| | #1 |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Arbanasi, njė fjalė shqip nė zemėr tė BullgarisėNga Arbanasi, Bullgari Izet DURAKU 230 km larg Sofjes, fshati Arbanas ngrihet nė njė lartėsi zotėruese sipėr kodrės kėshtjellė tė kryeqytetit historik bullgar Veliko Tėrnovo. Pėr sė largu shquhen shtėpitė e bardha mes blerimit. Nga 15- 20 qershori i kėtij viti, Arbanasi u shndėrrua nė qendrėn ku, nėn kujdesin e Zyrės sė UNESCO-s nė Venecia, u zhvillua Seminari Rajonal i Ekspertėve tė Evropės Juglindore, mbi Trashėgiminė Jomateriale, punimet e tė cilit u mbajtėn nė hotelin Arbanasi Palace. Nė kohėn e regjimit tė kaluar nė kėtė hotel modern vinte pėr tė pushuar vetė Teodor Zhivkov, kreu komunist i vendit, bashkė me shpurėn e nomenklaturės sė tij. Prej kėndej ai kundronte dhe ndjente se kish nėn kėmbė Caravecin dhe krejt qytetin e mbretėrve, siē quhet ndryshe Veliko Tėrnovo. Apo sishte mbret e shkuar mbretit Zhivkovi. Kėtu ai kishte kohė tė meditonte pėr miqtė dhe kundėrshtarėt, tė pėrpiqej ndėr tė tjera tė ringjallte lavdinė e dikurshme historike tė carėve dhe sipas motos sė tyre kalė pas kali, hero pas heroi edhe tė ngrinte kultin e vetvetes. Vera nė Arbanas tė pėrtėrin me ajrin e kulluar, ndėrsa nė dimėr atje mund tė shkohet edhe sot pėr tė shijuar sportin e skive nė bardhėsinė e borės dhe, mbase, udhėheqja dėfrehej dikur duke ushtruar gjuetinė e derrit tė egėr nė pyllin e dendur qė shtrihet nga maja e kodrės nė Arbanas, ku janė tė vendosura antenat e kompanive tė telefonave celulare dhe kudo pėrqark deri sa tė tė hajė syri. (Ki ėshtė pillė, more Sillo!) Sipas organizatores kryesore tė kėtij takimi, prof. Mila Santova, drejtoreshė e Institutit tė Folklorit nė Akademinė Bullgare tė Shkencave, Arbanasi ėshtė ndėrtuar nga mjeshtėr shqiptarė qė, pėrveē emrit, i dhanė atij rrugėt me kalldrėm, stilin arkitektonik tė bujtinave karakteristike, ku ndėrthuret guri i latuar dhe druri i gdhendur, ndėrtesat qė u ngjajnė fortifikatave tė vėrteta dhe qė tani shėrbejnė si muzeume, oborret e tyre tė blerta, tė mbushura me pemė, kishat me ikona e piktura murale dhe manastiret e shenjta, mjediset e tė cilave janė gjithnjė plot me vizitorė e besimtarė Seminari do tė mbahej nė Tryavna, njė qytet i vogėl, jo shumė larg Arbanasit, por nė ditėt e fundit, siē na thanė, reshjet atje dėmtuan hotelin ku do tė qėndronin pjesėmarrėsit. Patėm fatin ta shijonim mikpritjen e kėtij qyteti tė bardhė me njė bukuri tė virgjėr nė njė luginė paqeje dhe blerimi, por vend mė tė bukur se Arbanasi pėr tė folur pėr kulturėn shpirtėrore zor se mund tė gjendej. Para dy-tre shekujsh, ndėrtuesit shqiptar, nė harmoni tė plotė me vendasit, e ngritėn jetėn kėtu duke selitur ndėr tė tjera njė monument tė pavdekshėm pėr bashkėpunimin dhe bashkėjetesėn njerėzore. Rrugėt e fshatit, ashtu tė hijezuara nė ēdo kohė, janė si tė pėrmbytura nga njė aromė e njomė. Era e blireve dhe e arrave mė vjen e njohur. Por ėshtė dhe njė erėmim tjetėr, i pangjashėm me aromat qė njoh, qė i bėn tė veēanta mėngjeset dhe mbrėmjet nė Arbanas. Kėtė nuk e ndjejmė vetėm ne shqiptarėt, qė ndihemi mė tė pėrmalluar pėr ajrin e pastėr, por edhe Nasho qė vjen nga Ljubjana, Martina nga Zagrebi, Irina nga Bukureshti... Ndėrsa dy studiuesit turq, Oxhall Oguz dhe Nebi Ozdemir e shfaqin mė haptas admirimin e tyre pėr bukurinė e Arbanasit. Ndoshta edhe pėr shkak tė emrit, gjithēka kėtu mė ngjan e njohur dhe familjare. Si pėr tė na thėnė rrini si nė shtėpinė tuaj, mikpritėsit bullgarė, mua dhe Eduart Nurkėn, specialist i muzikės nė Qendrėn Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike na kishin vėnė pėr tė ndenjur te Arbanashka Kėshta, Bujtina Shqiptare, siē mund tė shqipėrohej. Ajo ndodhej pothuajse nė krye tė fshatit. Pas portės tradicionale tė saj, qė mund ta shohėsh ende nė ndėrtesat e moēme tė Beratit, Gjirokastrės apo Shkodrės, brenda mureve rrethuese, avllive, siē u themi, nė njė oborr tė pėrbashkėt, tė bollshėm, ngrihen dy ndėrtesat e bujtinės, nga ku mund tė shohėsh pyllin e dendur pėrqark fshatit qė zbret poshtė disa kilometra pėr tė rrethuar edhe qytetin Veliko Tėrnovo me ēatitė e kuqe tė banesave tė ngjeshura nėn njė tis tė hollė mjegulle. Bujtina ku rrimė ne, tani shėrben si hotel me dy yje. Arbanasi ėshtė i mbushur me hotele tė tilla dhe restorante. Vetėm nė rrugėn tonė gjenden mjaft prej tyre. Nėpėr sokakun e ngushtė tė mbuluar nga kumbullat e egra, asfalti dhe kalldrėmi janė prishur me kohė. Bujtėsit e shumtė, duke u ngjitur kur vijnė, a duke zbritur kur ikin, mezi tėrheqin valixhet e mėdha. Mbushen me frymė njė copė herė para portave me tabela, ku shpesh pėrdoret fjala e vjetėr orientale Han dhe Mehane. Me sa duket nė Arbanas nuk e kanė kompleksin se mos dikush do ti quaj tė vjetruar. Emri i fshatit me bujtinat, mejhanet, kishat dhe manastiret e tij ndodhet nė ēdo guidė turistike, dhe turistėt, mbase edhe pa ndihmėn e guidave, janė tė pranishėm kėtu nė ēdo stinė tė vitit. Po ku janė banorėt e parė qė ngritėn bujtinat, a ka mbetur ndonjė shqiptar i hershėm, sa pėr tu pėrshėndetur dhe pėr tė ndėrruar dy fjalė shqip. Drekojmė nė restorantin Qeshmata, darkojmė te Lulak-u, emėrtimet e tė cilave lidhen padyshim me emrat ēezmė dhe lule, por nuk dėgjojmė gjėkundi tė flitet shqip. Na vjen zor tė pyesim mė shumė, nuk na duket e udhės tė kuturisim mė tepėr rrugėve tė fshatit. Kur u ktheva nė Tiranė, pyeta poetin Fatos Arapi. Nė rininė e tij ai kreu studimet e larta nė Sofje. Malli pėr Bullgarinė nuk i del nga zemra. Ju paskan dėrguar nė Arbanasi?! Mrekulli. Ėshtė fshat i shqiptarėve, padyshim. Kanė kishat, manastirin e tyre. Duhet ta dish se shqiptarėt e Arbanasit nuk kanė qenė mjeshtėr vetėm pėr ndėrtimet, por kanė njė rol tė ēmuar nė pavarėsinė e Bullgarisė. Po deshe tė interesohesh, pėr Arbanasin do tė gjesh libra dhe dokumente tė bollshme nė Bibliotekėn tonė Kombėtare. Materiale gjenden edhe nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės, pohon me siguri shkrimtari i shquar. Edhe nėse rrjedha e kohės mund tė ketė retushuar mjaft gjėra, vepra e mirė e shqiptarėve nė Arbanas ėshtė e dukshme dhe na bėn tė krenohemi. Nė Tryavna, nė qytetin ku ishte planifikuar tė mbahej seminari, njė qendėr e rėndėsishme pėr rilindjen bullgare me shumė buste e pėrmendore luftėtarėsh e iluministėsh, mė la mbresa veēanėrisht Don Kishoti mbi kalė, krenar e zulmėmadh me heshtėn qė kėrcėnon horizontet dhe Sanēo Panēa, pas tij, i rrėgjuar dhe i kruspullosur mbi gomar. Kjo vepėr moderne e krijuar me skrap nga skulptori i njohur vendas Georgi Chapkunov, tė nxiste tė mendoje ndėr tė tjera rreth pėrpjekjeve pėr udhėtime tė panumėrta qė ndėrmarrim pėr tu kthyer nė tė shkuarėn tonė plot aromė, ngjyra, besime e virtyte tė ndezura me synimin pėr ti kundruar me adhurim, pėr ti risjellė edhe njė herė nė kohėn qė jetojmė. Pėr tė dalė edhe njė herė nė prag tė shtėpisė duke pritur mikun dhe shtegtarin me bukėn e ngrohtė nė dorė. Me besimin se kėshtu e keqja nuk do tė na trokasė kurrė, tė korret gruri nėn kėngėn e grave, tė rrotullohen gurėt e mullinjve duke bluar drithin e jetės, tė zhurmojnė ēikrikėt duke mbledhur fijet, tė endet pėlhura, shajaku, shtrojet, mbulesat, tė mbruhet brumi dhe tė piqen ėmbėlsirat e festės Ndėrkohė kujtohemi me dhimbje se jetojmė nė realitete tė tjera, ku gjithnjė e mė pak mbetet vend pėr tė ėndėrruar, kur jo rrallė tė shohin vėngėr pėr shkak tė emrit, tė gjuhės, tė veshjes, ngjyrės sė lėkurės Kur vrundujt e urrejtjes, mbėshtetur mbi mite tė vjetra arrijnė tė sjellin zotin e vdekjes midis nesh dhe lumenjtė pastaj nuk sjellin ujė, por helm dhe gjak. Dhe ballkanasit qė nuk pėrtojnė tė vdesin (po jap jetėn si me le, thuhet nė njė kėngė tė Shkodrės) pėrplasen seriozisht me njėri tjetrin, duke rritur pėrmasat e tragjedive. Ndaj pas kalorėsit fytyrėngrysur vjen Sanēo i rrumbullt, por i kthjellėt, pėr tė na kujtuar nevojat e pėrditshme tė jetės, qė nė vend tė pėrbindėshave tė fantazisė tė shohim se kemi para vetėm mullinjtė e erės... Sidoqoftė, e kaluara nuk mund tė shmanget. Gjithkush ndjen se duhet tė kthejė kokėn pas. Pėr mė tepėr popujt. Nė kėtė rast nėn dritėn e historisė mund tė gjesh mė lehtė rrugėn dhe mund tė shmangėsh pėrsėritjen e gabimeve tė verifikuara. Pėrvoja e studiuesve bullgare tė Institutit tė Folklorit pėr inventarizimin e pasurive shpirtėrore, ishte me vlera tė padiskutueshme dhe njė shembull pėr tu ndjekur nga vendet e rajonit. Njė gjė e tillė u shėnua me tė drejtė edhe nė rezolutėn pėrfundimtare tė seminarit. Ekspertėt bullgar paraqitėn hollėsisht, dimensionet e kurorėzimit me sukses tė projektit tė tyre tė mbėshtetur nga UNESCO, qė konsistonte nė plotėsimin e njė harte me pėrgjigjet pėrkatėse pėr pyetėsorin shkencor nė lidhje me gjithė trashėgiminė shpirtėrore. Kumtesat e mbajtura nga Vania Mateva, Ana Shtarbanova, Albena Georgievna, Miglena Ivanovna, etj, u vlerėsuan edhe pėr nivelin e lartė shkencor. Plotėsimi i pyetjeve nė lidhje me vendin, bartėsit, ekzekutuesit, me gjinitė dhe llojet e kėsaj pasurie, dialektet a nėndialektet, etj, ėshtė bėrė nga qendrat rajonale tė kulturės duke pasqyruar gjendjen reale dhe tė gjallė tė visarit kulturor. Struktura e arshivės kėsisoj paraqet elementėt bazė dhe ndryshimet thelbėsore. Regjistrimet janė nė audio, video dhe me fotografi. Pėrmes njė katalogu tipologjik shohim rituale tė ndryshme, ceremoniale, ku mė kryesori dhe padyshim mė i ndritshmi ėshtė kremtimi i dasmės qė pėrmbledh njohjen, dashurinė, shpalljen e fejesės dhe sė fundi ditėn e kurorėzimit. Sa tė ngjashme me dasmat tona. Edhe atje krushqve dhe nuses i dalin para me bukė nė dorė. Nusja puth bukėn, pastaj buka thyhet. Rreth ēarēafit tė natės sė parė hedhin valle dasmorėt. Edhe nė rrethinat e Sofjes, bie fjala, nuses i venė nė krahė njė fėmijė tė shėndetshėm. Nė inventarin e kulturės shpirtėrore pėrveē gamės sė gjerė tė vallėzimeve dhe kėrcimeve, pėrfshihen zejet e ndryshme, artizanati, pėrgatitja e ushqimeve, gatimi i tyre nomatisjet, magjitė, mjekimet popullore, masazhet, praktikat rituale... Muzika dhe veglat muzikore, padyshim zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė inventar. Fillohet sipas hartės me zonat etnografike me okarinėn, veglėn muzikore mijėvjeēare qė sjell ende jehonėn e trashėgimisė trako-ilire edhe nė Maqedoni e Kosovė; dudukun, njė lloj fyelli rumun, violinėn, klarinetėn, tamburin, gajden, kavallin, fizarmonikėn, daullen, curlen. Nė folklorin bullgar, sipas studiuesve, me kohė kanė fituar tė drejtėn e pėrdorimit harmonika dhe kitara, por nė veprimtaritė folklorike pėr tė ruajtur pastėrtinė e tij nuk lejohet veglat elektronike. |
| Ndryshuar sė fundmi nga Shqipe : 29.12.2007 nė 21:41. | |
| | |
| | #2 |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Inventari do tė ishte i mangėt po tė mos pėrfshinte mėnyrat e kėndimit. Bullgarėt krenohen edhe me polifoninė e tyre, pėr tė cilėn kanė tė drejtė tė mburren edhe nė Maqedoni. Eduart Nurka, kolegu im nė seminar, dėgjon me vėmendje zėrat e shtruar tė kėngėtarėve, qė i ngjajnė me njė ere tė butė qė kalon me dhimbje e trishtim nga bari i pakositur i livadheve nėpėr degė e gjethe drurėsh. (Pyjet e pafund tė Bullgarisė, pyje tė reja, ku dallojmė nė shumicė praninė e blireve plot me lule, duket se e mbushin me erė tė mirė krejt Ballkanin). Magjia e kėngės nxjerr nė pah vlerat e njė shpirti tė madh bujar. Por studiuesit bullgar i njohin edhe vlerat e papėrsėritshme tė polifonisė shqiptare. Sidomos zonjat, Peycheva dhe Kaufman, njohjen e tyre e shtrinin deri nė hollėsira. Ata u interesuan tė njihen me regjistrimet e reja nga polifonia toske dhe labe dhe, kur Eduarti premtoi tu dėrgonte disa disqe, zonjat e nderuara nuk e fshehėn kėnaqėsinė. Tė gjithė pjesėmarrėsit vlerėsuan pėrvojėn bullgare pėr regjistrimin e trashėgimisė shpirtėrore dhe u pėrpoqėn tė sjellin aspekte tė punės sė tyre. Pėrveē aspekteve tė ligjshmėrisė, ne paraqitėm nė seminar fillimin e realizimit tė njė projekti pilot qė po zbatohet nė Institutin e Kulturės Popullore, pėrmes tė cilit arkivi i tij do tė migrojė i gjithi nė shirit kompjuterik. Pas nesh folėn rreth pėrvojės sė tyre Slobodanka Nikoliq, pėrfaqėsuese e Bosnje-Hercegovinės, Martina Krizhaniq e Kroacisė, Georgia Hoplarou e Qipros, Ivona Tatarevska e Velika Serafimovska tė Maqedonisė, Irina Balotescu e Rumanisė, Nasho Krizhnar i Sllovenisė dhe Nebi Ozdemir e Oxhall Oguz tė Turqisė. Veliko Tėrnovo ndodhet nė zemėr tė Bullgarisė, ku edhe gjendet epiqendra e lėvizjeve historike, lėkundjet dhe tronditjet e sė cilės shpesh kanė pėrcaktuar drejtimin apo fatin e rrjedhės sė vetė jetės sė kėtij vendi. Qyteti i mbretėrve dhe i shenjtorėve, siē cilėsohet, ėshtė kryeqyteti shpirtėror i bullgarėve. Lumi Jantra, tani nė piskun e vapės, ashtu i mpakur, rrjedh pa zhurmė nė shtratin e vet. Nė breg tė tij ndodhet kisha mė e vjetėr e qytetit, e ngritur nė shekullin XIII, pėr tė kremtuar fitoren ndaj perandorit bizantin Theodore Comnenus. E rrėnuar disa herė dhe e ringritur sėrish, ajo ruan kujtime tė vjetra, midis tė cilave edhe varrin me eshtrat e martirit tė njohur serb, Shėn Sava, qė jetoi, shėrbeu nė kėtė vend dhe u varros kėtu kur vdiq. (Legjendat mbi gjoja flakjen e eshtrave tė tij nė Danub nga tė ashtuquajturat hordhi tė huaja, paskan qenė vetėm rrena. Sa martirizime tė sajuara, sa shenjtorė e idhuj pa krena, ka ende nė historinė e Ballkanit!) Qyteti ėshtė i ndarė nė dy pjesė. Nė pjesėn lindore ndodhet qyteti i vjetėr, krenaria legjitime e Veliko Tėrnovos. Gjithė kodra ėshtė e rrethuar me muret plot bedena tė kėshtjellės sė restauruar. Gjetjet arkeologjike kanė vėrtetuar se ajo popullohej qė nė lashtėsi prej trakėve, shumė kohė para dyndjeve sllave. Nė Carevec janė zbuluar 400 ndėrtesa tė fortifikuara dhe 22 kisha. Kėshtjella u fortifikua mjaft nė periudhėn e Bizantit, por lavdia e saj u ngrit nė zenit gjatė mbretėrisė sė dytė bullgare (shek. XII-XIV), kur u ndėrtuan institucionet mė tė rėndėsishme tė shtetit bullgar, pallatet dhe tempujt. Atje ėshtė e ndaluar tė futesh me makina. Nė hyrje tė tij, te ura ėshtė vėnė trau i postbllokut qė ngrihet vetėm kur ke prerė biletėn. 58 mijė turistė tė huaj e vizituan kėshtjellėn vetėm vitin e kaluar. Nė pjesėn e vjetėr tė qytetit janė pėrqendruar kishat, manastiret, muzeu arkeologjik dhe monumentet e tjera tė kulturės. Rrugėt janė tė ngushta dhe ndėrtesat pasqyrojnė shpirtin e kohės kur u ngritėn gjatė lulėzimit tė perandorisė osmane. Ndoshta kėshtu mund tė shpjegohet ngjashmėria me banesat qytetare nė vise tė tjera tė Ballkanit. Ndėrtimet buzė Jantrės herė tė kujtojnė Prizrenin a Shkupin e vjetėr, herė Beratin a Korēėn Profesori turk Nebi Ozdemir ėshtė i mendimit se trashėgimia kulturore e osmanėve mė mirė se kudo ruhet nė vendet e Ballkanit. Anadolli, sipas tij, ėshtė i varfėr nė krahasim me kėto vende ku ruhen hane, ura, konaqe, saraje madhėshtore. Pėr pjesėmarrėsit nė seminar, zėvendėsministrja bullgare e kulturės, Nadejda Zaharieva, shtroi njė darkė nė restorantin qė ndodhej pranė katedrales sė qytetit, mu pėrballė kėshtjellės nė kodėr. Kur u errėsua plotėsisht ndoqėm spektaklin Tinguj dhe drita, tė pėlqyeshėm si pėr vendasit dhe tė huajt. Flakėrima shumėngjyrėshe ndizte muret rrethuese tė kalasė, mprehte kullat e bedenat e pėrgjakura prej pėrplasjeve shekullore, e bėnte mė tė thekshme trishtimin, dhimbjen, qėndresėn. I krijuar nė fund tė viteve 80, duke evokuar historinė dhe nxitur krenarinė kombėtare, spektakli sikur paralajmėronte pėr furtunat qė do tė shpėrthenin nė rajon. Pėr fat tė mirė vala e dhunės ndėretnike nuk e pėrfshiu Bullgarinė... Pjesa e re e qytetit me banesat dhe objektet social kulturore ėshtė e ngjashme me tė gjitha qendrat e vogla urbane nė ish-vendet socialiste. Pallate pesė-gjashtėkatėshe banimi, dyqane me shumicė, restorante, banka, njė pjesė e tė cilave me tė njėjtin emėr i shohim edhe nė Tiranė. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė se ku ėshtė Qiproja, ja ku ėshtė ky ishulli i vogėl nė lindje tė detit Mesdhe, e filloi si duke qeshur prezantimin e saj nė seminar, grekja Georgia Hoplarou. Tė gjithė e vunė buzėn nė gaz, mbase duke menduar se asnjėri prej pjesėmarrėsve nuk pėrfaqėsonte ndonjė vend kushedi se sa tė madh. Ndoshta pėr shkak tė fuqisė dhe madhėsive tė pėrafėrta, paragjykimet dhe tensioni nė rajonin e cilėsuar si fuēi baruti, duket se qėndrojnė pezull gati pėr tė shpėrthyer. Gjuha e seminarit ishte anglishtja dhe frėngjishtja. Tė zotėt e shtėpisė, tė shumtėn e kohės, natyrisht flisnin nė gjuhė amtare. Por pjesėmarrėsit, kur nuk i gjejnė shpejt fjalėt nė kėto gjuhė arrijnė tė merren vesh me njėri- tjetrin. Zbulojnė si me habi se pėrveē njė numri jo tė vogėl fjalėsh kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta. U tregoj fillimisht turqve se para shumė kohėsh gjuhėtari Osman Myderrizi ka botuar njė fjalor me 5 mijė orientalizma tė futura nė gjuhėn shqipe. Njė pjesė e madhe ka dalė nga pėrdorimi, pjesa tjetėr e orientalizmave, siē mendonin me tė drejtė edhe studiuesit turq, Nebiu dhe Oxhalli, pėrdoren nė kontekste tė caktuara pėr tė karakterizuar me nota humori e satire personazhe qė u ka ikur koha. Ndoshta mė tepėr orientalizma gjenden tek tė tjerėt nė Ballkan. Ndėrkohė konstatojmė se veshjet tradicionale i kemi tė ngjashme. Shajak, pėlhura leshi e liri tė ngjyrosura e tė qėndisura me motive tė ngjashme. Kostume tė prera e tė qepura pothuaj njėlloj. I njėjti trishtim e dhimbje nė kėngėt baritore. Pothuaj tė njėjtat gjellė shtrohen ende nė tryezat tona. Njerėz qė tė presin me krah hapur, gojėmbėl, tė gjindshėm pėr tė tė zgjatur dorėn kur ke nevojė, tė dhimbshėm dhe me lotin nė cepin e syrit. Mė shumė se njė mijė vjet, duke jetuar bashkė ose pranė njėri-tjetrit, kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė na dhėnė tipare tė pėrbashkėta qė vlen tė njihen, tė studiohen e tė ruhen. Nė fakultetin Histori- Filologji tė Tiranės, prof. Shaban Demiraj, Gjuhėsinė Ballkanike prej shumė kohėsh e jep si lėndė tė veēantė. Krah meje nė restorantin Moska (njė ndėr mė tė mirėt nė Sofje) njė diplomat bullgar qė kishte punuar pėr disa vjet nė Kosovė mė thotė se tė gjithė popujt e Ballkanit kanė periudhėn e tyre tė ndritur historike. E rėndėsishme historia, padyshim, por nuk ecet para vetėm me lavdinė e sė kaluarės, dėshiron tė theksojė ai, dhe shton: Kam kujtime tė bukura nė Kosovė, i ruaj lidhjet me shqiptarėt qė kam punuar, veēse Rugova mė ka mrekulluar me natyrėn dhe njerėzit e saj. Aq lart sa ndodhet ajo, i them me tė qeshur, mbase e keqja e ka pasur tė vėshtirė tė ngjitet deri atje. Diplomatit, me sa mu duk, i pėlqeu kjo pėrgjigje. Vetėm nė Rugovė, kėmbėnguli ai, kam ngrėnė gjellėt qė mė gatuante dikur gjyshja dhe nėna. Ishte radha ime tė mė ndrisnin sytė. Mjafton tė duash, them me vete, dhe tė mirėn e gjen kudo. Gjuha mė e pėlqyeshme dhe mė e frytshme e diplomacisė nė rajonin tonė ėshtė miqėsia e sinqertė dhe bashkėpunimi qė sjell begati dhe paqe, sepse mė shumė se tė tjerėt, paqen e duan popujt e vegjėl. Arbanasi Rrugėt e fshatit, ashtu tė hijezuara nė ēdo kohė, janė si tė pėrmbytura nga njė aromė e njomė. Era e blireve dhe e arrave mė vjen e njohur. Por ėshtė dhe njė erėmim tjetėr, i pangjashėm me aromat qė njoh, qė i bėn tė veēanta mėngjeset dhe mbrėmjet nė Arbanas. Polifonia Fillohet sipas hartės me zonat etnografike me okarinėn, veglėn muzikore mijėvjeēare qė sjell ende jehonėn e trashėgimisė trako-ilire edhe nė Maqedoni e Kosovė; dudukun, njė lloj fyelli rumun, violinėn, klarinetėn, tamburin, gajden, kavallin, fizarmonikėn, daullen, curlen Kishat e vjetra Nė pjesėn e vjetėr tė qytetit janė pėrqendruar kishat, manastiret, muzeu arkeologjik dhe monumentet e tjera tė kulturės. Rrugėt janė tė ngushta dhe ndėrtesat pasqyrojnė shpirtin e kohės kur u ngritėn gjatė lulėzimit tė perandorisė osmane. Ndoshta kėshtu mund tė shpjegohet ngjashmėria me banesat qytetare nė vise tė tjera tė Ballkanit. Karakteri komunist Pjesa e re e qytetit me banesat dhe objektet social kulturore ėshtė e ngjashme me tė gjitha qendrat e vogla urbane nė ish-vendet socialiste. Pallate pesė-gjashtėkatėshe banimi, dyqane me shumicė, restorante, banka, njė pjesė e tė cilave me tė njėjtin emėr i shohim edhe nė Tiranė. http://www.tiranaobserver.com.al/reportazh.htm |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Thrakët - përkatësia e tyre, afria me iliro-shqiptarët nga Shqipe nė danėn "Iliri" Ēdo shqiptar njė pemė nga 49572 nė danėn "Aktualitet" Iljaz Bazna, agjenti shqiptar i gjermanėve (L2B) nga 49572 nė danėn "Shqipėri" |