***
Nė ditėt e mia tė para tė caktimit nė Shqipėri, kėrkova tė di se cilat qenė figurat mė nė zė tė vendit. Shpejt kuptova se njė njeri ishte qė gėzonte respekt tė pėrbotshėm: Mehdi Bej Frashėri. As ofertat e as kėrcėnimet italiane nuk e bėnė dot kėtė oficer tė vjetėr perandorak otoman tė pranojė aneksimin e atdheut tė tij. Rėndėsia e kėtij personi e kishte detyruar Italinė ta internonte atė nė Romė ku jetonte me vajzėn e tij Medien nė njė hotel tė kėndshėm, por me liri tė kufizuar lėvizjeje. Pas dorėzimit tė Italisė, i dėrgova kėtij burri njė avion Heinkel III dhe e solla nė Tiranė. Ky avion solli gjithashtu me vete dhe kartėmonedhat e vjetra shqiptare qė mbaheshin nė Banca dItalia pėr llogari tė Bankės Kombėtare Shqiptare. Banka Kombėtare Shqiptare ishte ngritur nga specialistė italianė dhe ishte e organizuar mė sė miri.
Mehdi Bej Frashėri, asokohe 74 vjeē, ishte njė njeri tepėr mbresėlėnės. Ai vinte prej njė familjeje nė zė bejlerėsh feudalė dhe e kish nisur karrierėn e tij nė Turqinė ballkanike si zyrtar i administratės publike, duke shėrbyer mė vonė si pasha nė Liban dhe Egjypt. Ai qėndronte si njė shtatore mbijetojė prej Perandorisė Otomane. Gruaja e tij ishte turke, njė zonjė dinjitoze dhe me hijeshi. Mehdiu fliste tė paktėn tetė gjuhė, por jo gjermanisht. Rėndom flisnim italisht bashkė.
Ai i shikonte zhvillimet e fundit me njė farė rezervimi.
Kur kuptoi se nuk ishte ēėshtje regjimi pushtues gjerman, u aktivizua mė gjallėrisht nė fatin e vendit tė tij. Apelimet e flakta nė adresė tė detyrės sė tij patriotike nė Asamblenė Kombėtare e nxitėn tė marrė postin e kryetarit tė parė tė Kėshillit tė Regjencės, i cili pėrfshinte dhe nga njė pėrfaqėsues ortodoks dhe katolik. Kėshilli kryesohej prej tyre nė alternim. Por ai ishte sidoqoftė pėrfaqėsuesi i vetėm i pėrhershėm duke qenė se kolegu i tij ortodoks u sėmur dhe pėrfaqėsuesi katolik, i pari i franēeskanėve tė Shkodrės, at Anton Harapi, e refuzoi postin si tė papajtueshėm me detyrat e tij si prift katolik, duke qenė se njė post i tillė do ta detyronte tė vendoste pėr dėnimet me vdekje. Kjo ishte muzikė pėr veshėt e pashės sė vjetėr.
Asambleja e sapozgjedhur Kombėtare, dhe Kėshilli i Regjencės i zgjedhur prej saj, caktuan njė qeveri pėrfundimtare. Rexhep Mitrovica, nga Kosova, u caktua Kryeministėr. Xhafer Deva, ministėr i Brendshėm dhe Vehbi Frashėri, sekretar i shtetit pėr Punėt e Jashtme. Kushtetuta e Zogut u ruajt. Mbreti u zėvendėsua nga Kėshilli i Regjencės. Asambleja Kombėtare i shkėputi tė gjitha lidhjet me Italinė dhe krijoi njė lidhje me Forcat e Boshtit. Gjithēka shkonte mė sė miri, por jo dhe pa ndonjė turbullirė. Njė grup partizanėsh, tė njohur pėr rrėmbyeshmėrinė e tyre, qė kishin marrė pjesė nė ēarmatosjen e njėsiteve italiane, sollėn njė top italian nė distancė zjarri dhe goditėn Pallatin Mbretėror ku ishte mbledhur Asambleja Kombėtare. Personat nė fjalė ikėn nga sytė kėmbėt kur panė ushtarėt gjermanė qė rivunė qetėsinė. Askush nuk u dėmtua. Tėrė incidenti duket se i shkonte pas festes veēorive tipike tė shqiptarit, duke qenė se shqiptarėt janė njė nga popujt e botės mė tė dhėnė pas shkrepjes sė armėve. Pushka nuk ėshtė vegėl pėr shqiptarin, por pjesė e trupit tė tij. Miku qė ka vizituar shtėpinė e shqiptarit nderohet nė largim me shkrepje armėsh nė distancė tė caktuar. Automatikėt e rinj ofronin kėsisoj mundėsi tė reja e tė pakufishme pėr kėtė ceremoni. Nė njė vend kaq tė dhėnė pas armėve, njė pėrgjigje me artileri ndaj ceremonisė sė qeverisė dukej gjėja mė e pėrshtatshme, dhe aspak e gabuar nga ana protokollare.
***
Mehdi Bej Frashėri, nėse mė lejohet tė jap mendim, ishte themeluesi i njė kategorie tė re nė ligjin ndėrkombėtar.
Ai propozoi qė Gjermania duhej ta njihte asnjanėsinė e Shqipėrisė. Ajo duhej tė ishte njė asnjanėsi relative. Shqipėria i konsideronte Forcat e Armatosura Gjermane tė sjella nė Shqipėri thjesht pėr arsye ushtarake, si miq tė shtetit shqiptar, pavarėsisht asnjanėsisė shqiptare mes palėve ndėrluftuese. Qeveria Shqiptare do tė vepronte kundėr ēdo lloj spiunazhi qė vinte nė rrezik paqen e brendshme tė vendit. Nėse armiqtė e Gjermanisė do tė sulmonin me trupa qė kishin natyrė njėsitesh ushtarake, Shqipėria do tė qėndronte asnjanėse.
Atėherė ishte qė e pėrcaktova sovranitetin shqiptar si sovranitet relativ. Forcat e Armatosura Gjermane, si miq tė popullit shqiptar, kėrkonin trajtim miku nė njė vend ku kishin hyrė pėr shkak domosdoshmėrie ushtarake. Gjermania e njihte sovranitetin e Qeverisė Shqiptare me njė kufizim tė vetėm qė do tė na duhej ti kundėrviheshim njė qeverie qė i jepte mbėshtetje armiqve tanė. Pėr kėtė arsye, sovraniteti i Shqipėrisė ishte relativ nė emėr tė sigurisė tė trupave tona.
Ramė dakord pėr kėtė formulim dhe Shtabi i Pėrgjithshėm mbajti shėnim zyrtar pėr asnjanėsinė relative tė Shqipėrisė.
Nuk kam pasur asnjė problem me Shtabin e Pėrgjithshėm pėr ēėshtjet shqiptare sepse nuk kishte askėnd atje qė tia kishte idenė rreth kėtij cepi tė mrekullueshėm tė Evropės. Pėr kėtė arsye askush nuk mė dilte kundėr. Pėr mė tepėr, kishte tepėr vullnet tė mirė nė Gjermani pėr kėtė vend pak tė njohur. Mund tė shtoj nė lidhje me kėtė se fama legjendare e heroit kombėtar shqiptar, Skėnderbeut (shek. XV) dhe autori mė i lexuar pėr rininė (tash mes 10 e 80 vjetėsh) gjermane, Karl Maji, autor i librit Nė tokėn e shqiptarėve, e shpjegojnė sė miri kėtė vullnet tė mirė.
Por gjithsesi pak njerėz e dinin qė ky vend i vogėl malor ka dhėnė legjione romake, perandorė romakė, mercenarė e gjeneralė bizantinė, vezirė tė mėdhenj dhe kedivė egjyptianė, dhe se papa vetė ka lėshuar urdhrin Mbrojtės i kristianizmit pėr Skėnderbeun.
vijon...