|
hulumtues kohëndarje bashkëfjalime | dijeni kontakt |
Lufta diplomatike rreth pavarësisë shqiptare në 1912-13e premte, 7 mars 2008
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Kuvendi i Vlorës u bë shkak për një luftë diplomatike të ashpër. Bisedimet mbi këtë çështje zgjatën disa muaj me radhë, prej dhjetorit 1912 e deri në gusht 1913. Protagonistët kryesorë të kësaj lufte ishin padyshim fuqitë e mëdha të kohës. (vijo...) Punim nga Arben Puto Nga historiku i lundrimite diel, 17 shkurt 2008
Për traditat e lundrimit detar të popullit tonë është shkruar disa herë dhe është hapur njëfarë traseje për studime më të thella, por për traditat e lundrimit në ujra të mbrendëshme të vendit tonë është shkruar shumë pak. Vendi i ynë, përveç një bregoreje të gjatë detare ka edhe një sasi të madhe ujrash të mbrendëshme që në formë lumejsh e përshkojnë kryq e tërthor e në forme liqejesh. Rrjeti lumor i Shqipërisë me përjashtim të Bunës, për shkak të rrjedhjes së rrëmbyeshme, nuk është i përshtatshëm për lundrim. (vijo...) Punim nga Rrok Zojzi I ashtuquajturi "Revolucion demokratiko-borgjez", një grusht shtetie diel, 6 kallnor 2008
Ngjarjet e qershorit të 1924 dhe jo vetëm të atij muaji por edhe të atyre në vazhdim janë një pjesë e historisë së shtetit shqiptar, ku për herë të parë shqiptarët rëzuan me grusht shteti atë që kishin filluar të ndërtonin që prej katër vitesh. Ai që thërritet me të madhe si Revolucioni i qershorit nuk është që tjetër veçse një grusht i qartë shteti. Një grusht që rëzoi një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët dhe që e zëvendësoi me një tjetër të zgjedhur në tavolinë apo me llotari. (vijo...) Punim nga Armando Boce "Shpërngulja e serbëve" nga Kosovae shtunë, 5 kallnor 2008
Pretendimet serbe për Kosovën nisin me ngjarjet e fundshekullit të XVII-të. Bëhet fjalë për luftën austro-osmane, ku austriakët munden dhe "serbët" duke pretenduar se ishin aleatë të austriakëve u shpërngulën në masë nga Kosova duke ia lënë vendin shqiptarëve.Shkrimi më poshtë e rrëzon këtë shpërngulje "serbësh" me fakte të dokumentuara dhe provon diçka tjetër... se serbët jo vetëm që nuk kishin rëndësinë e shqiptarëve në këtë luftë përkrah austriakëve, por as nuk e kanë banuar ndonjëherë Kosovën! Autori nuk i ka kursyer dokumentet të cilat janë të shumta. (vijo...) Punim nga Petrika Thëngjilli Kryengritja e Klitite mërkurë, 2 kallnor 2008
Aleksandri mundi ta nxjerrë të paprekur ushtrinë e tij nga rrethimi falë gjenisë së tij, por kjo ishte hera e parë që largohej nga fusha e betejës kundër vullnetit të tij. Ndryshe ilirët që, megjithëse nuk mundën ta ndiqnin kundërshtarin, po i kënaqeshin këtij barazimi. Për një moment, Kliti pa të realizuara ëndrrat e tij. Me Aleksandrin që largohej, ai ishte zot në vend të tij dhe s’mund ta mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej shumë shpejt. (vijo...) Punim nga Armando Boce Epiri në kohën e lashtëe martë, 25 dimëror 2007
Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin prandaj si Epir edhe disa krahina, që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtrinin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme dhe përfshinin bile edhe vetë qytetin e Apolonisë. Jo vetëm kaq. Në ndarjen administrative të kohës së hershme bizantine futeshin në Epir edhe Durrësi me rrethet e tij. Disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quhen nga shkrimtarët e vjetër herë fise epirote dhe herë fise maqedone (vijo...) Punim nga Hasan Ceka |
| drejtbotimi © 2008 mesdimr |