Kthehu   Kreu > Vargmal > Shqipėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 10.3.2007, 14:44   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar 1939: Pushtimi italian dhe qėndrimi i Anglisė


Citim:
Arben Puto / Nėpėr analet e diplomacisė angleze / 1976


Ngjarja qė mbizotėron nė dokumentet e vitit 1939 ėshtė pa dyshim pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste nė prill tė atij viti. Ē'ėshtė e vėrteta, njė numėr prej dokumenteve qė i referohen kėsaj ngjarjeje janė tė njohura prej kohėsh. Ato kanė gjetur vend nė serinė «Documents on British Foreign Policy (1919-1939)» — «Dokumente mbi politikėn e jashtme britanike (1919-1939)», qė ėshtė njė botim zyrtar anglez. Pėrgjithėsisht Shqipėrisė (sikurse dhe gjithė vendeve tė vogla) i kushtohet pak vėmendje nė kėtė seri tė botuar tė dokumenteve angleze, (Vumė re p.sh. se fondet e pabotuara tė Forein Ofisit nė periudhėn midis dy luftėrave pėrmbajnė shumė mė te-pėr materiale). Pėr vitin 1939 ėshtė ndryshe: tani jemi nė periudhė krize, ēėshtja shqiptare merr forma tė mprehta, «dramatike» - dhe nuk mund tė mos ketė jehonė ndėrkombėtare tė gjerė. Prandaj edhe botuesi u ka bėrė mė tepėr vend ngjarjeve nė Shqipėri dhe pasqyrimeve tė saj nė shkallė evropiane.

Megjithatė tabloja nuk do tė ishte e plotė po tė kufizoheshim vetėm me dokumentet qė kanė dalė nė dritė. Sė pari, seria nė fjalė (veēanėrisht vėllimi V) nuk shkon mė tej se fundi i prillit. Veē kėsaj, seleksionimi i dokumenteve pėr botim nuk ėshtė bėrė pa njė kriter e pa njė qėllim. Kėshtu qė, po tė mos merren edhe dokumentet qė nuk janė botuar, ėshtė vėshtirė tė hetohen gjithė zhvillimet qė pati agresioni i 7 prillit nė planin diplomatik.

Ēėshtja qė do tė duhej tė shtrohej kėtu nė mėnyrė tė veēantė ėshtė kjo: ē'qėndrim mbajti nė kėtė rast Anglia, qė ishte njė nga protagonistėt kryesorė tė politikės evropiane? Ky qėndrim ėshtė shprehur mjaft qartė nė deklaratėn e njohur qė kryeministri anglez i asaj kohe Ēamberlen (Chamberlain) bėri nė Dhomėn e Komuneve pikėrisht nė vigjilje tė pushtimit, mė 6 prill: «Britania e Madhe, — tha ai atėherė, — nuk ka interesa tė drejtpėrdrejta nė Shqipėri».1) Nga dokumentet e pabotuara mėsojmė se Musolini i pati drejtuar qė tė nesėrmen njė mesazh tė posaēėm Ēamberlenit, nė tė cilin, pasi shfaqte kėnaqėsinė pėr deklaratėn, i jepte sigurime se do tė bėnte ēmos «qė ēėshtja italo-shqiptare tė marrė njė zgjidhje tė tillė qė tė mos shkaktojė asnjė krizė, qoftė nė marrėdhėniet anglo-italiane, qoftė nė situatėn ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi». 2)

Nga tė gjitha tė dhėnat del e qartė tendenca e qeverisė britanike pėr t'i rėnė shkurt ēėshtjes. Mirėpo nuk e kishte lehtė tė shkarkohej nga pėrgjegjėsia as pėrpara opinionit publik vendas e as pėrpara atij ndėrkombėtar. Duhet pasur parasysh se Anglia pati lidhur njė vit mė parė, nė prill 1938, njė marrėveshje me Italinė, nė bazė tė sė cilės tė dy palėt angazhoheshin tė respektonin statuskuonė nė pellgun e Mesdheut. Si mund tė pajtohej aksioni italian nė Shqipėri me kėtė marrėveshje, tė cilėn qeveria e Londrės e kishte paraqitur si njė sukses diplomatik nė pėrpjekjet e saj pėr ta shkėputur Italinė fashiste nga «shoqėria» e Gjermanisė hitleriane?

