Shkrim i veēuar
I vjetėr 25.7.2008, 22:57   #4
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
***

Forcat e Armatosura Gjermane, me maksimumin e dy divizioneve, kishin nevojė pėr fonde pėr tė paguar shpenzimet e tyre nė Shqipėri pėr ndėrtimin e rrugėve dhe fortifikimeve si dhe pėr blerjen e prodhimeve vendase, etj. Fillimisht kėto fonde u mbuluan nė formėn e huave nga ministri i Financave, por nė njė vend tė tillė tė vogėl, fondet ishin tė kufizuara. Kishte mungesė letre pėr botim valute. Pėr fat tė mirė kartėmonedhat nuk mund tė shtypeshin mė pasi blloqet shtypėse kishin humbur nė Itali. Nė kėto rrethana, i paguam tė gjitha shpenzimet tona nė ar dhe mallra ushqimore. Prej rezervave tė arit qė mė ishin caktuar pėr pėrdorim nė Greqi, hodha ar nė tregun e lirė nė Shqipėri dhe i dhashė kartėmonedha Forcave tė Armatosura. Kjo futje e vazhdueshme ari natyrisht qė forcoi valutėn vendase e cila qėndroi nė qarkullim deri nė fund. Monedha mė e pėrdorur e artė nė Shqipėri ishte napoloni (20 franga ari). Pėr krahasim lira e artė vlente mė pak. Nė Greqi ishte e kundėrta. Kjo nuk kishte tė bėnte me sasinė e arit nė monedha. Vlera e monedhave tė arit caktohej thjesht nga popullariteti i tyre. Ajo qė kėrkohej mė tepėr pas napolonave ishin automatikėt. Cilido kishte mjaft nga tė dyja dhe i shpėrndante lirisht ishte kudo i mirėpritur.

Pozicionet tona tė prapme mbroheshin nga brigada shqiptare nėn udhėheqjen e fiseve dhe farave pėrkatėse. Ata na ruanin kryesisht nga grupet partizane qė kishin nisur tė dukeshin disi pas zbehjes sė fatit tė Gjermanisė. Ka pasur natyrisht probleme tė ndryshme me vullnetarėt dhe ndihmėsit tanė. Njė herė, njė luftėtar nga malėsia dhe shpura e tij u pajisėn me kamionė, armė dhe napolona dhe mandej thjesht u zhdukėn me to nė mes tė njė reje tė hatashme pluhuri. Gjenerali i Vafen SS-ve dhe i policisė, Fictumi, i cili vepronte si kėshilltar teknik pėr themelimin e njė force shqiptare policore, ma raportoi rastin tejet i zemėruar dhe u trondit edhe mė kur pasi mbarova sė lexuari raportin e tij, shpėrtheva nė tė qeshura. Nė ato ēaste pėrfytyroja si ta kisha para syve luftėtarin e zhdėrvjellėt, tė armatosur deri nė dhėmbė tek i thoshte lamtumirė me njė shikim tė flaktė dhe gjeste heroike Fictumit tonė, i cili kishte pėr vete prirje romanticiste dhe madje e kish lexuar dhe ai Karl Majin. Kushedi ē’personazh i mrekullueshėm do ketė qenė, hajni ynė i nderuar.

Kėta banorė malesh kanė njė fjalė nderi, dhe e mbajnė. Ata e quajnė besa. Kjo besa ėshtė njė prej veēorive themelore tė shoqėrisė patriarkale tė shqiptarėve, sė bashku me gjakmarrjen dhe mikpritjen. Ai qė shkel besėn, humb nderin dhe nuk pranohet mė nga bashkėsia. Besa nuk jepet lehtė dhe nuk ėshtė e lehtė tė merret, por nėse jepet, mbahet. Kur ėshtė ēėshtje pėr jetė a vdekje, njeriu ėshtė i detyruar tė ketė besėn e burrave mbi tė cilėt mbėshtetet. Kjo fjalė e nderit ėshtė institucioni pėr tė cilin njihen mė shumė shqiptarėt. Pėrparimi i qytetėrimit perėndimor nuk ka ē’tė mirė t’i japė kėtij institucioni.


***

Kur mora nė dorė detyrėn nė Shqipėri, ka pasur aplikantė nė Kosovė pėr Divizionin mysliman Vafen SS, Hanxhar, i cili ishte ngritur nė Bosnjė. Me mbėshtetjen e Kaltenbunerit, ia arrita ta bėj Himlerin tė ndalojė rekrutimin e shqiptarėve pėr divizionin sepse kjo binte ndesh me politikėn tonė tė neutralitetit. Por Rajhsfyreri SS, i cili kishte dėgjuar shumė pėr regjimentet elitė tė Bosnjė-Hercegovinės nė mbretėrinė austro-hungare, pėrfundimisht ia arriti qėllimit tė tij. Ai mori autorizim prej Hitlerit nė vitin 1944 pėr ngritjen e Divizionit Malor Vafen SS tė quajtur Skanderbeg pėr nevojat e luftės me partizanėt nė kufijtė e vendit. Nė fillim pati humbje tė rėnda nė njė avancim tė udhėhequr keq nė territor partizan gjatė fazave tė para tė stėrvitjes. Unė nuk isha aspak i lumtur me ngritjen e kėtij divizioni, por qeveria shqiptare nuk e kishte aspak problem sepse shpresonte se kjo trupė do tė shėrbente si bėrthamė pėr njė ushtri dhe forcė policore tė mirėstėrvitur kombėtare. Divizioni e kishte shtabin nė Prizren. E ndalova vendosjen e tij nė zonėn e Mitrovicės qė kishte mbetur me Serbinė, sepse kisha frikė se do ta tepronin kundėr popullsisė serbe tė atjeshme. Serbė e shqiptarė nuk kanė dhe dashuri tė madhe pėr njėri-tjetrin.

Pas rėnies sė Jugosllavisė nė korrik tė 1941-it, rajoni i Kosovės i banuar fillimisht nga shqiptarėt, u bashkua me Mbretėrinė e Shqipėrisė sė ngritur nė 1939. Shqiptarėt nuk humbėn aspak kohė sė nxjerri jashtė vendit sa mė shumė serbė tė mundnin. Ata qė u dėbuan u detyruan nga tė fuqishmit vendorė tė paguanin taksė nė ar pėr t’u lejuar tė dalin nga vendi. Ata fare qartė po ndiqnin shembullin e dhėnė nga Rajhu Gjerman me taksėn tonė tė emigrimit. Kur gjenerali Nediē mu ankua hidhur personalisht pėr kėtė gjė, i rekomandova Qeverisė Shqiptare qė t’i jepte fund dėbimit tė serbėve. Duke parė se ndėrhyrja ime nuk pati ndonjė sukses, kėrcėnova se do tė jepja dorėheqjen nga detyra dhe se do t’ia lija nė dorė ndonjė tjetri mbrojtjen e Shqipėrisė nga qėllimet ekspansioniste tė Bullgarisė. Xhafer Deva qė kishte ndikim nė Kosovė, mė premtoi se do tė ndėrhynte, dhe e bėri kėtė gjė me sukses. Megjithatė, dėmi i madh ishte bėrė qė nė 1941-shin.

Bullgarėt ankoheshin vazhdimisht "pėr bullgarė qė vriteshin nė Shqipėrinė lindore", ku nuk kishte virtualisht asnjė kokė bullgari. Ata e bėnin kėtė punė nė mėnyrė qė tė bindnin Gjermaninė qė t’i lejonte pushtimin e kėtyre territoreve "kėrcėnuese". Dėrgova kolonelin Fon Kohutek, anėtar i stafit tim nė Beograd, nė zonėn e Liqenit tė Ohrit pėr tė bėrė njė analizė politike tė vrasjeve qė ishin kryer atje gjatė muajve tė fundit. Nuk kishte as dhe njė bullgar tė vetėm mes tė vrarėve. Pothuaj tė gjitha vrasjet vinin nga gjakmarrje, ēėshtje familjare e fisnore, ose vrasje pėr motive tė dobėta. Njė prej vrasjeve ishte vrasje me pagesė e njė komunisti ndaj njė komunisti tjetėr. Disa raste nuk mund tė zbardheshin mė. Duke parė analizėn e hollėsishme, njė pushtim i trojeve shqiptare nga bullgarėt nuk dukej aspak i nevojshėm, pėrfundim ky qė ma uli sė tepėrmi reputacionin nė qarqet bullgaromadhe. Isha qė mė parė nė listėn e tyre tė zezė kur luajta rol nė parandalimin e referendumit tė popullsisė sė Trakės.


vijon...
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar