hulumtues   kohëndarje   bashkëfjalime  dijeni   kontakt

Iliri


Kryengritja e Klitit

e mërkurë, 2 kallnor 2008

Aleksandri mundi ta nxjerrë të paprekur ushtrinë e tij nga rrethimi falë gjenisë së tij, por kjo ishte hera e parë që largohej nga fusha e betejës kundër vullnetit të tij. Ndryshe ilirët që, megjithëse nuk mundën ta ndiqnin kundërshtarin, po i kënaqeshin këtij barazimi. Për një moment, Kliti pa të realizuara ëndrrat e tij. Me Aleksandrin që largohej, ai ishte zot në vend të tij dhe s’mund ta mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej shumë shpejt. (vijo...) Punim nga Armando Boce


Epiri në kohën e lashtë

e martë, 25 dimëror 2007

Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin prandaj si Epir edhe disa krahina, që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtrinin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme dhe përfshinin bile edhe vetë qytetin e Apolonisë. Jo vetëm kaq. Në ndarjen administrative të kohës së hershme bizantine futeshin në Epir edhe Durrësi me rrethet e tij. Disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quhen nga shkrimtarët e vjetër herë fise epirote dhe herë fise maqedone (vijo...) Punim nga Hasan Ceka


Zëdhënësi RSS

drejtbotimi © 2008 mesdimr