24.8.2008, 10:28
|
#2 |
| | Citim: Arkeologu Perna: Pse rikthehemi ne Adrianopol
19 Gusht 2008
(...) Si i konsideroni arritjet e misionit arkeologjik te radhes ne rrenojat e Adrianopolit antik ?
Persa i perket rezultateve te ketij misioni, i cili perben edhe vitin e trete te germimeve ne sitin arkeologjik te Adrianopolit mund te themi qe jane shume te mira. Une i shikoj keto arritje ne dy aspekte, ne aspektin shkencor dhe studimor si edhe ne aspektin e vendosjes se tyre ne sherbim te zhvillimit te turizmit.
Persa i perket aspektit shkencor jane arritur shume rezultate ndersa persa i perket edhe aspektit te administrimit te territorit, pra te vendosjes se sitit arkeologjik ne funksion te zhvillimit te zones mund te them se kemi arritur rezultate shume te mira me misionin arkeologjik te kesaj vere. Konkretisht cilat jane zbulimet arkeologjike me te fundit?
Gjate kerkimeve dhe studimeve te kesaj vere ne bashkepunim me koleget shqiptare kemi bere te mundur zgjerimin e zones arkeologjike me 1200 metra te tjera, pra me zbulime te reja ku bie ne sy pjesa administrative e qytetit te Adrianopolit, ne krah te teatrit. Ketu kemi zbuluar objekte qe datojne nga shekulli i II-te deri ne shekullin e VI-te e.s., pra kemi nje sere objektesh te pjeses administrative te qytetit, qe dolen ne drite me germimet e fundit.
Mund te themi, qe ne disa zona jane bere edhe sondazhe e kerkime ne thellesi per te shtuar njohurite per fazat e ndryshme te qytetit dhe kemi arritur te studiojme deri tek origjina e fillimit te qytetit, qe i perket shekullit te II e.s.
Gjate germimeve te kesaj vere kemi gjetur edhe shume qeramike, e cila i perket si botes helenistike por edhe asaj romake dhe afrikane. Kam parasysh ketu zbulimin e shume materialeve ne qeramike te llojit te amforave, te cilat tregojne per shkembimet e medha qe ka patur ky qytet ne antikitet.
Gjate germimeve arkeologjike jane gjetur edhe shume fragmente arkitektonike qe tregojne evolucionin e zones gjate shekujve.
(...) http://www.kohajone.com/html/artikull_29498.html | |
| | |
| |