Shkrim i veēuar
I vjetėr 25.7.2008, 17:01   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim 1943: Herman Nojbaheri, diplomati i Rajhut III nė Shqipėri (mision)


Emri:  nojbaher.jpg
Shikimet: 52
Madhėsia:  28,7 KB
Herman Nojbaher
Herman Nojbaheri (1893-1960), anėtar i hershėm i Partisė Nacional-Socialiste tė Austrisė, ka qenė kryebashkiak i Vjenės (mars 1938 – dhjetor 1940) dhe mė pas i ėshtė bashkuar forcave gjermane tė shėrbimit tė jashtėm si specialist nė ēėshtjet ekonomike pėr Evropėn Juglindore. Ai veproi nė Rumani, Bullgari, Greqi (tetor 1942) dhe pėrfundimisht nė Beograd nė gusht 1943 si i dėrguar i veēantė i Zyrės sė Jashtme gjermane pėr Evropėn Juglindore. Nga 11 shtatori i 1943-shit, pas rėnies sė Italisė, ai u emėrua dhe pėrgjegjės pėr Shqipėrinė dhe punoi ngushtė me Vermahtin deri nė kapitullimin e Gjermanisė nė 1945-ėn. Nė 1946-ėn, Nojbaheri u arrestua nga amerikanėt dhe u dėrgua nė Beograd, ku nė 1951-shin, u dėnua me burgim si kriminel lufte meqenėse mbėshteti forcat gjermane si diplomat dhe ekonomist. Ai u lirua nė nėntor 1952 kur dhe u kthye nė Austri. Nojbaheri ėshtė autor i librit “Sonderauftrag Südost, 1940-45” (Misioni special Juglindje, 1940-45) Gotingen, 1956, nė tė cilin jep me hollėsi veprimtarinė e tij tė rangut tė lartė pėr llogari tė Gjermanisė nacional-socialiste nė Ballkan. Libri pėrfshin dhe kreun e mėposhtėm pėr Shqipėrinė:



Themelimi i njė shteti

Pak flitej pėr Shqipėrinė kur mora urdhrin nė shtabin e Fyrerit nė fund tė gushtit 1943, i cili mė caktonte si “tė dėrguar tė veēantė tė Zyrės sė Jashtme pėr Evropėn Juglindore”. Viktor Emanueli ishte ende mbret atje dhe Luogotente mbante frerėt e pushtetit nė emėr tė tij. Gjermania kishte njė zyrė konsullore qė drejtohej nga herr Shlipi. Por nė 8 shtator, kur gjeneral Ajzenaueri njoftoi armėpushimin me Italinė, Shqipėria u bė e njė rėndėsie tė tejet tė madhe pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik mbi kanalin e ngushtė tė Otrantos. Pėr kėtė arsye do tė merrem mė parė me Shqipėrinė pėrpara se tė merrem me Serbinė dhe Malin e Zi, megjithėse kjo nuk ndjek kronologjinė reale tė misionit tim.

Plani i punės pėr detyrat e mia nė Shqipėri ishte i pazakontė pėr shkak tė formulimit lakonik. Ribentropi mė thirri nė Beograd dhe mė informoi se Fyreri kėrkonte “njė Shqipėri tė pavarur me nismėn e saj”. Fluturova ditėn e mėpasme, nė 11 shtator, drejt Divizionit Gjerman tė Elbasanit. Njė avion i posaēėm do tė mė sillte dhe specialistin e gjuhės shqipe dhe tė gjendjes gjeografike e politike nė vend; dhe ky do tė mė shoqėronte nė Shqipėri. Unė duhet tė merrja Tiranėn me anėn e kėtij divizioni dhe tė plotėsoja kėshtu detyrėn.

Tri javė mė parė, nė shtabin e pėrgjithshėm, kisha arritur tė merrja disa njohuri sipėrfaqėsore rreth gjendjes politike nė Shqipėri dhe kisha takuar dy politikanė shqiptarė qė dėshironin tė flisnin me mua menjėherė pas kapitullimit tė Italisė. Ata ishin Xhafer Deva, i cili kish lozur rol politik nė krahinėn e Kosovės, dhe Vehbi Frashėri, biri i kryetarit tė mėpasėm tė Kėshillit tė Regjencės, Mehdi Bej Frashėrit, i cili nė atė kohė ishte ende nė internim, duke jetuar me tė bijėn e tij Medien nė njė hotel nė Romė.

Ishte pasdite vonė kur zbulova se nuk kishte aerodrom nė Elbasan. Nuk kish as kohė sakaq pėr tė ndryshuar tėrė ekspeditėn pėr tė marrė vetura, kėshtu qė vendosa, pa u kėshilluar me shtabin e pėrgjithshėm, mėngjesin e 11 shtatorit tė fluturoj drejt e nė Tiranė, e cila ish ende nėn kontrollin e trupave italiane. Njė kompani e avancuar parashutiste fluturoi para meje duke zbarkuar nė Durrės. Armiku ishte mjaft pranė, mu bri Adriatikut. Pėr tė demonstruar praninė e forcave tė armatosura gjermane, tre Ju52 dhe 60 trupa tė Divizionit tė Brandenburgut (Abwehr II) zbarkuan nė aeroportin e Tiranės mu pėrpara avionit tim Heinkel III. Xhafer Deva vinte me njė avion Storch drejt e nga Mitrovica. Koha e tij afronte.

Pas njė fluturimi tė kėndshėm mbi malet madhėshtore dhe tė egra, Tirana u duk nė horizont nga minaretė dhe fusha e blertė nė rrėzė tė malit tė Dajtit. Nė atė ēast nuk dija gjė rreth kushteve tė aeroportit italian ndaj dhe urdhėrova avionin tė shkonte drejt ndėrtesės kryesore. Prej saj gufoi njė turmė e shqetėsuar oficerėsh dhe ekuipazhi italian. Kėta ushtarė tė mjerė, pa anije qė t’i kthente nė shtėpi e tash nė mėshirėn e ish-aleatėve tė tyre, ishin nė grahmat e kuptueshme tė dėshpėrimit. Zbrita nga avioni. Ishte e vėshtirė pėr turmėn e trazuar tė shquante se cili isha unė me uniformėn e zezė diplomatike qė nuk po mė njihnin. Por sasia e arit nė kasketėn time, kopsat e arta dhe palat e mirėhekurosura tė uniformės sime vinin nė dukje se duhet tė isha funksionar i lartė i ndonjė njėsie tė panjohur ushtarake. Mu tregua njė kasolle e vogėl nė pjesėn e majtė tė aerodromit. Atje kishte personel tokėsor gjerman. Avioni iu drejtua nė atė kah. Djemtė tanė me pantallona tė shkurtra dhe nė humor tė mirė dukeshin tė gėzuar me mbėrritjen tonė. Konsulli i pėrgjithshėm, Shlip, mė priti nė limuzinėn e tij.

Ē'skenė! Me mijėra ushtarė italianė tė armatosur ngjesheshin rrugėve nė grupe nervoze. Ish kjo njė betejė qė humbnin nė mjedis armiqėsor. Duhet tė ketė qenė vetėvrasėse pėr ta t’i bėnin rezistencė aleatėve tė tyre tė mėparshėm. Ata prisnin ardhjen e gjermanėve nga ēasti nė ēast. Tė luftonin? Tė dorėzonin armėt? Tė ziheshin rob, ndėrsa atdheun e kishin kaq pranė, por aq tė paarritshėm? Kėta trupa tė shkaktonin veēse keqardhje, tek ishin braktisur nė fatin e tyre nga rrjedha e ngjarjeve. Ata pa dėshirė i nėnshtroheshin veturės sonė dhe ushtarėt pėrshėndesnin sapo shikonin kasketėn e mbuluar nė ar. Ecnim ngadalė mes turmave pėr nė konsullatėn e pėrgjithshme.

***

E rraha gjendjen me herr Shlipin dhe herr Fon Shajgerin, specialistin pėr Shqipėrinė qė mė shoqėronte nga shtabi i pėrgjithshėm. Shajgeri, dikur oficer i shtabit tė pėrgjithshėm austro-hungar, kish jetuar nė Shqipėri pėr mbi njėzet vjet duke ndjekur Luftėn e Parė Botėrore dhe pėrbėnte enciklopedi mė vete pėr ēėshtjen e farave, fiseve e familjeve shqiptare. Gjendja ishte tepėr e ngatėrruar. Pjesė tė Shqipėrisė sė jugut ishin nė duart e partizanėve komunistė, tė cilėt italianėt ishin pėrpjekur t’i shtypnin, por pa sukses. Kjo ishte dhe arsyeja se pse divizioni gjerman u dėrgua nė Elbasan para kapitullimit tė Italisė. Kėta partizanė do tė bėheshin luftėtarėt e ardhshėm tė qėndresės guerile. Luftėtarėt nacionalistė (Balli Kombėtar) tė cilėt ishin tėrhequr nė male pas pushtimit italian, pėrbėnin mė pak rrezik sepse ata nuk ishin armiku i tyre kryesor. Si nė Greqi dhe nė Jugosllavi, armiqtė kryesorė ishin dhe kėtu komunistėt.

Shqiptarėt e kishin tė qartė se ne kishim ndėrhyrė pėr arsye tė pastra ushtarake, pėr tė ruajtur kurrizin nga sulm i mundshėm aleat nga pėrbri ngushticės sė Otrantos. Nuk mbaj mend asnjė veprim armiqėsor kundėr forcave gjermane tė bėrė nga popullata. Pėr mė tepėr, Gjermania kishte emėr tė mirė nė Shqipėri. Ky emėr kish vuajtur pak pėr shkak tė heshtjes gjermane gjatė pushtimit italian tė Shqipėrisė nė 7 prill 1939, por gjermanėt ishin ata qė sakaq po ēarmatosnin ushtrinė italiane nė Shqipėri e me kėtė rast po shtonim dhe arsenalin tonė ushtarak. Popullata kishte ende kujtime tė mira nga metodat e kujdesshme tė ndėrhyrjes austro-hungare gjatė Luftės sė Parė, dhe kjo e bėnte kudo ndėrhyrjen gjermane tė mirėpritur. Disiplina e lartė tė trupave tona elitė qė silleshin miqėsisht me popullsinė civile, i bėri pėr vete kėta burra krenarė malesh qė e kishin pėr zakon tė tyrin mbajtjen e armėve.

Trupat e Ballit Kombėtar nuk u pėrleshėn kurrė me trupat tona. Ata ose shpėrbėheshin ose i kanalizonin krejt energjitė nė luftė kundėr partizanėve nė jug. Vetėm Abaz Kupi, i cili e mbante veten si zėvendės tė Ahmet Zogut, qėndroi nė malet rreth Tiranės dhe Shkodrės, me sa duket me mijėra mbėshtetės. Me tė ishin dhe disa oficerė britanikė tė ndėrlidhjes. Ne nuk e ngacmuam, dhe ata nuk na ngacmuan. Ai kishte emėr tė mirė nė vend dhe nė tetor tė 1943-shit, Asambleja Kombėtare i dėrgoi pėrshėndetje zyrtare nė male. Kjo nuk na shqetėsoi. Nuk kishte asnjė lloj proteste kundėr nesh. Ajo ishte njė mirėnjohje pėr njė luftėtar lirie qė kishte qėndruar kundėr Italisė, vendit qė i kishte aneksuar dhe pushtuar atdheun.

Kaq do tė mjaftonte pėr tė vendosur sfondin politik tė ngjarjeve pėr ditėt nė vazhdim e tash po i rikthehem misionit tim:

Shtabi gjerman kishte kėrkuar Shqipėrinė tė pavarur dhe me nismėn e saj.


vijon...
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar