Shkrim i veēuar
I vjetėr 26.7.2008, 13:08   #6
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
9. Nė Kosovė, Miladin Popoviēi, i dėrguari i hershėm i Titos pranė partizanėve shqiptarė, u vra nė Prishtinė nė 12 mars. Nga 1 prilli, veprimtaria kosovare dhe ēetnike nė Kosovė u raportua nė rritje e sipėr dhe Brigada e XII-tė Maqedone u dėrgua nga Shkupi pėr tė ndihmuar, sipas burimit, katėr brigadat e tjera maqedone dhe njė numėr brigadash serbe qė vepronin tashmė nė zonė. Trazira duket tė ketė vazhduar dhe nė Maqedoninė veriperėndimore dhe nė 7 prill dy brigada tė OZNA-s (policisė) u shfaqėn nė Shkup duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė Qeverisė Federale tė Maqedonisė pėr pėrforcime. Zona e rrethuar nga kufiri shqiptar, malet e Sharrit, Shkupi, malet e Karapshicės, Brodi, Kiēevi dhe duke pėrfshirė dhe Tetovėn e Gostivarin deri nė Dibėr, u raportua nė 16 prill se ishte tash zonė lufte pėr shkak tė pėrmasave alarmante qė kishte marrė atje kryengritja shqiptare. Forca tė mėdha u angazhuan duke pėrfshirė kėtu Brigadėn e I-rė Kalorėse tė Shkupit, brigadat 8, 9 dhe 16 maqedone dhe trupa tė tjera tė paidentifikuara nga zona e Bitulės. Gjithashtu trupat e ELAS-it nėn Gocin nė zonėn e Gostivarit ishin angazhuar nė luftė mbrojtėse. 7’000 shqiptarėt e zonės sė Shkupit ishin futur nė pyje dhe 140 kishin dezertuar nga stacioni elektrik i bashkisė brenda njė dite tė vetme. Brenda nė vetė Shkup flitej vazhdimisht pėr trazira shqiptare dhe 12’000 shqiptarė thuhej se ishin deportuar me forcė nga Kumanova, Gjilani dhe Vranja pėr nė Banat. Nuk ka informacion tė pavarur pėr kėto raporte, por nga fundi i marsit flitej nė Beograd pėr shqiptarė qė dėrgoheshin nėn forcėn e armėve marsh drejt veriut pėrmes qytetit dhe njė raport amerikan bėn fjalė pėr pėrhapjen e tifos mes shqiptarėve nė Banat. Nga Spliti vijnė raporte mes 5 dhe 8 prillit pėr mbėrritjen e tre grupeve me kosovarė, qė arrinin deri nė 2’000 burra, disa prej tė cilėve tė ruajtur dhe se thuhej se ishin mobilizuar nė Kosovė pėr tė spastruar zonėn nga fraksionet turbulluese pas trazirave nė lagjet e Prishtinės.

10. Nė bisedat e fundit me stafin tim, gjeneral Velebiti mė konfirmoi se gjendja nė Kosovė ėshtė trazuar dhe kjo vjen kryesisht pėr shkak se gjermanėt kanė hedhur parashutistė nė zonė. Kėta thuhet se u pritėn nga Divizioni Skanderbeg. Megjithatė ai thotė se trazirat tashmė kanė pėrfunduar nė masėn mė tė gjerė falė bashkėpunimit pėr shtypjen e kryengritjes nga Ushtria Nacional-Ēlirimtare Shqiptare, mungesa e ndryshimit racor tė tė cilėve prej rebelėve dhe simpatia e tė cilėve ndaj synimeve tė partizanėve ka bėrė pėrshtypje tė thellė. Prania e trupave tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Shqiptare nė zonė konfirmohet dhe nga raporti amerikan i 25 marsit, pėr sa i pėrket asaj se divizioni i 5-tė i UNĒSH-sė ndodhet nė Kosovė dhe ka shtab nė Mitrovicė. Gjeneral Velebiti tha se nė cepin veriperėndimor tė Maqedonisė kishte njė nivel tė caktuar banditizmi, por puna ka qenė kėshtu dhe para 1941-shit. Ministri pėr Maqedoninė bėri dhe ai pak a shumė tė njėjtin koment.

11. Nė Skopska Crna Gora e cila ishte gjatė gjithė luftės bazė ēetnike dhe shqiptare (?! - prkth.) ėshtė raportuar gjithashtu se pėrbėn vatėr trazirash. Qė nė fillimet e janarit njė batalion maqedon u raportua tė pėrleshej me ēetnikėt pranė Preshevės, dhe atje ėshtė folur gjatė pėr qėndresė tė armatosur. Nė fillim tė prilli, zona u raportua e bllokuar dhe njė dėshmitar okular tha se ka parė 200 ēetnikė tė mirėarmatosur nė njė fshat 20km nga Shkupi. Njė raport i mėvonshėm qė erdhi bėn fjalė pėr 4’000 burra nė zonė. Besohet se qėndrimi i fundit pak a shumė shovinist i Qeverisė Federale Maqedone ka shkaktuar pakėnaqėsi nė radhėt e serbėve tė Maqedonisė dhe qendra kryesore e rezistencės serbe ndaj regjimit maqedon besohet tė jetė nė Skopska Crna Gora.

vijon...
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar