Shkrim i veēuar
I vjetėr 27.8.2008, 13:36   #3
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Armiku i armikut tim ėshtė miku im!
27/08/2008 / Adnan Abrashi

Shkaqet e mosnjohjes sė Kosovės nga shtetet arabe thuhet se janė tė shumta. Nė mes tjerash, nė kėtė drejtim bėhet fjalė pėr ndikimin e njė miqėsie tė vjetėr sentimentale me Serbinė, trashėgimtare tė Jugosllavisė sė Titos. Kjo u pa edhe nė mėnyrėn se si u prit nga ta ministri i Punėve tė Jashtme i Serbisė, zoti Jeremiē, nė Konferencėn e fundit tė Shteteve tė Painkuadruara tė Botės.

Merrni me mend! Me ēfarė respekti dhe pompoziteti pritet aty nga shumė shtete myslimane njė ministėr i asaj Serbie, e cila nė Bosnje dhe Kosovė vrau dhe masakroi me mira e mira myslimanė; i asaj Serbie e cila nė luftėn e fundit dogji dhe shkatėrroi me mira e mira xhami dhe tempuj tjerė fetarė islamė...?!

Vėrtet pėr tu befasuar! Nė raport me njohjen e shtetit tė ri tė Kosovės, sot kjo rrethanė emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veēantė nacional?!!


Arabėt, gjyshja dhe prindėrit e mi

Ende sot e kėsaj dite i kam tė paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unė, atėbotė isha 9-vjeēar dhe nė arenėn politike ndėrkombėtare, konkretisht nė Lindjen e Afėrme, zhvillohej njė luftė e pėrgjakur nė mes tė Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kėsaj mbrese tė thellė te unė assesi nuk ka qenė lufta si konflikt i pėrgjakur me detajet politike tė sė cilės mė tepėr merreshin tė rriturit, por, si njė fėmijė i padjallėzuar, mė kishte lėnė mbresa tė pashlyeshme mėnyra e solidarizimit tė familjes dhe pėrgjithėsisht edhe i gjithė tė afėrmve tė mi, me popullin vėlla mysliman arab tė Egjiptit. Kurrė nuk mund ta harroj gjyshen dhe nėnėn time, tė cilat, pas faljes sė ēdo vakti tė namazit, me zė tė lartė dhe nga pesė herė nė ditė, luteshin pėr vėllezėrit tanė myslimanė qė padrejtėsisht ishin pėrgjakur, sikur thoshin ato, nga “jehuditė”, “dushmanė tė vjetėr dhe tė pėrbetuar tė myslimanėve”. Lutjet tė tilla tė ngjashme si tė gjyshes dhe nėnės sime, sigurisht bėheshin edhe nėpėr xhamitė ku shkonte tė falej babai, por atė mė tepėr do ta kujtoj se si me emocione tė forta dhe sytė tė pėrlotura, qėndronte tėrė natėn pranė radios sonė tė vjetėr, duke tentuar qė ēdo minutė tė kapte lajme sa mė tė freskėta qė kishin tė bėnin me kėtė luftė tė padrejtė.

Duhet pranuar se ndoshta qė nga ajo kohė fėmijėrore mbresėlėnėse pėr mua, edhe kur mė vonė u rrita dhe u bėra shumė mė i arsyeshėm, nė tė gjitha situatat e ēfarėdo lufte apo padrejtėsish tė tjera qė bėheshin ndaj ndonjė shteti mysliman nė botė, pėrherė si shprehje e automatizuar nė nėnvetėdijen time, reagonte ai solidarizimi i rrėnjosur thellė i mbajtjes sė favorit nė anėn e kėtyre shteteve myslimane

Por, si t’ia shpjegoj sot ndėrgjegjes sime, kur pikėrisht kjo “armike e pėrbetuar e myslimanėve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njeri, mė bėri tė jem si gjithė tė tjerėt nė botė, i lirė, dhe ta kem formalisht njė ēfarėdo shteti ashtu si ėshtė, ndėrsa, kėta vėllezėr myslimanė tė gjyshes, nėnės, babait, kushėrirave, besa edhe tė mi dikur, sot as qė lėvizėn tė bėjnė sė paku diēka moralisht si pėrkrahje nė kėtė drejtim.

Bile-bile, disa paturpshėm deklaruan se pėr ta nė kėtė rast, fare nuk luan rol vendimtar pėrkatėsia jonė si shumicė myslimane, por mbi tė gjitha, ata udhėhiqen nga interesat e tyre tė ngushta shtetėrore dhe nacionale.

Ah... sa kisha dashur tani qė vetėm pesė minuta t’i kem gjallė, gjyshen dhe prindėrit e mi tė dashur...!


Edhe pak histori

Nėse pėr kuriozitetin tonė kishim bėrė njė statistikė tė mirėfilltė tė shqiptarėve qė kanė emra Naser, atėherė, jam mė se i sigurt se nga gjithė bota islame, ky emėr si mė i pėrfaqėsuar, do tė tregohej nė Kosovė. Pse ėshtė kėshtu, dihej: respekti i madh dhe i verbėr ndaj njė udhėheqėsi tė shquar mysliman arab tė Egjiptit; njėrit prej 3 liderėve dhe thelluesve kryesorė tė Botės sė Shteteve tė Painkuadruara, Abdel Gamal Naser.

Po, edhe pse ėshtė kėshtu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovės, pak kush atėbotė (ndoshta ende edhe sot) dinte se Naseri ishte njė ish-oficer i dalė nga Akademia Ushtarake e Moskės. Nga kėndej, ai erdhi nė krye tė Egjiptit me njė grusht shteti tė pėrgjakshėm, tė pėrgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me kėtė grusht-shtet, Naseri shkatėrroi mbretėrinė 154-vjeēare egjiptiane tė udhėhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua tė emigronte nė Itali.

Qė kur erdhi Naseri nė pushtet, shqiptarėve mė s’iu dėgjua zėri nė Egjipt, e mos tė flasim pėr ata qė u ndoqėn dhe u persekutuan nga ky regjim.


“Jehuditė” dhe Kosova

Qė nga dita e sotme, kam vendosur qė t’i kundėrshtoj ashpėr ēdo hoxhe apo kushdo qoftė tjetėr, i cili pretendon tė mė bindė se “jehuditė”, janė dushmanė tė pėrbetuar tė myslimanėve. Pėr shkaqe tė ndryshme historike, ata, ndoshta mund tė jenė dushmanė tė arabėve, por kurrsesi tė myslimanėve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% myslimanė, ndėrsa “jehuditė” kurrė nuk i kemi pasur armiq dhe as qė do t’i kemi ndonjėherė. Por, pėrkundrazi, ky popull edhe vetė i lashtė dhe i pėrvuajtur si ne historikisht, gjithmonė na ka ēmuar dhe vlerėsuar lart, e nė rend tė parė si pėrkatės shqiptar.

Njohja e Kosovės shtet nga Izraeli “de facto” kaherė ka ndodhur. Kjo shihet nė Amerikėn dhe dėshtimet e njėpasnjėshme tė Serbisė qė ta pėrvetėsojė atė pėr vete.

Muaji i shenjtė i Ramazanit po afrohet dhe unė do ta shfrytėzoj rastin qė kėto ditė tė madhėrishme tė agjėrimit t’ua uroj tė gjithė myslimanėve tė mi shqiptarė me njė apel tė fuqishėm, qė nėpėr tė gjitha mexhliset, e veēanėrisht nėpėr xhami dhe predikime pas namazit tė teravisė, tė mos merren aq me “jehuditė” dhe as armiqtė e tjerė si “dushmanė historikė tė myslimanėve”.

Pse edhe ne nė kėtė rast, njėsoj si arabėt, tė mos udhėhiqemi nga interesat tona shtetėrore dhe kombėtare...?

“Armiku i armikut tim, ėshtė miku im”. Pa dyshim, ėshtė ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrės, i cili duhet respektuar patjetėr, a po?!

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10019
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar