| bukėpjekės | Citim: Bruceloza, zgjerohet harta e pėrhapjes sė sėmundjes
Transmetimi bėhet prej kafshėve tė infektuara si dhe konsumit tė produkteve e nėnprodukteve tė tyre.
Sėmundja e brucelozės sė shkaktuar prej kafshėve shtėpiake po pėrhapet gjithnjė e mė shumė nė vendin tonė. Shkaktari kryesor i saj janė bagėtitė, sidomos tė imėtat, ku futen dhentė dhe dhitė. Ndėrsa masat e marra pėr parandalimin e saj mbeten ende nė nivele tė ulėta.
Specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik pohojnė se nga monitorimet e kryera ka rezultuar se shumė rrethe tė vendit janė tė rrezikuara nga pėrhapja e kėsaj sėmundjeje, e cila transmetohet te njerėzit nėpėrmjet kafshėve dhe pakujdesisė sė treguar nė trajtimin e tyre.
Masat qė duhen marrė pėr zhdukjen e brucelozės kėrkojnė shpenzime tė mėdha, pasi kjo sėmundje dėmton rėndė shtyllėn kurrizore dhe kockat, duke shkaktuar invaliditet tė pėrhershėm.
Ndėrkohė zonat rurale mbeten mė tė rrezikuara nė kėtė rast, pasi banorėt e kėtyre zonave jetojnė nė tė njėjta ambient me kafshėt si dhe janė nė kontakt tė vazhdueshėm me to.
Tė dhėnat pėr vitin 2007 tregojnė se janė rreth 700 persona te prekur nga sėmundja e brucelozės, e cila nuk shfaqet vetėm nė fshatra, por dhe nė qytete. Mjekėt pohojnė se gjendja bėhet mė e vėshtirė, pėr faktin se mes tė prekurve rreth 15 pėr qind e pėrbėjnė banorėt qė nuk kanė kontakt direkt me fshatin, por vetėm me nėnproduktet qė i blejnė nė treg, siē janė djathi, qumėshti e tė tjera. Pėrhapja
Nė njė monitorim tė bėrė nga specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik pohohet se ėshtė zgjeruar sė tepėrmi harta e shpėrndarjes sė zonave tė prekura prej sėmundjes sė brucelozės.
Kategoritė e rrezikuara janė tė gjitha moshat, sidomos gratė, tė cilat janė nė kontakt tė vazhdueshėm me kafshėt nėpėrmjet procesit tė mjeljes sė qumėshtit, ēka bėn qė ēdo muaj tė raportohen nė rreth 50 persona tė prekur nga bruceloza.
Ndėr zonat mė problematike kundrejt kėtij fenomeni kanė rezultuar tė jenė qytetet si Kolonja, Kavaja, Gjirokastra, Korēa e shumė tė tjera. Kujdesi qė tregojnė banorėt e kėtyre zonave ndaj kafshėve tė tyre nė momentet qė kėto rezultojnė tė jenė tė infektuara ėshtė shumė i vogėl.
Sipas mjekėve sėmundja e brucelozės ėshtė njė nga sėmundjet qė transmetohet shumė lehtė te njerėzit, por qė kėrkon shumė kohė pėr t’u kuruar. Njerėzit infektohen me rrugė tė ndryshme, duke pėrdorur qumėshtin e papėrpunuar si dhe produktet e tij. Gjendja tani mund tė rėndohet edhe mė shumė si pasojė e temperturave tė larta, pasi vapa bėn qė sėmundja tė jetė lehtėsisht mė e transmetueshme. Problemet
Problemet shėndetėsore qė vijnė si pasojė e transmetimit tė kėsaj sėmundjeje te banorėt janė tė shumta dhe prekin tė gjitha moshat qė konsumojnė produktet e kafshėve tė infektuara dhe ato qė janė nė kontakt tė vazhdueshme me kafshėt.
Sipas mjekėve mė shpesh transmetimi i sėmundjes shoqėrohet me dėmtimin e rėndė tė shtyllės kurrizore, prej tė cilės vijnė dhe njė sėrė shqetėsimesh tė tjera e qė mund tė shndėrrohen deri nė invaliditet tė pėrhershėm.
“Ndėrlikimet janė tė ndryshme, nė varėsi tė ecurisė sė sėmundjes, pasi mund tė ndodh qė tė preken deri mushkėritė, zemra, mėlēia, aparati linfograndular dhe sistemi nervor (neurobruceloza). Ajo qė shfaqet fillimisht ėshtė njė kėputje ose mungesa e fuqisė pėr tė kryer aktivitet fizik.
Mė pas shfaqen probleme tė tjera, tė cilat prekin organet e mėsipėrme”, - pohohet nga mjekėt. Bruceloza prek mė shpesh barinjtė, veterinerėt dhe kasapėt, tė cilėt janė nė kontakt tė vazhdueshėm me kafshėt, ndaj cilėsohet ndryshe edhe “sėmundje profesionale”. Masat pėr parandalimin e transmetimit tė sėmundjes te njerėzit
Pėr tė shmangur pasojat e rėnda shėndetėsore qė mund tė lėrė te popullata kjo sėmundje, sipas mjekėve infeksionistė duhet bėrė shumė kujdes nė trajtimin e kafshėve qė janė tė infektuara nga bruceloza. Kjo duke qenė se burim infeksioni janė kafshėt shtėpiake, veēanėrisht lopėt, dhentė, dhite dhe derrat, qė pėrbėjnė rezervuarin natyral pėr brucelozėn, prej nga infektohet njeriu.
Sipas mjekėve, personat qė merren me procesin e mjeljes qumėshtit duhet tė jenė tė kujdesshėm gjatė kontaktit me kafshėn, pasi sėmundja ėshtė lehtėsisht e transmetueshme.
Por nuk ėshtė kjo e vetmja mėnyrė e pėrhapjes sė saj. Edhe pakujdesia e treguar nė konsumin e produkteve tė mishit apo bulmetrave tė ndryshme mund tė bėhen shkak i transmetimit tė sėmundjes. Po kėshtu dhe pėrdorimi i produkteve ushqimore tė kėtyre kafshėve ėshtė njėlloj i rrezikshėm pėr transmetimin e brucelozės.
Prandaj mjekėt kėshillojnė qė tė bėhet zierja mirė e mishit si dhe konsumimi i kontrollueshėm i produkteve tė tij, qė mund tė merren prej kafshėve tė infektuara.
Njėkohėsisht duhet treguar kujdes dhe me pėrgatitjen e produkteve tė tjera e qė nė kėto zona pėrdoret nė masė, siē ėshtė djathi, gjalpi, qumėshti etj.
Mjekėt rekomandojnė qė nė kėtė rast pėrgatitja dhe zėnia e djathit tė bėhet mirė dhe nėn kushte tė duhura, ndėrsa konsumimi tė mos bėhet nė momentet kur ėshtė ende i njomė, pasi nė kėtė rast janė dhe mė tė rrezikuar ndaj problemeve tė shfaqura prej kėsaj sėmundjeje.
Gjithashtu kujdes duhet treguar dhe me vaksinimin e kafshėve, pasi bruceloza mund tė kalojė shumė shpejt nga njėra kafshė e infektuar tek tjetra dhe mė pas tė pėrhapet te banorėt qė janė nė kontakt me to. Ndėrkaq mjekėt pohojnė se pėrhapja nė masė tė kėsaj sėmundje nė vendin tonė vjen edhe prej faktit qė nxėnėsit e shkollave rurale pas mėsimit punojnė si barinj dhe janė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me kafshėt e sėmura. http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=52744 | |