Kthehu   Kreu > Hyllveg > Shart
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 8.3.2007, 14:13   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Vallja pyrrike


Zihni Sako / Rreth gjenezės sė valles pyrrike / Kuvendi i studimeve ilire, v.II



Rreth gjenezės sė valles pyrrike


«Pyrrike» quhet vallja e tipit luftarak, e njohur pėrgjithėsisht me emrin «vallja e shpatave».

Nė vendin tonė pyrrikja e mirėfilltė me shpata quhet «presa me tagan» dhe ekzekutohet me shpata, pa melodi e shoqėrim instrumental. Ajo luhet nė Shqipėrinė Veri-perėndimore.

Nė Shqipėrinė Verilindore «kcimi me shpatė kundėr anmikit» (Malėsi e Gjakovės e vise tė tjera tė Kosovės) ėshtė e afėrt me tė. Nė tė kaluarėn kjo shoqėrohej me lodėr e tani vonė me sharki e ēifteli, ndėrsa «Kėlliēoja e parė» e Kukėsit, shoqėruar me lodėr e currle, luhet me shpatė nė dorė, me shumė si element figurativ.

Nė kėtė kumtesė nuk do tė merremi me shqyrtimin e kėtij tipi tė valles luftarake «me shpata» ose tė valleve tė pėrafėrta me tė nga ana koreografike, as me rrugėt e pėrhapjes sė tyre, as me analizėn e ndryshimeve cilėsore shprehėse, qė kanė pėsuar gjatė shekujve nė vise e popuj tė ndryshėm. Do tė merremi me gjurmimin e emėrtimit «pyrrike» e me disa tė dhėna tė tjera, qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė dhe vazhdimėsinė e saj nė vendin tonė.

«Pyrrike» pėr autorė tė ndryshėm latinė ėshtė njė «kcim i armatosur» - saltatio armata - ose njė «cantus ad quem saltatur» (valle e kėnduar), struktura metrike e sė cilės pėrbėhet nga kėmbė me dy vv qė nga autorė grekė ėshtė quajtur «Πυρριχιος πους » — kėmbė pirrike. Edhe Quintiliani thotė se kjo ėshtė ndėrtuar nė masėn metrike me dy silaba tė shkurtėra vv po, qė formon njė kėmbė tė qėndrueshme, e cila « sa e shpejtė ėshtė, aq e shtruar dhe e rėndė bėhet ». 1

Autori i vjetėr grek Athenaeus, qė ka jetuar nė shekullin e tretė pas erės sė re, nė veprėn e tij - «Δειπνοσοφισται» — «Darka e dijetarėve» - shkruan se Mollosėt kėrcenin njė valle tė ndėrtuar me njė strukturė qė quhet «iambi mollos». Ky kėrcim, sipas tij, ndryshonte nga kėrcimet me strukturė daktilike, - vv, tė cilat ishin tė thjeshta, mė tė ngadalshme po mė tė ndryshueshme. 2

Homeri nė kėngėn e XVIII tė «Iliadės» pėrshkruan njė kėrcim, po qė s'ka tė bėjė me vallen pyrrike: valltarėt herė pėrshkruhen zėnė dorė pėr dorė: «αλληλων επι καρπω χειρας εχοντες» 3 nė rreth, herė nė dy grupe, qė venė e vinė ballė pėr ballė njėri-tjetrit: «αλλοτε σ’αυ θρεξασκον επι στιχαρ αλληαισιν». 4 Kėto dy valle, siē duket, nuk krijojnė ato mundėsi tė valles pyrrike luftarake me armė. Pra, mund tė vėrtetohet ajo qė thotė Athenaeus lidhur me ndryshimin e strukturės sė valles mollose, me ato me strukturė daktilike.

Sipas Plinit autorė tė hershėm janė marrė edhe me origjinėn e valles pyrrike. Ai sjell edhe mendime tė tyre, tė cilėt midis sė tjerash, thotė se vallja pyrrike e ka zanafillėn e saj nga Pirrua (ose Neoptolemi) i biri i Akileut, i cili, sipas legjendave mithologjike tė kohės homerike, pas luftės sė Trojės u vendos nė Mollosi dhe themeloi dinastinė e mbretėrve tė Mollosisė. 5

Edhe sikur themelonjėsi i dinastisė sė mbretėrve tė Mollosisė «Pirro Neoptolemi» tė jetė i ardhur, banorėt vendės, autoktonė tė Mollosisė ishin mollosėt, pėr tė cilėt historianė tė hershėm thonė se kanė qenė banorė «jo tė gjakut grek» po «pellazgo-ilirė», qė banonin nė Ilirinė Jugore dhe qė kishin si qendėr tė njohur kulti Dodonėn. 6

Nė kohėt historike fisi i Mollosėve, midis shekullit tė V e tė VI para erės sė re, gradualisht u bė fisi mė i fuqishėm, nė trevėn e Ilirisė Jug-perėndimore. Nė lidhjen e quajtur «Lidhja Mollose» bėnin pjesė thesprotėt, kaonėt e fise tė tjera mė tė vogla. Mollosia nė kohėn e Pirros (318-272 para erės sė re) u bė shtet mjaft i fuqishėm. 7 Pra mollosėt, duke u shtrirė nė kėtė mėnyrė, patjetėr, u bėnė edhe pėrhapės tė kulturės sė tyre edhe nė viset pėrtej kėtyre fiseve tė tjera «pellazgo-ilire», thesprotėt e kaonėt.

Mollosia ka qėnė e pėrmendur edhe pėr gjė tė gjallė. Aristoteli nė «Peri Zoon» (De animalium historia) flet pėr delet dhe kopetė e mollosėve. Ai kėto dele, duket pėr cilėsitė e tyre tė rracės, i quan ndoshta pėr antonomazi «dele pyrrike» dhe kopetė «kope pyrrike». 8

Nga tė dhėnat e mėsipėrme: «valle pyrrike», «kėmbė pyrrike» si edhe nga emėrtimet «dele pyrrike», «kope pyrrike» praktika e valles «pyrrike» duket se te mollosėt ka qenė veēanėrisht e zhvilluar dhe pėr veēori strukturore u bė nė Ballkan e vise tė tjera mė e njohur me kėtė mbiemėr, si pėr analogji dy rastet qė sjell Aristoteli.

Vallja pyrrike e tipit «me shpata» ėshtė e njohur dhe e pėrhapur nė shumė vise e popuj tė ndryshėm; njė valle me shpata na ka pėrshkruar pėr herė tė parė shkrimtari i vjetėr grek Ksenofoni (444-364 para erės sė re) nė veprėn e tij «Kyrou Anabasis», tė cilėn e kėrcenin njėsitet trake, qė bėnin pjesė nė ekspeditėn e Kyrusit. 9

Pėr njė valle tė tillė flet edhe historiani latin Tacitus nė veprėn «Germania».


~


Nė ēerekun e fundit tė shekullit tė XIX (1874) folkloristi i njohur grek N. Politis, duke u marrė me vallet «Syrtos» dhe «Trata» na jep njė indikacion, ku mund tė kėrkohet prejardhja e valles pyrrike, tė cilėn ai e quan tė vjetėr dhe nė analoaji me vallen «arvanitikon» dhe «ēamikon». 10

Edhe pse Politisi i quan kėto valle greke, vetė emri sqaron prejardhjen e tyre mė tė saktė. Ēėshtja qė kėto lloj vallesh nuk gjenden vetėm te shqiptarėt e Greqisė ose limitrofė nė territoret greke lidhet gjerėsisht me popullsinė shqiptare.

Nga indikacioni i Politis, si edhe nga njė numur tė dhėnash muzikore e koreografike, qė na japin autorė tė ndryshėm, tė shekullit tė XVIII dhe tė fillimit tė shekullit tė XIX — del se trashėgimia dhe vazhdimėsia e valles pyrrike nė Shqipėri, paraqitet me shumė interes, ku mund tė kėrkohet edhe burimi mė i hershėm i saj.

Tė dhėnat, sado tė rastėsishme qė janė, janė me interes dhe me rėndėsi pėr kėtė ēėshtje. Pouqueville, nė ndonjė shėnim, duke folur pėr mėnyrėn e tė kėnduarit polifonik tė shqiptarėve, na flet edhe pėr vallen: «Hajduēe» tė shqiptarėve, duke pėrshkruar pak a shumė qartė edhe mėnyrėn e ekzekutimit qė ėshtė e ngjashme ose identike me vallen pyrrike. 11 Edhe Bajroni, mė 1809, duke folur pėr kėngėn tonė polifonike, flet edhe pėr vallen. 12

Tė dhėna gjejmė edhe pėr vallen «Kasapēe», qė praktikohej nga kasapėt shqiptarė nė Stamboll edhe nė shek. XVIII, ku ata kishin edhe njė farė shoqate.

Nė letrat e saj edhe e ėma e poetit André Chenier, Ksanthi Lomaka (shekulli XVIII) bėn fjalė pėr njė pantonimė, qė kishte ngjashmėri me pyrriken qė e kėrcenin «kasapėt maqedonas» nė hipodromin e Konstantinopolit, po qė edhe kjo pantonimė quhej «valle shqiptare» dhe qė ishte si ajo vallja qė pėrshkruan shkrimtari dhe historiani bizantin Mihail Psellos (1018-1078) dhe qė e kėrcenin kryengritėsit maqedonas nė kohėn e kryengritjes kundėr imperatorit Konstantin Monomakut (nė vitin 140-47). Pėrshkrimi i kėsaj pantonime «valle shqiptare» ėshtė shikuar si identike me vallen e njohur tė quajtur nga grekėt «τσάμικος».13 Vallja e quajtur nga grekėt «τσάμικος» si valle e tyre ėshtė njė valle e cila, siē e tregon vetė emri i saj, si vėndburim ka Ēamėrinė, pra Ilirinė e Jugut, Mollosinė, Shqipėrinė, ku edhe vazhdon tė praktikohet edhe nė pėrhapjen e saj qarkullon me emrin e vendburimit si brėnda edhe jashtė Shqipėrisė.

Pėrsa i takon atribuimit tė pantonimės kasapėve maqedonas duket se ka tė bėjė me ngatėrresėn, nga autorė tė ndryshėm, si fakt i njohur i Shqipėrisė me Maqedoninė, si vendosje territoriale. Edhe nga grekėt, edhe sepse quhet «Kasapiko» ajo quhet «alvaniko», nga turqit «arnaute».14 Kjo valle njihet gjėrė nė Shqipėri.

Siē shihet nga kėto tė dhėna nė praktikėn kulturale shqiptare vallja ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm me njė traditė tė hershme prej tė parėve tė tyre, ilirėvet.

Nė jug tė Shqipėrisė, dihet se vallet e kėnduara, qė janė mė tė vjetrat, kėrcehen me ndihmėn e melodive muzikore polifonike dhe ashtu si polifonia shqiptare, e cila mbahet si melodia mė e organizuar, mė kompakte dhe mė e kulturuar, edhe vallet e karakterit polifonik, janė, pa dyshim, tė njė shkalle tė lartė. Kjo rritje cilėsore ėshtė formuar gjatė shekujve. Prandaj vallja shqiptare ka ushtruar njė ndikim serioz pėr popujt e tjerė, veēanėrisht te grekėt, siē e tregojnė vetė emrat «alvaniko» «arvanitiko» dhe «ēamiko».

Vallja pyrrike si «saltatio armata» ėshtė e pėrhapur tek ne, nė njė trekėndėsh tė tillė:

Emri:  vllprr.jpg
Shikimet: 131
Madhėsia:  10,2 KB

nga trajtat e hershme (a), me strukturėn e saj klasike rron dhe praktikohet nė Shqipėrinė Verilindore (b) me emrin «presa me tagan» dhe nė mėnyrė tė pjesshme nė Shqipėrinė veriperėndimore (c), nė jug tė Shqipėrisė nė Labėri dhe Ēamėri, treva me banorė pasardhės tė Mollosėve, luhet si valle e kėnduar, duke ruajtur karakterin «e shtruar dhe tė rėndė» (Labėri) dhe karakterin «e shpejtė» me kėrcime dhe lėvizje tė shkathėta (Ēamėri) herė si valle e kėnduar, herė si valle e shoqėruar me orkestrinė popullore, kurdoherė nė trajtėn polifonike.




_______________
1) Forcelini: Lexicon totius iatinitatis: Pyrrhica.
2) Athenaeus: Dipnosofistai: libri XIII 623 d 27.
3) Homeri: Iliada - Kėnga e XVIII — vargu 594.
4) Po aty - vargu 602.
5) Forcelini: Lexicon totius latinitatis - Pyrrhica.
6) Po aty.
7) Historia e Shqipėrisė - vėll. I, Tiranė 1959. f. 88.
8) Aristoteles: Peri Zoon, libri III, 20, 5226 - libri 7, 5936 (Ilirėt dhe Iliria - bot. i USHT - Tiranė 1965).
9) Ksenofon: Kyrou Anabasis - libri VI K. I, 5, 6, 7 dhe 13.
10) Laografika Symneikta - Tom. III, f. 198, Athinė 1931.
11) Voyage en Morée, Constantinople, en Albanie 1805, Tom. I, f. 277-78.
12) «Letters and Journales», V, I, f. 33.
13) G. N. Sathas: Docum inedites relatives į l'histoire de la Gréce au moyen age -Tom. IV.
14) P. A. de Gouys: Voyage en Turquie 1738, f. 21-23.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:08.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07913S / 10KR