Dok. u gjurmu nga Vlugu dhe ėshtė nė anglisht. Pėrkthimi poshtė i imi.
AQSH. F. 441. V. 1944. D. 256. fl. 5,6,2,4
Tiranė, 27.4.1944
Z. Xhafer Deva, Ministri i Brendshėm, duke iu pėrgjigjur apelimit tė gjeneralit Hill ndaj popullit shqiptar nė Radio Londra, transmetoi kėtė fjalim nga Radio Tirana:
Gjenerali Hill ishte mjaft i sjellshėm tek u angazhua pėr disa minuta me ēėshtjen shqiptare, duke iu drejtuar popullit dhe jo qeverisė, sepse, sipas opinionit tė tij, qeveria e Tiranės nuk pėlqehet nga populli shqiptar e kėsisoj mund tė renditet nė kategorinė e qeverive kuislinge. Pėr mė tepėr, gjenerali pėrmendi dhe emrin tim, duke shtuar se njė farė Xhafer Deva bashkėpunuaka ngushtė me gjermanėt dhe e ka vėnė veten nė shėrbim tė tyre.
Pėr kėto arsye gjenerali Hill mė detyroi ti pėrgjigjem. Gėzohem qė me cilėsinė time si shqiptar kam rastin dhe lirinė ti pėrgjigjem gjeneralit pėrmes Radio Tiranės, jo sipas mėnyrės sė tij tė shprehjes, por sipas mėnyrės sė njė shqiptari tė Kosovės qė nė vetvete ka respekt tė veēantė pėr popullin anglez, duke qenė se ka pasur dhe rastin tė njohėn gjuhėn angleze dhe madhėshtinė e kėtij populli.
Pa ndonjė qėllim tė kėshilloj tė tjerė, ndihem i detyruar ta theksoj qė nė fillim se jam njė shqiptar i mirė e si i tillė i qėndroj besnik folklorit tonė burimor. Ka njė thėnie mes tonė nė lidhje me atė se kafshatėn e madhe duhet ta pėrtypėsh mirė para se ta kapėrdish, e sakaq tė mos flasėsh fjalė tė mėdha para kohe. Nė dritėn e kėtij folklori do ti pėrgjigjem dhe gjeneralit tė nderuar.
Nga njėra anė ju i bėni nder popullit shqiptar duke e lėvduar atė si tė ndershėm, fisnik e mikpritės, e nga ana tjetėr, kėshillat tė cilat ia jepni popullit, e jo qeverisė (sepse kėtė refuzoni ta njihni), bien ndesh me vetė parimet e ndershmėrisė, fisnikėrisė dhe mikpritjes sė popullit shqiptar. Shqiptari Xhafer Deva, i cili ka nderin tju pėrgjigjet, fare qartė ju thotė se nuk ėshtė nė shėrbimin e gjermanėve, nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė kurrė nė shėrbimin e tyre, por nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė as nė shėrbimin e britanikėve, amerikanėve a sovjetikėve. Xhafer Deva ka nderin tė jetė nė shėrbimin e popullit shqiptar dhe sigurisht qė ky shėrbim ėshtė nderi mė i madh qė ai mund tė gėzojė.
Nėse ju konsideroni shqiptarė tė mirė vetėm ata qė janė nė shėrbimin e britanikėve, nė emėr tė sterlinave tė tyre tė ēmueshme, atėherė jam i detyruar tju them se paraja nuk bėn miq, z. gjeneral. Dallimi mes qėndrimit tuaj dhe qėndrimit tim ėshtė se ju keni dalė nė treg pėr tė gjetur shqiptarė qė tė vihen nė shėrbimin tuaj dhe ndėrkaq quani tradhtarė tė gjithė ata qė nuk pranojnė tė vihen nė shėrbim tė tė huajve. Unė i pėrkas asaj kategorie njerėzish qė janė krejt nė shėrbimin e vendit amė dhe jo nė shėrbimin e britanikėve, gjermanėve apo sovjetikėve.
Ju sigurisht qė nuk po nderoni as veten e as kombin tuaj nėse konsideroni si shqiptarė tė mirė vetėm ata qė janė nėn rrogėn e britanikėve apo sovjetikėve.
Pėr mua ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė di qė nė kohė paqeje, ju keni dhėnė kontribut pėr Shqipėrinė duke i organizuar asaj xhandarmėrinė kombėtare, gjė qė pėrbėn kontribut tė ēmuar nė sigurimin e njė force shtetėrore qė ėshtė ruajtėse e qėndrueshmėrisė dhe e rendit.
Mund tė jeni i sigurt, gjeneral, se dhe unė si shqiptar i thjeshtė dhe aspak nė shėrbimin e tė huajve, po punoj ditė e natė me mundėsitė e mia mendore e fizike pėr tė vazhduar punėn tuaj nė mirėorganizimin e kėsaj qėndrueshmėrie dhe paqeje, nė tė cilėn kanė nderin tė marrin sot pjesė dhe shqiptarėt e Kosovės sė lirė. Nėse kontributi qė Kosova po bėn, nuk kufizohet vetėm nė materialet ushqimore por dhe nė fuqinė e punės, krah pėr krah me vėllezėrit e pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė shmanget gjakderdhja qė ju zoti gjeneral keni shkaktuar duke avancuar interesat e vendit tuaj, gėzohem kėtu tju pėrgjigjem nė mėnyrė qė tė keni mundėsi tė pyesni pėr shpjegime mė tė gjegjėsishme rreth ēėshtjes sė agjentėve tuaj qė gjenden nėpėr Shqipėri.
Ėshtė mė se e drejtė tė thuhet se qeveria shqiptare i pėrdor forcat e saj kundėr elementėve tė tillė qė shkaktojnė shqetėsime nė trojet shqiptare. Ne duhet ta pėrsėrisim se tė vetmit njerėz qė shkaktojnė shqetėsimin e paqes dhe rendit publik nė Shqipėri, janė tė ashtuquajturit nacional-ēlirimtarė, apo siē populli i quan, nacional-shkatėrrimtarė, apo mė mirė akoma, komunistėt, tė cilėt hasen sot vetėm nė jug tė Shqipėrisė sepse nuk ka vend pėr ta nė Shqipėrinė e mesme a nė veri.
Komunistėt sigurisht qė gėzojnė ndihmėn e Britanisė sė Madhe, hamendas me ndihmėn e zyrės suaj. Por kėto ndihma ndaj komunistėve, mes tė cilėve nuk mungojnė kriminelėt ordinerė, i kanė shkaktuar shumė dėme Shqipėrisė, ndėrsa po e kam tė pamundur tė vėrej nėse i kanė shkaktuar ndonjė dėm, armiqve tuaj, gjermanėve...
Gjendja, kėshtu siē ka ardhur, mė bėn tė pyes se a nuk do tė ish mė mirė sikur Britania e Madhe ti sillte popullit shqiptar barna pėrmes Kryqit tė Kuq nė vend tė armėve dhe municioneve, tė cilat me radhėn e vet pėrdoren vetėm pėr promovimin e interesave tė Dushanit dhe Miladinit?!
Populli shqiptar do ti ishte mirėnjohės Britanisė sė Madhe, nėse shihte se ajo po mendon pėr shėrimin e plagėve tė tij, dhe madhėshtia britanike do tė rritej dhe mė, falė dėshmisė sė njė ndihme tė vėrtetė nė ditėt e sotme si dhe pas lufte.
Kemi mėsuar me shumė keqardhje se ju mbani qeverinė shqiptare pėrgjegjėse duke pohuar se trupat shqiptare janė pėrdorur jashtė kufijve tė Kumanovės dhe Preshevės. Gėzohem tė kem rastin tė theksoj botėrisht se qeveria shqiptare as me hir as me pahir nuk ka dėrguar asnjė ushtar shqiptar jashtė kufijve kombėtarė. Mohimet e mia mbėshteten mbi tė vėrtetėn e pastėr dhe kjo deklaratė mund tė verifikohet fare lehtė.
vijon...