| | #1 |
| pretar Anėtarėsuar: 7.2006 | |
| | |
| | #2 |
| pretar Anėtarėsuar: 7.2006 | Muzeu ėshtė i organizuar nė njė nga shtėpitė mė karakteristike dhe interesante tė qytetit, me sfondin e pasur tė objekteve (mbi 1000 obiekte muzeale) ėshtė njė nga dėshmitė e kulturės dhe traditės mjaft tė pasur dhe mjaft interesante tė trevės sė Beratit. Pasi merr emocionet e para, kur vėshtron godinėn interesante, oborrin tepėr funksional dhe tėrheqes, gjendesh nė katin e parė tė godinės ku ėshtė organizuar njė Pazar Mesjetar me dyqanka, me zejet dhe objektet e shumta tė ekspozuara ![]() Si: veshjet e burrave dhe grave tė qėndisura me ar e argjend,veshjet e burrave te zonės malore, objekte dhe elemente tė shumellojta zbukurimi, serviset e bakrit etj. Nė njė mjedis tjetėr tė katit te parė, brenda harkadave prej guri janė vendosur paisjet dhe objektet e pėrpunimit te vajit (presa), tė pijeve, tė poēerise, tė kovaēanės etj., tė cilat (sė bashku me objektet e pazarit mesjetar) dėshmojnė per nje traditė mjaft tė kultivuar dhe me mjaft interes. Ne katin e dyte te godines te befason bukuria arkitektonike e ēardakut (ku mund te veshtrosh pamje nga me interesantet qe ofron natyra) dhe mjediset e dhomave, mjediset familjare tė jetesės tė pajisura me objekte te shumta etnografike. Nė njė nga dhomat e katit tė dytė ėshtė organizuar Dhoma e Miqve ![]() njė dhomė shumė interesante me mafil (pjesa e sipėrme ku qėndronin gratė), me njė oxhak tė bukur e funksional, me minderet rreth e qark dhomės, me pushkėn e njė flamur tė para 100 vjetėve (aq domethėnės per traditėn shqiptare) me sofrėn nė mes tė dhomės dhe objektet e shumta tė servisit etj. Pranė dhomės sė miqve ėshtė Kuzhina, me njė mori objektesh qė lidhen me traditėn dhe kulturėn e gatimit dhe servirjes. Interesante ėshtė zgjidhja arkitektonike e pjesės sė siperme tė kėsaj dhome (baxhaja) prej sė cilės depėrton drita natyrale. Prane njėra-tjetrės, po ne katin e dytė ndodhen edhe dy dhoma tė tjera, e para Dhoma e Fshatit dhe Dhoma e Tezgjahut. ![]() Tė dyja dhomat janė tėrheqėse dhe interesante, jo vetėm pse ato tė ofrojnė mjedise tė veēanta konstruktive, por edhe mjedise jetese e pune me mjaft interes. Nė kėtė kontekst vecoimė nė dhomėn e fshatit traditėn zakonore tė mikpritjes, tė jetesės, tė objekteve tė shumta tė vendosura pėrreth dhomės. Njė pamje tjetėr tė ofron Dhoma e Tezgjahut, njė mjedis pune por edhe familiar. Nė kėtė dhomė shikon objekte tė shumta dhe paisje tezgjahu qė lidhen me pėrpunimin e leshit dhe tė pambukut pėr pėrgatitjen dhe prodhimin e qilimave, rrugicave etj. Edhe mjediset e tjera dytėsore tė Muzeut janė funksionale dhe interesante. Nė tėrėsi vetė godina si nje ansambėl vėrtetė arkitektonik unikal, pasuria e rrallė etnografike e objekteve, tė nxisin e ofrojnė ndjesi tė pėrhershme kontakti e komunikimi. Muzeu Etnografik Hapur : Nga e marta deri tė djelėn Pushim : Tė hėnėn Orari : 09:00 - 16:00 Ēmimi : 200 lekė / 2 euro Tel : 00 355 32 32224 |
| Ndryshuar sė fundmi nga Aht : 8.4.2007 nė 13:31. | |
| | |