Kthehu   Kreu > Vargmal > Arbėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 13.5.2007, 06:35   #1
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Paralele mes historisė dhe epikės legjendare


Mė bėri pėrshtypje kjo:

Citim:
Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here nė kėtė mėnyrė: «Nė lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kėsaj kohe, bashkė me Barbarėt, me popuj tė huaj e me Ilirjanė, rrėnojnė qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robėr. Vetėm qyteti i Salonikut ka mundur tė shpėtojė pse i ka muret e forta dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė Zotit, popujt e huaj nuk kanė mundur t'a marrin ; por i gjithė populli i krahinės ka dalė fare 11)».
...dhe krahasimi me kėtė pjesė nga epika:


Citim:
edhe foli Huso Radoica:
-- Pa m'dig-jo ti Arnaut Osmani
ēka tė dves unė, ti nrejt me m'kalzuo!........
.....fisi yt, o djalo, ka po asht?
Ēka ka dredhun turku e ka thanė:
-- Ēka m'ke dvetun nrejt du me t'kalzuo:
kur jam nisė nė mejdan me t'dalė ty........

.......Fisi em asht, djalo, pej Zaharjet
e jam bir i njasaj gruos s'vejė.
Dy jetima zoti na pa lanė
e unė vllau i vogėl jam kenė.
Fort zengjine nanėn e kem pasė --

gjysa e shehrit jona ka kenė.
Kur Muji nė Zaharje pa ra
luftė tė madhe Muji qi pa ba --
tė tanė shehrin Muji e ka djegė.
N'oborr t'kishės Muji mė pa gjetė.

n'bukuri-o Muji m'ka lakmuo
para vetit nė shalė mė ka vu
nė Udbinė e Muji mė ka ēu.

Mė ka rritun Muji e silitė
deri jam ba i zoti i vetit.

Qė tė dy shkrimet gjenden kėtu nė log, i pari kėtu
dhe i dyti kėtu

Ēėshtjen mund ta zgjerojmė pastaj.

Ndryshuar sė fundmi nga Shqipe : 15.5.2007 nė 23:35.

Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2007, 22:09   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Mėnyra e mendimit mė pėlqeu, megjithėse duhen disa pika kyēe pėr tė pėrmbush paralelizmin. "Shehri" ėshtė gjė "mbretėri", apo ndonjė ndarje mė e vogėl administrative?

Nė atė kalesėn e parė ėshtė interesant dhe fakti qė sėrish ilirėt duket tė dalin si jokristianė nė vitet 600.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2007, 22:53   #3
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Sa i pėrket fesė ilire, ka mjaft fakte qė tregojnė se ilirėt ishin paganė pothuajse derisa u shėndrruan nė arbėr apo edhe mė vonė.
Po tė vrojtohet domethėnja e kėngės me kujdes, na dalin tri grupe popullėsish tė cilat ekzistonin nė atė kohė:

- "Turk" qė ėshtė zėvendėsim i fjalės "pagan" nė pikėpamje fetare, ose zėvendėsim i fjalės "ilir" nė pikėpamje etnike.
- "Shkije" me tė cilėt nėnkuptohen sllavėt e posaardhur,
- dhe popullėsia e krishtere (romano-fone?) banorė tė qyteteve bregdetare, kėtu pėrmenden si banorė tė "Zaharjes" (Zara ?)

Poashtu nė varrezat e arbėrve tė kohės sė Komanit, janė gjetur mjaft kryqe "keltike" qė janė vetėm njė variant i svastikės.
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2007, 22:57   #4
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
"Shehri" ėshtė gjė "mbretėri", apo ndonjė ndarje mė e vogėl administrative?
"Shehr" nė gjuhėn turke dmth qytet, poashtu tek shqiptarėt nė disa raste pėrdoret si barbarizėm me tė njėjtin kuptim, nė kėtė rast ka kuptimin e qyteteve krishtere bregdetare tė cilat ishin tė romanizuara.
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2008, 22:38   #5
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė kėngėt kreshnike asnjėherė nuk pėrmenden vendbanime qė gjenden nė trojet e sotme shqiptare, por kryesisht vende tė Dalmacisė, Bosnės etj, me pėrjashtim tė emrave tė pak vendbanimeve shqiptare qė janė futur nė kėto kėngė nga kėngėtarėt e mėvonshėm pėr t'i bėrė kėngėt mė bashkėkohore. Kėtė fakt e shfrytėzuan intelektualėt pansllavistė pėr t'a shpallur epikėn tonė kreshnike si epikė sllave.