Pikėrisht kjo qe arsyeja qė e shtyu qeverinė britanike tė bėnte njė mbledhje tė posaēme njė ditė pas agresionit, mė 8 prill. Mbledhja u bė nė mungesė tė kryeministrit Ēamberlen, dhe kjo natyrisht nuk mund tė kishte kuptim tjetėr veēse qė qeveria angleze nuk kishte ndėr mend tė angazhohej tej masės. Megjithatė nė kėtė mbledhje ministri i Jashtėm lordi Halifaks (Halifax) mbajti njė raport tė veēantė mbi ngjarjet nė Shqipėri. Ndryshe nga sa ishte bėrė nė deklaratat publike, ai tha aty se veprimi i Italisė ishte pa dyshim njė shkelje e dispozitave tė marrėveshjes anglo-italiane tė vitit 1938. Duke e konsideruar problemin veēanėrisht nėn prizmin e gjendjes sė pėrgjithshme ndėrkombėtare, ai tha se kjo ishte pa dyshim njė provė tjetėr e agresivitetit tė fuqive fashiste. Mirėpo kur erdhi puna pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė duhej tė mbante nė kėtė rast konkret Britania e Madhe, ai e tregoi edhe njė herė veten si «strateg tė politikės sė paqėtimit». Ai tha se nuk ishte nevoja tė dramatizohej gjendja jashtė masės, se Shqipėria nuk duhej bėrė njė casus belli, njė shkak pėr tė shpėrthyer luftėn nė Evropė, se duhej evituar ēdo hap qė mund tė sillte njė rritje tė mėtejshme tė tensionit nė arenėn ndėrkombėtare. 3)

Halifaksi bile u pėrpoq tė qetėsonte disi «ndėrgjegjen» mė tepėr se sa tė bindte tė tjerėt, duke shtuar se, nė fund tė fundit, pėr tė gjykuar situatėn nuk duhej lėnė pa marrė parasysh «pozita e veēantė e Italisė nė Shqipėri», pozitė kjo qė ishte njohur tė nesėrmen e Luftės I Botėrore me deklaratėn e fuqive tė mėdha tė nėntorit 1921. Ē'ishte kjo deklaratė?

Kjo deklaratė ishte dokumenti qė aprovoi Konferenca e re e Ambasadorėve nė pėrfundim tė diskutimit tė «ēėshtjes shqiptare» pas lufte, dokument me tė cilin ripohohej pavarėsia e Shqipėrisė dhe kufijtė e saj, nė bazė tė vendimeve tė 1912-1913-ės. Mirėpo deklarata i njihte Italisė «interesa tė posaēme nė Shqipėri», duke i atribuar edhe tė drejtėn «prioritare» tė «mbrojtjes sė saj». Me kėtė vendosej njė farė protektorati italian mbi Shqipėrinė, gjė qė ishte krejt nė kundėrshtim me vetė statutin e Lidhjes sė Kombeve, nė tė cilin Shqipėria kishte hyrė njė vit mė parė (dhjetor 1920) si shtet i pavarur e sovran. Tani pas kaq vjetėsh Halifaksi pėrpiqej ta ringjallte kėtė deklaratė, dhe kjo tingėllonte nė gojėn e tij si njė tentativė pėr ta justifikuar politikėn italiane nė Shqipėri, duke sjellė si argument njė instrument diplomatik qė kishte ngjallur diskutime tė shumta dhe polemika tė forta qė nė atė kohė. 4).

Nga procesverbali i mbledhjes sė kabinetit anglez tė 8 prillit del se gjithė anėtarėt e tjerė tė tij u bashkuan me raportin e ministrit tė Jashtėm. Aty u vendos tė merreshin dhe disa masa, tė cilat flasin qartė pėr atė qėndrim tė lėshuar, gjysmak e tė pavendosur, tė «demokracive tė perėndimit» pėrballė agresionit fashist, qė njihet tanimė nga tė gjithė.

Konkluzioni kryesor ishte se Shqipėria duhej tė sakrifikohej «pėr hir tė paqes evropiane». Mbledhja e parlamentit britanik, qė Etli (Attlee) pati kėrkuar nė emėr tė opozitės laburiste «pėr njė datė sa mė tė afėrt», u vendos tė shtyhej me pėlqimin e vetė Etlit «derisa tė sqarohej situata». Nė fund tė fundit, kjo mbledhje (qė u bė mė 13 prill) nuk mund t'i rezervonte asgjė tė papritur e tė papėlqyer Qeverisė sė Ēamberlenit, sepse Etli nė takimin qė pati me Halifaksin nė pasdreken e po asaj dite (8 prill) qe dakord me konkluzionin e kabinetit se Shqipėria nuk mund tė ishte shkak pėr njė luftė tė pėrgjithshme nė Evropė. 5)

Por ishte edhe ana tjetėr e medaljes. Njė preokupacion i qeverisė sė Londrės ishte qė tė mos jepte pėrshtypjen pėrpara opinionit se «aprovonte agresionin». Duhej disi ta «disocionte» veten nga veprimi i Italisė, nė qoftė se nuk vendoste ta dėnonte hapur dhe botėrisht. Nė mbledhjen e 8 prillit u bė njė herė fjalė pėr t'i dėrguar Romės njė notė proteste. Por shpejt ideja u mėnjanua si «nė disproporcion» me atė qė donte tė arrinte Britania e Madhe nė atė moment. U fol gjithashtu pėr tėrheqjen e ambasadorit anglez nga Roma. Por edhe kjo u la, sepse «ishte mė lehtė tė tėrhiqej njė ambasador nga posti i tij, se sa tė kthehej prapė». 6)

Si hap qė duhej tė shprehte «mospėlqimin» e saj qeveria angleze vendosi tė thėrriste disa luftanije tė flotės sė saj tė Mesdheut, — tė cilat ato ditė ishin pėr vizitė miqėsore nė portet italiane, — tė ktheheshin nė bazėn e tyre nė Maltė. Mirėpo kuptimplotė ishte edhe diskutimi qė u zhvillua rreth shpjegimit qė do t'i jepej qeverisė fashiste pėr tėrheqjen e luftanijeve. Formulimi i tekstit tė deklaratės iu la Forein Ofisit dhe Admiraliatit, tė cilėt duhej tė peshonin ēdo fjalė e tė matnin ēdo shprehje. Mbledhja sugjeroi si arsye kryesore «situatėn qė ishte krijuar nė Mesdhe» si dhe dėshirėn pėr t'i dalė pėrpara «ēdo incidenti qė mund t'i vinte tė dy palėt nė pozitė delikate». 7) Natyrisht nga njė formulim i tillė, qė i sillej problemit larg e larg, Musolini kuptoi se Britania e Madhe nuk kishte ndėr mend tė kundėrvepronte ndryshe pėrveēse me fjalė.

Nė fakt, Londra po tregonte se ishte gati t'ia falte Romės ato qė kishte bėrė nė Shqipėri. Kundėrveprimi merrej nė vėshtrim, por si zakonisht me afat tė gjatė, pėr «rastin tjetėr». Pėr kėtė, gjithmonė nė mbledhjen e 8 prillit, qeveria britanike vendosi tė zhvillonte njė aksion diplomatik . . . pėr tė forcuar mė tej marrėdhėniet me Greqinė dhe Turqinė. 8) Deshi s'deshi Ēamberleni u detyrua ta prekte kėtė ēėshtje edhe nė mbledhjen e parlamentit mė. 13 prill. Deklarata e tij me atė rast ishte njė model ambiguiteti, pėr tė cilin ai njihej si «mjeshtėr» i madh. Sė pari ai pranoi se «ishte vėshtirė te' pajtoheshin ato qė kishin ndodhur nė Shqipėri me ruajtjen e sovranitetit kombėtar», siē ishte parashikuar nga marrėveshja anglo-italiane e njė viti mė parė. Por a duhej qeveria britanike ta denonconte kėtė marrėveshje, siē dėgjohej nė disa anė? «Unė nuk jam me kėtė mendim personalisht», tha kryeministri dhe shpjegoi: «Asnjeri qė ka sadopak ndjenjėn e pėrgjegjėsisė nuk mund tė bėjė lehtė nė momentin aktual ēfarėdo veprimi qė mund tė shtonte tensionin ndėrkombėtar». Ai e mbylli me lutjen plot pėrvujtėri tė besimtarit nė kishė se, «si kishin ardhur punėt», duhej shpresuar tė paktėn «qė tė respektoheshin nenet qė mbeteshin» nga marrėveshja nė fjalė. 9)

