Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Kaos > Agregat
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 17.5.2007, 00:55   #1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Minatori


Minatori ėshtė njė legjendė e viteve tė '70 '80 dhe '90 dhe kėndon ende.


A thua ėndėrr ishe ti?




Citim:
Intervistė me grupin
Ardita Ceka

"Minatori" e ka emrin rok grupi shqiptar, i cili vjen nga Republika e Kosovės. Eshtė njė ndėr grupet mė tė shkėlqyera, nga i cili mund tė dėgjojmė njė muzikė origjinale qė i ka tė gjitha vlerat e larta artistike. Gjatė shfaqjes se koncertit ne Tetovė shfrytėzuam rastin qė tė bėjmė njė intervistė, me vokalistin Naser Gjinovcin, i cili na foli rreth themelimit tė grupit, sukseset qė i kanė arritur dhe pėr planet e tyre nė tė ardhmen.

1. Kur jeni themeluar si grup dhe na tregoni diē rreth emrit?

N.Gj.: Grupi "Minatori" ėshtė themeluar aty diku ka vitet e shtatėdhjeta dhe fillim i viteve tetėdhjeta. Emri i grupit "Minatori" ėshtė pėr shkak se emri minatori ėshtė asociacion i parė i energjisė, sinqeritetit, qėndresės,djersės, ashtu siē ėshtė muzika jonė, siē jemi ne, e tė gjitha kėto afinitete i kemi pėrmbledhur nė njė emėr "Minatori".

2. Ē`pėrmbajtje kanė rėndom kėngėt tuaja, kush ua komponon dhe kush ua shkruan tekstet?

N.Gj.: Kėngėt i komponon dhe tekstet i shkruan kėmbimi Naser Gjinovci - Nefail Limani. Pėrmbajtja ėshtė pėrditshmėria jonė, mendoj se "Minatori" ėshtė transmetues i kohės dhe vendit ku jetojmė. Kėngėt rėndom kanė tema tė dashurisė, sociale, urbane, tema ku ka protest politike, e kėsisoj ne jami pjesė e kėsaj kohe andaj e reprodukojmė ndjenjėn kolektive tė popullit tonė, njerėzve tanė dhe ambientit kultural ku jetojmė ne.

3. Deri mė tani sa albume keni inēizar dhe sa keni bashkėpunim me artistėt tjerė shqiptarė?

N.Gj.: Bashkpunimi mė i mirė pėr ne ėshtė mos me qenė keq me ta , e ne deri mė tani nuk jemi keq me askend. Deri mė tani numerikisht kemi inēizuar shtatė albume dhe disa dhjetra inēizime tė produksionit muzikor para viteve tetėdjetė e deri mė vitin tetėdjetė e shtatė afėr njėzet-tridjetė inēizme, s`mė kujtohet saktėsisht, deri sa nuk ka ekzistuar produksioni muzikor i RTP-sė.

4. A mendoni se ia keni arritur qėllimit?

N.Gj.: Pėr artistin asnjėherė nuk ėshtė mjaft, do tė vazhdoj tė merem me muzikė deri sa tė kem fuqi.

5. Jeni njė grup shqiptar ku simpatizuesit mund tė dėgjojnė vėrtet njė muzikė qė i ka tė gjitha vlerat e larta artistike edhepse e dimė se gjendeni nė rrethana tė vėshtira nė Kosovė. Ē`mund tė na thoni ju nė lidhje me atė nė estradėn tonė muzikore lind muzikė e rrejshme apo thėnė ndryshe muzikė e vjedhur?

N.Gj.: Nė kohėn e fundit tek ne dominon muzika e vjedhur tė cilėn e prezentojnė muzicientėt, tė cilėt nuk janė kreativ, tė cilėt kanė njė qasje jo tė sinqertė ndaj muzikės. Muzikėn e keqpėrdorin pėr ta ngopur aktin momental tė masės, siē ėshtė rasti nė Kosovė pėr shkak tė mungesės sė mediumeve mosmediumeve qė me siguri do tė paraqiste njė cenzurė artistike, e ajo do tė ishte e mirėseardhur.

6. Ju jeni artist i lirė apo i punėsuar?

N.Gj.: Unė me profesion jam jurist i diplomuar, mirėpo pėrshkak se nė Kosovė nė modė ėshtė papunėsia atėherė vokacioni im prej muzicienti mė ėshtė shėndruar nė profesion.

7. Lexuesit gjegjėsisht simpatizuesit kanė dėshirė tė "depėrtojnė" nga pak nė jetėn private tė artistit, tė kėngėtarit...?

N.Gj.: Po, ēdo artist edhe unė personalisht ēka ma merr mendja qė atė duhet me e publiku e publikoj, mirėpo edhe ne artistėt dėshirojmė qė diēka tė na takojė vetėm neve. E, ne ēdoherė ēka do qė tė kemi , e ēfarėdo pėrjetimi e materilizojmė nė njė kasetė apo shirit, megjithatė kemi diēka qė e ruajmė edhe ne pė vete.

8. Ēka ėshtė nė fakt jeta e artistit?

N.Gj.: Jeta e artistit nė fakt ėshtė njė jetė mjaft e vėshtirė, njėkohėsisht mjaft e kėndėshme, varet se ēfarė raporti ka me artin. Varet se njė artist si ėshtė i ndėrtuar e i formuar. Eshtė njė temė qė kėrkon kohė pak mė tepėr pėr ta diskutuar.

9. Ēka mund tė na thoni pėr rininė tetovare?

N.Gj.: Rinia tetovare ėshtė njė rini, siē e pashė edhe vetė shumė intelegjente qė mė bėn shumė tė lumtur. Kjo rini ėshtė e edukuar dhe kemi se ēka tė presim prej kėsaj, pasi Tetova paraqet njė qendėr tani e mė tutje universitare, kulturore, urbane, administrative, politike qė do tė thotė pritet nga ajo qė tė jeni tė tillė.

10. Ēka do tė na thoni pėr nė fund dhe cilat janė planet e juaja pėr tė ardhmen?

N.Gj.: Ju dėshiroj shumė fat, shėndet, ju dėshiroj qė nė rend tė parė tė keni bukė. Planet pėr tė ardhmen janė tė shumta. Nė fillim do tė inēizojmė albumin mė tė ri, ma merr mendja se do ta materializojmė nė njė nga studiot mė serioze dhe natyrisht tė del nė shitje.

Nė duart e tua do vdes


Ndryshuar sė fundmi nga Aht : 1.7.2007 nė 12:51. Arsyeja: +

Kandhaon ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 15:06.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.