Kthehu   Kreu > Vargmal > Antropologji
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 8.3.2007, 14:26   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar 'Mbi origjinėn e shqiptarėve (ilirėve)', A.Pulianós


Citim:
Įris Pulianós / Mbi origjinėn e shqiptarėve (ilirėve) / Kuvendi i studimeve ilire, v.II



Mbi origjinėn e shqiptarėve (ilirėve)


Dėshiroj tė falėnderoj komitetin organizues pėr ftesėn qė mė kanė bėrė pėr tė marrė pjesė nė njė Kuvend si ky. Organizimi i njė takimi tė tillė ėshtė njė hap pėrpara nė studimin e etnogjenezės sė popujve tė Ballkanit dhe, siē do tė shpreheshin grekėt, njė hap pėr «tė njohur vetveten». Deri disa dhjetėra vjet mė parė etnogjeneza e popujve tė Ballkanit studjohej kryesisht nga shkencėtarėt joballkanas dhe problemet e etnogjenezės zgjidheshin para sė gjithash mbi baza gjuhėsore. Nuk merrej parasysh antropologjia fizike; po tė flasim nga ana antropologjike, popuj si eskimezėt ose australianėt njiheshin mė mirė se sa popujt e vendeve tė Ballkanit. Antropologėt e kishin drejtuar vėshtrimin nga vende mė ekzotike. Tani ne vetė i kemi kthyer sytė nga oborri ynė dhe e shohim se ai nuk ėshtė mė pak interesant se sa shumė vende tė tjera. Ēėshtja ėshtė qė tė mos i studiojmė popujt tanė vetėm nga njė aspekt, por tė marrim parasysh ndėrthurjen e shumė shkencave. Etnogjenetika ėshtė njė shkencė relativisht e re, e cila pėrveē gjuhėsisė ndėrthur sė bashku arkeologjinė, etnografinė, historinė dhe antropologjinė fizike.

Kur antropologjia fizike filloi tė japė mė tepėr tė dhėna mbi gjenetikėn e popujve, morėn njė goditje konceptet tradicionale mbi prejardhjen e popujve: lėvizjet e migrimit, tė cilat mbaheshin si shkaktare tė ēfarėdo ndryshimi nė jetėn etnike tė cilitdo popull, tani duhej tė verifikoheshin nga tė dhėnat antropologjike. Kjo do tė thotė qė antropologjia fizike u pėrdor kryesisht si njė burim historik. Duke pėrdorur tė dhėnat e antropologjisė fizike si njė burim historik ne nisemi nga qėndrimi i padiskutueshėm, qė veēoritė raciale nė asnjė shkallė nuk pėrcaktojnė drejtimin e procesit historik, qė tipi fizik nė asnjė mėnyrė nuk ndikon mbi formėn dhe pėrmbajtjen e kulturės sė cilitdo popull. Por mbi kėtė bazė nuk mund tė arrijmė nė pėrfundimin, qė tipi fizik i njė populli nuk ka lidhje me historinė e tij. Pėrkundrazi formimi, pėrhapja dhe pėrzierja e tipave fizikė janė rezultat i proceseve historike. Ēdo ndryshim nė trevėn e pėrhapjes sė njėrit ose tjetrit tip, ēdo ndryshim nė pėrbėrjen fizike tė njė popullsie, gjithmonė pasqyron migrimin dhe pėrzjerjen e fiseve e tė popujve konkretė, d.m.th. proceset e historisė etnike.

Pėr shkak tė faktit qė karakteristikat fizike nuk kanė pasoja nė zhvillimin e kulturės, tipi fizik i njė popullsie tė ēdo territori tė dhėnė mund tė ruhet pėr periudha tė gjata, gjatė tė cilave niveli i zhvillimit, aspekti kultural dhe madje gjuha e kėsaj popullsie ndryshon deri sa bėhet e panjohur. Prandaj nė njė varg rastesh vetėm materiali antropologjik fizik mund tė dėshmojė pėr praninė ose mungesėn e migrimeve nė tė kaluarėn.

Duke gjurmuar pėrhapjen e tipave fizikė nė pėrbėrjen e grupeve tė ndryshme etnike tė sotme, duke i krahasuar ata (kur kemi nė dorė material paleoantropologjik) me tipat fizikė tė epokave tė mėparshme dhe duke mbajtur parasysh rregullsitė gjatė kohės, antropologu shpesh jep pėrgjigje mjaft tė pėrcaktuara pėr ato pyetje nė historinė e njė populli, tė cilat janė tė pafuqishme t'i japin disiplinat e tjera.

Tani pėr tani ne nuk kemi material skeletor nga trualli i Shqipėrisė pėr tė arritur nė njė pėrfundim, tė paktėn nga pikėpamja antropologjike, se cilėt janė ilirėt. Mė lejoni t'u drejtohem arkeologėve tė pranishėm kėtu, qė gjatė gėrmimeve tė mbledhin edhe copėn mė tė vogėl tė kockave qė gjejnė. Sot ka mjete kimike me ndihmėn e tė cilave ne mund tė ruajmė e tė mbledhim skelete tė plota, kėshtu nuk lejojmė qė tė bėhen pluhur pasi nxirren prej varreve. Kam edhe njė propozim tjetėr. Pėr tė bėrė njė shqyrtim antropologjik tė plotė tė popullsisė sė gjallė tė vendit tė merren kampione, nė marrėveshje me autoritetet, nė pika tė zgjedhura qė nga veriu e deri nė jug nė moshat midis 20 e 60 vjeē pėr tė dy sekset. Unė e di qė janė bėrė studime tė tjera nė tė kaluarėn por ato janė bėrė nė njė shkallė tė vogėl dhe me metoda krejt tė ndryshme. Sot ne kemi nevojė pėr njė metodologji tė njėsuar me vendet e tjera tė Ballkanit. Tė paktėn kjo ėshtė bėrė dhe ka ecur pėr mrekulli nė Greqi e Bullgari, duke pėrfshirė vetėm pjesėrisht e pak Turqinė e Jugosllavinė. Unė do tė isha shumė i kėnaqur nėse do tė punoja nė njė komision tė tillė antropologjik edhe nė Shqipėri. Vetėm me njė program tė njėsuar ne mund tė arrijmė brenda pak vjetėsh nė disa pėrfundime, se kush kanė qenė ilirėt ose pellazgėt, ose trakėt.


~


Nga pėrvoja ime, duke studiuar antropologjinė e popujve tė Ballkanit pėr afėr dy dhjetėvjeēarė, unė kam arritur nė kėto pėrfundime, tė cilat shkojnė edhe pėr truallin e Shqipėrisė, meqė nėpėrmjet projektimit, prekin edhe ēėshtjen e origjinės sė ilirėve:

1. Nė Ballkan njeriu ka ekzistuar tė paktėn nė 500.000 vjetėt e fundit, nė qoftė se jo mė tepėr. Ėshtė dėshmuar gjithashtu qė kėtu, nė kėtė tokė, ėshtė ndezur zjarri i parė nė Evropė, sipas tė dhėnave tė fundit. 1 Kėshtu prania e homo erectus nė Ballkan na tregon qė homo sapiens ėshtė formuar kėtu, ai nuk ka ardhur nga jashtė. Prandaj treva e Ballkanit duhet tė pėrfshihet kėtej e tutje nė zonėn e hominizimit dhe nuk ėshtė e domosdoshme qė ajo tė kufizohet vetėm nė tropikėt.

2. Ėshtė dėshmuar, gjithashtu, qė treva e Ballkanit ėshtė zona e kontaktit e dy tipave tė mėdhenj racialė tė europeidėve: e tipit «kontinental» vetė dhe e tipit tė njohur mirė «mesdhetar». 2 Shqipėria nuk ka pėrse tė ketė qenė njė pėrjashtim. Vetėm se ne duhet tė pėrcaktojmė kufijtė e kėtyre dy tipave kryesorė nė kėtė territor, natyrisht duke marrė parasysh gjithė ndikimet e tjera nė shtresimin e popullsisė, Vėzhgimi antropologjik i popullsive tė gjalla tė Shqipėrisė mund ta verifikojė kėtė ose mund tė zbulojė elemente tė rinj tė panjohur deri mė sot. Njė gjė mund tė thuhet qė mė parė, duke u mbėshtetur nė tė dhėnat antropologjike tė vendeve fqinjė, qė masa kryesore e popullsisė sė Shqipėrisė ėshtė me origjinė autoktone qė prej kohėve tė hershme prehistorike.

Vetėm mbi kėtė mbėshtetje, nė sfondin e dy tė dhėnave tė paraqitura mė lart, ne mund ta studiojmė mė nė hollėsi origjinėn e shqiptarėve (ilirėve) dhe tė shohim marrėdhėniet e popullsisė sė vjetėr e tė re tė Shqipėrisė si edhe marrėdhėniet me popullsitė e tjera fqinje.

Termi «ilir» padyshim ėshtė njė term indoevropian dhe pėrdoret vetėm gjuhėsisht. A do tė thotė kjo qė trualli shqiptar nuk ka qenė i populluar para «ilirėve»? Ky do tė ishte njė absurditet shkencor dhe nuk mund tė ketė ndonjė antropolog, i cili ta mbėshtesė kėtė pikėpamje.

Tė dhėnat e fundit arkeologjike na tregojnė pėr njė veprimtari njerėzore nė truallin e Shqipėrisė, tė paktėn qė nga koha e neolitit. Sipas mendimit tim, pėrsa u pėrket tė dhėnave antropologjike, duhet tė gjenden tregues tė paktėn prej paleolitit tė epėrm. Edhe po tė mos jetė e mundur kjo, kėshtu pa tjetėr popullsia preilire ka banuar nė kėtė territor. Kėshtu kemi edhe njė herė verifikimin e tezės sė njohur mirė, qė «gjuha dhe kultura janė tė pavarura nga pėrhapja e tipave antropologjike, ndėrsa pėrhapja e tipave antropologjike gjithmonė shoqėrohet nga pėrhapja e gjuhės dhe e kulturės». (G. F. Debetz, 1952). Ka shumė tė ngjarė, qė indoevropaizimi i truallit shqiptar ka ndodhur si njė proces shumė i ngadaltė nėpėrmjet depėrtimit tė grupeve tė tjera. Por lidhur me ilirėt dhe shqiptarėt e sotėm, kjo ėshtė njė hipotezė qė ka nevojė tė vėrtetohet me anė tė tė dhėnave tė antropologjisė fizike.

Vetėm kjo do tė na nxjerrė nga kaosi indoevropian dhe joindoevropian.




______________
1) A, N. Poulianos, Petralona - A middle pleistocene cave in Greece «Archaeology» v. 24, nr. 1 1971, f. 6-11.
2) A. N. Poulianos, The racial composition of the Balkan peoples. A-5 Anthropology of Races and Populations VIII. International Congress of Anthropological and Ethnological Sciences, Tokyo, 1968, f. 123-125.
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2007, 14:35   #2
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Pulianósi paraqet interes nė disa pikėpamje, por pėrpara duhet tė dihet se puna e tij ėshtė luftu nė heshtje qė brenda akademisė greke. Pas disa gjetjeve «tė ēuditshme» hulumtimi iu ndėrpre dhe iu uzurpua prej njė grupi studiuesish amerikano-hebrej. Shkaku me sa u pėrfol mė vonė dhe u pohua nga vetė studiuesi ishte fakti se rezultatet jo vetėm qė nuk pėrputheshin me teorinė prejafrikane tė njeriut, por skeletet e gjetura nė shpellėn e Petralonės ishin me karakteristika race tė bardhė nė njė rang kohor 500.000-700.000 vjet p.e.s. gjė qė e hidhte krejt poshtė atė teori.

Kjo shpjegon dhe paraqitjen e tij nė 1972 nė Shqipėri nė Kuvendin e Studimeve Ilire me atė ngut dhe ato kėrkesa si mė lart.

Pasi kaloi shpella nė duart e ekipit tė mėsipėrm, ēfarė pėrmbahej nė tė u hesht dhe nė vazhdim nuk u botua mė asgjė. Gjithēka qė la pas ky ekip i ēuditshėm deri nė ditėt e sotme ėshtė njė ēėshtje gjyqėsore mes Shoqėrisė Antropologjike greke dhe bashkisė sė zonės. Kjo pengon tashmė ēdo studiues tė interesuar pėr hulumtim, megjithėse shpella ėshtė kthyer nė ekspozitė me disa gjetje tė caktuara tė reduktuara dhe tė pėrshtatura. Sidoqoftė personi nė fjalė kish nxjerrė pėrfundimet e veta, qė pėrciptas i ka thėnė dhe mė lart. Pėr kė interesohet pėr atė periudhė nga ana antropologjike, duke qenė se ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me ne, duhet tė gjurmojė patjetėr rreth tij.
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Gjuha e ilirėve nga vlug nė danėn "Iliri"

Hekur radioaktiv, nė rrezik jeta e shqiptaroperėndimorėve nga 49572 nė danėn "Aktualitet"

«Shtegtimet dhe ngulmimet e shqiptarėve nė Greqi shek. XIII - XVI» nga vlug nė danėn "Arbėri"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 00:05.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,09891S / 10KR