| | Citim:
12. Nė njė raport tė fundit pėr shtyp mbi pritjen qė marshall Titos i bėri 25 pėrfaqėsuesve nga Kosova qė kishin ardhur pėr takimin e fundit tė Skupstinės serbe qė udhėhiqej nga Mehmet Hoxha, kryetari i Kėshillit Nacional-Ēlirimtar pėr Kosovėn dhe Metohinė, marshall Tito e bėri tejet tė qartė se gjendja nė Kosovė nuk ishte e kėnaqshme, ndėrsa pėrfaqėsuesit shfajėsoheshin me mangėsitė qė kishte popullsia. Marshalli tha se kishte ende njė numėr tė caktuar reaksionarėsh dhe obskurantistėsh, jo vetėm nė Kosovė e Metohi, por dhe nė Shqipėri, dhe kur foli pėr rishpėrndarjen e drejtė tė tokave tha se kjo nuk do tė ishte aspak e vėshtirė meqenėse aq shumė prej pronarėve tė tokave nė Kosovė kishin punuar pėr armikun. Ai foli gjithashtu dhe pėr klikat qė mė parė kishin punuar pėr armikun dhe qė tash i ishin kthyer sėrish armikut. Duke debatuar se reaksionarėt ishin vetėm njė pakicė e zhurmshme ai tha se ishte gati ti jepte amnisti atyre qė njimend qenė gėnjyer. Kur iu premtoi shkolla nė shqip dhe tė drejta tė tjera pakicash, ai vuri nė dukje se nuk mund tė prisnin asnjė tė drejtė nėse mė parė nuk bėnin detyrat e tyre dhe theksoi rėndėsinė e mobilizimit tė tyre nė ushtrinė jugosllave. Ai i kėrkoi kosovarėve tė zhdukin vetė tė gjitha njollat nga reputacioni i Kosovės. Ai vuri nė dukje se me shumė prej disidentėve do tė mjaftonte thjesht bindja e tyre pėr drejtėsinė e kauzės partizane, pėrderisa kishin ardhur nė Kosovė thjesht sepse nuk po bindeshin dot pėr kėtė drejtėsi. Ai tha se duhet tė pėrdorin masa tė rrepta pėr ta korrigjuar kėtė qėndrim. Duke se kjo ishte njė referencė indirekte pėr ardhjen nė Kosovė tė elementėve kryesorė anti-FNĒ tė Shqipėrisė, njė detyrim qė binte mbi shpatullat e trupave tė FNĒ-sė aty. Pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk e mohuan ekzistencėn e elementėve subversivė, por kėrkuan lehtėsim pėr shkak se diēka e tillė vinte nė masė tė gjerė nga mungesa e edukimit tė popullatės.
13. Arrestimi i fundit i Gani Kryeziut, i cili pėrgjatė luftės, pėrveē kur u internua nga italianėt, qėndroi gjallėrisht kundėr armikut, tregon frikėn e regjimit tė tashėm prej cilido udhėheqėsi rreth tė cilit mund tė formohet ndonjė lloj opozite.
14. Qė shqiptarėt e Kosovės, pas tėrė viteve tė keqtrajtimit tė tyre nga ana e qeverisė jugosllave, do tė pėrfshihen nė shtetin jugosllav pa asnjė qėndresė, sidomos pas lojės sė zgjuar qė bėnė gjermanėt me qėllimet irredentiste tė shqiptarėve, duket e tepėrt tė ndodhė. Qė ka pasur qėndresė serioze ėshtė e qartė, megjithėse nuk dihet nėse fuqia kryesore e kėsaj rezistence ėshtė thyer apo jo. Megjithatė duket se mobilizimi nė shkallė tė gjerė dhe deportimi pėr nė pjesė tė tjera vendit si dhe arrestimi i prijėsve tė mundshėm, si psh. Kryeziu, e kanė paralizuar, tė paktėn pėrkohėsisht, atė. Njoftimi se Kosova do ti bashkėngjitet njėsisė federative serbe nė tė ardhmen, mund ta ndezė sėrish atė, por duket se njė njoftim i tillė nuk do tė ishte bėrė nėse qeveria ndjente se thumbi i fundit i qėndresės shqiptare nuk ishte hequr.
15. Nė rrethinat e egra tė Maqedonisė veriperėndimore, duket se qėndresa shqiptare vazhdon, por raporti i njė prej brigadave tė fundit tė OZNA-s qė mbėrriti nė Bitulė, mund tė dėshmojė se kjo ėshtė nė rėnie. Ka prova se bandat e ēetnikėve kanė vepruar sė bashku me rebelėt e Kosovės (?! - prkth.) pranė kufirit shqiptar, por baza e tyre kryesore duhet tė jetė sipas gjasave Skokpska Crna Gora, megjithėse shumė prej tyre mund tė jenė nė Kopanik, ku janė lėshuar parashutistė sė fundi nga gjermanėt. Kėta, sidoqoftė, u raportua se janė arrestuar aq lehtė sa duket e pamundur qė forcat e qėndresės tė jenė tė konsiderueshme.
16. Nė Sanxhak ėshtė bėrė fjalė pėr njė lėvizje rezistence, hamendas ēetnikėsh qė quhen Shqiponjat e bardha (Beli Orli), por konfirmimi pėr ekzistencėn e tyre mungon krejt, saqė duket mė tepėr se janė forcė mitologjike.
17. Nuk ėshtė e pamundur qė nė Kosovė, Skopska Crna Gora a dhe nė pjesė tė Kopanikut e Sanxhakut tė ketė terren tė favorshėm pėr elemente tė pakėnaqura nga anė tė tjera tė Serbisė. Me pėrjashtimin e mundshėm tė Sanxhakut, ata janė larg qendrės sė Serbisė dhe mundėsia pėr tė shkuar atje nė numra tė mėdhenj nga pjesė tė tjera tė Serbisė do tė qe gjė e vėshtirė. Sanxhaku, nėse i marrim parasysh numrin e popullsisė, ka luajtur gjatė gjithė luftės njė rol tė dalluar nė lėvizjen partizane dhe duket e pamundur qė tė ketė atje lėvizje rezistence. Pėr mė tepėr pėr organizimin e njė rezistence efikase rebelėt shqiptarė dhe serbė do duhet tė bashkojnė forcat, sidomos kur duket se vendi mė i mundshėm ku ka bėrthamė tė mjaftueshme rezistence pėr tė mundėsuar rebelim me shpresė pėr tia dalė mbanė ėshtė Kosova dhe Maqedonia veriperėndimore. Aq e madhe ėshtė pakėnaqėsia dhe pėrēmimi me tė cilin serbi e shikon shqiptarin saqė ska asnjė gjasė qė serbėt tė mendonin tė bėnin diēka tė tillė. Vetėm serbėt qė nė rrjedhėn e viteve duke luftuar partizanėt e kanė kompromentuar aq shumė vetveten saqė e kanė bėrė tė pamundur qė tė falen nga regjimi i ri, janė ata qė i janė drejtuar kėsaj alternative si lėvizje e fundit e dėshpėruar para likuidimi tė sigurt.
18. Po i dėrgoj kopje tė kėtij raporti dhe ministrit Rezident tė Mesdheut Qendror, shkėlqesisė sė tij ambasadorit nė Athinė, nėnkolonelit Klark, Misionit Ushtarak 37 nė Bari dhe Pėrfaqėsisė Britanike nė Beograd.
Ralf Skrajn Stivensėn
| fund |