Nganjėherė nuk mund tė mos ēuditet njeriu me ato qė kanė ndodhur nė kanceleritė e diplomacisė sė madhe, sado qė dihet mirė nami qė kanė pasur e kanė se nuk janė aspak tė lidhura me normat e moralit dhe janė tė afta tė bėjnė kthesa qė tė merren mendtė. Kėshtu, jo mė vonė se 17 prilli, njė nga funksionarėt e lartė tė Forein Ofisit ser A. Nobėll (Sir A. Noble) shėnonte nė njė relacion se nė Departamentin Jugor (Southern Department — seksioni qė merrej me punėt e Evropės Juglindore) kishte filluar tė merrej nė studim «mundėsia e njohjes sonė (d.m.th. tė qeverisė britanike) pėr aneksimin e Shqipėrisė nga Italia». 10)

Ēėshtja ishte shtruar nga ministri anglez nė Tiranė A. Rajan (A. Ryan), i cili nga mesi i prillit pyeste qendrėn se ē'marrėdhėnie duhej tė mbante me «regjimin e ri» nė Shqipėri. Nė kėtė rast u vendos tė veprohej ashtu sikurse nė rastin e pushtimit tė Abisinisė po prej Italisė nė vitin 1936. Rajani mori udhėzim tė hynte hėpėrhė nė disa marrėdhėnie tė kufizuara, tė cilat nė gjuhėn diplomatike quhen marrėdhėnie de facto 11). Njohja e plotė e «situatės sė re nė Shqipėri» u bė mė vonė, mė 31 tetor tė po atij viti me njė deklaratė tė qeverisė nė parlament. Pas shpėrthimit tė luftės me Gjermaninė, qeveria britanike, midis masave tė ndryshme pėr ta nxitur Italinė qė tė qėndronte jashtė konfliktit, vendosi tė tėrhiqte legatėn e saj nga Shqipėria dhe ta zėvendėsonte me njė konsullatė tė pėrgjithshme, duke e konsideruar kėshtu vendin si pjesė tė mbretėrisė italiane.

Pėr ta pėrfunduar kėtė paragraf besojmė se komenti i bėrė aty nga fundi i prillit nga i njėjti funksionar i lartė i Forein Ofisit — Nobėll e nxjerr nė shesh mjaft qartė thelbin e qėndrimit tė qeverisė britanike nė kohėn e ngjarjeve qė ēuan nė likuidimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė prill 1939:

«Mendoj, — shkruante Nobėlli, — se italianėt do tė kishin bėrė shumė mirė po ta kishin zėvendėsuar Zogun me njė tjetėr mė tė bindur (sic), sepse nė fund tė fundit ata kanė interesa predominante nė Shqipėri dhe kanė dhėnė shumė pėr ta mbajtur vendin . . . Tė kishin vėnė pra njė tjetėr . . . tė kishin vendosur bile edhe garnizonet e tyre nė Shqipėri. . . nuk do tė kishin ndodhur fare komplikacione ndėrkombėtare, do tė kishin arritur po atė qė kanė sot nė dorė dhe nuk do tė na kishin detyruar as ne t'i jepnim garancira Greqisė dhe Rumanisė. . .» 12)

Nė vijim tė argumentimit tė tij, Nobėlli bėn njė krahasim me ngjarjet e mėparshme tė Abisinisė, qė ėshtė mjaft karakteristik pėr mentalitetin e diplomatėve anglezė tė kėsaj periudhe. Ai e qorton pėrsėri Italinė fashiste jo pėr aktin e agresionit kundėr Abisinisė nė vetvete, por pėr mėnyrėn se si e trajtoi gjithė ēėshtjen: tė kishte denoncuar ajo vetė mė pėrpara Abisininė nė Lidhjen e Kombeve si tė paaftė pėr t'i vėnė fre «skllavėrisė nė territorin e saj» dhe «aktivitetit tė bandave nė kufi» . . . , kėshtu jo vetėm nuk do tė kishte pasur telashet qė pati me tė ashtuquajturat «sanksione ekonomike» nė Lidhjen e Kombeve, por mund tė shpresonte tė kishte bile edhe pėrkrahjen e drejtpėrdrejtė tė Anglisė e tė Francės. Kurse «Nė tė dyja kėto raste — shtonte Nobėlli — Musolini pėrdori metoda qė e goditėn rėndė ndėrgjegjen e krishterė». 13)



____________
1) Njė kopje e deklaratės gjendet nė PRO-FO/371 Albania 1939 File nr. 23712.
2) Mesazh i Musolinit drejtuar Ēamberlenit dt. 7.IV.1939. PRO-FO/371 File nr. 23714.
3) Po aty.
4) Pėr mė gjatė rreth kėsaj shih A. Puto «Statusi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve», nė vitet 1920-1921. «Studime historike», v. 1965, Nr. 3.
5) Shėnim i Halifaksit mbi takimin me Etlin mė 8 prill. 1939 PRO-FO/371 File nr. 23713.
6) Procesverbali i mbledhjes sė 8 prillit 1939.
7) Po aty.
8) Po aty.
9) Kopja e deklaratės sė kryeministrit Ēamberlen tė bėrė mė 13 prill 1939 i ėshtė bashkangjitur njė pyetjeje qė u bė pėr po kėtė ēėshtje nė Dhomėn e Komuneve mė 12 qershor 1939. PRO. FO/371 File nr. 23715.
10) Relacion i referentit tė Southern Department A. N. Nobėllit dt. 7.IV.1939, PRO. FO/371 File nr. 23713.
11) Tel. i Forein Ofisit drejtuar A. Rajanit nė Durrės dt. 17.IV.1939. Po aty.
12) Relacion i A. N. Nobėllit dt. 20.IV.1939 PRO-FO/371 File nr. 23713.
13) Po aty.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2007, 16:36   #2
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Asgjė e re mbi natyrėn e "demokracive" perėndimore. Ato ndėrhynin ku kishin dhe interesat e tyre. Por mosveprimi i Anglisė me argumentin se Italia do "ndalonte" vetėm me Shqipėrinė, tregon verbėrinė e qeverisė plakė.

Dikush aludonte se po tė zėvendėsohej Zogu me njė mė tė bindur, Anglia do detyrohej tė bėnte mė pak premtime tek Greqia. Po nėse Zogu zėvendėsohej me njė mė tė bindur, pushtimi do shtyhej ose interesat e Italisė nė Shqipėri nuk do rrezikoheshin dhe Italia do ti hidhte sytė direkt tek Greqia. Kjo do tė detyronte Anglinė ti shpallte direkt luftė Italisė, pa shpresuar tė tėrhiqte Musolinin nga krahu i saj.

Pleqtė e diplomacisė perėndimore nuk po ambjentoheshin dot me mėnyrėn e re tė tė bėrit politikė ndėrkombėtare. Jetonin akoma me mėnyrat e shek. XIX.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2007, 19:33   #3
Ujk
Antropofag
 
Ujk
 
Anėtarėsuar: 11.2006
Dakord albanocentrizėm, po ky shkrim ėshtė historiografi socialiste safi. Nuk ėshtė thjesht shtrim faktesh historike, toni i pėrdorur ėshtė ai i "kompllotit anglo-amerikan".

Chamberlain, ndoshta Puto nuk ėshtė i informuar pėr arsyen e mungesės, ato ditė ishte me pushime nė Skoci (apo gjėkundi aty afėr) pushime tė zgjedhura nė atė periudhė pikėrisht pėr tė evituar "kokėēarjet" me gazetarėt.

Chamberlain ishte thjesht koherent me politikėn e vet (pėr sa i pėrket "ēėshtjes" shqiptare), politika e tij ishte e tillė, Shqipėria nuk ėshtė njė presje mė rėndėsishme se sa Sudetet apo Austria. Tė njėjtin qėndrim do mbante BM edhe pėr Poloninė, po tė mos ishte ndėrruar kryeministri.

Prandaj boll mė me kėtė vizion "qaraman" tė historisė, mendoja se nė kėtė forum do tė kishte pak mė shumė vend pėr njė vizion "alla" Branko Merxhani.

PS: Sa pėr BM nė pėrgjithėsi, nė ato ditė shtypi ishte i mbushur me shkrime (fallco) mbi rezistencėn "heroike" tė popullit tonė "krenar". U arrit deri nė atė pikė qė pėrshkruhej Zogu me kostum kombėtar duke udhėhequr nė beteja. Pėrgjigja qe shumė e lehtė, italianėt vetė pranuan qė sikur Shqipėria tė kishte qoftė edhe njė repart zjarrfikėsash tė organizuar do t'i kishim hedhur nė det brenda ditės, nga ana tjetėr makina e propagandės fashiste punoi nė regjim tė plotė, dhe ajo ēka bota pa ishin:






Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 14.3.2007 nė 09:32. Arsyeja: shqip, jo albanisht ( http://vargmal.org/shqip ) dhe R.E.N.D.

Ujk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2007, 17:41   #4
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Thėnė nga Ujku

Dakord albanocentrizėm, po ky shkrim ėshtė historiografi socialiste safi. Nuk ėshtė thjesht shtrim faktesh historike, toni i pėrdorur ėshtė ai i "kompllotit anglo-amerikan".
Mos keqkupto kontekstin, me origjinėn e shkrimit. Kritikohet mėnyra e tė bėrit politikė. Puto nuk ėshtė i vetmi qė "shan" perėndimin dhe "kompllotin" anglo-amerikan, por ka shumė tė tjerė. Ky komploti siē e quanin komunistėt, unė e quaj politikė interesash, ose ndryshe politikė prej frikacaku. Tė falim njė shtet pėr tė kėnaqur njė shtet. Nuk po flasim pėr vitet e pas luftės, kur Shqipėria "sulmohej" nga fuqitė perėndimore. Po flasim pėr vite para, vite si 1915 kur Anglia dhe Franca firmosėn paktin e fshehtė tė Londrės me Italinė. Ku lexove pėr "kompllot" anglo-amerikan?

Dhe ėshte pikėrisht qėndrimi i Anglisė ndaj pushtimit tė Shqiptėrisė nga italianėt qėllimi i temės. Kėtė po disktuojmė. Natyrisht qė qeverisėsit anglezė, kanė zgjedhur tė ndjekin politikėn qė mbronte interesat e vendit tė tyre. Kėtu ėshtė ēėshtje tek qėndrimi qė mbajtėn. Pėrfundimet mund tė jenė tė ndryshme. Ē'do kush le tė ketė tė tijin.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

1912: Qėndrimi i Greqisė ndaj shpalljes shqiptare tė pavarėsisė nga kodmors nė danėn "Shqipėri"

Qėndrimi frank ndaj ēėshtjes shqiptare nė vitet e LIP nga vlug nė danėn "Lidhja I e Prizrenit"

1939: The Italian invasion of Albania nga 49572 nė danėn "History"

1939: Ivo Andric - Draft on Albania nga 49572 nė danėn "History"

Qėndrimi Serbi-Rusi dhe zhvillimet diplomatike nga Shqipe nė danėn "Komentar"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 02:58.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,11642S / 10KR