Shkrim i veēuar
I vjetėr 3.9.2008, 00:11   #2
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Fisher: "Zogu ėshtė mė pozitiv se Enver Hoxha"


Citim:
Historiani anglez, Bernd Fischer, i cilėsuar si mė objektivi nė paraqitjen e historisė sė Zogut, deklaron se historia ėshtė nė proces tė vazhdueshėm rishikimi. Po ashtu, edhe ajo e mbretit shqiptar. Por ai nuk futet nė debatin shqiptar, ku pretendohet se njė pjesė e historianėve e kanė shtrembėruar figurėn e Zogut, e tė tjerė do ta ndreqin. Fischer thekson se ka shumė dokumente arkivore pėr t'u studiuar dhe kėto duhet tė bėhen nė kohė. Sapo ka pėrfunduar njė botim, ku flet jo vetėm pėr Zogun, por edhe Enver Hoxhėn. Nė njė krahasim mes tė dyve, mbretin e cilėson mė pozitiv.

Nė kėtė pėrvjetor tė Monarkisė ėshtė ndezur debati pėr rishikimin e historisė sė Zogut. Cili ėshtė opinioni juaj?

Gjithmonė kam deklaruar se historia duhet riparė, sepse nė ēdo 10-vjeēarė ka shumė dokumente tė reja qė dalin nė dritė. Shembulli mė i fundit ėshtė njė student qė e kam takuar nė Tiranė, me tė cilin fola para disa javėsh. Ai kishte qenė nė Beograd dhe mė tregoi se nė arkivat e atjeshme ka dokumente pėr Zogun, tė cilat mendoj se shumė njerėz qė kanė punuar dhe studiuar pėr kėtė periudhė, nuk i kanė parė. Kjo ėshtė e kuptueshme, sepse nuk ėshtė e mundur qė ēdo historian tė shohė tė gjitha dokumentet qė ndodhen nėpėr arkiva. Rishikimi i historisė ėshtė njė proces normal, po ashtu edhe historia e Zogut. Shpresoj qė tė merren parasysh gjithė kontributet qė kanė dhėnė njerėz tė tjerė nė kėtė studim.

Ju keni shkruar librin "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri". Gjatė kėsaj kohe keni rėnė nė kontakt me dokumente tė reja, qė ndoshta pėrmbysin edhe pikėpamje?

E kam shkruar qė herėt librin, mė 1998. Janė tė shumta materialet qė kam shfletuar gjatė kėsaj kohe. Edhe nė arkivat kryesore, tė tilla si ai i Uashingtonit ose Londrės. Ato funksionojnė duke e bėrė tė pranishėm materialin nė mėnyrė graduale. Ka edhe materiale sekrete tė cilat nuk vihen asnjėherė nė dispozicion. Shumė kohė pasi kam shkruar librin, kam gjetur nė arkiva materiale tė OSS, shėrbime inteligjente si CIA sot, qė gjatė Luftės sė II Botėrore operuan nė Shqipėri. Nuk munda t'i bėja prezente nė botimin e parė, por njerėzit duhet t'i njohin.

Diskutimi mbetet mbi objektivitetin e historisė, qoftė edhe e rishikuar. A mundet qė kjo figurė tė ndėrtohet nė tė dyja dimensionet, kontributet, por edhe dėshtimet?

Kėshtu duhet tė ndodhė, ndryshe nuk mund tė kuptohet historia. Nė librin tim jam pėrpjekur tė jem shumė objektiv. Them se kam bėrė njė pėrpjekje ta shoh nga kontributet, por edhe nga dėshtimet. Asnjė qenie njerėzore nuk mund tė jetė perfekte. Zogu kishte shumė dėshtime, si tė gjithė ne, por i binin mė shumė nė sy pėr shkak tė pozicionit. Ai erdhi nė pushtet kur kishte shqiptarė, por jo Shqipėri. Kontributi kryesor i tij ishte krijimi i hapave drejt bashkimit dhe i konceptit tė kombėsisė shqiptare. Ėshtė e vėshtirė ta cilėsosh, por kjo ėshtė merita kryesore.

Do tė vazhdojė puna juaj nė studimin e kėsaj periudhe historike?

Sapo kam botuar njė libėr tė titulluar "Tė fortėt e Ballkanit". Njė kapitull ia kam kushtuar mbretit Zog dhe Enver Hoxhės. Shpresoj qė pėr 5-6 muaj tė vijė edhe nė shqip.

Si vjen Enver Hoxha nė kėndvėshtrimin tuaj?

Enver Hoxha ėshtė figurė mė negative. Ėshtė e qartė qė ai ndėrtoi komunizmin mė tė kontrolluar dhe pėr dekada tė tėra e la Shqipėrinė shumė pas. Edhe ai ka kontributet e veta, por mė pėlqen tė mendoj qė Zogu ka mė shumė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42821
49572 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar