Shkrim i veēuar
I vjetėr 25.7.2008, 13:46   #8
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Pjesė nga kreu VII, "Tė huaj nė Shqipėri" nga "Raca shqiptare" e Jakov Milajt:

Citim:
VII. TĖ HUAJ NĖ SHQIPĖRI

Ėsht e pamundur tė flitet me saktėsi mbi numrin e tė huajvet qė qėndrojnė mbrėnda kufijve tė Shqipėris ethnike ose tė Shqipėris qė kemi sot. Nevoja e njė regjistrimi tė pėrpiktė tė popullsive tė Dibrės e tė Kosovės, me gjithė se e ndjerė me kohė, vetėm pak muaj mė parė ka filluar tė vihet nė veprim, nė krye pėr prefekturėn e Dibrės e tashi vonė pėr tri prefekturat e ēliruara tė veriut ;. prandaj padija e pėrfundimit na shtėrngon qė, nė kėtė kaptinė, tė mirremi vetėm me “pakicat” e pėrmbajtura nga Shteti i cunguar i 1913-ės. Por edhe kėtu, pėrsa i takon statistikės, kemi pengime tė mėdha. Nė regjistrimet qė janė bėrė mė parė, nuk janė mbajtur shėnime as pėr racėn as pėr gjuhėn. Prandaj, me pėrjashtim t'Izraelitve, numrin e saktė tė tė cilve e dimė pėr hir tė fés, nuk munt tė flitet me siguri as pėr ndonjė element tjetėr.

Mbrėnda kufijve tė Shqipėris sė sotshme kemi pak malazez nė krahinėn e Ulqinit, njė numėr mė tė rėndėsishėm Sėrbėsh nė Pejė, Prizren e Prishtinė dhe njė sasi Maqedhonasish nė prefekturėn e Dibrės. Duhen shtuar, pastaj, tė huajt e Shqipėris sė vjetėr, numri i pėrgjithshėm i tė cilve arrinte nė 53 mij dhe pėrbėnte vetėm 5.2% tė popullsis shqiptare 1), pėrqindje shumė e vogėl qė nuk vė nė dyshim kėrkėndin pėr kompaktėsin tonė ethnike.

Shqipėrija, me gjithė se pėr shekuj me radhė ka mbetur nėn tė huaj, banohet thuaj se vetėm prej Shqiptarėsh. Pėrqindja e vogėl qė nuk ka tiparet e racės ilirike, nuk pėrbėhet prej tė huajvet, por prej tėrėsis sė popullsis s'onė. Flasin gjuhė tė huaj mbrėnda kufijve tė 1913-ės, njė mij Malezias nė rreth tė Shkodrės, pak Maqedhonas nė Dibėr e nė Korēė, Kucovllehėt e shpėndarė kėtukėtje nė tė gjithė Shqipėrin' e mesme e tė jugut dhe Grekofonėt e Gjinokastrės. Tyrq, siē pamė edhe nė pjesėn historike, nuk kemi n'asnjė vėnt tė Shqipėris. Kollonėt e ardhur prej Konjės s'Anadollit, u shpėrndanė nė Maqedhoni gjer nė bregun e mėngjėr tė Vardarit. Asnjė katund i tyre nuk u themelua mbrėnda kufijvet t'anė.

Tė huajt e Shqipėris sė 1913-ės ndahen nė dy grupe: n'alogenė e n'aloglotė. Tė parėt, me gjithė se flasin shqip, nuk janė tė racės shqiptare. Pėrfshihen ndėr ta Izraelitėt dhe Jevgjit. Tė dytėt nuk kanė asnjė ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetėm pėr gjuhėn. Hyjnė nė grupin e tyre Malazezėt, Bullgarėt, Grekėt e Kucovllehėt. Me pėrjashtim tė Malazezve qė, pėr numrin e vogėl e pėr veēorit dinarike, nuk kanė ndonjė rėndėsi tė madhe, grupet e tjerė po i marrim nė shqyrtim njėrin pas tjetrit.

(...)

Grekofonėt pėrbėjnė numrin mė tė math t'aloglotvet: 20 mij pas Teki Selenicės 9), 35 mij pas autorėsh tė huaj 10). Janė vėndosur, tė gjithė, nė nėnprefekturat Delvinė e Konispol, nė komunėn e Pogonit tė Libohovės dhe nė Dropull tė Gjinokastrės.

Origjina e tyre nuk dihet. Po ka shumė tė ngjarė qė njė pjesė tė pėrbėhet prej Shqiptarėsh tė greqizuar, dhe pjesa tjetėr — sidomos Vurgu i Delvinės — prej Grekėsh tė ftuar nga pronarė shqiptarė pėr t'i u punuar ēifliqet. Mirren me bujqėsi e me kurbet. Pėr sa i takon racės, nuk kanė ndonjė ndryshim nga vėndėsit qė i rrethojnė, me gjithė se krushqit i bėjnė, zakonisht, nė mes tė tyre.

Ndonjė autor, pėr qėllime politike, shkruan se Grekė ka edhe nė qarkun e Korēės dhe se bregdetasit, banorėt e nėnprefekturės sė Himarės, janė tė kombėsis helenike. Mė sa as nuk ėsht nevoja tė flitet pėr orthodoksėt e Korēės qė janė, qė tė gjithė, Shqiptarė pėr gjak e gjuhė, ėsht mirė tė thuhen dy fjalė pėr Bregun e Detit.

Qė banorėt e Himarės janė tė racės shqiptare nuk ka asnjė dyshim. Historija flet hapėt pėr shqiptarizmin e tyre. Qenė ushtarė besnikė tė Skėnderbeut dhe, pas vdekjes sė tij, t'udhėhequr nga i biri, Gjoni, ngritėn krye dy herė kundėr Tyrqve, njė herė mė 1481 dhe njė herė tjetėr mė 1488. 11) Plot tridhjet vjetė mė vonė, duke qėnė se s'munt t'i shtronte, Sulltan Selim Mizori qe i detyruar t'u jipte privilegje tė posaēme 12), tė cilat ata i gėzuan gjer sa Shqipėrija doli mė véhte.

Ndjenjėn e liris e patėn kaq shumė tė rrėnjosur nė shpirt, sa qė Emzot Arcadius Stanila, peshkopi i Myzeqés, i cili qe dėrguar prej Vatikanit pėr tė kryesuar Misjonin bazilikian tė Himarės, shkruan se Himarjotėt "duan, mbi tė gjitha, qė tė jenė tė lirė dhe jo vetėm nuk dėshirojnė tė bjenė mė ndonjė sundim tė huaj tjetėr, por nuk durojnė dot as atė tė Tyrkut tė math, tė cilit nė tė rrallė i kanė paguar haraē" 13).

Epokėn kreshnike tė Skėnderbeut e kujtojnė me mallėngjim pėr sa kohė mbeten nėn zgjedhė tė huaj. Nė njė letėr qė i kanė dėrguar Papės me anėn e dy delegatėve tė zgjedhur prej tyre pėr tė kėrkuar armė qė tė mbrohen kundėr armikut, ata thonė: «..Po tė shėnojmė, o At shumė i shėnjtė, se nga koha e Skėnderbeut trim, Mbretit t'onė fort tė shkėlqyer, tė mbiemruar Kastrioti, kėrkush, as vetė armiku i besimit kristjan, i tmerrėshmi dhe i pashpirti Tyrk me gjithė fuqinė e tij tė mallkuar kurrė nuk ka mundur tė na shtrojė...». Nė funt letra mban kėto fjalė: (dėrguar) "prej Himare, do me thėnė prej Epirit tė Shqiptarvet, mė 12 Korrik 1577 nga Shėrbėtorėt dhe nėnshtetasit e Shėnjtėris s'Ate. Nga Epiri i Shqiptarve, Priftrinj, Kler e Laikė dhe i gjithė Shteti i ynė" 14).

Gjer nė kohė tė vona bregdetasit patėn marėdhėnje me Romėn. Misjoni basilikan, qė pėr njė kohė tė gjatė qėndroi nė mes tė tyre, tregon qė kėto lidhje kanė qėnė tė ngushta dhe qė, mė tepėr se karakter fetar 15), ato kanė pasur rėndėsi politike. Urrejtja kundėr Gjysėm-hėnės, nuk munt tė tregohej mė qartė se sa duke e mbajtur aleancėn me Pėrfaqsonjsin e Krishtit mbi tokė.

Atėherė kur shpresa pėr tė shpėtuar nga robėrija ishte prerė dhe shumė nga katundet qė rrethonin Himarėn nisėn tė myslimanizohen, Himarjotėt, tė lodhur nga dyqint vjetė luftė e nga taksat e rėnda me tė cilat i ngarkonte Porta e Lartė, vėndosėn tė hidhen n'Itali, si shumė Shqiptarė tė tjerė. Krerėt e tyre u mblodhėn dhe shkuan nė Himarė pėr tė lutur misionarin De Camillis qė tė ndėrmjetsonte pranė Mbretit tė Napolit pėr t'u a bėrė kėtė nder dhe mė njė kohė, tė nisej edhe ai bashkė me ta pėr Itali.

Me gjithė se qėllimi i kėrkonjėsvet u gjet shumė me vėnt nga etrit e Misjonit basilikan, pse nė kėtė mėnyrė gjithė ata Shqiptarė do tė shpėtonin nga skėterra e Islamit, dėshira e tyre nuk u plotsua : Ati De Camillis nuk kishte lejė qė tė largohej nga ato vise. Relacjoni qė i dėrgohet Romės nė kėtė rasje ėsht i vitit 1072. 16)

Po shqiptarija e Himarjotve provohet mė sė miri me njė relacjon tjetėr qė De Camillis i dėrgon qėndrės sė Propagandės Fide atėherė kur largohet nga Misjoni. Mbassi pėrshkruan gjėndjen e vėndit dhe jetėn e vėshtirė tė misjonarit katolik, ai propozon qė tė thėrriten nė Romė «dy a tre tė rinj nga viset Kryesore tė krahinės pėr tė nxėnė nė Kolegjin grek virtytet e letrat dhe pėr t'u regjur me zakonet e Italis, kėshtu qė, kur te kthehen pastaj nėpėr katundet e tyre, seicili ndėr ta tė mundet tė japė frut mė tė madh se ne tė tjerėt qė jemi tė huaj, qoftė pėr gjuhėn shqipe e cila flitet bashkarisht nė tė gjithė krahinėn, dhe qė ne vetė si edhe Grekėt nuk e dimė, qoftė edhe pėr fuqin e miqve e tė prindėrve, pėr frikėn e tė cilėve, duke mos pasur kurkush guximin t'u bėjė atyreve tė keqe, aq mė pak vetė Peshkopi, do tė mundnin tė predikonin haptas tė vėrtetat katolike dhe pa asnjė frikė do tė qėrtonin veset dhe zakonet e tyre barbare». 17)

Fanatizima me tė cilėn bregdetasit ruanin kėto doke e zakone qė De Camillis me shokė i quajnė vese, pėrbėn misterin e paprekshmėrisė sė gjakut e tė karakterit shqiptar gjer nė ditėt t'ona. Kur Emzot Stanila mundohej tė largonte nga ata ashpėrsin e vetsundimit dhe tė ndalonte gjakmarrjen, ata pėrgjigjeshin me kėmbėngulje: "Lernani tė sundohemi me kėtė rreptėsi, pse po tė mos dėnohej me kaq ashpėrsi vrasja e njė njeriu, sigurisht vrasjet do t'ishin shtuar; prandaj, pėr tė ndaluar ērregullimin qė do tė krijohet, ėsht mė mirė qė tė veprohet me kėtė rregull." 18)