E tėrė epika jonė fsheh nė vetvete historinė iliro-shqiptare tė shekujve tė errėt, tė dyndjeve barbare. Ajo kohė nga e cila kemi shumė pak dokumente tė shkruara, na la trashėgim epikėn pėr tė mbajtur mend mizoritė sllave mbi stėrgjyshėt tanė ilirė.

Epika kreshnike ėshtė e pėrhapur nė Shqipėrinė veriore (Malėsi dhe Dardani). Njėkohėsisht popullėsia qė jeton nė kėto troje, pėrveē qė trashėgoi dhe ruajti kėtė epikė, ruajti edhe kujtesėn mbi shpėrnguljet apo ardhjen e tyre nga trojet tjera ilire, tė ndjekur nga sllavėt. Kėsisoj, fiset Shalė e Shosh na dalin tė ardhura nga krahina e Rashkės, nė veri tė Dardanisė sė sotme, ku tė ndjekur nga serbėt u strehuan nė Malėsi. Kabashi na del i ardhur nga viset e Nishit, dhe poashtu u strehuan nė Malėsi. Por numri mė i madh i kėtyre fiseve tė Shqipėrisė veriore sidomos fiset e Malėsisė sė Mbishkodrės por edhe tė krahinave tjera, erdhi nga Bosna, Hercegovina e Dalmacia, qė edhe e shpjegon faktin, se pėrse nė epikėn kreshnike pėrmenden kryesisht vendbanime nga kjo zonė e jo edhe nga zonat tjera psh Nish, Rashkė, etj. Kėtu kemi tė bėjmė me njė "asimilim" tė epikės sė fiseve ilire qė erdhėn nga lindja, nė epikėn e fiseve perėndimore, qė erdhėn nga Dalmacia.

Pra, epika jonė tregon qartė historinė e atyre kohėrave tė errėta, kur ilirėt luftonin pėr mbijetesė. Ėshtė dėshmi e gjallė e dėbimeve qė ndėrmorėn sllavėt mbi fiset ilire. Stėrgjyshėrit tanė, kreshnikėt, me tė vėrtetė jetuan nė Jutbinė e Klladushė, luftonin nė Fushėn e Sejes e nė Kotorret e Reja, e herė herė arrinin deri te lumi Tuna (Danub), pėr tė ndalur hovin e fiseve sllave qė kalonin Danubin.
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2008, 01:07   #6
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė hartė shihet afėrsia mes vendeve tė cilat pėrmenden nė kėngėt kreshnike.
Senj ėshtė qyteti ku qėndronte krajli, qė pėrmendet si Krajli i Sejes, pastaj pėrmendet Fusha e Sejes, qė ėshtė fusha afėr kėtij qyteti.

Dy fakte kėtu janė tė rėndėsishme. Kroatėt sė pari u vendosėn nė kėtė zonė qė pėrfshin bregdetin nga Senj deri dikund tek Zara. Dhe sllavėt nė pėrgjithėsi janė vendosur nė vende fushore, prandaj dhe pėrmendet Fusha e Sejes nė kėto kėngė.

Mė poshtė e kam nėnvizuar qytetin e Zarės, qė nė kėngė pėrmendet si Zaharje. Pak mė sipėr ėshtė e nėnvizuar Udbina, qė nė emėrtim origjinal ėshtė Jutbina, dhe sipėr saj ėshtė Klladusha, pėr tė cilėn kemi kėtė shėnim: "Sipas burimeve tė njohura deri mė tash, Klladusha pėr herė tė parė pėrmendet mė 30 tetor 1280 me emrin Cladosa" Burimi: http://www.velikakladusa.gov.ba/index.php?Itemid=41&id=39&option=com_content&task= view

Kėtu shihet qartė evoluimi sipas rregullave fonetike tė gjuhės shqipe, njėsoj sikur tek Skodra => Shkodra pastaj Skupi => Shkupi etj
Fakti qė pėrmendet mė 1280 tregon se ky qytet sė bashku me emėrtimin ka ekzistuar edhe mė herėt, sė paku para shekullit 13, koha e pėrafėrt kur kėto troje tona ranė nė duar tė sllavėve.
Bashkėngjitur
 
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2008, 01:32   #7
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Prej kah erdhėn Malcorėt

Shumė studjues mendojnė se dyndja e Sllavėve nė jug i shtyni Malcorėt nga krahina e Udbinės ne Kroaci (1) ose Bosnje (2) drejt Shqipnisė. Udbina, ose Jutbina, āsht emni i pėrbashkėt i Lugjeve tė Verdha ne kangėt e Kalorėsve Shqiptarė (Epikes).
Harta tregon tri vendbanime me emrin Udbina, qė unė mendoj se vetėm njėra ka qenė vendbanimi i hershėm tė tjerat janė emėrtuar me atė emėr gjatė shpėrnguljes sė popullėsisė.

Emri:  Udbinat.jpg
Shikimet: 96
Madhėsia:  92,1 KB

http://www.malcia.org/switch/Portals/0/images/historia/Hartat_Historike/Udbinat.jpg
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.2.2008, 21:24   #8
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė kėtė hartė historike shihet edhe qyteti Kotorac, afėr Sarajevės sė sotme, qė duhet tė ketė qenė ai qytet qė njihet nė legjenda si "Kotorret e Reja", me gjasė qendėr e Bosnės sllave tė asaj kohe.
Bashkėngjitur
 
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.2.2008, 21:47   #9
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Bosna pėr herė tė parė pėrmendet nga Konstantini i VII Porfirogeniti mė 958, tok me dy qytete Desnek dhe Katera (Kotorret e reja). Kjo ėshtė koha e luftimeve mes fiseve ilire dhe atyre sllave, kur sllavėt ende nuk ishin tė fortė.
Ndėrkaq mė 1180 deri mė 1204 sundon Ban Kulini, dhe nė kėtė kohė elementi sllav forcohet sė tepėrmi, nė saje tė zotėrimit tė shtetit tė fortė. Kjo duhet tė jetė koha e shpėrnguljes sė fiseve ilire drejt juglindjes.

Ndryshuar sė fundmi nga Shqipe : 22.2.2008 nė 21:56.

Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2008, 18:56   #10
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Per zhvillim tė kėtģ mendimit po na kandet me qitė nji tekst tė Pouquevillė-it[9] permī Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas tė moēėmve, shtrīhej prej prendimit kah tė lčmit — ē’prej tė lemit Strimonit e deri nė Euxinus, — prej verit kah jugu — ē’prej malit Haemus e deri nė dedė Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesė malore, e nė piesė bregore a Sapea.” E mā poshtė: “Ana e Sapajve kish mbetė e lģr, kuer Seuti II u duel zot tagreve tė veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u ēpalli luftė Sapjave, rą mė nji gjźje tė ngushtė.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e ką gjasė se e mbajti fronin deri nė 380, persč Koti I qi hypi nė 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xūe fronin e Thrakes Koti II, nji farė i mārrit i kunoruem, qi u dha, si patem thānė, mbas dashtunķs sė Minervės...”

Nė ket tekst, posė se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotė tė cillin na e kena nė popull t’onė. Ky emen, mandej, nuk dąn se āsht tjetėr veē emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakė[10]. Edhe ket na e kena , persč n’a e ka ruejt gojdhana e Malcģs mė nji kangė tė hershme lahutet, e cilla fillon:



“Kuer u bā Kotuzi ndand vjeē

Aj ndand vetė nė mejdan i ką pritė,

Aj ndand drume ką zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”



Njė Kotys, mret thrakėsh, kėndon, pra kanga popullore shqyptare; se kėndon nji Kotys, e ką emnin nė tź; se kėndon nji mret, udob merret vesht, kah thotė: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakėsh, del nė shesh, persč vetun nė Thrake gjźjm mreten me ket emen. Si ka hī, mandej, kjo kangė nė popull t’onė, nuk mund tė zhvillohet ndryshe, veē tuj thanė se kush e kėndon, e pat trashigim prej tė parėve, tė cillėt kėnduene kreshnģt e mretit tė vet.
http://www.albanovaonline.com/text/histori/sapa.htm
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Problematika e historisė sė lashtė nga mesdimr nė danėn "Punishte"

Plani i historisė nga mesdimr nė danėn "Punishte"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 22:20.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,17956S / 11KR