|
hulumtues kohëndarje bashkëfjalime | dijeni kontakt |
Armando BoceI ashtuquajturi "Revolucion demokratiko-borgjez", një grusht shtetie diel, 6 kallnor 2008
Ngjarjet e qershorit të 1924 dhe jo vetëm të atij muaji por edhe të atyre në vazhdim janë një pjesë e historisë së shtetit shqiptar, ku për herë të parë shqiptarët rëzuan me grusht shteti atë që kishin filluar të ndërtonin që prej katër vitesh. Ai që thërritet me të madhe si Revolucioni i qershorit nuk është që tjetër veçse një grusht i qartë shteti. Një grusht që rëzoi një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët dhe që e zëvendësoi me një tjetër të zgjedhur në tavolinë apo me llotari. (vijo...) Kryengritja e Klitite mërkurë, 2 kallnor 2008
Aleksandri mundi ta nxjerrë të paprekur ushtrinë e tij nga rrethimi falë gjenisë së tij, por kjo ishte hera e parë që largohej nga fusha e betejës kundër vullnetit të tij. Ndryshe ilirët që, megjithëse nuk mundën ta ndiqnin kundërshtarin, po i kënaqeshin këtij barazimi. Për një moment, Kliti pa të realizuara ëndrrat e tij. Me Aleksandrin që largohej, ai ishte zot në vend të tij dhe s’mund ta mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej shumë shpejt. (vijo...) |
|
| drejtbotimi © 2008 mesdimr |