Kėto tradita qė kanė mbetur tė paprekura gjer nė ditėt t'ona janė vula m'e fortė e shqiptaris sė Himarjotvet, Besa e burrėrija i lith ata, pa as mė tė voglin dyshim, me malsit e virgjėrta tė veriut. Edhé tri nga tė shtatė katundet e Bregut tė detit — Palasa, Dhėrmija dhe Himara — qė sot pėr sot flasin njė gėrqishte tė prishur, shėnjė e propagandės sė fortė greke tė zhvilluar me anėn e shkollės e tė kishės, i ruajnė me respekt doket e zakonet q'i u kanė lėnė tė parėt Jeta patriarkore e tyre ėsht organizuar si nė tė gjitha malsit e tjera tė veriut. Lagjet e ndryshme tė katundevet dhe fiset qė banojnė ndėr to kanė, qė tė gjitha, emra nė gjuhėn t'onė. Edhe tre fshatrat qė flasin gėrqisht, ndėr dasma e nė vdekje kėndojnė e qajnė shqip.


____________
1) Almagia gabon kur shkruan se «jo - Shqiptarėt, mbrėnda kufijve tė 1913-ės, nuk pėrbėjnė mė shumė se 9% tė popullsis sė pėrgjithshme», (Shif «L'Albania», faqe 174), Gabim shumė mė tė rėndė se ky bėn Gjermani Maull, i cili thot se nė Shqipėrin e vogėl ka pasur 65 mij Sėrbė, 55 mij Vllehė, 50 mij Tyrq dhe 15 mij Grekė; pėrmbi 18% tė popullsis dalin tė huaj. Por shėnimet e Maull-it pėrgėnjeshtrohen lehtė prej gjithė atyreve q'e njohin, sado pak, Shqipėrin. Kush nuk e di se mbrėnda kufijvet tė 1913-ės nuk ka pasur asnjė Sėrb e asnjė Tyrk dhe se Vllehėt kanė qėnė shumė mė tė pakėt nė numėr ? (Shif pėr kėtė WENINGER : «Op. Cit,», faqe 1.
(...)
9) Teki SELENICA : «Shqipėria mė 1927», Tiranė, 1928 faqe CV.
10) ALMAGIA : «Op. Cit.», faqe 173.
11) Athanase GEGAJ : “L'Albanie et l'invasion turque au XV-e siécle”, Paris, 1937, faqe 155, 157.
12) KERSOPOULOS : “Chronologie Albanaise”, faqe 34.
13) BORGIA : «Op. Cit.», nė Studi Albanesi, vol. V-VI, faqe 102.
14) BORGIA : «Op. Cit.», nė Studi Albanesi, vol. II, faqe 160-161. .
15) Fan S. NOLI, nė veprėn monumentale Historia e Skėnderbeut faqe 276, shėnon se «Himariotėt qėndruan besnikė tė Papės gjer nė mes tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, dhe u kthyen orthodoksė nė kohėn e Katerinės sė Madhe». Por, nga dy volumet e cituara t'At Nilo Borgia-s, del nė shesh se besnikija e bregdetasve te Papa ishte vetėm nė fushėn politike. Shumė kohė pėrpara e, ndofta, qė nė kohė tė Skėnderbeut ata kanė qėnė tė lidhur me Kishėn e Lindjes.
16) BORGIA : «Op. Cit.», faqe 131 deri 136.
17) «...Far venire qua a Roma due o tre giovani dai luoghi principali della provincia ad imparare nel Collegio Greco le virtu e le lettere, et ad assuefarli ai costumi d'Italia, perché tornando poi ai loro paesi, ognuno di quelli potra fare assai maggior fruto che noi altri forastieri, sķ per la lingua albanese con la quale comunemente si parla in tutta la provincia, e' noi altri come pure i Greci non sappiamo, si anche per la forza dei loro amici e parenti; per timor dei quali non havendo niuno ardire di far loro dei male, né tampoco l'istesso Vescovo, potrebbono francamente predicare le cattoliche verita e senz'alcun timore riprendere i vitij e le loro barbare consuetudini». BORGIA : «Op. Cit.», nė Studi Albanesi, vol. V-VI, faqe- 139. Fjala Peshkop i pėrket metropolitit ortodoks tė Delvinės qė i binte shumė mė qafė Misjonit bazilikan tė Himarės.
18) BORGIA : «Op. Cit,», nė Studi Albanesi, vol. V-VI faqe 102-103.
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar