Njė shpėrthim i fuqishėm ėshtė shėnuar nė orėt e mbrėmjes nė njė pikė tė karburanteve nė fshatin Zupē tė Zubin Potokut, tė banuar me serbė. Incidenti ėshtė raportuar tė ketė ndodhur rreth orės 21:30min, ndėrsa shėnjestėr e kėtij akti kriminal ka qenė pika e karburanteve, "Team Petrol", pronė e njė serbi 28-vjeēar.
Veē dėmeve materiale tė shkaktuara nė strukturėn e objektit, nuk ėshtė raportuar pėr tė lėnduar nė njerėz. Nė bazė tė hetimeve tė para preliminare lidhur me incidentin, dyshohet se shpėrthimi ėshtė shkaktuar nga njė mjet shpėrthyes i vendosur nė afėrsi tė objektit tė derivateve. Nė vendin e ngjarjes janė identifikuar njė pjesė e njė granate dore e pashkatėrruar sė bashku me njė mekanizėm ore, e cila besohet tė ketė qenė pėrdorur nga tė dyshuarit pėr tė aktivizuar shpėrthimin.
http://www.kosova.com/artikulli/49788