***
Kryeministri Rexhep Mitrovica, vuante nga njė sėmundje e mushkėrive dhe dha dorėheqjen nė qershor tė 1944-ės. I sėmurė siē ishte, nuk mund tė ofronte shumė. Skena politike u sundua nga konflikti mes Shqipėrisė sė vjetėr (Mehdi Bej Frashėri) dhe Shqipėrisė sė re (Xhafer Deva). Xhafer Deva dha gjithashtu dorėheqjen nė qershor 1944 pėr trajtim mjekėsor nė Gjermani dhe u angazhua nė vazhdim me krahinėn e Kosovės.
Kėshtu pėrjetova tre javė tė njė krize qeveritare shqiptare tė cilėn nuk do ta harroj kurrė. Prej kėtij ēasti e mė pas nuk rekomanduam asnjė kandidat. Ditė pas dite, bėheshin kombinime tė reja, informata, kundėrinformata, ndikime, kundėrndikime. Kusarėt e famshėm tė politikės nxorėn kokė dhe prezantoheshin nė shtėpinė e bukur pėrdhese ku kisha vendosur shtabin nė Tiranė. Miq tė nderuar erdhėn nė qytet dhe me truprojet e tyre qėndruan nė hotelin e bukur Dajti, tė ngritur nga italianėt, nė mėnyrė qė tė ishin nė afėrsi kur ministri i ri i Financave tė merrte nė dorėzim postin. Pushkėt dhe automatikėt e mirėvajisur tė rojeve tė kėtyre dinjitarėve i jepnin hotelit njė pamje luftarake.
Pėrfundimisht, u shtira sikur i kisha humbur krejt shpresat pėr zgjidhje tė shpejtė dhe u largova nga vendi me avion, pa i thėnė askujt lamtumirė. Nuk e di nėse ky gjest pati ndikim mbi gjendjen, por pak pas ikjes time, mė i pafavorizuari i tė gjithėve e mori postin: Fiqri Dino, njė djalė nga Dibra. Ai kishte lidhje tė mira me Abaz Kupin, shtabi i tė cilit ishte nėn kontrollin britanik.
Nė fillim tė kandidaturės sė tij, Fiqri Dino mė kish thėnė se do ti merrte nė dorė frerėt e qeverisė vetėm nėse Gjermania pajiste dy divizione malore shqiptare (me tanke). Jam ende i bindur sot se kjo kėrkesė vinte drejtpėrdrejt nga Abaz Kupi, i cili e kishte menduar kėtė me ndihmėn e oficerėve britanikė tė ndėrlidhjes, nė mėnyrė qė tė merrte njė arsenal tė mjaftueshėm pėrpara tėrheqjes gjermane qė nuk do tė vononte, dhe kėto ti pėrdorte pėr zbythjen e partizanėve.
Kjo avitje nga kreu i fundit i inteligjencės britanike nė Shqipėri, thjesht mė forcoi bindjen se ata duhet tė negocionin me ne gjatė tėrheqjes sonė nga Ballkani (Gjermania e kishte humbur tashmė luftėn sido qė tė ishte) nė mėnyrė qė trupat gjermane tė mund tė qėndronin nė Shqipėri, tė mbronin bazat e tyre pa lėnė asnjė armė tė binte nė duart e popullsisė, derisa tė evakuoheshin nė mėnyrė tė respektuar si tė burgosur lufte. Sugjerime tė tilla ishin bėrė nga shėrbimi ynė i fshehtė dhe pėr divizionin tonė (Gjenerali Lanc) nė Greqinė veriore. Nuk duhet harruar se hyrja perėndimore nė Shqipėri ishte bllokuar nga Moska dhe britanikėt duhet ti kushtonin vėmendje puēit komunist, qė pashmangshmėrisht dhe ndodhi.
Nė dijeni tė krejt kėtyre, kisha pėrshtypjen se gjėrat e kishin tejkaluar tashmė fazėn e tyre humoristike.
***
Takimet
Kam shkruar tashmė pėr Mehdi Bej Frashėrin. Ai e la vendin bashkė me familjen dhe njė numėr dinjitarėsh gjatė tėrheqjes sė ushtarėve gjermanė. Djali i tij Vehbiu u vendos nė Vjenė si vjenez. Djali i tij i dytė ishte i dhėnė pas Anglisė, e madje dukej si anglez. Kreu i familjes ishte njė patriot i vėrtetė shqiptar, as gjermanofil, as anglofil, as egėrsisht kundėr italianėve teksa kishin fuqinė nė atdheun e tij. Ai mbante hijen e sė kaluarės sė tij si zyrtar i lartė i njė perandorie tė madhe fundin e sė cilės kish pėrjetuar. Mandej kishte rutinėn dhe dinjitetin e njė burri qė ka pasur gjithnjė mjaft pėrgjegjėsi mbi shpatulla. Me bashkatdhetarėt e tij, do tė ishte miku ynė nė Vjenė dhe nė Kicbyel. Si gjithė shqiptarėt e tjerė u largua dhe ai nga Tiroli me urimet e mia mė tė mira, pak pėrpara pushtimit amerikan, duke iu drejtuar Italisė dhe Zvicrės.
Rivali i Mehdi Beut nė qeveri ishte ministri i Brendshėm, Xhafer Deva, i cili ishte armiku numėr njė i komunistėve. Ai i mbijetoi njė atentati ku u vra ndihmėsi i tij. Nė fakt sipas kufijve tė rinj, Xhafer Deva nga Mitrovica ishte tashmė "shtetas serb" siē ma tha dikur me hidhėrim gjenerali Nediē. Pas rivendosjes sė Shqipėrisė sė pavarur, Xhafer Deva sė bashku me 1000 bashkėatdhetarė lėvizi pėrmes Pejės, Prishtinės dhe Prizrenit pėr nė Tiranė. Thirrja e tij pėr burrat e vet ishte Terrorit me terror! Ai donte ti tregonte komunistėve dhėmbėt dhe ashtu bėri sipas mėnyrės vendase. Nė Shkodėr njė numėr komunistėsh ishin strehuar nė misionin katolik qė u shkatėrrua me atė rast. Xhafer Deva kishte pėr qėllim tė qėndronte nė vend pas tėrheqjes sė trupave gjermane dhe tė zhvillonte luftė guerile. Nė ēastin e fundit gjermanėt ia mohuan pajisjet e nevojshme teknike pėr kėtė lloj lufte, kėshtu qė nė mungesė armatimi u largua nė Kroaci dhe mbėrriti nė Vjenė nė dhjetor tė 1944-ės. Pėr herė tė fundit u pamė nė Kicbyel (Tirol).
Nuk e di se sa njerėz tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė gjatė kohės tonė atje, ranė nė duart e komunistėve. Por e di pėr tre prej tyre qė u arrestuan, i pari i franēeskanėve, at Anton Harapi, kryeministri i fundit, Ibrahim Bej Biēaku qė pasoi Fiqri Dinon dhe profesor Ēalari qė ishte zv.folės i parlamentit. Ēalari fliste rrjedhshėm gjermanisht dhe kish studiuar filozofi dhe letėrsi gjermane. Nuk e di pse qėndroi nė vend. Besoj se kjo i ėshtė dukur detyrė e tij morale.
[Fragment nga: Hermann Neubacher, Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten (Göttingen 1956), f.105-121. Pėrkthyer nga gjermanishtja nė anglisht nga Robert Elsie. Prej aty nė shqip nga mesdimr.]