Nė Prishtinė mbahet konferenca "Kosova dhe bota arabe" qė synon pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės nė shtetet arabe. Intelektualėt arabė qė marrin pjesė nė kėtė konferencė i kanė thėnė BBC-sė se nė botėn arabe ka paragjykime pėr Kosovėn dhe si rezultat i kėsaj, ka hezitime pėr njohjen e pavarėsisė sė saj.
Gjashtė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, atė e kanė njohur vetėm 6 nga 57 shtetet anėtare tė Konferencės Islamike, prej tė cilave asnjė nga bota arabe.
Violeta Hyseni bisedoi me profesorin Ridwan Al-Sayyid, ligjėrues i studimeve islamike nė Universitetin e Libanit nė Bejrut dhe kėshilltar i kyeministrit libanez.
BBC: Profesor, pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur vetėm nga gjashtė shtete anėtare tė Konferencės Islamike. Pse sipas jush nuk ka njohje mė tė madhe tė Kosovės nga vendet islamike, nga bota arabe? Mos qėndrojnė arsyet tek lidhjet e forta tė shqiptarėve tė Kosovės me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pavarėsisht se shumica prej tyre janė myslimanė?
Al-Sayyid: Jo, kjo nuk ka tė bėjė asgjė me kėtė. Disa njerėz hezitojnė sepse kanė raporte tė mira me Serbisė ose me Rusinė, ndėrsa disa arabė mendojnė pėr pakicat e tyre, sepse ne kemi kurdėt dhe berberėt, nė vendet arabe ka muslimanė dhe tė krishterė.
Ka shumė probleme dhe shumica e minoriteteve qė kemi ne flasim pėr krijimin e shteteve tė reja. Shtetet arabe kanė frikė se problemet tona etnike do tė bėhen mė tė mėdha si rezultat i zhvillimeve nė Ballkan dhe nė Kosovė.
Pra ka dy elemente nė kėtė mes: elementi i parė ėshtė se 4-5 shtete arabe kanė bashkėpunim tė mirė me Serbinė dhe me Rusinė, ndėrsa disa shtete arabe kanė pakicat e tyre dhe i frikėsohen ndarjes sė vendit.
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...osovarab.shtml