Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Feja
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 24.4.2007, 21:54   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim 1923: Reformat antifetare - Kombėtarizimi i institucioneve


Kongresi i myslimanėve shqiptarė u mbajt nė vitin 1923 nė Tiranė. Kam pėshtypjen qė ėshtė bėrė nga qeveria e Zogut nė pėrpjekjen vėnies sė institucioneve fetare nė kontrollin e shtetit (dhe nė kanalizimin e tyre nė shėrbim tė kombit dhe jo tė meslindjes).

Nga vendimet qė ia vlejnė tė shėnohen prej atij kongresi janė: shkėputja nga kalifati, heqja e ferexhesė, kryerja e lutjes nė kėmbė (!), dhe abrogimi i poligamisė.

Lajmi i ditės nė Tajmin e 14 prillit, 1923 - http://www.time.com/time/magazine/ar...727115,00.html.

Emri:  kongresi-mysliman-1923.jpg
Shikimet: 117
Madhėsia:  22,5 KB
Hapja e kongresit. Nėn dy flamujt shkruan "Rroft Shqypnia".

Do desha tė zgjerohemi pak rreth kėtyre, pasi kėto janė hapa historike qė do tė ēonin drejt vitit 1967. Ēfarė u vendos atje mė hollėsishėm, nisma e kujt ishte, pjesėmarrja, pasojat e menjėhershme, etj.
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2007, 22:19   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Me sa shikoj reformat ishin nė programin e qeverisė sė Zogut duke prekur tėrė mishmashin oriental tė vendit, ortodoksinė, katolicizmin dhe myslimanizmin. Ka mundėsi ta riorganizojmė temėn qė tė pėrfshijė tėrė reformimin dhe zbythjen e ndikimit fetar nga anė e shtetit, pasi ėshtė hapi i parė i rėndėsishėm drejt 1967-ės, po le tė shohim nė vazhdim.

Pikat e programit qė nisi tė zbatohej menjėherė nė 1923:

Citim:
Zogu u miratua si kryeministėr, duke ruajtur njėkohėsisht edhe portofolin e ministrit tė Brendshėm.

Nė fjalimin qė mbajti para parlamentit, pas miratimit tė kabinetit, kryeministri Zog ndėr tė tjera theksoi: “Ne duhet tė jemi miq me shtetet fqinje, t’i respektojmė dhe tė kėrkojmė tė na respektojnė pavarėsinė dhe integritetin e shtetit tonė dhe bashkė me kėtė edhe pavarėsinė ekonomike”.

Duke i kėrkuar Parlamentit votėbesimin pėr programin qeveritar, Zogu deklaroi se “gurėt e themelit tė programit” tė Tij qeveritar, ishin:
1.Mbi tė gjitha tė nderojmė Atdheun dhe atdhetarėt.
2.Liri tė plotė tė shtypit dhe tė fjalės; shqyrtim skrupuloz tė ēdo vėshgimi tė bėrė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
3.Politikė realiste nė ēdo fushė, pėr zhvillimin racional dhe gradual tė vendit, duke e shtyrė atė drejt qytetėrimit perėndimor.
4.Miqėsi me tė gjithė shtetet, por vetėm nė bazė tė respektit reciprok.
5.Arritjen e pavarėsisė ekonomike.
6.Organizimin modern tė shtetit nė bashkėpunim me teknikė tė huaj.
7.Hartimi dhe miratimi i njė Kushtetute tė re.
8.Riorganizimi i ushtrisė, administratės dhe sistemit arsimor (shkollave).
9.Reformimi i sistemit shėndetėsor, pėr luftė efikase kundėr malarjes.
10.Reforma fetare dhe shpallja e ligjit mbi monogaminė.
11.Heqja e detyrimit pėr tė mbajtur ferexhetė dhe shtimi i tė drejtave tė grave.
(“The Times”, 9 prill 1923) / Astrit Kola, "Atdheu", 23 janar 2005
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2927

Kėtu flitet pėr shkėputjen e ortodoksisė nga kisha greke:

Citim:
Another reform of King Ahmed Zogu has been to encourage Greek Orthodox prelates among his subjects to proclaim at Tirana a new Holy Synod of Albania, with Archbishop Bessario Javani as its President. In Constantinople the Most Holy Patriarch Basil of the Greek Orthodox Church was incensed, last week, to the point of anathematizing the new Albanian Synod. Soon he unfrocked with awful and pious curses both Albanian Archbishop Javani and his ecclesiastical accomplice the Archimandrite Tjamzi of Berat.

Tajm, 15 prill, 1929
http://www.time.com/time/magazine/ar...881789,00.html
Ėshtė interesant rasti i fundit, sidomos si ilustrim i heteroqefalisė sė Kishės sė sotme ortodokse nė Shqipėri.
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2007, 14:23   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
...ky vendim (shkėputja nga kalifati) nuk e kėnaq tė gjithė botėn islamike shqiptare. I ngarkuari me punė franceze nė Shqipėri, nė njė njoftim tė prillit 1923 infromon se “kjo risi... nuk ka patur shumė sukses nė Shkodėr, ku myslimanėt, nė shumicė sunitė dhe pak tė arsimuar ruajnė njė respekt tė thellė pėr gjithēka vjen nga Stambolli1”

Por myslimanėt e Shkodrės janė njė pakicė. Kongresi, qė shpall solemnisht shkėputjen nga kalifati, vepron me njė nismė force tė cilėn pak bashkėsi tė tjera islamike nė Mesdhe arrijnė ta kryejnė2. Rėnia e kalifatit, vitin pasues, e zhyt nė pasiguri Islamin nė botė dhe shtron problemin e rithemelimit tė tij. Shqiptarėt duket se janė ndėr myslimanėt e paktė qė, nė tėrėsi, nuk vuajnė shumė nga dekadenca dhe pastaj nga mbarimi i simbolit tė unitetit dhe tė ortodoksisė islamike.

1. Nė AE, Z. Europe 1918-1929. Albanie, vėll. 50.
2. Nė lidhje me Kongresin e myslimanėve shqiptarė qė zgjodhi shkėputjen nga kalifati Albert Mousset shkruan: "... Sidoqoftė nė Tiranė u vendos qė kleri tė shkėputet pėrfundimisht nga autoriteti hierarkik i Stambollit dhe t'u jepet fund marrdhėnieve me Sheikul-Islamin. Kjo reformė u bė pa shumė vėshtirėsi; e shumta u vu re ndonjė rezistencė nė klerin mysliman tė zonės sė Shkodrės, kler fanatik sepse ėshtė nė kontakt tė drejtėpėrdrejtė me elementin katolik shumė aktiv dhe jeton nė njė mjedis tė pėrpunuar nga propaganda e huaj. E njėjta gjė ishte edhe pėr dispozitat qė e bėnin fakultativ avdesin ritual dhe ndalonin ēarēafin e grave, poligaminė dhe faljen nė gjunjė. Pėr shkak tė partikularizmit tė saj intrazigjent, Shqipėria ishte ndėr vendet e para qė pranuan rrymėn e reformės qė u bė tanimė e pėrgjithshme kohėt e fundit nė gjirin e botės islamike" (L'Albanie devant l'Europe 1912-1929, Paris, 1930, f. 114-115). Shih dhe "Oriente Moderno", 1923, f. 78 dhe 704.


Roberto Moroko dela Roka, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944.

Pra... tė parėt qė e pranuan islamin dhe po prapė tė parėt qė u shkėputėn prej tij, kur njė kalifat nuk ofronte mė asgjė.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 21.6.2007 nė 17:04.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 12:35   #4
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Shkolla shqipe: kombėtare e laike

Lufta pėr mbijetesėn e kombit shqiptar ėshtė e pandarė nga pėrpjekjet plot therrori me sundimtarėt e huaj dhe institucionet e tyre pėr tė mbrojtur gjuhėn, shkrimin, abetaren dhe shkollėn shqipe. Qė nga mesjeta, kur nisėn pėrpjekjet pėr shkrimin e gjuhės shqipe deri nė ēeljen e shkollės sė parė kombėtare nė Korēė mė 7 mars 1887, pėr shekuj e shekuj me radhė atdhetarėt u pėrleshėn me pushtuesit dhe institucionet shoviniste e obskurantiste, duke ngadhnjyer gradualisht mbi sistemet arsimore asimiluese tė huaja: turke, greke, sllave, italiane apo atyre me baza fetare qė ndalonin mėsimin e gjuhės shqipe.

Kombi shqiptar ishte i vetmi nė Perandorinė Osmane qė me Dekretin e Gjylhanesė tė vitit 1839 u ndalua nga e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare me pretekstin se shqiptarėt nuk formonin njė kombėsi mė vete. Sipas mendėsisė shoviniste, shqiptarėt myslimanė ishin tė kombėsisė turke, shqiptarėt ortodoksė - bashkėkombas grekė dhe ata katolikė merreshin nė mbrojtje nga kisha romane nė lindje dhe nga Vatikani.

Si pasojė, pushtuesit e fqinjėt shovinistė bashkė me institucionet e tyre ndihmėse zgjeruan rrjetin e shkollave tė tyre nė Shqipėr. Herė nė rivalitet e here duke bashkėrenduar programet, ata synonin pėrēarjen kulturore e politike deri nė asimilim tė kombit shqiptar.

Prandaj lufta pėr shkollėn kombėtare si pėrēuese e ndėrgjegjes kombėtare dhe konsolidimin e unitetit kombėtar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, mori njė karakter tė thellė politik.

Synimi i rilindasve ishte: njė komb, njė alfabet unik, njė gjuhė letrare e standardizuar pėr tė gjithė kombin, njė shkollė kombėtare. Lufta pėr shkollė, pėr alfabetin, pėr letėrsinė shqipe synonte mbi tė gjitha konsolidimin e shtetit e kombit shqiptar.

Platformėn e shkollės kombėtare shqipe e shkruan me gjak, dhe e mbrojtėn me jetėn e tyre qindra rilindas iluministė, tė cilėt besonin se pa ngritje kulturore nuk mund tė ketė progres politiko-social. Arsimimi shqip kaloi gradualisht nga krijimi i abetares e dhėnia e shkrimit shqip nė shkolla, deri nė krijimin e shkollės kombėtare jo vetėm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga pėrmbajtja, jo vetėm laike, por edhe masive, e pėrbashkėt pėr tė pasurin e tė varfėrin, pėr myslimanė e tė krishterė, pėr djemtė e vajzat, njė shkollė ku tė arsimoheshin e edukoheshin qytetarė tė ndėrgjegjshėm, jo vetėm tė ditur, por edhe atdhetarė.

Kjo platformė arsimore dritėdhėnėse e rilindasve, nuk mund tė mos ndeshte nė njė reaksion e kundėrshtim tė ashpėrKrahas faktorėve tė jashtėm, njė aspekt mė tė vėshtirė paraqiste reaksioni i brendshėm obskurantist. Jo rrallė njerėzit e thjeshtė duhej tė zgjidhnin midis platformės patriotike kombėtare dhe ndėrgjegjes apo disiplinės klerikale, kur ato nuk pajtoheshin midis tyre.

Lėvizjen kombėtare shqiptare e akuzonin si njė lėvizje antifetare, ateiste, masone, protestante, krijesė tė djallit apo me ngjyrime politike si: “bolshevike”, “komuniste”, “terror i kuq”. Ajo nisi me shpifje e kėrcėnime, vazhdoi me mallkime dhe arriti te djegia e teksteve shqipe dhe asgjėsimi i atdhetarėve.

Pėrpjekjet e intelektualėve me ide progresive e iluministe pėr shndėrimin e shkollės kombėtare shqipe nė laike (shkolla e ndarė nga feja) nėn shembullin e vendeve tė qytetėruara evropiave, u shtuan nė fillim tė viteve ‘30-tė dhe pėrkohėsisht u pėrputhėn me synimet pragmatiste tė pushtetit monarkist tė A.Zogut.

Nė krye tė lėvizjes qėndronte Hilė Mosi, pėr pak kohė ministėr i Arsimit. Me ndarjen e tij nga jeta, nė Ministri tė Arsimit erdhi Mirash Ivanaj, personalitet i pakorruptueshėm, erudit dhe iluminist i pėrmasave evropiane, qė nė gjurmė tė Hil Mosit dhe pėrpjekjeve titanike tė tij, kreu tė ashtuquajturėn “reforma Ivanaj”.

Mė 14 shtator 1932 parlamenti nxori dekretligjnin pėr ndalimin e frekuentimit tė shkollave fillore e tė mesme tė huaja. Shkollat profesionale italiane kaluan nė varėsinė e Ministrisė sė Arsimit dhe u vendosėn drejtorė shqiptarė.

Mė 11 prill 1933, parlamenti shqiptar aprovoi pėrfundimisht dekretin e 14 shtatorit 1932 dhe ndryshoi nenet 206-207 tė statutit tė shtetit shqiptar.

Ja ēfarė thotė shtypi i kohės pėr tė:
“Organi “Leka”, maj 1933,f.168.

Njė mocion i nėnshkruar prej 44 deputetėsh mė 10 prill dhe i aprovuar nė parlament ndryshoi nenet 206 dhe 207 tė Statutit tė Arsimit.
Neni 206: Mėsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė janė njė e drejtė e shtetit. Jepen vetėm ndėr shkolla dhe institute shtetnore shkallėsh tė ndryshme si mbas ligjės… Shkollat private, ēdo kategorije qofshin, qė kan veprue deri sot, mbyllen.

Neni 207: Shkollat fetare pėr pėrgatitjen e klerit, tė mbajtuna prej Komuniteteve fetare shqiptare, janė tė lira dhe rregullohen me ligj…
Arsyet e kėtij ndryshimi …shkollat private nuk kanė dhėnė frytet qė priteshin,… personeli i tyre nuk ėshtė i zhveshur prej ndjesive nė kundėrshtim me Statutin e parimet e edukatės kombėtare… pse rrėnjosin ndjesi antibashkimtare.

Ligji u dekretua nga Mbreti mė 22 prill dhe u zbatua mė 25 prill.


Leka, maj 1933,f.166.

Mė 25 prill nė zbatim tė neneve 206 e 207 tė Statutit u mbyllėn Gjimnazi Severjan e Gjimnazi Franēeskan, Shkolla fillore Severjane, shkolla fillore Ortodokse 28 Nėnduer, Normalja Stigmatine, Fillorja Franēeskane e streha vorfnore e Motrave Elisabetiane…. Nxėnėsit u futėn nė shkollat fillore shtetėrore dhe nė Gjimnazin e Shtetit…. Bamirėsinė e drejton shteti.


Leka, prill 1934 f.141-142.

Mė 13 mars 1934 u pėrgatit ligji qė gjithė personeli tė ishte ekskluzivisht laik.

Situata sqarohet nga artikulli i Gazetės “Rilindja” Nr.15,1935,f.12 me titull: “Kur atakohet Ivanaj”. Dokumentet e kohės sqarojnė:
Kleri katolik i prekur rėndė nė interesat e veta protestoi deri nė Lidhjen e Kombeve duke patur mbėshtetjen e Romės, e cila gjatė viteve 1933-1936 zhvilloi njė veprimtari tė dendur diplomatike dhe agjenturale nė mbrojtje tė shkollave klerikale… “Kėto vatra tė gjuhės dhe kulturės italiane”, sipas thėnies sė Musolinit.
Panorama. - Nr. 276, 12 korrik, 2003, f. 12 - 13
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

1923-26: Koncesionet ekonomike tė shtetit shqiptar nga mesdimr nė danėn "Shqipėri"

1923-24: Arbėria e vogėl, Drenicė - Shotė e Azem Galica nga Kandhaon nė danėn "Shqipėri"

1923: Traktati i Lozanės nga vlug nė danėn "Shqipėri"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 11:32.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.