| | Nga: B.D. Destani (ed.), Albania & Kosovo: Political and Ethnic Boundaries, 1867-1946. Documents and Maps. Slough: Archive Editions, 1999, p. 939-944.
Hyrja: R. Elsie. Pėrkthimi: mesdimr. Citim: Lufta e Dytė mbaroi nė Evropė nė 7 maj 1945. Forcat gjermane ishin tėrhequr nga Kosova nė 19 nėntor 1944 gjatė tėrheqjes drejt veriut, duke e lėnė rajonin nė gjendje turbullt dhe pasigurie. Diplomati britanik i karrierės, Ralf Skrajn Stivensėni, i cili ka shėrbyer nė Spanjė gjatė luftės civile spanjolle dhe qė do tė bėhej mė vonė ambasador i Britanisė nė Egjypt, u ndodh nė Jugosllavi gjatė tėrheqjes gjermane dhe dėrgoi raportin e mėposhtėm ndaj Forin Ofisit (Zyrės sė Jashtme), duke pėrshkruar gjendjen e trazuar tė ngjarjeve nė Kosovė dhe Maqedoni perėndimore nė pranverė tė 1945-ės.
Beograd, 21 prill 1945
1. Kam nderin tė raportoj se ka pasur njė numėr treguesish gjatė muajve tė fundit se trazira serioze kanė ndodhur mes popullatės shqiptare tė Kosovės dhe pjesės veriperėndimore tė Maqedonisė.
2. Zonat nė fjalė kanė qenė gjatė gjithė luftės armiqėsore ndaj Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe duket se deri mė sot lėvizja partizane nuk ka gjetur simpati apo mirėkuptim atje. Kjo ndodh pėr njė sėrė faktorėsh, kryesori i tė cilėve ėshtė shtypja e pakicės shqiptare nga qeveria jugosllave midis 1920-ės dhe luftės sė sotme. Kjo ka nxitur ndjenjat irredentiste shqiptare nė Kosovė, tė cilat u ushqyen nga Lidhja e Prizrenit qė mė pas u quajt Komiteti i Kosovės, themeluar nė 1920 nga prijėsit dhe pronarėt shqiptarė tė tokave pėr tė vepruar kundėr sundimit serb. Kur, pra, shteti jugosllav kapitulloi dhe orekset shqiptare u kėnaqėn me pėrfshirjen nė Shqipėri tė tė gjithė rajonit tė Kosovės dhe Maqedonisė veriperėndimore, italianėt gjetėn tek kosovarėt bashkėpunėtorė tė gatshėm. Kosovarėt u rekrutuan nė 1941-shin nė njė rojė tė armatosur qė u krijua nga gjeneral Prenk Prevezi, dhe ishte pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e kufijve tė rinj dhe pėr mbajtjen e rendit brenda kėtyre kufijve. Kosovarėt pėrfituan nga rasti pėr tu hakmarrė ndaj kolonėve serbė dhe shumė prej tė fundmėve u detyruan tė ikin pėr strehim matanė kufirit nė Serbi dhe Mal tė Zi ku ose iu bashkuan partizanėve ose ēetnikėve. Forcat e Kosovės nė inkursionet e tyre matanė kufirit serb u sollėn me egėrsi maksimale kundėr serbėve qė i kundėrshtonin. Me kapitullimin e italianėve, popullariteti i tė cilėve kishte rėnė me zgjatjen e pushtimit tė tyre, gjermanėt i shfrytėzuan mė mirė elementėt irredentistė mes kosovarėve. U fol pėr dhėnien e autonomisė Kosovės dhe kjo u realizua pjesėrisht kur Kosova ngiti Asamble Kushtetuese gjysmė-autonome nė Prizren nė mars 1944. Gjermanėt arritėn ti zgjerojnė njėsitet e mėparshme luftarake tė formuara nė Kosovė, nė rang tė divizionit SS Skanderbeg prej 7000 shqiptarėsh tė udhėhequr nga oficerė gjermanė. Ky u krijua nė mars 1944. Nė tė njėjtėn kohė mbledhja e prijėsve shqiptarė nė Maqellarė dhe Rugovė vendosi pėr krijimin e njė komiteti ushtarak pėr Kosovėn dhe ndėrmori fushatė rekrutimi nė gjithė territorin. Kėto fushata kishin sukses tė konsiderueshėm. Roja kufitare u fuqizua, u krijuan njėsite policore shqiptare qė u pėrdorėn si pėrforcime nė Serbi dhe madje dhe nė Francė dhe nė Vendet e Ulėta.
3. Pėrballė njė kundėrshtari tė tillė, lėvizja partizane nė Kosovė asnjėherė nuk arriti pėrmasa tė konsiderueshme. Prej 1941-shit u bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar njė farė mbėshtetjeje mes shqiptarėve dhe, gjatė atij viti, dy tė dėrguar tė Titos, Ali Dushanoviēi dhe Miladin Popoviēi, besohet se kanė qenė tė pranishėm nė mbledhjen e Partisė Komuniste Shqiptare. Kėta u arrestuan nė Shqipėri nė 1942-shin, por u arratisėn mė tej me ndihmėn e komunistėve shqiptarė dhe me sa duket vazhduan tė mbajnė lidhje mes partizanėve jugosllavė dhe Partisė Komuniste Shqiptare duke u pėrpjekur tė ngrenė lėvizjen partizane nė Kosovė e Metohi (Kosmet). Kjo lėvizje ishte pėrgjegjėse drejtpėrdrejt tek Tito dhe pėrbėhej gjysmė nga serbė e gjysmė nga shqiptarė, mes tė cilėve figuronin Mehmet Hoxha dhe Fadil Hoxha. Kosmet-i u detyra tė kufizohej nė veprimtari thjesht politike, kryesisht duke u pėrpjekur tė zbusė ndjenjėn antiserbe mes kosovarėve. Pėrpjekje u bėnė pėr ngritjen e njė organizate politike partizane nė Kosovė dhe u krijuan disa komitete nacionalēlirimtare. Lidhjet mbaheshin me partizanėt serbė, malazezė dhe maqedonė dhe nė 1944 u mbajt dhe konferencė nė Kolgecaj ku ishin tė pranishėm partizanėt serbė dhe malazezė.
4. Megjithė mungesėn e veprimtarisė ushtarake nė Kosovė, njėsitet shqiptare tė Kosovės luftuan qė herėt me Ushtrinė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave, si nė Maqedoni, ashtu dhe nė Serbi, nėn komandėn e shtabit tė atyre zonave. Nė 1942, dy batalione tė Kosovės u formuan nė kodrat nė perėndim tė Tetovės dhe luftuan me Brigadėn e I-rė Maqedone derisa u transformuan nė Brigadėn e I-rė tė Kosovės, me 800 krerė, nė qershor tė 1944-ės. Fillimisht kjo brigadė pėrbėhej nga serbė tė arratisur, por nė qershor tė 1944-ės vlerėsohet se 30% e saj ishin shqiptarė. Njė brigadė tjetėr e Kosovės prej 400 krerėsh, sipas gjasave e krijuar nė Skopska Crna Gora gjatė fillimit tė 1944-ės, ndodhej nė zonėn nė lindje tė hekurudhės Nish-Shkup. Pjesė tė shtabit tė Kosmet-it gjendeshin nė territor serb nė jug tė Radanit dhe mbroheshin me njė batalion prej 100 kosovarėsh. Kosmet-i nuk kishte marrė karakter ushtarak para vitit 1944 dhe nė gusht kur ndodhej nė zonėn e Pejė-Gjakovės iu bashkua Brigada e I-rė e Kosovės nga Maqedonia. Gjithsesi, forcat partizane nė Kosovė mbetėn tė dobėta dhe dėshtuan sė marri me vete ndonjė lėvizje tjetėr tė rezistencės, prej tė cilave mė e rėndėsishmja ishte ajo e ngritur nga Gani Kryeziu, njė pronar tokash nga zona e Gjakovės. Marrėdhėniet mes Kryeziut dhe Kosmet-it ishin korrekte dhe mendohet se mund tė jenė kryer operacione tė pėrbashkėta ushtarake, por pėr shkak se Kryeziu nuk bashkohej me ta, ai shkaktoi zemėrimin e Kosmet-it qė besohet se mandej i ka kėrcėnuar jetėn. Pėr mė tej, pėrpjekjet e Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave pėr tė dėrguar trupa nė Kosovė ishin tė dėshtuara. Qėndresa qė iu bė nga roja shqiptare e Kosovės ishte fanatike dhe, Korpusi i II-tė jugosllav duke u pėrpjekur tė ēajė pėr nė Mal tė Zi, nė maj, sė bashku me forcat serbe tė gjeneral Popoviēit, nė korrik, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Gjilan, u zmbrapsėn tėrėsisht. Pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė plotė nė Kosovė dhe tė ashpėrsisė sė shqiptarėve kundėr serbėve, shumica e partizanėve e shihnin me pesimizėm mundėsinė e marrjes sė Kosovės pa luftė. Nė pėrgjithėsi shumica e partizanėve qė kishin tė bėnin me pakicėn shqiptare gjatė luftės, si psh. gjeneral Vukmanoviē Tempo, shpesh shpreheshin se shqiptarėt janė banditė tė pandreqshėm qė duhen vėnė nėn thundėr me metoda mizore pasi tė ēlirohej vendi. Pakica shqiptare e Maqedonisė veriperėndimore, shumė prej tė cilėve i pėrkisnin Ballit Kombėtar, mbaheshin veēanėrisht pėr banditė.
5. Fakti se Kosmet-i arrinte tė ekzistonte nė Kosovė vinte falė mbėshtetjes qė kishte nga Fronti Nacional-Ēlirimtar i Shqipėrisė. Aq e ngushtė ishte ndėrlidhja e Kosmet-it me FNĒ-nė saqė oficerėt britanikė qė depėrtuan nė Kosovė nė fund tė 1943-shit besonin se Kosmet-i ishte degė e FNĒ-sė. Por gjithsesi FNĒ-ja duket se e njihte Kosmet-in si pjesė tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe jo si tė vetėn, dhe gjatė verės sė 1944-ės, Hoxha e njohu botėrisht Kosmet-in si dhe se Kosova bėnte pjesė nė sferėn e ndikimit tė Titos. Prej Maqedonisė, Tempoja mbante lidhje e vazhdueshme me FNĒ-nė dhe nė verė tė 1944-ės, operacione tė pėrbashkėta janė kryer nga Ushtria Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe Fronti Nacional-Ēlirimtar shqiptar kundėr gjermanėve dhe Ballit Kombėtar nė Maqedoninė veriperėndimore.
6. Ndėrsa gjermanėt filluan tė tėrhiqen dhe fuqia e FNĒ-sė nė Shqipėri tė shtohet, armiqtė e FNĒ-sė u detyruan tė hidhen nė malet bri kufirit jugosllav dhe sipas gjasave shumė prej tyre kanė kaluar nė Kosovė dhe Maqedoninė veriperėndimore. Forcat e FNĒ-sė lėvizėn pas tyre brenda kufirit jugosllav.
| vijon... |