maria ( tė dy bijtė e Kostandinit sipėr)
Teodor Bischietto (me nam)
Giovani Zucchero
Nikolo Masi i mbiquajtur Mėzi (Polledro, i njohur se sulmoi personalish me topuz princin e Oranzhit nė luftė)
Lazaro Mathes
Giovani e Angelo (djemtė e Lazarit)
Demetrio Capuzzimadi
Giorgo Basta
Pietro Basta
Demetrio Basta
__________
Shfrytėzuar lėndė nga: Paolo Petta, "Straditotėt (Ushtarė shqiptarė nė Itali, shek. XV-XIX)"